Categories
Receta Shëndeti

Rrudhat dhe njollat kanë zgjidhje: është kura me majdanoz me limon

Rrudhat, njollat, aknet, dhe alergjitë e ndryshme që dalin në lëkurë, janë tepër të përhapura në ditët e sotme. Për fat të mirë, sot nuk ka përse të shpenzosh një mal me para për të gjetur kremëra apo kura të shtrenjta kundër këtyre problemeve.

Ekspertët rekomandojnë shumë kura natyrale që funksionojnë, siç është ajo me majdanoz dhe limon. Kombinimi i të dyjave jo vetëm që pastron lëkurën por edhe e zbardh atë. Me përdorimin e majdanozit dhe limonit apo uthullës së mollës, lëkura juaj do të jetë më e shëndetshme.

Majdanozi është shumë i pasur me vitamina dhe minerale. Lëngu i tij përmban vajra esencialë që ofrojnë sasi të jashtëzakonshme të manganit dhe kaliumit.

Vlerat e majdanozit e bëjnë atë shumë të kërkuar nga njerëzit që vuajnë nga diabeti, infeksionet urinare, temperature, lodhja apo inflamacioni i syve. Në industrinë e kozmetikës, majdanozi ka aftësi rigjeneruese dhe zbardhuese. Ai ju vjen në ndihmë për eliminimin e skuqjeve të lëkurës, freskinë dhe zbardhjen e saj.

Si të përdorni majdanozin dhe limonin për shëndetin e lëkurës? E thjeshtë. Përbërësit janë 1 lugë çaji me lëng limoni ose uthull molle, 2 lugë gjelle me majdanoz të grirë hollë, 200 ml ujë.

Përgatitja: Në fillim duhet të zieni ujin në një tenxhere të vogël. Më pas shtoni gjethet e grira hollë të majdanozit dhe lërini të ziejnë për 15 minuta. Hiqeni tenxheren nga zjarri dhe lëreni lëngun të ftohet. Shtoni lëngun e limonit ose uthullën e mollës dhe hidheni lëngun në një enë qelqi. Ruajeni atë në frigorifer.

Këshillohet ta përdorni këtë lëng dy herë në ditë, në mëngjes dhe në darkë duke lyer lëkurën. Ai do të ngushtojë poret në lëkurë, do ta pastrojë dhe zbardhë atë. Duke e përdorur këtë lëng në fytyrë, do të largoni njollat e errëta dhe lëkura juaj do të ketë një ngjyrë të njëtrajtshme. Ajo do të ketë shkëlqim rinor dhe do të jetë më elastike. Nëse e përdorni këtë lëng për gjatë gjithë muajit do të vëreni ndryshime befasuese.

Categories
Lajme

Ç’do ndodhë me trupin, nëse filloni të pini majdanoz me limon dhe mjaltë

Majdanozi është një bimë aromatike që e përdorim shpesh në gatimet tona, por ka edhe veti mjekësore. Ne mund të përfitojmë nga shumë nga këto veti duke bërë një ekstrakt (çaj) me gjethet e tij. Le të shohim disa nga këto veti:

Parandalon formimin e tumoreve – Myristina është një substancë natyrale që gjendet në gjethet e majdanozit. Është gjetur të jetë efektiv në parandalimin e përhapjes dhe rritjes së tumoreve të stomakut dhe mushkërive.

Në një studim të efektit të vajit të gjetheve të majdanozit në rritjen dhe onkogjenezën tek minjtë, myristicina u zbulua se ishte efektive në reduktimin e përhapjes dhe rritjes së tumoreve të stomakut dhe mushkërive.

Trajton dëmtimet nervore – Dëmtimi nervor mund të shkaktohet nga neurotoksiciteti. Për ata që nuk e dinë, neurotoksiciteti i referohet dëmtimit të sistemit nervor në tru ose në pajisjet periferike, të shkaktuara nga substanca toksike si pesticidet dhe metalet e rënda.

Këto toksina ndërhyjnë dhe ndikojnë në aktivitetin e sistemit nervor në një mënyrë që mund të degjenerojë ose dëmtojë nervat. Nga ana tjetër, nervat janë indi që është i nevojshëm për transmetimin dhe përpunimin e informacionit dhe stimujve në tru, si dhe në zona të tjera periferike të sistemit nervor.

