Categories
Shëndeti

Kopra, koriandra dhe limoni: Kurat natyrale kundër humbjes së oreksit

Oreksi ikën për arsye nga më të ndryshmet siç mund të jenë sëmundjet apo stresi. Nëse dëshira për ushqim shuhet për një kohë të gjatë, atëherë mund të përballeni jo vetëm me rënie jo normale në peshë por edhe sëmundje të ndryshme, disa prej të cilave janë kronike.

Koriandra – Kjo bimë përdoret me sukses kundër një sërë problemesh shëndetsore. Barishtja përmban sasi të mëdha antioksidantësh, vitaminash dhe vajrash esencialë që ndihmojnë në ruajtjen e një ekuilibri të shëndetshëm të kolesterolit dhe ulin kolesterolin e keq. Ajo është efikase në gjallërimin e dëshirës për ushqim, ndihmon tretjen dhe stomakun.

Farat e koprës – Si bimë është një nga produktet më të mira kundër mungesës së oreksit. Përtypja e farave ju rikthen oreksin dhe zbut fryrjet që vijnë si pasojë e problemeve në aparatin tretës. Farat e Koprës mund t’i gjeni në pikat e bimëve medicinale.

Xhenxhefili – Eshtë ideal për të rimëkëmbur dëshirën për ushqim. Konsumi i xhenxhefilit rrit sekrecionet gastrike dhe dëshirën për ushqim. Përdoreni xhenxhefilin në gatimet tuaja për të zgjidhur problemet me oreksin si edhe çaj. Për çajin në një gotë ujë duhet rreth 1 cm xhenxhefil i grirë ose në feta.

Nenexhiku – Njihet për vlerat terapeutike sidomos kundër fryrjeve dhe problemeve me tretjen. Shkencëtarët kanë zbuluar që nenexhiku është përdorur në mjekësinë popullore për mbi 10,000 vjet. Sipas të dhënave, ai ndihmon në rikthimin e oreksit dhe ju mban të shëndetshëm dhe në formë.

Pini çaj nenexhiku një herë në ditë për të zgjidhur problemin e mungesës së oreksit. Çaji i nenexhikut lehtëson kalimin e gazrave në organizëm, largon të vjellat, zgjidh problemet me diarenë dhe konstipacionin. Sugjerohet që nëse vuani nga këto simptoma ta pini çajin përpara se të shtriheni për të fjetur. Çaji i nenexhikut përgatitet njësoj si çajrat e tjerë bimorë.

Limoni – Ka fuqinë të stimulojë gjendrat e shijes. Ai është i pasur me vitaminë C dhe ju ndihmon nga një sërë rreziqesh. Konsumi i limonit stimulon oreksin dhe parandalon rënien jo normale të peshës, si pasojë e mungesës së oreksit.

Categories
Receta Shëndeti

Rrudhat dhe njollat kanë zgjidhje: është kura me majdanoz me limon

Rrudhat, njollat, aknet, dhe alergjitë e ndryshme që dalin në lëkurë, janë tepër të përhapura në ditët e sotme. Për fat të mirë, sot nuk ka përse të shpenzosh një mal me para për të gjetur kremëra apo kura të shtrenjta kundër këtyre problemeve.

Ekspertët rekomandojnë shumë kura natyrale që funksionojnë, siç është ajo me majdanoz dhe limon. Kombinimi i të dyjave jo vetëm që pastron lëkurën por edhe e zbardh atë. Me përdorimin e majdanozit dhe limonit apo uthullës së mollës, lëkura juaj do të jetë më e shëndetshme.

Majdanozi është shumë i pasur me vitamina dhe minerale. Lëngu i tij përmban vajra esencialë që ofrojnë sasi të jashtëzakonshme të manganit dhe kaliumit.

Vlerat e majdanozit e bëjnë atë shumë të kërkuar nga njerëzit që vuajnë nga diabeti, infeksionet urinare, temperature, lodhja apo inflamacioni i syve. Në industrinë e kozmetikës, majdanozi ka aftësi rigjeneruese dhe zbardhuese. Ai ju vjen në ndihmë për eliminimin e skuqjeve të lëkurës, freskinë dhe zbardhjen e saj.

