Categories
Receta

Receta: Sallata e verës për ju, KusKus me perime

Kjo sallatë e shpejtë dhe e lehtë e perimeve verore është plot ngjyra dhe mjaft e shijeshme. KusKus me perime do te jete sallata e veres tuaj.

Perberesit: 1 lugë gjelle vaj ulliri, 1 lugë gjelle tumerike, 150 gram kus kus, 1 spec i kuq, 2 hudhra, 1 spec jeshil, 1 qepë të grirë, 1 karotë, 1 kungull, 100 gram kërpudha, 100 gram domate, 1 gotë ujë, pak kripë.

Pergatitja: Në një tenxhere të thellë me ujë dhe kripë, shtoni vaj ulliri dhe tumerik. Bëni një trazim të mirë dhe më pas shtoni kus kus. Lëreni për disa minuta.

Ndërkohë skuqni hudhrën, specin e kuq dhe jeshil. Pas disa minutash shtoni karota, kunguj dhe kërpudha. Rregullojini me kripë dhe shtoni domatet qershi. Përziejeni mirë dhe pas disa minutash hiqeni. Perzieni perimet me kuskusin se bashku. Vendosni në një pjatë me kujdes kuskusin me perime dhe shijojini.