Bazuar në sa më sipër, sipas gjetjeve të një studimi, pija e majdanozit u zbulua si një faktor efektiv në përmirësimin dhe trajtimin e simptomave të shkaktuara nga neurotoksiciteti. Në këtë studim, studiuesit zbuluan se minjtë e helmuar me kadmium (një nga metalet e rënda) treguan përmirësim të ndjeshëm kur iu dha lëng majdanozi.

Redukton inflamacionin – Inflamacioni është shkaktari kryesor i sëmundjeve kronike si artriti, përdhes dhe osteoartriti. Për fat të mirë majdanozi mund të ndihmojë shumë në trajtimin e tyre.

Për shkak të përmbajtjes së lartë të vitaminës C, majdanozi mund të ndihmojë në uljen e niveleve të proteinës CRP (Proteina C-Reaktive) në trup, e cila është një tregues i njohur i pranisë së inflamacionit.

Categories
Shëndeti

I keni këmbët e ënjtura? Konsumoni lëng majdanozi dhe u zgjidh!

Me ardhjen e dimrit gjithnje e me shume mbahen kepucet veshur e bashke me to edhe kembet shpesh fillojnë gjithnjë e më shumë të fryhen dhe të ënjten.

Në rast se problemi juaj qendron vetëm brenda këtij kuadri dhe nuk keni probleme shëndetësore, atëherë përpos faktit që duhet të mbani këpucë ku këmba ajroset mirë mund të provoni edhe këtë metodë natyrale.

Lëngu i majdanozit është i njohur për përfitimet e tij pasi largon toksinat e dëmshme nga trupi. Për ta përgatitur atë në shtëpi do t’ju duhet një tufë majdanoz, rrënjët e tij dhe një blender.

Udhëzime për përgatitjen: Grini imët majdanozin së bashku me rrënjët e tij. Kalojeni lëngun në një termus të vogël dhe i shtoni 17 lugë gjelle me ujë të nxehtë. E lini të qendrojë gjatë gjithë natës.

Të nesërmen kullojeni lëngun dhe pini nga një filxhan tri herë në ditë. Pasi e keni konsumuar dy ditë rresht, rekomandohet të bëni një pushim tri ditor. Përdoreni këtë metodë dhe këmbët tuaja do fillojnë të ndihen shumë komode, sidomos pasi keni veshur taka të larta pas një eventi të rëndësishëm.

Lëngu i majdanozit njihet për përfitimet e tij pasi largon toksinat e dëmshme nga trupi. Për ta përgatitur atë në shtëpi do t’ju duhet një tufë majdanoz, rrënjët e tij dhe një blender.

Categories
Lajme

Lëng i gjelpër me 2-3 gjethe pazi dhe lulerradhiqe: Pastron gjakun dhe organizmin

Ushqimet dhe pijet e gjelbra janë shumë (dhe nuk e nënvizojmë dot mjaftueshëm) të rëndësishëm dhe ushqyes për shëndetin e organizmit. Ardhja e pranverës shoqërohet me rrjeshta shumëngjyrëshe në tezgat e fshatarëve, të cilat janë të mbushura plot me barishte, fruta e perime.

Ndër barishtet më të mira për shëndetin është padyshim pazia. Vlerat shëndetësore të pazisë janë me të vërtetë të shkëlqyera. Në to përfshihet aftësia për të rregulluar nivelet e sheqerit në gjak, parandaluar radikalet e lira, përmirësuar tretjen, forcuar sistemin imunitar, për të ulur temperaturën dhe luftuar inflamacionin.

Kjo barishte është e shkëlqyer për uljen e tensionit të gjakut, parandaluar sëmundjet e zemrës, rritur dendësinë kockore, detoksifikuar organizmin dhe forcuar shëndetin e trurit. Pazia është një burim fantastik vitaminash, ushqyesish dhe përbërësish organikë që përfshijnë vitaminën K, C, A, E, riboflavinën dhe vitaminën B6.

Sa i përket mineraleve, ajo përmban magnez, mangan, kalium, hekur, natrium dhe bakër. Përveç fibrës dietike, pazia përmban edhe antioksidantë, fitonutrientë dhe enzima të cilat janë unike dhe shumë të mira për shëndetin. Konsumi i rregullt i pazisë mund të duket sikur kërkon shumë fantazi në kuzhinë, por nuk është aspak e vërtetë.

Pazia mund të kombinohet shumë mirë me lulerradhiqen, majdanozin, selinonë, mollën, kastravecin e shumë të tjera për marrjen e një lëngu të shkëlqyer për trupin dhe trurin. Si të përgatisni lëngun e pazisë, majdanozit dhe lulerradhiqes.

