Categories
Lajme

Domatja është frut apo perime? Le të mësojmë si qëndron e vërteta

Shkenca thotë që domatja është një frut. Të gjitha frutat kanë një ose disa fara në brendësi të tyre dhe rriten nga lulja e një bime. Si çdo frut tjetër, domatja formohet nga lulet e vogla të verdha në vreshta dhe përmban fara të shumëta.

Këto fara mund të përdoren për mbjelljen e bimëve të tjera të domateve. Disa varietete të tjera moderne domatesh janë kultivuar në mënyrë të atillë që të mos prodhojnë fara. Pavarësisht varietetit, në aspektin botanik domatja vazhdon të konsiderohet një frut.

Në kuzhinë, nga ana tjetër, domatja renditet krahas perimeve dhe kjo i ka dhënë asaj reputacionin e një perimeje. Çështja në fjalë ka përfunduar edhe në Gjykatën Supreme të Shteteve të Bashkuara. Në vitin 1893, një importues domatesh iu drejtua gjykatës me pretendimin se domatja duhet klasifikuar si frut dhe kërkoi uljen e tarifës së importit. Gjykata vendosi që domatja të klasifikohej si perime në bazë të përdorimit në kuzhinë dhe jo klasifikimit botanik.

Domatja nuk është i vetmi ushqim që vazhdon të vuajë një krizë identiteti. Fruta të tjera që konsiderohen si perime janë: kastraveci, kungulli, speci, patëllxhani, bamja.

Categories
Receta

Receta: Guxoni ne kuzhine, karkaleca me oriz te zi

Karkaleca me oriz te zi per nje shije te paharrueshme shoqerojeni me nje gote vere te bardhe. Perberesit: 1 qepë. Vaj ulliri. Oriz i zi 100 gram. ½ gotë verë e bardhë, kripë, piper, karkaleca, lajthitë te grimcuara

Pergatitja: Pritini qepën në copa të vogla. Skuqeni atë me vaj ulliri në një tigan. Shtoni oriz të zi dhe përzieni atë me një lugë druri për disa minuta. Shtoni gjysmën. Shtoni kripë, piper dhe pak ujë.

Merrni karkalecat, skuqini shtoni dhe lajthite e grimcuara dhe sherbejini me rizoton. Te jeni te sigurt se do t’iu pelqejne shume.

Categories
Këshilla

Si të përdorni arrën e kokosit në kuzhinë, ju tregojmë mënyrat

Arra e Kokosit në kuzhinë – Përdorimet dhe vlerat e Arrës së Kokosit vazhdojnë të na befasojnë sidomos në kuzhinë. Avantazhet shëndetësore të saj dhe nivelet e ulëta të glicemisë e bëjnë Arrën e Kokosit perfekte për të zëvëndësuar kremrat, gjalpin, sheqerin e përpunuar dhe miellin. Më poshtë do të gjeni një listë produktesh që mund të zëvëndësoni me Arrën e Kokosit dhe të pregatisni ushqime për të lëpirë gishtat

Mielli i Arrës së Kokosit – Mielli i Arrës së Kokosit është praktikisht frut i tharë në formë pluhuri pa gluten, me pak karbohidrate, shumë fibër dhe ëshë ideal për pjekje.

Qumështi & Kremi i Arrës së Kokosit = Qumështi i Arrës së Kokosit përgatitet duke përzier copëzat e freskëta të frutit të bardhë me ujë deri sa të bëhen në një masë konstante dhe më pas duke e kulluar në një napë. Lëngu kremoz i trashë që do të dalë prej andej quhet qumësht arre kokosi dhe përdoret në gatim. Kremi nga ana tjetër është qumështi pa ujin e plotë. Është më i trashë dhe më si brumë. Të njëjtin mund ta përdorni për recetat tuaja kremoze.

Sheqeri i Arrës së Kokosit – Sheqeri i Arrës së Kokosit nxirret nga gonxhja e lules së arrës në formën e një lëngu të ëmbël të ngjashëm me shijen e sheqerit të kafenjtë me pak nuancë karameli, por me plot vitamina, minerale dhe amino acide.

Sheqeri i Arrës së Kokosit mund të përdoret nga ata që vuajnë nga diabeti dhe nga njerëzit e tjerë që duan të heqin dorë nga sheqeri i përpunuar. Arra e Kokosit nuk rresht kurrë së befasuari. Ajo i jep shije dhe shëndet jetës sonë sido që ta konsumojmë. Më në fund ajo po merr respektin që meriton.