Categories
Këshilla

Mos e beso po deshe: Kompostoja e kumbulles, vlerat dhe benefitet e organizmit

Kompostoja e kumbullës është një pije e mbushur plot me minerale dhe një burim ideal i kaliumit. Gjithashtu lëngu i saj përmban dhe shumë veti atioksiduese, të cilat mbrojnë trupin nga radikalet e lira që dëmtojnë qelizat.

Duke qenë se kompostoja është me pak kalori është një pije perfekte për në darkë. Ju tregojmë disa nga vlerat shëndetsore që ka lëngu i kompostos së kumbullës nëse pihet në darkë.

Përmirëson shëndetin e zemrës – Antioksidantët që gjenden tek lëngu i kompostos përmirësojnë shëndetin e zemrës. Përveç se ndikon radikalët e lirë në trup, antioksidantët parandalojnë dhe komplikimet kardiovaskulare.

Antioksidantët gjithashtu parandalojnë dhe oksidimin e kolesterolit, dhe si rrjedhojë ruan zemrën. Kjo bën që kompostoja e kumbullës të preferohet shumë.

Ndihmon tretjen gjatë gjumit – Lëngu i kompostos përmban isatin dhe sorbitol, dy substance që përmirësojnë punën e sistemit tretës. Në sajë të tyre, ushqimet e vështira për t’u tretur arrijnë të shkriftohen më me lehtësi, pasi nxisin prodhimin e enzimave tretëse.

Përmirëson qarkullimin e gjakut – Duke qenë se lëngu i kompostos përmban hekur, gjë që është e nevojshme për prodhimin e qelizave të kuqe të gjakut. Gjithashtu kur ai konsumohet në darkë arrin të ekuilibrojë qarkullimin e gjakut në trup.

Ul nivelet e kolesterolit – Lëngu i kompostos përmban fibra të cilat i përfiton nga frut i kumbullës, që ndihmon në uljen e prodhimit të kolesterolit në mëlçi.

Fibra solube përthith lëngjet alkaline në mëlçi që prodhojnë kolesterolin. Duke e pirë në darkë ju parandaloni prodhimin e tepërt të kolesterolit, dhe arrini kështu të ulni nivelet e tij në trup.

Përmirëson shëndetin e kockave – Konsumimi i lëngut të kompostos së kumbullave arrin të parandalojë humbjen e masës së kockave. Në saj të flavovoidëve dhe substancave fenolike, lëngu i kompostos ndihmon rigjenerimin e qelizave kockore që gjenden në trup. Për personat të cilët vuajnë nga sëmundje si artriti apo osteoporoza, lëngu i kompostos këshillohet të konsumohet çdo natë.

Ndihmon imunitetin – Konsumimi i këtij lëngu krijon mundësinë e parandalimit të të ftohurave apo prekjes nga virozat, pasi ndihmon në forcimin e imunitetit. Fruti i kumbullës nxit formimin e qelizave të shëndetshme, të cilat rigjallërojnë organizmin gjatë kohës që ju flini.

Categories
Këshilla

Falenderoni japonezët dhe koreanët, vaji i kumbullës përfekt për lëkurën e fytyrën tuaj

Së pari, duhet të falënderojmë personazhet e njohur nga e gjithë bota për zbulimin e këtij vaji që po bëhet trendi i ri! Mund të jetë “sekreti” i ardhshëm i bukurisë: Vaji i kumbullës. Një frutë që, për traditën orientale, përfshihet plotësisht ndër super ushqimet e pasura me veti shëruese.

Ky vaj i çmuar, në fakt, është i pasur me acide yndyrore dhe polifenole, por edhe me vitaminë B, kalium, magnez dhe antioksidantë, aleatë vërtet të çmuar për bukurinë e lëkurës dhe flokëve. A jeni kurioz të zbuloni të gjitha përfitimet e vajit të kumbullës për të filluar ta përdorni ASAP në rutinën tuaj të bukurisë? Bëhuni gati, sepse mund të mos dëshironi të bëni më pa të!

Vaji i kumbullës ka fuqinë për të riparuar dëmtimin e stresit oksidativ dhe për të stimuluar riparimin dhe qarkullimin e qelizave. Kjo është arsyeja pse është vërtet e mirë për të gjitha llojet e lëkurës. Me një strukturë të lehtë dhe homogjene, është gjithashtu i përshtatshëm për lëkurë me puçrra dhe shumë të ndjeshme.

Ky përbërës, në fakt, është i përsosur për t’u kombinuar me përbërës të ndryshëm aktivë si vitaminat E, C dhe A, dhe duhet të përdoret gjithashtu dy herë në ditë: në mëngjes, dhe në mbrëmje si një pjesë integrale e rutinës së gjumit. E vetmja gjë negative? Të qenit alergjik ndaj kumbullave!

I përdorur për më shumë se 2000 vjet në ilaçet tradicionale kineze, japoneze dhe koreane, vaji i kumbullës është një përforcues i vërtetë hidratimi dhe falë pranisë së acideve yndyrore, vitaminave A dhe E, në fakt, ndihmon në mirëqënien e lëkurës.