Për këtë çaj ju nevojiten: 2-3 gjethe pazi, një grusht me lulerradhiqe, një tufë e vogël majdanoz, 4-5 kërcenj selinoje, 1 kastravec, 1 mollë jeshile, gjysëm limoni, një copë e vogël xhenxhefili.

Përgatitja e lëngut të gjelbër – Për përgatitjen e këtij lëngu, ekspertët rekomandojnë që në shtrydhëse të fusni barishtet dhe erëzat të para e më pas frutat dhe perimet më të forta. Lëngu duhet pirë menjëherë sa është i freskët. Ai është shumë i shëndetshëm, sidomos në kohë virozash.

Ky lëng i jep fuqi imunitetit, përmirëson qarkullimin e gjakut, mbron rrugët e frymëmarrjes dhe për më tepër përmirëson ndjeshëm tretjen. Mund ta konsumoni disa herë në javë.

Categories
Shëndeti

Mos e përdorni majdanozin nëse keni një nga këto gjendje shëndetësore

Majdanozi është i sigurt kur konsumohet në sasi të moderuar në gatime të ndryshme. Ai është i sigurt për të rriturit edhe kur merret si ilaç. Tek disa njerëz, majdanozi mund të shkaktojë alergji në lëkurë.

Ndërsa konsumimi i majdanozit në doza të larta nuk është i sigurt, pasi mund të shkaktojë efekte të tjera anësore, si anemi apo probleme me veshkat. Gjithashtu, vaji farave të lulediellit i aplikuar në lëkurë është i pasigurt pasi mund ta bëjë lëkurën më të ndjeshme ndaj diellit dhe të shkaktojë puçrra.

Masa paraprake dhe paralajmërime:

Gratë shtatzëna dhe ato që ushqejnë fëmijën me gji – Majdanozi në ushqim është mirë, por nëse merret në doza të larta si ilaç, është i pasigurt, sidomos nëse merret gjatë shtatzënisë. Majdanozi është përdorur për të shkaktuar abort dhe për të nisur ciklin menstrual. Përveç kësaj, të dhëna shkencore tregojnë se marrja e An-Tai-Yin, një produkt bimor që përmban majdanoz, gjatë tre muajve të parë të shtatzënisë rrit rrezikun për defekte serioze në lindje. Nëse jeni shtatzënën, mjaftohuni vetëm me përdorimin e majdanozit në ushqim. Sa i përket ushqyerjes me gji, nuk dihet shumë se sa i sigurt është përdorimi i majdanozit. Është më mirë ta përdorni majdanozin vetëm në ushqim.

Diabet – Majdanozi mund të ulë nivelet e sheqerit në gjak. Kontrolloni shenjat për nivelet e ulëta të sheqerit në gjak (hipoglicemia) dhe monitoroni sheqerin në gjak në mënyrë tl kujdesshme nëse keni diabet, para se të përdorni majdanoz.

Edema (mbajtja e ujit në trup) – Ekziston frika që majdanozi mund të shkaktojë mbajtjen e sodiumit (kripës) në trup, duke rritur kështu në zhvillimin e edemës (mbajtja e ujit në trup).

Sëmundje të veshkave – Mos merrni majdanoz nëse keni sëmundje të veshkave. Majdanozi përmban substanca kimike që mund të përkeqësojnë sëmundjen e veshkave.

Kirurgji – Majdanozi mund të ulë nivelet e glukozës në gjak dhe mund të ndikojë tek kontrolli i sheqerit në gjak gjatë dhe pas procedurave kirurgjikale. Ndaloni së përdoruri majdanoz të paktën 2 javë pasi keni planifikuar një operacion.

Doza – Doza e duhur e majdanozit varet në disa faktorë, si mosha e përdoruesit, gjendja shëndetësore etj. Aktualisht nuk ka mjaftueshëm të dhëna shkencore për të përcaktuar dozën e saktë të majdanozit. Mos harroni që produktet natyrale nuk janë gjithmonë të sigurta, prandaj dozat e tyre kanë shumë rëndësi.