Si të përdorni majdanozin dhe limonin për shëndetin e lëkurës? E thjeshtë. Përbërësit janë 1 lugë çaji me lëng limoni ose uthull molle, 2 lugë gjelle me majdanoz të grirë hollë, 200 ml ujë.

Përgatitja: Në fillim duhet të zieni ujin në një tenxhere të vogël. Më pas shtoni gjethet e grira hollë të majdanozit dhe lërini të ziejnë për 15 minuta. Hiqeni tenxheren nga zjarri dhe lëreni lëngun të ftohet. Shtoni lëngun e limonit ose uthullën e mollës dhe hidheni lëngun në një enë qelqi. Ruajeni atë në frigorifer.

Këshillohet ta përdorni këtë lëng dy herë në ditë, në mëngjes dhe në darkë duke lyer lëkurën. Ai do të ngushtojë poret në lëkurë, do ta pastrojë dhe zbardhë atë. Duke e përdorur këtë lëng në fytyrë, do të largoni njollat e errëta dhe lëkura juaj do të ketë një ngjyrë të njëtrajtshme. Ajo do të ketë shkëlqim rinor dhe do të jetë më elastike. Nëse e përdorni këtë lëng për gjatë gjithë muajit do të vëreni ndryshime befasuese.

Categories
Shëndeti

12 limonë dhe hirrë, kura perfekte për tretjen dhe shëndetin e stomakut

Në recetën e mëposhtme, do të mësoni se si të përgatisni një limonatë të freskët e shumë të shijshme, e cila përmban shumë probiotikë dhe përdoret si kurë për stomakun dhe imunitetin. Përbërësit: 12 limonë, gjysëm ose një filxhan çaji me sheqer ose tre lugë gjelle mjaltë, 1 filxhan çaji me hirrë të freskët, rreth 3 litra ujë.

Përgatitja: Merrni një tas me kos dhe hidheni në një napë të pastër pambuku. Lidhini cepat e napës me njëri tjetrin dhe vendoseni varur mbi një enë për të kulluar. Zakonisht amvisat shqiptare e varin në rubinetin e çezmës, duke vendosur poshtë në lavaman një enë për kullim. Lëreni kosin të kullojë për disa minuta aq sa të mbushni një gotë me hirrë të freskët.

Më pas, shtrydhni manualisht lëngun e 12 limonëve. Përzieni lëngun e tyre me hirrën në një kavanoz të madh qelqi. Shtoni gjysmën e filxhanit me sheqer ose mjaltin, sepse probiotikët në këtë limonatë kanë nevojë për ushqim. Më pas, mbusheni enën me ujin e ftohtë dhe përziejeni me lugë druri. Mbajeni enën në temperaturë ambienti për 2 ditë.

Kur ta pini limonatën rekomandon të shtoni pak më shumë sheqer ose mjaltë për ta ëmbëlsuar atë. Duke qenë se gjatë kësaj kohe probiotikët do të kenë konsumuar pjesën më të madhe të sheqerit, limonata do të jetë e athët. Kjo është arsyeja përse ka nevojë për një ëmbëlsim shtesë. Megjithatë, limonata me probiotikë është shumë e pasur me ushqyes për organizmin. Pini nga një gotë në ditë deri sa të mbarojë sasia. Mund ta përserisni çdo muaj.

Probiotikët janë një lloj bakteri i mirë që jeton brenda sistemit tretës dhe mban të balancuar florën intestinale. Sipas të dhënave, ekuilibri i mikro organizmave prishet për arsye të caktuara, kryesisht falë stresit ose antibiotikëve. Në jetën e sotme, niveli i stresit që hasim çdo ditë është i lartë, ndërsa përdorimi i tepruar dhe abuzimi me antibiotikët është kthyer në fenomen.

Miliona njerëz janë të prekur nga një sërë problemesh me tretjen. Probiotikët barazpeshojnë nivelin e mikro organizmave në florën intestinale në mënyrë që sistemi gastrointestinal të tresë ushqimin siç duhet. Ato na mbrojnë nga patogjenët, pra nga mikroorganizmat e dëmshëm. Probiotikët detoksifikojnë organizmin nga përbërësit e dëmshëm. Ato prodhojnë vitamina dhe përbërës të tjerë dhe ekuilibrojnë sistemin tonë imunitar.

