Categories
Shëndeti

Pse vaji i palmës konsiderohet një problem për shëndetin?

Kur bëhet fjalë për problemet e zemrës, kolesterina e lartë mund të jetë një nga kërcënimet më të mëdha. Kjo është për shkak se kur nivelet e kolesterinës rriten shumë, trupi zhvillon depozita yndyrore që mund të bllokojnë rrjedhën e gjakut në enët e gjakut. Qendrat për Kontrollin e Sëmundjeve thotë se arteriet e bllokuara mund të rrisin ndjeshëm rrezikun për sëmundje të zemrës dhe goditje në tru, dy nga shkaktarë kryesor të vdekjeve në Shtetet e Bashkuara.

Kjo çështje serioze nuk është e pazakontë. Mes viteve 2015 dhe 2018, rreth 12 për qind e amerikanëve mbi moshën 20-vjeçare kishin nivele të larta të kolesterinës së keqe e njohur ndryshe si LDL, dhe nivele të ulëta të kolesterinës së mirë apo HDL. Kjo mund të jetë për shkak të një sërë faktorësh si dieta e varfër, mungesa e stërvitjes ose konsumimi i tepërt i alkoolit dhe pirja e duhanit.

Ndërsa të gjithë këta faktorë mund të kontribuojnë në rritjen e niveleve të kolesterinës, ne mund të përqendrohemi në atë që mund të bëjë ndryshime të vogla, e që është dieta juaj. Për shembull, edhe ndryshimi i llojit të vajit me të cilin gatuani është zbuluar se ndihmon në menaxhimin e niveleve të kolesterinës.

Sipas një studimi të publikuar në gazetën “The Journal of Nutrition”, vaji i palmës është prej vajrave më të dëmshme për njeriun sepse përmban shumë yndyra të ngopura. Sipas këtij hulumtimi, krahasuar me krahasuar me vajrat vegjetale më të ulëta në yndyra të ngopura, konsumimi i vajit të palmës rrit ndjeshëm nivelet e kolesterinës së keqe.

Po ashtu, yndyrat e ngopura që gjenden në vajin e palmës, vajin e kokosit, mishin e kuq, gjalpin dhe shumicën e akulloreve, janë të dëmshme për shëndetin tuaj të përgjithshëm dhe duhet të konsumohen gjithmonë me kujdes të shtuar. Dhe ndërsa teknikisht nuk janë aq të këqija sa yndyra trans, sërish është vërtetuar se rrisin nivelet e kolesterinë në gjak.

Zëvendësimi i vajit të palmës me yndyrë të pangopur mund t’ju ndihmojë të zvogëloni rrezikun e kolesterinë së lartë. Studiuesit zbuluan se vajrat e farave si vaji i lulediellit apo farave të lirit, janë më të mirat për uljen e niveleve të kolesterinës.

Pavarësisht nëse luftoni me kolesterinën aktualisht ose keni zbuluar se jeni në rrezik të lartë, zgjedhja e vajit me të cilin gatuani ose konsumoni rregullisht mund të bëjë një ndryshim të rëndësishëm në shëndetin e zemrës suaj. Nëse mundeni, provoni të zëvendësoni vajin ose gjalpin e palmës me vajra të farave, lulediellit ose ullirit.

Categories
Shëndeti

Tërshërë në mëngjes, bini në peshë dhe do keni dhe përfitime të tjera

Tërshëra është futur në listën e “super ushqimeve” për shkak të përfitimeve të shumta që mbart. Të nisësh mëngjesin me tërshërë do të thotë jo vetëm të bini në peshë, por të merrni edhe një sërë përfitimesh të tjera, ja disa prej tyre:

Është e ulët në kalori, ndalon dëshirën e të ngrënit: një kupë tërshërë ka vetëm 130 kalori. Përveç kësaj, një kupë tërshërë ju mban të ngopur për një kohë të gjatë dhe ndalon dëshirën e të ngrënit. Ka vlera të shumta ushqyese: tërshëra është e lartë në fibra dhe proteina, e ulët në yndyrë, prandaj është një alternativë shumë e mirë për t’u konsumuar para stërvitjes.