Categories
Lajme

Variçet mund të trajtohen edhe në shtëpi, këtu gjeni 6 mënyra natyrale

Venat varikoze ose siç i njohim ndryshe variçet janë një problem shëndetsor i përhapur gjërësisht në botë. Bëhet fjalë për një zgjerim aspak normal të damarëve të cilët dallohen lehtazi nën lëkurë. Variçet shfaqen kryesisht në zonën e pulpës së këmbës dhe të kofshës. Venat e enjtura mund të shkaktojnë një sërë simptomash të pakëndshme siç janë dhimbjet, ndjesia e djegies, rëndesës, pickimit dhe ngrirjes së këmbëve.

Nëse jeni në kërkim të mënyrave të trajtimit të variçeve në shtëpi, atëherë hidhini një sy disa sugjerimeve me kurat natyrale që mund të zbusin variçet dhe intensitetin e simptomave. Trajtimet standarde për variçet janë të shtrenjta. Për fat të mirë, në kushtet e shtëpisë mund të përgatisni disa kura kundër variçeve që janë efikase.

Uthulla e mollës – Uthulla e mollës është pjesë e një trajtimi mjaft efikas që pastron organizmin dhe përmirëson qarkullimin e gjakut. Një qarkullim normal i gjakut zbut dhe pakëson ndjeshëm variçet. Lyeni lëkurën mbi variçe me uthull molle dhe masazhojeni lehtë. Bëjeni këtë çdo mbrëmje përpara se të flini dhe sërish në mëngjes për disa muaj dhe do të vini re zvogëlim të variçeve.

Speci djegës – Speci djegës është i mrekullueshëm kundër variçeve sepse është i pasur me vitaminë C dhe bioflavonoidë të cilat ndihmojnë për qarkullimin e gjakut dhe zbutjen e dhimbjeve të variçeve. Shtoni një lugë çaji me spec djegës në një gotë me ujë të nxehtë dhe përzijeni mirë. Pijeni këtë lëng tre herë në ditë çdo ditë për dy muaj të tërë.

Vaji i ullirit – Qarkullimi i mirë i gjakut është thelbësor kundër variçeve. Masazhojeni lëkurën e variçeve me vaj ullirin për të përmirësuar qarkullimin e gjakut, ulur dhimbjen dhe zbutur dhimbjen. Përzieni sasi të barabarta të vajit të ullirit dhe vitaminës E në formë vaji. Ngroheni pak dhe masazhoni venat për disa minuta. Bëjeni këtë masazh dy herë në ditë për një deri në dy muaj.

Hudhra – Hudhra është e shkëlqyer për të pakësuar inflamacionin dhe zbutur simptomat e variçeve. Hudhra largon toksinat nga damarët dhe përmirëson qarkullimin. Vendosni gjashtë thelbinj hudhre në një kavanoz qelqi. Shtoni lëngun e tre portokalleve dhe 2 lugë gjelle me vaj ulliri. Lërini të qëndrojnë së bashku për 12 orë. Tundeni kavanozin dhe merrni disa pika për të masazhuar venat e inflamuara. Masazhin bëjeni në formë rrethore për 15 minuta. Mbështilleni zonën e masazhuar me një napë pambuku dhe mbajeni të tillë për gjithë natën. Përsëriteni këtë proces çdo ditë për disa muaj.

Farat e gështenjës së egër – Farat e gështenjës së egër janë përdorur prej shumë vitesh kundër variçeve. Ato luftojnë inflamacionin dhe enjtjen, forcojnë venat dhe zbusin variçet. Ekstrakti i gështenjës së egër përmban një substancë që njihet si asecinë që përmirëson elasticitetin dhe forcën e venave duke parandaluar çlirimin e enzimave që dëmtojnë kapilarët. Përdorni xhelin prej gështenjës së egër dhe lyeni me të zonën e prekur dy herë në ditë. Nëse e përdorni rregullisht atëherë dhimbjet dhe enjtja do të zbuten. Femrat shtatzënë dhe ato lehonë nuk duhet t’i përdorin farat e gështenjës së egër.

Majdanozi – Majdanozi është i pasur në vitamin C, një antioksidant që inkurajon prodhimin e kolagjenit. Majdanozi përmban rutinë që luan një rol kryesor në forcimin e kapilarëve dhe pakësimin e simptomave të variçeve. Zieni një tufë me majdanoz në një gotë me ujë për 5 minuta. Lëreni lëngun të ftohet dhe më pas kullojeni. Shtoni nga një pikë vaji esencial trëndafili dhe kumaku. Vendoseni solucionin në frigorifer për disa minuta. Merrni pak pambuk dhe lyeni zonën e variçeve. Bëjeni këtë çdo ditë për disa minuta që të shikoni rezultate pozitive.

