Categories
Receta

Receta e ditës: Makarona të ftohta me bizele dhe kunguj

Përbërësit: 300 g makarona, 350 g bizele, 2 domate, 2 kunguj. Lëvozhgë limoni. Majdanoz. Vaj ulliri. Kripë. Ziejmë bizelet në ujë të bollshëm me kripë për 10 minuta pasi janë gatuar i transferojmë në një tas me ujë të ftohtë.

Presim kungujt përsëgjati në feta të holla dhe i pjekim në një piastër për pak minuta nga secila anë. Kur të jenë ftohur i presim në copa. Në ujin ku ziejmë bizelet vendosim makaronat.

Në enën ku do të servirni makaronat hidhni pak vaj ulliri dhe dy copë lëvozhgë limoni. Bashkoni bizelet dhe kungujt ,hidhini kripë i marinojmë për disa minuta.

Në një enë tjetër presim domatet në copë të vogla shtojmë majdanozin dhe kripë.  Kullojmë makaronat dhe e përziejmë me miksin e bizeleve dhe kungujve ,më pas shtojmë dhe domatet. Nëse ju del e lëngshme mund të shtoni bukë të thekur.

Categories
Këshilla

6 pjata të shijshme që ju ndihmojnë të bini në peshë

Të gjithë duam të ushqehemi shëndetshëm, por s’e themi dot me plot gojën që gjërat më të shëndetshme janë ato që na shijojnë më shumë. Të gjesh receta që janë sa të shëndetshme, pa kalori dhe në të njëjtën kohë të shijshme, është relativisht e vështirë. Shtoji kësaj edhe çështjen e kalorive, për të mbajtur peshën nën kontroll.

Gjithsesi, si çdo gjë tjetër edhe pjatat që plotësojnë dy kushtet që duam ne, janë një informacion larg. Çfarë mund të gatuani ju duke nisur që sot? Gjithë pjatat më poshtë:

1. Salmon i pjekur me pesto. Shërbejeni kaq thjeshtë dhe do të ndiheni të ngopur në fund të vaktit!

2. Këtë sallatë! Ka më pak se 400 kalori, ka fruta, perime dhe është padyshim kaq e shijshme sa duket.

3. Kunguj të skuqur. Më pak se 50 kalori dhe ju e dini sa vlera ushqyese kanë, prandaj mos përtoni.

4. Karkaleca dhe shparaguj në tavë!

5. Lulelakër të pjekur dhe perime të tjera…

6. Sallatë mesdhetare, të cilën ne e njohim mirë sallatën e famshme me kastraveca, domate dhe çfarë të doni ju!

Burimet: Pop Sugar dhe Anabel

Categories
Receta

Kunguj të pjekur në furrë me djathë Parmigiano

4 kunguj të njomë, 1/2 filxhan me djathë Parmigiano, 1/2 lugë çaji trumzë të thatë, 1/2 lugë çaji rigon, 1/2 lugë çaji borzilok, 1/4 lugë çaji hudhër pluhur, kripë, piper i zi, 2 Lugë gjelle vaj ulliri, 2 lugë gjelle gjethe majdanoz (i freskët i copëtuar)

UDHËZIMET: Ngroheni furrën në 350 gradë F. Në një tas të vogël, hidhni djathin Parmigiano, trumzë, rigon, borzilok, pluhur hudhër, kripë dhe piper, për shije.

Pastaj vendosni kungullin e njomë për pjekje. Hidhni vaj ulliri dhe spërkateni me djath Parmesan. Vendoseni në furrë dhe piqeni rreth 15 minuta. Lëreni deri sa të marrin ngjyrë kafe të artë. Shërbejini menjëherë të ngrohtë e të zbukuruar me majdanoz, nëse dëshironi.

Categories
Receta

Receta e ditës: Përdorni kungujt e sezonit për një lazanjë të shijshme

Përbërësit: 1 lugë vaj ulliri ekstra i virgjer, 1 qepë të madhe, e copëtuar, 1 lugë çaji spec djegës, 1 kuti koncentrat viçi, 2 filxhanë djathë Monterey Jack, 3 kunguj jeshilë të mëdhenj,, të prera hollë, 1/2 filxhan salcë kosi, 1/3 filxhan salcë, 2 filxhanë djathë çedar, 1 vezë, 1 lugë çaji qimnon, 3/4 filxhan gjizë, kripë , Piper i zi, majdanoz i freskët, për garniturë.

Ngroheni furrën në 350ºC. Në një tigan të madh mbi ngrohjen mesatare, hidhni vajin të ngrohet. Shtoni qepët dhe gatuajeni deri sa të zbutet 5 minuta. Shtoni qimnon, spec djegës, kripë dhe piper. Shtoni koncentrat viçi dhe gatuajeni deri sa nuk është më rozë, 8 minuta.

Në një tas të vogël, hidhni së bashku gjizë, salcë kosi dhe vezë. Shtoni kripë dhe piper. Në një pjatë të madhe pjekje ose tavë, përhapni një shtresë të hollë salce. Shtroni sipër një shtresë me kungull të njomë, përzierjen me salcë kosi, koncentrat viçi, çedar dhe Monterey Jack.