Stabilizon nivelin e sheqerit në gjak dhe zvogëlon rrezikun e diabetit të tipit 2: fibrat e larta dhe karbohidratet komplekse e ngadalësojnë kthimin e këtij ushqimi në sheqerna të thjeshta.

Redukton nivelin e kolesterolit të keq: tërshëra këtë gjë e bën pa ndikuar në uljen e nivelit të kolesterolit të mirë. Shumë studime kanë treguar se fibrat unike të gjendura në tërshërë beta-glukan, janë të dobishme për uljen e nivelit të kolesterolit të keq.

Nuk përmban gluten: kjo do të thotë se tërshëra është një alternativë shumë e mirë për ata që janë intolerant ndaj glutenit. Parandalon sëmundjet e zemrës dhe kancerin: një studim i bërë në Universitetin Tufts tregon se antioksidantët unikë të gjendur në tërshërë, që quhen avenanthramides, ndihmojnë në parandalimin e radikaleve të lira dhe për pasojë reduktojnë rrezikun e sëmundjeve kardiovaskulare.

Ju ndihmon të bini në peshë: përveç se është e lartë në fibra dhe proteina, tërshëra ka pak kalori. Ajo ju mban të ngopur për një kohë të gjatë dhe për pasojë ju ndihmon të bini në peshë. Tërshërën mund ta kombinoni me kos ose qumësht (të ulëta në yndyrë), mund t’i shtoni fruta të thata dhe të freskëta.

Categories
Lajme

Shqipëria është e bekuar me një lëng mesdhetar që ul kolesterolin!

Zakonisht përdorim lëng domate në shumë pjata të kuzhinës, por si do të ndiheshit nëse përpiqeni ta pini? Studimi i ri sugjeron që pirja e lëngut të domates së pakripur mund të ulë presionin e gjakut dhe nivelet e kolesterolit, dy faktorë të rëndësishëm që kontribuojnë në sëmundjet kardiovaskulare.

Hulumtimi u botua në Journal of Food Science and Nutrition dhe të dhënat e tij tregojnë se presioni i gjakut në 94 pjesëmarrës me hipertension ka rënë ndjeshëm pas konsumimit të lëngut të domates. Më konkretisht, presioni sistolik i gjakut u ul nga 141,2 në 137 mmHg dhe presioni diastolik i gjakut mesatarisht nga 155 në 149,9 mg / dL.

Gjithashtu, nivelet e larta të kolesterolit LDL (të keq) në 125 pjesëmarrës u ulën mesatarisht nga 155 në 149.9 mg / dL. Sipas studiuesve, këto efekte të dobishme ishin të ngjashme për burrat dhe gratë, si dhe për grupmoshat e ndryshme. Kjo është një arsye pse lëngu i domates nuk duhet të mungojë në dietën tuaj ditore dhe ja disa më shumë:

Lëkurë e shëndetshme: Konsumimi sistematik i domateve ushqen lëkurën nga brenda dhe jashtë. Kjo sepse përbërjet kimike në domate mund të parandalojnë puçrrat, të përmirësojnë dykroizmin dhe sekretimin e tepërt të sebumit. Edhe aplikimi lokal i lëngut mund ta bëjë lëkurën tuaj të shkëlqejë.

Kolesteroli: Ka shumë hulumtime që pretendojnë se lëngu i domates ul kolesterolin e keq për shkak të përmbajtjes së lartë të fibrave. Ndihmon tretjen: Domatet, falë substancave që përmbajnë, ndihmojnë në detoksifikimin e trupit tuaj, duke përmirësuar kështu aftësinë e tij për të thithur lëndë ushqyese nga ushqimi.

Humbja e peshës: Një studim i vitit 2015 zbuloi se një lëng domate ditore ndihmon në zvogëlimin e peshës rreth belit. Në fakt, kjo lëvizje është e mjaftueshme pa bërë ndonjë ndryshim tjetër në dietën tuaj dhe mënyrën e jetesës (kërkime shumë optimiste).

