Categories
Lajme

Maskë kremoze për ty, nëse e ke fytyrën e thatë

Fytyrat e thata tani në dimër kanë nevojë për shumë ndihmë. Këtu në Neps.al mund t’ju japim një dorë me një maskë natyrale, efektive dhe me pak kosto.

Hidhini një sy më poshtë. Përbërësit: 1 avokado, 30 ml kos, 1 lugë gjelle vaj ulliri, 1 lugë gjelle mjaltë, 1 tas, 1 pirun

Udhëzime: Në një tas bashkoni avokadon e shtypur, kosin, mjaltin, vajin e ullirit. I përzieni mirë me një pirun. Aplikojeni maskën në fytyrën e pastër dhe e lini të veprojë për 15 minuta. Pas kësaj e lani me ujë të bollshën dhe e fshini fytyrën me një peshqir të pastër.

Categories
Këshilla

Maska me tërshërë: Aplikoje dhe zhdukjen e shpejtë të akneve mund ta bësh vetë

Në një moment të caktuar të jetës, edhe pse e ke kaluar periudhën e adoleshencës, mund të gjendesh para pasqyrës me një puçërr në fytyrë që të prish qetësinë. Është krejtësisht normale që ende të përjetojmë çrregullime të tilla të lëkurës herë pas here. Të bezdisshme janë, të gjithë e dimë, por jo e pamundur për t’i eliminuar.

Kjo maskë fytyre që prezantohet më poshtë nuk është vetëm zgjidhja e shpejtë e zhdukjes së puçrrave, por shërben edhe për një pastrim dhe hidratim të mirë të lëkurës, madje të përgatit për të gjithë javën.

Maskë me tërshërë – Tërshëra nuk është vetëm një ushqim i mirë për mëngjes, por edhe për lëkurën e fytyrës gjithashtu. Ashtu siç mban të ngopur stomakun, tërshëra ushqen dhe pastron edhe lëkurën. Për më tepër, është edhe qetësuese, kështu që do të të ndihmojë në eliminimin e skuqjeve të lëkurës. Shtimi i mjaltit në këtë recetë është mjaft efikas, sepse mjalti vret bakteret që formojnë shpërthimin e lëkurës në puçrra.

Shënim: Kjo maskë përdoret shpesh sipas nevojës. Është shumë e butë për lëkurën, ushqyese, kështu që mund ta përdorësh edhe çdo ditë.

Çfarë të nevojitet: 1/2 filxhan me ujë të ngrohtë (jo i nxehtë), 1/3 filxhan tërshërë, 2 lugë gjelle kos i thjeshtë, 2 lugë gjelle mjaltë, 1 e bardhë veze

Përdorimi: Përziej ujin dhe tërshërën dhe lëri bashkë për dy deri në tri minuta. Shto kosin, mjaltin dhe të bardhën e vezës në përzierje. Aplikoje lehtësisht të gjithë masën në fytyrë dhe mbaje rreth 10 deri në 15 minuta. Pastroje maskën me ujë të ngrohtë. Për këtë hap, është jashtëzakonisht e rëndësishme të vendosësh një filtër në lavaman, në mënyrë që të mos e bllokosh.

Categories
Këshilla

Maska me domate: Ushqen dhe rigjeneron lëkurën më shpejt se gjithçka tjetër

Rinia e përjetshme mund të jetë ëndrra e shumë vajzave, por me kalimin e kohës trupi ndalon së prodhuari kolagjenin Me reduktimin e kësaj proteine, fillojnë edhe shenjat e para në lëkurë, kryesisht tek zona e syve. Procesin natyral ne nuk e ndalojmë dot, por mund të përpiqemi ta mbajmë lëkurën përherë të freskët dhe të rigjeneruar, kështu procesi i plakjes do të jetë më i ngadaltë.

Prandaj po ju prezantojmë një maskë efektive për rudhat e para me produkte qe gjendjen në kuzhinën tuaj. Këtë herë maskën mund ta përgatisni me domate.

Ju duhet një domate mesatare, të cilën duhet ta vendosni të ziejë për maksimumi 5 minuta. Më pas hiqni lëkurën dhe tulin bëjeni pure duke i shtuar edhe 2 lugë çaji me mjaltë dhe 1 lugë çaji me lëng limoni.

