Categories
Këshilla

Lëkura e errët poshtë syve ka zgjidhje, por fillimisht mësoni shkaqet

Pjesa e errët poshtë syve rezulton si pasojë e mungesës së ujit në indet rreth syve. Lëkura e hollë enjtet dhe errësohet më shpejtë për shkak të shprehive jo të shëndetshme. Me kalimin e kohës, kjo pjesë rreth syve mund të paraqitet për shkak të zvogëlimit të tensionit muskulor rreth syrit.

Kjo dukuri mund të jetë edhe si pasojë e rritjes së pigmenteve të lëkurës, sidomos tek njerëzit me pigment më të errët. Në fillim duhet të njihen shkaqet e krijimit të rrathëve të errët, dhe pastaj të merren masat e duhura. Pjesa e errët poshtë syve mund të paraqitet për shkak të mungesës së gjumit ose konsumimit të tepruar të alkoolit dhe cigareve. Por paraqitet edhe si pasojë edhe e sëmundjeve siç janë ato të veshkave dhe anemia. Por, më shumë kjo karakteristikë është gjenetike.

Shmangni lodhjen dhe më këtë do të shmangni edhe këtë problem dhe do të keni gjumë sa më të mirë. Mënyra se si flini është shumë e rëndësishme, fjetja në shpinë me një jastëk të lartë ndihmon në zvogëlimin e paraqitjes së kësaj dukurie. Duhet t’i shmangni pijet e gazuara dhe ushqimin e kripur, sepse ndikojnë në mbajtjen e ushqimit në organizëm. Konsumoni ushqim të freskët, lëngje natyrale dhe pini sa më shumë ujë.

Praktikoni kujdesin e rregullt duke vendosur lecka të ftohta ose çaj kamomili të cilët do të ndihmonin në ngushtimin e enëve të gjakut dhe do të zvogëloni ënjtjet. Tretmanët me kastravec janë shumë efikase, vendosni mbi sytë copa të ftohta të kastravecit edhe atë dhjetë minuta para se të flini. Të gjitha këto këshilla duhet të praktikohen çdo ditë që të fitojmë rezultatin e dëshiruar.