Categories
Lajme

Anila Kalleshi: 15 probleme shëndetësore që kuron lëngu i limonit

Një gotë ujë të nxehtë me limon në mëngjes duket se është i dobishëm për shëndetin tonë në shumë mënyra. Ai dëbon toksinat nga trupi ynë, ndihmon tretjen, lufton rrudhat, lehtëson humbjen e peshës dhe krijon një mjedis alkalik për të balancuar pH e trupit. Të gjitha këto veti të lëngut të limonit e bëjnë atë jashtëzakonisht të dobishëm në situatat e mëposhtme:

Ndihmon në trajtimin e akneve – Lëngu i limonit ndihmon në metabolizmin e humorit acid duke qetësuar trupin dhe duke parandaluar shfaqjen e akneve. Ju gjithashtu mund të lani fytyrën me lëng limoni.

Largon urinë dhe ndihmon në humbjen e peshës – Enzimat dhe vitaminat e limonit rregullojnë sheqerin në gjak dhe fibrat luftojnë rrudhat. Lëngu i limonit gjithashtu rrit prodhimin biliar i cili ndihmon në prishjen e ushqimit gjatë tretjes.

Pastron gurët në veshka – Kaliumi i limonit rrit citratin në urinë dhe mbron nga formimi i oksalateve. Forcon sistemin imunitar – Ai mbështet sistemin limfatik, i cili punon së bashku me sistemin imunitar për të kapur dhe zvogëluar patogjenët.

Trajton gurët në tëmth – Hulumtimet kanë treguar se lëngu i limonit gjatë vakteve ndihmon në zvogëlimin e dhimbjeve të shkaktuara nga gurët e tëmthit.

Ndihmon me gripin dhe ftohjet – Limonët janë të pasur me vitaminë C, e cila është një antioksidant natyral që forcon sistemin imunitar dhe ka veti antivirale dhe antibakteriale.

Gjithashtu: Ndihmon në kushtet e zbaticës gastroezofageale. I bën thonjtë më të fortë dhe pa njolla. Lufton helmimin nga ushqimi. Ndihmon në rastet e fibromialgjisë dhe lodhjes. Zvogëlon inflamacionin. Ai relakson muskujt e tij pas stërvitjes. Redukton praninë e acidit urik në nyje ndërsa zvogëlon dhimbjen në kushte të tilla si artriti.

Ndihmon në dhimbjen e krijuar pas pirjes së alkoolit. Është e dobishme në kushtet e kolitit. Koliti është një çekuilibër i niveleve alkaline dhe acidike në zorrë. Lëngu i limonit ndihmon në balancimin e pH dhe zvogëlon aciditetin.

Categories
Lajme

Anila Kalleshi: 8 kurat më të mira që zbehin rrudhat dhe plakjen e fytyrës

Rrudhat janë pjesë e paevitueshme e procesit të plakjes. Tek disa njerëz, rrudhat dalin përpara kohe kryesisht tek zona e syve, gojës dhe qafës. Rrudhat shkaktohen jo vetëm nga rënia e prodhimit të kolagjenit, por edhe ndotja, ekspozimi në diell, mungesa e vitaminës D3, përdorimi i tepërt i produkteve kozmetike, ndryshimi i kremërave dhe duhani. Rrudhat mund të zbehen, shmangen dhe mbahen nën kontroll me disa trajtime natyrale. Në këtë artikull do të mësoni për disa prej kurave më të mira natyrale kundër rrudhave.

Vaji i arrës së kokosit – Me këtë vaj mund të masazhoni zonën e rrudhave duke kryer lëvizje rrethore. Pas masazhit ju mund ta mbani vajin në lëkurë për gjithë natën. Kura duhet përsëritur çdo mbrëmje. Vaji i arrës së kokosit i jep lëkurës një shkëlqim natyral dhe zbeh rrudhat.