Categories
Lajme

Majdanoz, kastravec ose ananas: 3 kura natyrale për pastrimin e veshkave nga toksinat

Majdanozi është një nga bimët mjekësore më të mira për shëndetin e veshkave. Majdanozi i bën ato më të forta dhe parandalon formimin e gurëve. Kjo bimë e shëndetshme i pastron ato në mënyrë natyrale nga toksinat dhe të gjitha substancat e dëmshme që kërcënojnë shëndetin e veshkave.

Në këtë artikull do të mësoni më shumë për tri kura natyrale që ndihmojnë në pastrimin e veshkave nga toksinat dhe substancat e dëmshme.

Lëngu i shëndetshëm i majdanozit për veshka të shëndetshme / Përbërësit: një tufë e vogël majdanoz, 3 gota me ujë

Përgatitja: Ngroheni ujin në një çajnik dhe përpara se të marrë valë hiqeni nga zjarri. Shtoni tufën e majdanozit dhe lëreni të rrijë në ujë për 15 minuta dhe më pas kullojeni. Këshillohet të pini dy-tre gota me çaj majdanozi çdo ditë sidomos pas çdo vakti. Mund ta pini për 30 ditë e ta përsërisni nëse është e nevojshme.

Lëng kastraveci dhe majdanozi

Veshkat punojnë fort që të pastrojnë gjakun, të eliminojnë kripën dhe elementë të tjerë të dëmshëm. Puna e tyre është shumë e vështirë, ndaj duhet t’u japim të gjithë ndihmën e mundshme. Sipas të dhënave, duke konsumuar majdanoz çdo ditë, ne ndihmojmë veshkat të pastrojnë organizmin nga toksinat.

Përbërësit: 1 kastravec, 1 tufë me majdanoz, 2 gota me ujë

Përgatitja: Përzieijini të gjithë përbërësit në një mikser deri sa lëngu të jetë kompakt dhe hollojeni sipas dëshirës. Më pas pini dy gota nga ky lëng, një në mëngjes esëll dhe një përpara se të bini për të fjetur. Pijeni për 20 deri 30 ditë.

Lëng ananasi dhe majdanozi për pastrimin e veshkave / Përbërësit: 3 feta ananasi, 2 tufa me majdanoz, 1 litër ujë

Përgatitja: Përziejini përbërësit në një mikser për 4 minuta. Lëngun mos e kulloni dhe pijeni të gjithin përgjatë gjithë ditës. Pijeni për 20-30 ditë.

Vlerat e tjera të majdanozit për shëndetin e organizmit: Majdanozi përmban minerale si kalçiumi, hekuri dhe sulfuri. Ai është një burim i shkëlqyer i vitaminës C dhe shumë vitaminave të tjera të dobishme. Konsumi i majdanozit ndihmon në forcimin e sistemit imunitar.

Categories
Lajme

Bima që mbron zemrën dhe parandalon diabetin, mund ta kultivoni edhe në shtëpitë tuaja

Kur bëhet fjalë për majdanozin, gjëja e parë që ju vjen në mendje është kuzhina. Sidoqoftë, duke qenë se është i pasur me veti terapeutike majdanozi është përdorur shekuj më parë edhe në mjekësinë tradicionale. Majdanozi është një super-ushqim i vërtetë, i pasur me lëndë ushqyese dhe në gjendje të promovojë parandalimin e sëmundjeve të shumta shëndetësore. Më poshtë gjeni përfitimet kryesore të majdanozit.

Dhimbje në kyçe – Majdanozi është një burim i pasur i antioksidantëve, siç është beta-karoteni, vitamina C dhe lëndë të tjera ushqyese, anti-inflamatore, të cilat mund të ndihmojnë në zbutjen e simptomave të artritit. Konsumimi i majdanozit shpesh ndihmon në shpejtimin e dëbimit të acidit urik, një substancë që rrit dhimbjen e kyçeve.

Zemra – Folatet e majdanozit janë të shkëlqyera për shëndetin e zemrës. Ato mbrojnë enët e gjakut duke zvogëluar rrezikun e sulmeve në zemër dhe shndërrojnë homocisteinën potencialisht të rrezikshme në molekula të padëmshme.