Categories
Shëndeti

Lista, këto janë ushqimet që ndikojnë në rritjen e tensionit të gjakut

Tensioni i lartë i gjakut mund të jetë shkatërrimtar për zemrën, trurin dhe veshkat. Përpos kësaj, tensioni i lartë i gjakut shkakton komplikacione të tjera të rënda në lëvizjen e gjymtyrëve. Tensioni i lartë trajtohet me medikamente, por së pari duhet të mësoni për ushqimet që e rrisin tensionin.

Nëse dëshironi të shmangni rritjen e tensionit të gjakut, atëherë duhet të jeni dorështrënguar me kripën, të kryeni më shumë aktivitet fizik dhe të ruani një formë të mirë trupore. Cilat janë vlerat ideale të tensionit të gjakut?

Njësia matëse e tensionit të gjakut është mmHg. Tensioni matet me dy shifra. Shifra e parë tregon tensionin sistolik të gjakut ose pikën më të lartë të presionit ndaj zemrës. Shifra e dytë tregon tensionin diastolik ose pikën më të ulët të presionit, kur zemra qetësohet mes çdo rrahjeje. Në këtë hapësirë, zemra mbushet me gjak dhe ushqehet me oksigjen.

Nëse matësi i tensionit tregon vlerat 90/60 mmHg (pra 9 me 6 siç thuhet zakonisht) ose më pak, atëherë tensioni i gjakut konsiderohet i ulët. Nëse matësi tregon vlerat midis 90/60 dhe 120/80 atëherë tensioni i gjakut është i shëndetshëm dhe në nivel ideal. Nëse matësi tregon vlerat midis 120/80 dhe 140/90 atëherë tensioni i gjakut është pak më i lartë se mesatarja.

Nëse matësi tregon vlerat mbi 140/90 atëherë tensioni i gjakut është i lartë dhe klasifikohet si hipertension. Nëse vlerat e të dy njësive arrijnë mbi 180 dhe 110 atëherë duhet të shkoni menjëherë te mjeku.

Mishi i kuq – Eshtë i shijshëm por përmban shumë kolesterol dhe dëmton zemrën dhe enët e gjakut. Një sasi prej 400 gramësh mish i gatuar përmban 254 miligramë kripë dhe 308 miligramë kolesterol. E njëjta gjë vlen për pançetën, sallamin apo proshutat.

Picat e ngrira – Këto ushqime mund të tingëllojnë ideale për një darkë të shpejtë, por një racion i kësaj pice përmban 1,000 miligramë sodium. Prodhuesit e saj shtojnë kripë dhe substanca shtesë për ruajtjen e picës duke rritur rreziqet për tension të lartë.

Salcat e paketuara të domates – Salcat e domateve me paketime qelqi ose metalike rrisin tensionin e gjakut. Një paketim me salcë domate përmban 654 miligramë kripë. Një racion me makarona me salcë domate dhe mish përmban 1,300 miligramë kripë.

Turshitë e gatshme – Një filxhan me lakër turshi jo të përgatitur vetë përmban 939 miligramë kripë. Turshitë e tjera përveç lakrës, si domatet apo kastravecët janë të zhytura në lëng me kripë. Një filxhan me kastravecë turshi përmban 1,251 miligramë sodium. Njerëzit që vuajnë nga tensioni i lartë nuk duhet të hanë turshi të tilla. Maksimumi duhet të konsumojnë turshi të bëra vetë.

Alkooli – Një sasi e vogël alkooli nuk shkakton dëme, por nëse e teproni me pirjen e alkoolit atëherë ju do të rrisni tensionin e gjakut. Alkoli mundet të ndërhyjë kundër medikamenteve të tensionit të gjakut dhe të ulë efikasitetin e tyre.

Ëmbëlsirat e paketuara – Ëmbëlsirat, biskotat me mbushje shumëngjyrëshe që shiten në paketime të bukura janë të mbushura me sheqerna, yndyra të ngopura dhe kripëra. Ushqime të tilla rrisin tensionin e gjakut, sheqerin në gjak dhe gjasat e mbipeshës.

Pijet energjike – Konsumi i pijeve energjike e rrit tensionin sistolik me 6.2 për qind dhe atë diastolik me 6.8 për qind. Tensioni mesatar i gjakut rritet me 6.4 për qind pas pirjes së një pije energjike.

