Categories
Këshilla

Vape e madhe dhe kondicioneri ju dëmton, kura e thjeshtë në shtëpi për t’iu shpëtuar pasojave

Nuk kushton asgjë dhe është një thesar i vërtetë Rrjedhja e hundëve sigurisht që nuk është e këndshme, por ndihmon në përcaktimin e saktë të ekzistencës së mundshme të problemeve shëndetësore.

Nga natyra dhe ngjyra e sekretimit, një mjek me përvojë mund të zbulojë lehtësisht se nga çfarë vuan pacienti. Mirëpo, në shumicën e rasteve, ky fenomen është vetëm pasojë e një ftohjeje ose alergjie.

“Shkaqet e rrjedhjes së hundëve mund të jenë një infeksion viral ose bakterial, një reaksion alergjik, ajër i thatë me shumë pluhur, ekspozim afatgjatë ndaj klimës. Në të njëjtën kohë, në të gjitha rastet, trajtimi është i njëjtë: shpëlajeni hundën me ujë të kripur dhe eliminoni sekretimin nga hunda”, thotë otorinolaringologia Alena Verevkina.

Uji i kripur është një ilaç i shkëlqyeshëm që e kemi në shtëpi për lehtësimin e acarimit të shkaktuar nga rrjedhja e hundës. Nëse shtoni kripë në ujë të vakët, do të hollojeni sekretimin dhe kështu do ta bëni më të lehtë eliminimin e tij.

Përveç kësaj, është një dezinfektues që shkatërron mikrobet e dëmshme në hundë. Si të përgatisim ujë të kripur? Është e nevojshme të përzieni gjysmë lugë gjelle kripë në dy gota ujë të ngrohtë të distiluar.

Hidhni kokën mbrapa dhe qitni disa pika solucioni të kripur në secilën vrimë hunde. Merrni frymë që lëngu i kripur të futet më thellë në kanalet e hundës, pastaj fryni pak hundën dhe nxirrni sekretimin. Përsëriteni procedurën derisa gjendja të përmirësohet.

Mjekët vërejnë se është thelbësore të reagosh shpejt. Sapo hunda fillon të rrjedhë, është e nevojshme të filloni menjëherë trajtimin. Hapi i parë është rritja e marrjes së lëngjeve. Në vend të ujit, është më mirë të merrni çaj të ngrohtë bimor, por mund të shtoni edhe pak mjaltë dhe limon. Qumështi i nxehtë me mjaltë dhe pak sodë buke gjithashtu ndihmon në mënyrë efektive në ftohjet, dhe është gjithashtu e rëndësishme që të ajrosni rregullisht dhomën.

Rekomandohet gjithashtu inhalimi dy herë në ditë – në mëngjes dhe në mbrëmje. Është më mirë nëse e bëni këtë gjysmë ore pas vaktit ose aktivitetit fizik. Thithja nuk duhet të zgjasë më shumë se 15 minuta. Nëse ende keni problem me rrjedhjen e hundës, këshilla është që të konsultoheni me një otorinolaringolog.

Categories
Këshilla

Mos flini me kondicioner ndezur, ja çfarë pasojash sjell

Temperaturat janë ngritur në mënyrë drastike dhe marrja me gjërat më normale, pra edhe gjumi, bëhen problematike Shumica prej nesh do të mendojë se është një ide e mirë të aktivizoni kondicionerin e ajrit ose ta përdorni ventilatorin gjatë gjithë natës. Mirëpo, kjo mund të ketë pasoja të mëdha në shëndetin tuaj që me siguri do t’i pësoni në mëngjes.

Ekspertët shpjegojnë se si ajri për shkak të këtyre aparateve qarkullon më shumë, ndërsa kështu qarkullon edhe polenin dhe pluhurin. Kjo është arsyeja pse shumë njerëz të prirë ndaj alergjive do të kenë sy të fryrë dhe hundë të zënë në mëngjes.

Ndërsa ajri qarkullon nëpër dhomë, grimcat fluturojnë dhe hyjnë në sinuset tuaja. Pasojat mund të ketë lëkura juaj, veçanërisht lëkura e thatë.

Një qarkullim i vazhdueshëm i ajrit mund të thajë edhe më shumë lëkurën. Kremrat dhe gjelet mund të ndihmojnë”, ka shtuar, por gjëja më e mençur është të fikni kondicionerin dhe ventilatorin.

Personat të cilët shpesh mbajnë ventilatorin të aktivizuar do të kenë ngërçe dhe dhimbje muskulore. Kjo është një pasojë tjetër e rrjedhës së vazhdueshme të ajrit të ftohtë në muskuj.

Në këto kushte, muskujt tkurren dhe tkurren për të ‘mbrojtur veten’. Përkundrazi, investoni në metoda më pak agresive të ftohjes së hapësirës, ulni roletat dhe vendosni perde që do të bllokojnë diellin.