Përsëriteni derisa të përdoren të gjithë përbërësit, duke përfunduar me një petë kungulli të njomë. Piqeni derisa petët janë zbutur dhe djathi është bërë flluska, 25 minuta. Sipër hidhni salcë kosi dhe majdanoz dhe shërbejeni. (NEPS)

Categories
Receta

RECETA: Kunguj të mbushur me peshk ton

Përbërësit: 3-4 kunguj jeshilë, 1 konservë peshk ton, 3-4 domate qershi, një dorë ullinj të copëtuar dhe pa bërthamë, 1 dorë caperi të shpëlarë dhe të tharë, 1 qepë e vogël e prerë imët, lëkura e 1 limoni, vaj ulliri, kripë, piper, rigon dhe pak djathë Parmigiano.

Përgatitja: Kungujt i lajmë dhe i presim në mes. Me ndihmën e një luge gërryejmë pjesën e brendshme dhe e mbajmë për më pas I spërkasim kungujt me pak vaj ulliri, kripë dhe piper e i pjekim në furrë të parangrohur, në temperaturë 200⁰C për afërsisht 10 minuta. Pjesën e brendshme që kemi gërryer e bahakojmë me konservën e tonit, ullinjtë e copëtuar, qepën, caperin, domatet e prera në copëza, lëkurën e limonit.

Shtojmë kripën, piperin dhe rigonin. Shtojmë pak vaj ulliri dhe në fund djathë parmezan nëse preferohet. I përziejmë të gjitha bashkë. Këtë masë e përdorim për të mbushur kungujt e më pas i kthejmë në furrë. I pjekim edhe për 10-15 minuta të tjera e më pas i shërbejmë. Nëse e provoni, ju bëftë mirë!

Categories
Receta

Qofte me kunguj dhe qepë të njoma – Receta e ditës

Përbërësit: 2 kunguj jeshilë të mëdhenj ose 3 të vegjël, 1 lugë çaji kripë, 1/2 gotë me qepë të njoma të prera imët (rekomandoj të përdoret vetëm pjesa jeshile e bishtave), 1-2 hudhra të shtypura, piper, rigon, 2 vezë, 1 gotë miell bajamesh dhe 1 lugë gjelle miell kokosi.

Përgatitja: Grijmë kungujt në rende te dhëmbëzat e mëdha. I shtrydhim pak me dorë dhe largojmë ujin që do të lëshojnë. (Nuk i shtrydhim plotësisht) Shtojmë qepët e prera imët dhe hudhrën dhe vezët. Në fund miellin e bajames dhe kokosit.

I përziejmë U japim formë me dorë dhe i skuqim ose i pjekim. Unë i preferoj të pjekura prandaj parangrohim furrën në 200⁰C dhe i pjekim për afërsisht 20 minuta I shoqërojmë me kos ose salcë xaxiqi sipas dëshirës.

Categories
Receta

Receta: Role me kunguj të mbushur me gjizë dhe djathë

Perberesit: 2-3 kunguj jeshil (ne varesi te madhesise se taves), 250 gr gjize pa kripe (ose riccota), 100 gr djathe i bardhë lope, 2 thelpinj hudhër. Pak djathe parmesan (opsionale), Borzilok i fresket, kripe, piper, Salcë domate ose domate të freskëta

Pregatitja: Kungujt e lare i presim per se gjati ne feta të holla. I spërkasim me pak vaj ulliri, kripë dhe piper. Pregatisim mbushjen duke trazuar bashkë djathin, gjizen dhe borzilokun e grire holle dhe hudhrën e shtypur. Rregullojmë shijen me kripë dhe piper. (Shtojme djath parmesan sipas dëshirës).

Në tavë shtrojmë një shtresë me salcë domate ose domate të freskëta të prera në copa.  Marrim fetën e kungullit dhe e lyejmë me mbushjen e pregatitur. E shtrojmë në gjithë gjatësinë e kungullit, njësojë si lyhet feta e bukës.

Më pas e mbledhim në formë roleje. I rradhisim ne tavë. I sperkasim siper me djath parmesan dhe kripe sipas deshires. I pjekim per 25 minuta ne temperature 200⁰C.

 

 

Categories
Receta

Kunguj të pjekur me vezë dhe djathë, një shije fantastike!

Përbërësit: 2 kunguj të njomë, 1 vezë, 1/2 pako djathë të grirë, 1/2 pako thërrime buke, 1 hudhër, 1/2 lugë çaji piper i zi

Ngrohni furrën në 200 gradë. Shtrojeni një fletë të madhe për pjekje me llak për gatim. Ndani kungullin në copa të vogla dhe hidheni në një enë. Më pas miksojeni kungullin e copëtuar me vezë, thërrime buke, djathë të grirë, hudhër dhe piper.

Pasi t’i keni përzier mirë përdorni një lugë të vogël gatimi për t’i hedhur në fletën e përgatitur për pjekje. Piqini në furrë me nxhetësi 200 gradë duke i kthyernga të dyja anët deri sa të marrin ngjyrë kafe të artë, 20 deri në 22 minuta. /Neps