Categories
Shëndeti

A e dini cila është mosha e duhur e uljes së kolesterolit, për zemër të shëndetshme?

Të shumtë janë njerëzit që nisin të shqetësohen për kolesterolin shumë vonë. Mungesa e ndërgjegjësimit për këtë problem shkakton shqetësime serioze me zemrën në një periudhë të mëvonshme të jetës.

Sipas një studimi, njerëzit të cilët në moshën 45-vjeçare ose edhe më të vogël, kanë nivele të larta kolesteroli, janë më të rrezikuar nga sëmundjet e zemrës apo tromboza kur mbushin 75 vjeç. Ky studim nxjerr në pah nevojën e madhe për tu kujdesur për shëndetin por edhe për kolesterolin, që në moshë të re.

Çfarë është kolesteroli? – Kolesteroli është një substancë në trajtën e dyllit që është e pranishme në çdo qelizë të trupit. Ky i fundit e përdor kolesterolin për të prodhuar hormone por edhe acide që tresin yndyrnat. Sipas të dhënave, kur kolesteroli arrin në nivele të larta, ai mund të shkaktojë probleme të rënda siç janë sëmundjet e zemrës.

Kolesteroli rrugëton në trup nëpërmjet gjakut duke iu ngjitur një proteine. Ky kombinim njihet ndryshe si lipoproteina e cila ndahet në dy kategori në varësi të dendësisë. Lipoproteina me dendësi të lartë njihet ndryshe si kolesteroli i mirë ndërsa ajo me dendësi të ulët njihet si kolesteroli i keq. Ky i fundit është tregues i një rreziku të lartë të sëmundjeve të zemrës.

Ushqyerja luan një rol kyç në uljen e nivelit të kolesterolit. Sipas tyre njeriu duhet të sigurohet që: të kufizojë konsumin e yndyrnave trans dhe të ngopura duke u ushqyer me fruta, perime, drithëra të plotë, peshk, shpendë dhe arrorë; kryejë aktivitet fizik për 30 minuta në ditë ose 150 minuta në javë.

Duhet gjithashtu të heqë dorë nga duhani i cili ul nivelin e kolesterolit të mirë dhe rrit rrezikun e sëmundjeve të zemrës, plus të humbasë kilogramët e tepërt sepse mjafton një 10 përqind humbje në peshë që nivelet e kolesterolit të përmirësohen.

Categories
Lajme

Kakao dhe kolesterol, a e dini se çfarë lidhjeje kanë?

Pirja e kakaos çdo ditë mund ta rrisë nivelin e HDL kolesterolit (“të mirë”), bëjnë të ditur hulumtuesit japonez të OchanOmizu University nga Tokioja. Ata studiuan 25 burra të shëndetshëm japonez me nivel normal ose mesatarisht të lartë të kolesterolit.

Asnjëri nga ta nuk kishte marrë barna, antioksidues ose vitamina. Ata nuk kishin as mbipeshë, duke gjykuar sipas mesatares së indeksit të masës trupore dhe nuk kishin pirë shumë alkool. Së pari, hulumtuesit kontrolluan mostrat e gjakut dhe të urinës së pjesëmarrësve në studim dhe i ndanë në dy grupe. Grupi i parë u caktua të pijë sheqer me përmbajtje kakaoje çdo ditë për 12 javë. Grupit tjetër iu dha të pinë pije sheqerore që nuk përmbanin kakao, po ashtu për 12 javë.

Por grupi i parë nuk pinin kakao të rëndomtë. Studiuesit blenë kokrra të kakaos i poqën, i qëruan dhe i copëtuan ato në laborator. Ata po ashtu analizuan edhe pudrën e kakaos për të qenë të sigurt se nuk kishte humbur sasi të madhe të antioksiduesve gjatë përpunimit.

Në fund të eksperimentit 12 javor, pjesëmarrësit bënë disa analiza të mostrave të gjakut dhe të urinës.HDL dhe LDL kolesteroli. Njerëzit në grupin që morën kakao treguan një rritje 24% të nivelit të HDL kolesterolit. Nivelet e HDL po ashtu u rriten edhe në grupet tjera krahasuese, por në një nivel më të ulët (5% ngritje në HDL).

