Categories
Këshilla

Shpëtoni nga dhimbjet e syve prej në shtëpi me disa “sekrete” natyrale

Nëse vuani shpesh nga lodhja dhe dhimbja e syve, por nuk dini si ta kuroni atë thjeshtë dhe shpejt, atëherë jeni në vendin e duhur. Lodhja e syve megjithëse është nga më të bezdisshmet, është gjithashtu edhe nga më të thjeshtat për tu kuruar.

Në këtë artikull do ju listojmë disa mënyrë shumë efikase për të minimizuar dhe parandaluar këtë problem. Ndiqni mëposht të gjithë këshillat tona të shpjeguara hap pas hapi.

Kompresa të ngrohta – Aplikimi i fashave apo kompresave të ngrohta është ideal për trajtimin e dhimb jeve. Thjesht zhytni pak pamabuk ose një napë në ujë të ngrohtë dhe vendoseni atë mbi sytë tuaj për disa minuta. Mund të përdoni çajin ose ujin e ngrohtë për të zhytur napën vetëm sigurohuni që napa të jetë sa më e butë dhe e pastër.

Bustinat e çajit – Një trajtim tjetër për të larguar dhimbjen e syve konsiston në aplikimin e qeseve të kamomilit ose çajit jeshil mbi sy. Pasi t’i keni përdorur qeset e çajit mund t’i ruani ato në frigorifer ose t’i vendosni menjëherë të ngrohta në sy dhe t’i lini aty për 10 minuta. Kjo praktikë do ju qetësojë pa masë dhe do t’ju mbushë me aromë të mirë.

Kompresat e ftohta – Në fillim ju këshilluam të aplikoni fasha të ngrohta në sy. Sidoqoftë edhe kompresat e ftohta mund të jenë shumë të dobishme në trajtimin e dhimbjeve të syve. Mjafton të vendosni një napë për disa momente në ujë të ftohtë dhe ta shtrydhni mirë. Më pas vendoseni atë mbi sy dhe lëreni derisa të ndjeni që është ngrohur.

Këtë aplikim mund ta bëni disa herë rradhazi duke e ftohur lëckën në ujë herë pas here.Sytë shumë shpejt do të marrin ndjesin e freskisë dhe do të ndiheni më të qetë. Këto mënyra do ju ndihmojnë që të rrisni qarkullimin e mirë të gjakut në këtë zonë dhe të qetësoni ndonjë alergji të mundëshme okulare.

Categories
Këshilla

Për çfarë dhimbjesh përdoren kompresat, kur duhet t’i vendosim në trup

Uji luan një rol të rëndësishëm në funksionet e organizmit ! Qeniet njerëzore përbëhen nga 72% ujë, muskujt tanë janë 75% ujë, gjaku është 82% ujë, mushkëritë tuaja janë 90% ujë, truri përbëhet nga 76% ujë e kockat nga 25% ujë!

Thuhet e besohet se një njeri duhet të konsumojë deri në tetë gota ujë në ditë, për të qëndruar i hidratuar, e organizmi të mirëfunksionojë, por jo të gjithë e dinë që uji mund të jetë një kurë e vërtetë ndaj problemeve të ndryshme ! Përdorimi më i zakonshëm që mund të njihni është ai i akullit për plagët e mbyllura, por më poshtë do të listojmë të gjitha përdorimet e ujit të ngrohtë e të ftohtë si terapi:

Në rast se ndrydhni kyçin e këmbës rekomandohet përdorimi i akullit. Aplikoni akull, ose në mungesë të tij qese me perime të ngrira për disa 30 -45 minuta. Më pas fashojeni me një fasho të posaçme.

Tërheqja muskulare është një ndër problemet më të zakonshme që prek sportistët , por jo vetëm. Aplikoni mbi zonën e dëmtuar spray të ftohtë ose akull. Më pas masazhojeni me kompresa të nxehta që të nxisni qarkullimin e enëve të gjakut dhe fleksibilitetin e muskujve.

Dhimbjet menstruale janë një shqetësim i vërtetë për femrat. Ju duhet të qëndroni shtrirë për pak kohë dhe të vendosni borsë më ujë të ngrohtë në fundin e barkut. Nxehtësia stimulon tkurrjen e muskujve uterinë.

Dhimbjet e fundit të shpinës prekin pothuaj çdo moshë dhe shkaktohen nga lodhja, qëndrimi ulur për një kohë të gjata, peshat e rënda etj. Në këtë rast mund të përdorni si ujin e ftohtë dhe atë të ngrohtë.

Hemorroidet janë një problem shumë i rëndë që shoqërohen me gjakderdhje me dhe konstipacion (kapsllëk). Përveç mjekimit të zakonshëm, mund të përdorni masa akulli dhe më pas kompresa të ngrohta.

Nëse vuani nga artiti reumatoid duhet të përdorni vetëm kompresa të ngrohta. Dhimbjet e qafës që në gjuhën popullore si qafën e ngrirë mund të qetësohen vetëm me kompresa të ftohta. Uji i ftohtë shtendos muskujt.