Gjithë masën përhapeni në lëkurë dhe mbajeni për 15 minuta. Domatet janë të pasura me vitamina dhe lëndë si hekur, zink dhe antioksidantë. Ato mund të përdoren edhe për trajtimin e problemeve me aknet, poret e zmadhuara dhe yndyrën e tepërt. Ç’prisni për ta provuar?

Categories
Lajme

10 arsyet pse kjo maskë me kivi i duhet fytyrës tuaj me domosdoshmëri

Kivi dhe avokadot janë të dyja fruta jeshil, tropikalë, që përveçse që janë të shijshëm, janë të ngarkuar edhe me lëndë ushqyese thelbësore. Konsumimi i këtyre frutave është i shëndetshëm, por edhe aplikimi i tyre aktual ndihmon për një lëkurë të shëndetshme.

Çfarë ju duhet: 1 avokado, 1 kivi, 1 lugë gjelle mjaltë

Udhëzime: Në një enë përzieni të tri përbërësit mirë. Aplikojeni në fytyrë dhe e lini maskën të veprojë për 30 minuta. Aplikojeni maskën edhe tek zona e qafës. Shpëlajeni me ujë dhe pastroni lëkurën tuaj për të parë një shkëlqim të menjëhershëm. Kjo maskë për fytyrën funksionon jashtëzakonisht mirë për të gjitha llojet e lëkurës. Aplikojeni një herë në javë për rezultate më të mira.

Pse funksionon? Avokadot janë të pasura me antioksidantë. Ato përmbajnë alfa dhe beta-karoten. Këto komponime eliminojnë radikalet e lira, duke mbrojtur kështu lëkurën tuaj nga dëmtimet e mjedisit. Zakonisht ky dëmtim shkakton shenja të dukshme të plakjes së parakohshme. Prandaj, avokadot ndihmojnë në mbrojtjen e lëkurës dhe parandalojnë plakjen

Avokadot përmbajnë gjithashtu sasi të bollshme të vitaminave C dhe E që ndihmojnë në përmirësimin e shëndetit të lëkurës. Avokadot kanë një përmbajtje të lartë të acidit oleik, një acid yndyror që bllokon të gjithë lagështinë në epidermën e lëkurës, duke e lënë atë kështu të butë dhe të hidratuar. Duke qenë një acid yndyror omega-9, acidi oleik rigjeneron qelizat e dëmtuara të lëkurës dhe qetëson lëkurën e irrituar

Kivit si avokadot, janë të pasura me vitamina C dhe E. Ato gjithashtu përmbajnë antioksidantë. Këta elementë rinovojnë lëkurën. Vitamina E gjithashtu hidraton dhe rigjeneron qelizat e lëkurës, duke përmirësuar kështu elasticitetin e lëkurës dhe duke e bërë atë të duket rinore dhe me shkëlqim. Vitamina C është thelbësore për të prodhuar kolagjenin që mban lëkurën e fortë, por të zhdërvjellët. Këto lëndë ushqyese gjithashtu parandalojnë që lëkura të bëhet e thatë dhe e ashpër.

Kivi ka acide yndyrore omega-3 që janë thelbësore për të ruajtur shëndetin e membranës të lëkurës. Këto lëndë ushqyese luftojnë radikalet e lira, zvogëlojnë puçrrat, parandalojnë prodhimin e tepërt të sebumit dhe zbutin lëkurën tuaj.

Categories
Lajme

Mjaltë, kos dhe vezë – kjo është maska ideale për shëndetin e flokëve (si përgatitet)

Shëndeti i flokëve kërkon përkujdesje të vazhdueshme dhe ushqyerje të shëndetshme. Disa prej ushqimeve më të mira për shëndetin e flokut nga jashtë brenda janë veza, kosi dhe mjalti.

Mjalti – Mjalti ndihmon në ushqyerjen dhe zbutjen e flokut. Sa më i butë të jetë floku, aq më e vështirë do të jetë këputja e tij. Kjo e fundit ngadalëson rritjen e flokut. Mjalti është i pasur me antioksidantë të cilët mbrojnë shëndetin e flokut dhe skalpit. Për më tepër, mjalti ka efekt pastrues të flokëve.