Hulumtuesit kanë testuar edhe LDL kolesterolin (“e keq”) të tyre. Testet kanë përmbajtur disa lloje të ‘shprishura’ të LDL kolesterolit me disa radikale të lira që mundësojnë procesin e oksidimit. LDL kolesteroli i oksiduar mund të jetë pjesërisht i rrezikshëm, pasi që oksidimi mund të ndihmojë që LDL kolesteroli të grumbullohet në arterie, shpjegojnë hulumtuesit.

Testet laboratorike kanë treguar se LDL kolesteroli i njerëzve që kanë pirë kakao gjatë ditës, për 12 javë rresht, ishte më shumë rezistues ndaj oksidimit, se sa LDL kolesteroli i atyre që nuk kanë pirë kakao. Sidoqoftë, studimi tregon nivele të njëjta të LDL kolesterolit në të dy grupet, përfshirë edhe LDL e oksiduar (d.m.th. LDL i përgjithshëm), pa varësisht nga konsumimi i kakaos.

ANTIOKSIDUESIT E KAKAOS – Kakaoja përmban antioksidues të grupit të polifenolëve, që mund të jenë përgjegjës për rezultatin e studimit, thonë kërkuesit. Por, studimi nuk dëshmon se kakaoja ishte e vetmja arsye për rritjen e HDL kolesterolit të njerëzve. Hulumtuesit rekomandojnë pije të kakaos çdo ditë për çdokënd. Çaji, vena, pemët dhe perimet po ashtu përmbajnë polifenole dhe mund të ndihmojnë shëndetin e zemrës.

“Për më tepër”, janë shprehur ata, “është e pakundërshtueshme se një balancim ditor i ushqimit është i rëndësishëm për mbështetjen e shëndetit të njeriut”. Me fjalë tjera, mos llogaritni në kakao për të lënë anash ushqimet tjera.

Categories
Lajme

Cilat janë 8 përfitimet që ka vera e kuqe në shëndetin tonë

Pirja e verës së kuqe jo vetëm ju qetëson pas një dite të gjatë, por ka dhe benefite të habitshme në shëndetin tonë. Ky fakt vlen për konsumimin në sasi të limituar, një gotë për femrat dhe jo më shumë se dy për meshkujt. Disa nga arsyet më të mira për të mbushur një gotë tani.

Promovon jetëgjatësinë – Studiuesit në Harvard kanë zbuluar se një përbërës i gjetur në lëkurën e rrushit të kuq, ka veti anti-plakje që stimulojnë prodhimin e një proteine që mbron trupin nga sëmundjet që vijnë me plakjen.

Përmirëson kujtesën – Resveratroli mund të ndihmojë edhe në përforcimin e kujtesës afatshkurtër. Pas një testimi 30 minutësh, studiuesit panë se ata që merrnin suplemente resveratroli kishin një rritje të ndjeshme të aftësisë për të mbajtur mend disa fjalë dhe performancë më të shpejtë të pjesës së trurit përgjegjëse për emocionet, formimin e kujtimeve të reja dhe nxënien.

Ul shanset e sëmundjeve të zemrës – Një studim i kryer në vitin 2007 ka sugjeruar se disa përbërës të gjetur në rrushin e kuq, ndihmojnë në promovimin e shëndetit kardiovaskular. Verërat e prodhuara në Jug-Perëndim të Francës dhe Sardenjë, ku njerëzit kanë jetëgjatësi më të lartë, kanë në përbërjen e tyre sasi më të mëdha të këtij përbërësi. Një tjetër studim në Harvard ka zbuluar se pirësit e moderuar të verës së kuqe kanë më pak mundësi të pësojnë atak kardiak.

Promovon shëndetin e syve – Një studim i kryer në Islandë ka zbuluar se pirësit e moderuar të verës së kuqe kanë 32% më pak mundësi për të pësuar katarakte sesa ata që nuk konsumojnë verë.

Përmirëson shëndetin dentar – Antioksidantët e gjendur në verën e kuqe ngadalësojnë zhvillimin e baktereve në gojë dhe po kështu edhe të kaviteteve.