Vitamina E – Kapsulat e vitaminës E mund t’i blini në farmaci dhe të përdorni disa prej tyre çdo mbrëmje. Vitamina në formë vajore duhet aplikuar në zonën e rrudhave dhe duhet mbajtur për disa orë. Ky trajtim duhet bërë çdo mbrëmje. Vitamina E e hidraton lëkurën, zbeh rrudhat dhe e ushqen me antioksidantë.

Uthulla e mollës – Përzieni 1 lugë gjelle me uthull molle dhe 1 lugë gjelle me mjaltë. Aplikojeni maskën në lëkurë dhe qafë, mbajeni për 15-20 minuta dhe shpëlajeni me ujë të vakët. Këtë maskë duhet ta bëni dy herë në javë. Uthulla e mollës ruan ekuilibrat e pehashit ndërkohë që mjalti i jep fytyrës shkëlqimin rinor.

E bardha e vezës – Rriheni të bardhën e një veze dhe vendoseni në lëkurë. Prisni sa të thahet dhe më pas shpëlajeni me ujë të vakët. Kjo maskë (e përshtatshme për lëkurat me yndyrë) duhet bërë dy herë në javë. E bardha e vezës tendos lëkurën dhe zbeh rrudhat.

Avokado – Tulin e avokados mund ta shtypni në një mikser dore dhe maskën ta mbani në fytyrë për 20-30 minuta. Kjo maskë duhet bërë deri në 2 herë në javë. Avokado zbut rrudhat dhe i jep lëkurës shëndet, gjallëri dhe shkëlqim.

Aloe Vera – Përzieni një lugë gjelle me xhelin e aloe verës me të bardhën e një veze. Maskën mbajeni për gjysëm ore dhe më pas shpëlajeni me ujë të vakët. Xheli i aloe verës është një burim i pasur i vitaminës E dhe bashkëpunon mirë kundër rrudhave me të bardhën e vezës.

Lëngu i limonit – Përzieni sasi të barabarta të mjaltit dhe lëngut të limonit. Maskën mbajeni në fytyrë për 10 minuta. Lëngu i limonit përmban vitaminë C dhe nxit formimin e kolagjenit që zbeh rrudhat.

Soda e bukës – Përzieni një lugë gjelle me sodë buke dhe një lugë gjelle me ujë. Fërkoni lëkurën me lëvizje rrethore për disa minuta ose aplikojeni si maskë dhe mbajeni në fytyrë për 10 minuta. Soda e bukës heq qelizat e vdekura dhe përmirëson qarkullimin e gjakut.

Categories
Lajme

Bora tregon frazen qe e motivon me shume: Kjo me lumturon, pas ngjarjeve…

Me 9 janar, prezantuesja Bora Zemani mbushi 30 vjeçe por mbrëmjen e kaluar ka organizuar një festë të madhe ku ka mbledhur miqtë e saj.

Për “Ftesë në 5”, Bora tha se ishte shumë e lumtur për praninë e të gjithëve, përfshirë miq e bashkëpunëtorë. Ndërsa për fjalët më të bukura, shprehet se ia dedikon djali i saj, Arbori, i cili i thotë çdo ditë: “mami, ti je shtëpia ime”.

Bora Zemani: Jam shumë e lumtur se për të gjithë këto vite kam pasur të bëj me shumë njerëz, me kolegë, me miq, me shokë e

bashkëpunëtorë të cilët i kam mbledhur sot këtu dhe kam përshtypjen që këto janë rastet kur e kupton se ke njerëz të mirë afër teje dhe patjetër që kjo të bën të ndihesh shumë e lumtur.

Fjalët më të bukura, Arbori mi thotë çdo ditë se janë fjalët që më japin forcë. E nis ditën me një fjalë të bukur nga Arbori por së fundmi më ka

gjetur një gjë që më thotë “mami, ti je shtëpia ime”. Kjo është fraza e këtyre kohëve që mua më lumturon, më mbush shumë. Për atë që na pret mbetet për tu parë.

