Categories
Receta

RECETA: Kofsha pule me perime dhe verë të bardhë

Përbërësit: Qepë, karrotë, selino, verë e bardhë, kofshë pule, kripë, piper, vaj

Marrim të gjitha perimet dhe i grijmë në kubikë të vegjël. I hedhim në tigan për t’i skuqur për 5-6 minuta. Shtojmë kofshët e pulës dhe i skuqim duke i përzier për rreth 10 minuta.

Më pas hedhim verën dhe i lëmë të gatuhen për 20 minuta të tjera. Pasi të jenë bërë i heqim nga zjarri, i vemë në pjata dhe i dekorojmë me erëza sipas dëshirës. Ju bëftë mirë!