Ul nivelin e kolesterolit – Varietetet të pasura në fibra mund të ulin nivelin e kolesterolit në gjak. Pjesëmarrësve të shëndetshëm në një studim iu dhanë suplemente të rrushit që gjenden në verën e kuqe. Tek ata u pa një ulje prej 9% të kolesterolit “të keq” që bllokon arteriet. Pjesëmarrësit më nivele të larta kolesteroli, patën një rënie prej 12%.

Ndihmon në parandalimin e ftohjes – Falë antioksidantëve që ndodhen në verën e kuqe, ata që pijnë gati 14 gota verë të kuqe në javë, kanë 40% më pak mundësi për t’u ftohur.

Categories
Lajme

A ka mënyra 100% natyrale për të përmirësuar nivelin e lartë të kolesterolit?

Hulumtimet kanë treguar vazhdimisht se ndryshimi i llojit të yndyrnave në dietë mund të ketë një efekt të fuqishëm tek kolesteroli në trup, duke ulur rrezikun ndaj infarktit, goditjeve në tru dhe sëmundjeve të tjera kardiovaskulare.

Ushqimet me përmbajtje të yndyrnave të pangopura (si arroret, vaji me prejardhje bimore dhe peshku) janë të pasura edhe me vlera të tjera ushqyese të cilat janë të afta të ulin më tej rrezikun ndaj këtyre sëmundjeve.

Gjithashtu, mund të zëvendësoni një pjesë të yndyrnave të ngopura me karbohidrate të cilat duhet të vijnë mundësisht prej drithërave të plotë, ashtu si edhe prej fasuleve e frutave.

Nëse doni të dini më shumë për dietat dhe shëndetin, por edhe për receta, më ndiqni në faqet e mia në Facebook dhe Instagram, Anila Kalleshi.

Categories
Lajme

Ky çaj përmirëson presionin e gjakut dhe lufton pagjumësinë

Çaji i tërshërës përdoret për të lehtësuar shumë simptoma. Shumë pak njerëz dinë për vetitë e tij shëruese. A keni dëgjuar se çaji i tërshërës është një mbrojtës i madh i enëve tuaja të gjakut? Tërshëra është e pasur me fitosterole, substanca që pastrojnë enët e gjakut dhe parandalojnë akumulimin e kolesterolit në trup.

Tërshërën mund ta konsumoni edhe në formë tjetër, por është më e thjeshtë të bëni një çaj. Është i mrekullueshëm për forcimin e shëndetit të zemrës dhe enëve të gjakut, zvogëlon rrezikun e sulmit në zemër dhe goditjes në tru dhe konsiderohet një ilaç i fuqishëm dhe qetësues për sistemin nervor.

Gjithashtu rekomandohet për të gjithë ata që vuajnë nga pagjumësia, lodhja mendore, ankthi dhe depresioni. Përmirëson gjithashtu funksionimin e stomakut, veçanërisht te njerëzit me organe të ndjeshme tretëse. Është gjithashtu efektiv kundër efekteve anësore që ndodhin tek njerëzit që i nënshtrohen kimioterapisë.

Categories
Lajme

Njerëzit me kolesterol të lartë s’duhet të hanë vezë: e vërtetë apo gënjeshtër?

Për një kohë të gjatë është thënë se njerëzit me kolesterol të lartë nuk duhet të hanë disa produkte të caktuara. Vezët ishin një prej tyre. Po, është e vërtetë se të verdhat e vezëve përmbajnë më shumë yndyrë dhe kolesterol sesa të bardhat, por jo të gjitha yndyrnat janë të këqija.

Natyrisht, nuk është një ide e mirë për të ngrënë 3 vezë për mëngjes çdo ditë, por 1 vezë në ditë nuk do të të dëmtojë. Ata që vuajnë nga diabeti dhe sëmundjet kardiovaskulare duhet të jenë më të kujdesshëm dhe të hanë jo më shumë se 3 vezë në javë.

Pra, ky është një mit i njerëzve për vezët, siç ka edhe shumë të tjerë që duhet t’i themi lamtumirë në shek XXI. Tani jemi në një epokë tjetër dhe duhet t’i besojë shkencës.