Categories
Receta

Pene me mish pule dhe limon – Receta e ditës

Përbërësit: 100 ml lëng pule, 200 ml krem pana, 3 lugë gjelle parmigiano i grirë, 2 lugë gjelle majdanoz i grirë, 320 gram makarona penne, 500 gram fileto pule, 2 lugë gjelle vaj ulliri, kripë dhe piper i zi, djathë mozzarella, 1 qepë e vogël, 2 lugë gjelle lëng limoni, 1 lugë çaji lëkurë limoni

Vendosim 2 lugë gjelle vaj në tigan dhe sa të ngrohet shtojmë fileton e pulës të prerë në shirita. Rregullojmë shijen me kripë dhe piper të zi. Kaurdisim mishin derisa të zverdhet.

Largojmë mishin nga tigani. Shtojmë në tigan dhe 1 lugë gjelle vaj, shtojmë qepën të grirë shumë imët, e kaurdisim derisa të zbutet.

E shuajmë me 2 lugë gjelle lëng limoni, 1 lugë kafe lëkurë limoni, 1 filxhan kafe lëng pule, panën dhe e lëmë të valojë duke shtuar 3 lugë gjelle parmigiano të grirë dhe kripë e piper të zi, majdanozin e grirë hollë dhe mishin e pulës të skuqur. I përziejmë mirë të gjitha.

Shtojmë makaronat gjysmë të ziera, i shtrojmë në një tavë dhe mbi makaronat hedhim mozzarellën e copëtuar dhe pak parmigiano. E vendosim tavën në furrë në temperaturë 180 gradë Celsius, për 15 minuta.

Në fund shtojmë sërish pak majdanoz dhe e servirim. Ju bëftë mirë!

Categories
Këshilla

Shegë dhe limon, maska pastruese e lëkurës që ju rekomandoj

ura është pjesa më e ndjeshme e trupit të njeriut. Ajo ka nevojë për përkujdesje të veçantë dhe të vazhdueshme. Lëkura është gjithashtu zona më e ekspozuar e trupit dhe për pasojë ka tendencën të njolloset nga puçra, aknet dhe pikat e zeza. Aknet lënë shenja të forta që prishin shkëlqimin e lëkurës dhe shkatërrojnë bukurinë e saj.

Një nga kurat më të mira bimore dhe natyrale për shëndetin e lëkurës dhe heqjen e njollave , bashkon shegën dhe lëngun e limonit jeshil. Kjo kurë natyrale është shumë mirëbërës edhe për heqjen e pikave të zeza dhe ato dhjamore në lëkurë. Pasta e formuar prej lëkurës së shegës dhe lëngut të limonit jeshil përthan puçrat dhe nxjerr me lehtë pikat e zeza.

Si pergatitet – Qëroni një shegë dhe lëkurat piqini në furrë për 20 deri në 25 minuta. Pasi t’i nxirrni nga furra, lërini lëkurat të ftohen dhe më pas bluajini në një pluhur të hollë. Pluhurin e lëkurave të pjekura të shegës përziejini në një enë me një lugë gjelle me lëng të limonit jeshil. Përziejini mirë deri sa të formoni një pastë kremoze dhe të njëtrajtshme.

Aplikojeni maskën në lëkurë dhe pasi të thahet hiqeni duke larë lëkurën me ujë të ftohtë. Sipas preferencës, në këtë maskë mund të përfshini edhe një lugë çaji me mjaltë.

Shega, super frut – Lëkura e frutit të shenjtë të shegës është shumë e pasur me vitaminë C. Kjo vitaminë ndihmon në rigjenerimin e qelizave dhe eliminimin e njollave, puçrave dhe pikave të zeza.

Për më tepër, antioksidantët tek lëkura e shegës janë të fortë dhe të dobishëm në ngadalësimin e plakjes së lëkurës. Falë shegës, rigjenerimi i lëkurës ndodh në shtresat më të thella të saj dhe zhbën edhe dëmtimin e shkaktuar nga radikalet e lira, dielli, apo faktorët mjedisorë.

Categories
Këshilla

Hudhra, limoni dhe aspirina: Kështu zgjidhen problemet me skalpin dhe me zbokthin

Kur bëhet fjalë për flokët, gjëja e parë që ju vjen në mendje është lyerja dhe stilimi i tyre. Por, nëse këtë gjë mund ta zgjidhni me një vizitë të shpejtë tek parukierja, problemet e tjera si rënia, hollimi i flokëve, majat dyshe dhe zbokthi kërkojnë kohën e tyre për t’u trajtuar.