Kosi – Acidi laktik tek kosi ndihmon në hidratimin e flokut. Për më tepër, gjatë shpëlarjes, kosi ndihmon në pastrimin e flokut prej qelizave të vdekura. Kosi ka vlera mjekësore dhe kozmetike që ndikojnë në shëndetin e rrënjëve, majave dhe skalpit. Vitamina B12 ndihmon në rritjen e flokut dhe parandalojnë rënien e tij.

Veza – Ushqyesit që gjenden tek veza janë të njëjtët që gjenden tek një flok i shëndetshëm dhe plot shkëlqim. E verdha e vezës ndihmon kundër rënies së flokut, flokëve të brishtë dhe për rritjen e tyre.

Për këtë maskë ju nevojiten: 2 vezë, 1 lugë gjelle me mjaltë, 2 lugë gjelle me kos.

Përgatitja e maskës – Rrihini vezët në një enë të thellë qelqi. Shtoni një lugë gjelle mjaltë dhe dy lugë gjelle me kos. Përziejini përbërësit mirë deri sa të formohet një masë kremoze dhe e butë. Maskën aplikojeni në skalpin e kokës dhe në të gjithë gjatësinë e flokut.

Atë duhet ta mbani për 20 minuta dhe më pas kokën duhet ta lani me ujë të ftohtë ose të vakët. Uji i nxehtë e mpik vezën dhe do ta keni të vështirë ta lani nga flokët. Kjo maskë do ketë një efekt zbutës për flokun. Ajo është perfekte për flokët që janë me yndyrë në zonën e rrënjës dhe të thatë në maja.

Categories
Lajme

Para apo pas dushit, kur duhen bërë trajtimet e fytyrës?

Nëse i aplikoni maskat menjëherë pasi keni dalë nga dushi, lëkura juaj do t’i thithë të gjithë vlerat dhe mineralet e saj menjëherë. Trajtimet e fytyrës janë gjithnjë të nevojshme për të pasur një lëkurë sa më të butë dhe të re. Më të mirat ndër to janë sigurisht trajtimet natyrale, të përgatitura në shtëpi me baze frutash, perimesh apo vajrash bimore. Përveçse e bëjnë fytyrën të ndihet më e rigjeneruar, maskat kanë veti purifikuese dhe pastruese të thellë për poret.

Para apo pas dushit

Që fytyra duhet të jetë e pastër para se ta trajtoni atë me produkte apo maska të ndryshme kjo është e padiskutueshme. Gjithsesi ekziston gjithnjë dilema nëse ato duhen aplikuar para apo pas dushit.

Sipas ekspertëve të lëkurës periudha më e mirë është pas dushit dhe ka disa arsye për këtë. Gjatë kohës kur ju laheni me ujë të ngrohtë, poret e lëkurës tuaj hapen dhe pastrohen tërësisht nga avulli. Nëse i aplikoni maskat menjëherë pasi keni dalë nga dushi, lëkura juaj do t’i thithë të gjithë vlerat dhe mineralet e saj menjëherë.

Si ta aplikoni për pastrim sa më të mirë – Pasi të dilni nga dushi, thajeni fytyrën tuaj me kujdes dhe përgatiteni atë për të vendosur maskën tuaj të preferuar. Sipas dëshirës mund të përdorni ndonjë pastë pastruese të thjeshtë për të larguar tërësisht papastërtitë e fytyrës.

Këtë mund ta bëni duke përzier dy lugë sheqer me një lugë vaj ulliri. Pasi të jetë formuar një pastë me kokrriza, fërkojeni lehtë me gishta në fytyrë. Këtë proces kujdesuni ta bëni ngadalë në mënyrë që të mos e dëmtoni lëkurën delikate të fytyrës.

Më pas vendosni me kujdes maskën e përzgjedhur, duke evituar pjesën poshtë syve dhe sipër buzës. Ky hap këshillohet, pasi duke qenë dy pjesë lëkure shumë delikate mund të krijojnë alergji të ndryshme. Për të mbajtur gjithnjë një lëkurë sa më të shkëlqyeshme, të shëndetshme dhe plot rini aplikoni të paktën një apo dy herë në javë maska fytyre.