Anti-inflamator – Majdanozi është përdorur për shekuj me radhë në vendet mesdhetare, për të lehtësuar kafshimet e insekteve, plagët e vogla dhe dhimbjen e dhëmbëve. Sipas një studimi të kryer nga Universiteti King Saud (Arabia Saudite), majdanozi ka veti anti-inflamatore dhe hepatotoksike.

Mbrojtës – Mineralet, vitaminat dhe antioksidantët e majdanozit janë të dobishëm për forcimin e imunitetit. Vitaminat A, C, K, niacina dhe folati veprojnë drejtpërdrejt në sistemin imunitar, duke e forcuar atë. Klorofili i majdanozit ka veti antibakteriale dhe antifungale.

Diabeti – Një studim i botuar në Journal of Nutrition thotë se ushqimet e pasura me myricetin, një flavonoid, mund të zvogëlojnë rrezikun e marrjes së diabetit tip 2. Majdanozi është një nga burimet më të pasura të myricetin.

Diuretik – Majdanozi është i shkëlqyeshëm për të stimuluar trupin të eliminojë toksinat e tepërta dhe për të ulur presionin. Efektet diuretike na ndihmojnë të heqim qafe natriumin e tepërt në trup.

Categories
Receta

RECETA: Si të përgatisni pasta me arra e majdanoz

Përbërësit: makarona gruri, 2/3 filxhan me arra të copëtuara, 1/4 filxhan vaj ulliri, 5 thelpinj hudhre, gjethe majdanozi, 1/2 lugë çaji piper i freskët i zi, 1/2 lugë çaji kripë, djath i shkrirë, rukola

Si përgatitet: Merrni makaronat dhe vërini të ziejnë në tenxhere për 10-12 min. Ndërkohë merrni arrat dhe vërini në tigan të skuqen për 5 minuta, duke i përzier gjatë gjithë kohës. Hiqni makaronat nga tenxherja dhe kullojini.

Në tenxhere shtoni vaj ulluri dhe hudhër dhe vërini të skuqen pak. Më pas merrni makaronat dhe hidhini tek tenxherja me vaj e hudhra. Njëkohësisht shtoni edhe arrat, kripë, piper, majdanoz dhe përzijini mirë. Lërini në zjarr për 2-3 min duke i përzier që të mos digjen.

Hiqini nga zjarri dhe shërbejini në pjata me gjethe të rukolas, majdanozit dhe djath të shkrirë. Këshillohet të shërbehen të nxehta. Ju bëftë mirë!

Categories
Këshilla

Si ta hiqni erën e keqe të gojës, edhe kur keni larë dhëmbët dhe jeni të pastër?

Pikërisht kur nuk duhet, ndjen që diçka nuk shkon me frymëmarrjen tënde. Problem i madh, padiskutim. Edhe pse je i rregullt me larjen e dhëmbëve e gjithçka tjetër, aroma e pakëndshme e gojës është sërish aty. A ka ndonjë metodë tjetër që na ndihmon të shpëtojmë prej saj?

Mos lini asnjë vakt. Edhe pse dieta mund të mos ju duket e lidhur me freskinë e gojës, në fakt nëse ju lini një vakt pa konsumuar, stomaku fillon të punojë duke qënë bosh. Kjo shkakton çlirimin e lëngjëve gastrike të cilat mund të provokojnë aromën e rënduar të frymës.

Higjiena orale. Edhe pse mund të duket paksa banale, ky rregull duhet të ndiqet me rigorozitet. Larja e gojës mbas çdo vakti është e rëndësishme si për të shmangur aromën e pakëndshme, por edhe për tu kujdesur për shëndetin e dhëmbëve. Nëse ‘goditeni’ papritur, provoni të përdorni një sprucues frekues me efekt antibaktrerial.

Tharja e gojës. Kur goja nuk është e hidratuar sa duhet, fryma mund të bëhet e rëndë dhe e pakëndshme. Përpiquni të pini sa më shumë ujë gjatë ditës për ta evituar atë.

Majdanoz. Nëse gjendeni papritur në një situatë të tillë, provoni të përtypni disa gjethe të vogla majdanozi. Do t’ju kalojë për pak minuta. Mente. Do t’ju ndihmojë të ruani një frymëmarrje të freskët gjatë gjithë ditës.

Sherebelë. Edhe gjethet e sherebelës mund të përdoren për të njëjtin qëllim. Vitamina C. Ushqimi është më i rëndësishmi. Përpiquni të konsumoni ushqime të pasura me vitamin C për të patur gjithmonë një frymë të freskët dhe pa aromë të pakëndshme.