Disa mënyra për të trajtuar këtë problem në shtëpi janë me hudhër, limon dhe aspirinë. Këto janë 3 metoda krejtësisht të zakonshme, të cilat kanë rezultuar me sukses më parë dhe mund t’i provoni:

Hudhra – Hudhra lufton bakteret dhe mykun që shkakton zbokthin. Me thelpinjtë e grirë e të shtypur mund të fërkoni kokën përpara se të bëni banjë. Për të shmangur erën e keqe mund të përzieni hudhrën me mjaltin.

Limoni – Masazhojeni kokën me dy lugë gjelle me lëng limoni dhe më pas shpërlajeni me ujë. Më pas, përzieni një lugë çaji me lëng limoni dhe një gotë me ujë dhe shpërlajeni kokën. Përsëriteni çdo ditë deri sa zbokthi të zhduket.

Aspirina – Aspirina përmban acid salicilik ndaj është e mirë kundër zbokthit. Aspirinën pluhur mund ta shtoni në shampo sa herë që lani kokën. Mbajeni në kokë për 1 ose 2 minuta dhe më pas shpërlajeni me ujë të ngrohtë e të bollshëm.

Hudhra lufton bakteret dhe mykun i cili shkakton zbokthin. Me thelpinjtë e grirë e të shtypur, mund të fërkoni kokën përpara se të bëni banjë. Për të shmangur erën e keqe mund të përzieni hudhrën me mjaltin.

Categories
Receta

Kura me sherebelë dhe limon – Si ta përdorim për pastrimin e organizmit

Në Shqipëri sherebela është një bimë mjekësore shumë e rëndësishme. Natyra na ka bekuar me këtë bimë medicinale endemike, duke e pasur me bollëk kryesisht në zonën e Malësisë së Madhe. Sherebela gjendet edhe në malësi të tjera të vendit të Veriut dhe të Jugut, aq sa dhe e eksportojmë në shumë vende të botës. Sipas burimeve, sherebela shqiptare është shumë e kërkuar në Shtetet e Bashkuara, Francë dhe Gjermani, për shkak të vlerave unike.

Vlerat shëndetësore të sherebelës: përmban shumë vitamina dhe minerale, eshtë shumë e pasur me antioksidantë, mirëmban shëndetin dentar, lehtëson simptomat e menopauzës, ul nivelin e sheqerit në gjak, ndihmon funksionet e trurit, ul nivelet e kolesterolit në gjak, mbron kundër sëmundjeve kronike.

Sherebelë dhe limon kundër toksinave – Rekomandoj kombinimin e sherebelës me lëng limoni për të pastruar organizmin nga toksinat, Ky kombinim ka tendencën të eliminojë toksinat e tepërta që akumulohen në trupin e njeriut. Këto toksina akumulohen nga ushqimi, mjedisi, duhani e të tjerë.

Ato dëmtojnë organet dhe gjakun duke shkaktuar probleme serioze në periudhë afatgjatë. Për pastrimin e trupit nga toksinat duhet të ndiqni këshillat e mëposhtme. Mjafton të përzieni 250 ml ujë, dy lugë gjelle limon dhe dy lugë gjelle lëng sherebele e pak piper të zi.

Përziejini përbërësit mirë dhe pijeni. Kura pastruese përbëhet nga 8-10 gota lëng në ditë. Përdorimi i kësaj kure nuk duhet shoqëruar me ushqim apo pije të tjera. Prandaj kjo rekomandohet të bëhet një herë në javë, ndonëse ka njerëz që e mbajnë këtë regjim drastik për 3-4 ditë.

Përveç pastrimit të organizmit nga toksinat, ky lëng ndihmon në humbjen e kilogramëve të tepërt. Ekspertët thonë se njerëzit që dëshirojnë të përdorin këtë kurë duhet të tregojnë kujdes. Lëngu i sherebelës, limonit dhe piperit të zi mund të ulë tensionin e gjakut dhe të shkaktojë marramendje ose humbje ndjenjash.