Categories
Receta

Maska me oriz është efikase kundër plakjes: Si ta përgatisni në shtëpi

Orizi vlerësohet sidomos në recetat për kujdesin ndaj bukurisë së femrave japoneze. Në kombinim me mjaltin, siguron një lëkurë të ripërtërirë të fytyrës. Është i pasur me vitaminat e grupit B, të cilët stimulojnë rritjen e qelizave, parandalojnë ose ngadalësojnë plakjen e tyre si dhe përmirësojnë furnizimin me gjak në lëkurë.

Kjo maskë shëruese me oriz, qumësht dhe mjaltë, do të bëhet maska juaj e preferuar, sepse pas përdorimit të saj lëkura bëhet më e butë dhe më me shkëlqim.

Përgatitja – Merrni 2-3 lugë supe me oriz dhe e zieni në mënyrë të zakonshme, derisa në momentin kur orizi të jetë zbutur. Ujin në të cilin është zier orizi, të cilin më pas do ta përdorni, e vendosni në një tepsi apo enë të veçantë.

Orizin e zier e mbushni me ujë dhe aty shtoni edhe një lugë me qumësht të ngrohtë. Masën e përzieni derisa të bashkohet dhe e shtoni edhe një lugë të madhe me mjaltë. Maskën e vendosni në lëkurën e fytyrës dhe në qafë. Pas gjysmë ore me kujdes e largoni maskën dhe e shpëlani fytyrën me ujin e orizit.

Përveç dobive të shumta që sjell orizi, uji i orizit të zier po ashtu në mënyrë të shkëlqyeshme, hidraton lëkurën e fytyrës, përmban antioksidues dhe absorbon përbërësit e shkaktuar si pasojë e rrezeve të dëmshme ultra vjollcë të diellit.

Për më shumë, orizi parandalon formimin e melaninës dhe kështu parandalon shfaqjen e njollave. Ujin e orizit mund ta ruani në frigorifer për rreth katër ditë. Mund ta përdorni në mëngjes dhe në mbrëmje si losion për fytyrë. Mund edhe ta ngrini në akull dhe ta përdorni për pastrimin e fytyrës

Categories
Këshilla

Pyetja 1 milion dollarëshe: maska e fytyrës para apo pas dushit?

Nëse i aplikoni maskat menjëherë pasi keni dalë nga dushi, lëkura juaj do t’i thithë të gjithë vlerat dhe mineralet e saj menjëherë. Trajtimet e fytyrës janë gjithnjë të nevojshme për të pasur një lëkurë sa  më të butë dhe të re.

Më të mirat ndër to janë sigurisht trajtimet natyrale, të përgatitura në shtëpi me baze frutash, perimesh apo vajrash bimorë. Përveçse e bëjnë fytyrën të ndihet më e rigjeneruar, maskat kanë veti purifikuese dhe pastruese të thellë për poret.

Para apo pas dushit – Që fytyra duhet të jetë e pastër para se ta trajtoni atë me produkte apo maska të ndryshme kjo është e padiskutueshme. Gjithsesi ekziston gjithnjë dilema nëse ato duhen aplikuar para apo pas dushit.

Sipas ekspertëve të lëkurës periudha më e mirë është pas dushit dhe ka disa arsye për këtë. Gjatë kohës kur ju laheni me ujë të ngrohtë, poret e lëkurës tuaj hapen dhe pastrohen tërësisht nga avulli.

Nëse i aplikoni maskat menjëherë pasi keni dalë nga dushi, lëkura juaj do t’i thithë të gjithë vlerat dhe mineralet e saj menjëherë. Si ta aplikoni për pastrim sa më të mirë – Pasi të dilni nga dushi, thajeni fytyrën tuaj me kujdes dhe përgatiteni atë për të vendosur maskën tuaj të preferuar. Sipas dëshirës mund të përdorni ndonjë pastë pastruese të thjeshtë për të larguar tërësisht papastërtitë e fytyrës.

Këtë mund ta bëni duke përzier dy lugë sheqer me një lugë vaj ulliri. Pasi të jetë formuar një pastë me kokrriza, fërkojeni lehtë me gishta në fytyrë. Këtë proces kujdesuni ta bëni ngadalë në mënyrë që të mos e dëmtoni lëkurën delikate të fytyrës.

Më pas vendosni me kujdes maskën e përzgjedhur, duke evituar pjesën poshtë syve dhe sipër buzës. Ky hap këshillohet, pasi duke qenë dy pjesë lëkure shumë delikate mund të krijojnë alergji të ndryshme.

Për të mbajtur gjithnjë një lëkurë sa më të shkëlqyeshme, të shëndetshme dhe plot rini aplikoni të paktën një apo dy herë në javë maska fytyre.

Categories
Këshilla

Ju prezantoj me maskën efikase për të larguar thinjat

Problemi më i madh i femrave është dalja e thinjave. Kjo maske forcon floket por më tepër të mbulon thinjat. Kjo maskë nuk ka shpenzime dhe mund të realizohet nga piperi i zi. Floket do të kenë shkëlqim…

Në vendet e Lindjes, në mënyrë tradicionale përdoret piperi i zi për parandalimin e shfaqjes së flokëve të thinjura. Për të realizuar këtë maskë: 1 gram piper të zi e përzieni me gjysmë filxhani kos, gjysmë luge lëng limoni dhe po aq vaj bajameje.

Këtë masë të përgatitur nga përzierja e piperit, kosit, limonit dhe vajit të bajameve, vendoseni në flokë, masazhojeni mirë e kështu mbajeni gjysmë ore, dhe pastaj shpëlani flokun tuaj me ujë të vakët.

Këtë maskë, përdoreni 2 herë në javë. Ajo do të nisë t’ju kthejë menjëherë pas javës së parë, ngjyrën origjinale flokëve dhe do të pengojë shfaqjen e mëtejshme të qimeve të thinjura.

Categories
Lajme

Maska me niseshte dhe qumësht – ideale për një lëkurë rinore

Produktet natyrale janë gjithnjë përbërësit më të rëndësishëm të shumë kurave dhe trajtimeve për bukurinë. I tillë është rasti i qumështit që duke u kombinuar me niseshtenë e misrit ofron një maskë fantastike për një lëkurë me shkëlqim rinor.

Niseshteja e misrit përmban vitaminë A që ndihmon në eliminimin e njollave në fytyrë por edhe hekur dhe kalcium, dy minerale të dobishme për rigjenerimin e qelizave. Ajo është veçanërisht i rekomandueshëm për lëkurat e yndyrshme. Kjo niseshte ndihmon në pastrimin e fytyrës nga yndyra e tepërt dhe rregullon nivelin e prodhimit të yndyrës nga lëkura. Maska e niseshtesë së misrit me qumësht ofron shumë proteinë që i jep lëkurës kolagjen. Ky i fundit mirëmban lëkurën dhe ruan freskinë e rininë e saj.

Maska me niseshte misri dhe qumësht për lëkurën: 2 lugë gjelle me niseshte, 1 lugë gjelle me mjaltë, 3 lugë gjelle me qumësht.

Merrni një enë qelqi dhe përzjejini të gjithë përbërësit në mënyrë të njëtrajtshme deri sa të përfitoni një pastë solide e kremoze. Lajeni fytyrën dhe thajeni me kujdes. Vendoseni maskën në zonën e qafës dhe në të gjithë fytyrën përveç zonës së syve.. Shtresa e maskës duhet të jetë e trashë për një mbulim dhe ndikim të mirë. Mbajeni maskë në fytyrë për të paktën 20 minuta ose deri sa ajo të thahet.

Më pas lajeni me ujë të ftohtë. Nëse keni vështirësi në pastrimin e maskës, merrni një peshqir të vogël për fytyrë, lageni me ujë të ftohtë dhe vendoseni në fytyrë. Kësisoj do të hiqni pjesën më të madhe të maskës dhe më pas mund ta shpëlani lehtë. Kjo maskë duhet bërë një herë në javë. Pas aplikimeve të përsëritura do të vëreni se si lëkura e fytyrës është e butë, plot dritë dhe më e re.