Categories
Receta

Avokado, mjaltë dhe tërshërë: Kjo maskë do e bëjë lëkurën tuaj më të butë

Hidratimi është shumë i rëndësishëm për lëkurën tuaj, pasi një lëkurë jo e hidratuar duket pa jetë dhe ju tregon edhe më të mëdha në moshë nga sa jeni. Kremrat hidratues në treg janë të shumtë, megjithatë një maskë në kushte shtëpie me përbërës 100% natyralë do t’ju ndihmojë të keni një lëkurë të ushqyer dhe të hidratuar.

Përbërësit që ju duhen: 1/2 avokado, 1 lugë gjelle mjaltë, 1 dorë tërshërë

Duket si një mëngjes i bukur për t’u fotografuar, nga ata të shohim në Instagram, por në fakt këta përbërës funksionojnë shumë mirë për lëkurën e fytyrës tuaj. Mjalti është një hidratues shumë i mirë, si dhe ndihmon në rigjenerimin e lëkurës së dëmtuar. Tërshëra është shumë e mirë për të ushqyer dhe qetësuar lëkurën e acaruar. Përzieni mjaltin dhe tërshërën me gjysmë avokadoje (vetitë e së cilës njihen gjerësisht) të bërë pure.

Lëreni për 15 minuta dhe më pas shpërlajeni me ujë të bollshëm. Lëkurën do ta ndjeni menjëherë më të butë dhe më të hidratuar.

Categories
Këshilla

Maska me kastravec, receta që ju ndihmon së tepërmi

Kastraveci rekomandohet shumë të aplikohet edhe në zonën e syve kundër rrathëve të zinj dhe në të gjithë fytyrën sepse është i pasur me biotinë dhe vitaminat A, B1 dhe C. Duke qenë se 96 përqind e kastravecit përbëhet nga uji, kjo nënkupton që falë tij, lëkura është më e hidratuar.

Kastraveci njihet si qetësues natyral i lëkurës e sidomos asaj të fytyrës, duke e mbushur me antioksidantë që largojnë rrudhat dhe thatësinë e dëmshme. Çfarë ju duhet: 1 kastravec i vogël dhe 2-3 lugë gjelle kos.

Përgatitja e maskës: Për të krijuar këtë maskë siç edhe e lexuat duhen vetëm dy përbërës dhe mund të nisni nga puna.Grini kastravecin hollë në rende dhe vendoseni në një enë.Më pas shtoni po aty edhe kosin dhe përzieni mirë me lugë të gjithë masën.

Më pas këtë masë aplikojeni menjëherë mbi lëkurë të pastër në mënyrë të njëtrajtëshme.Sigurohuni që ajo të mbulojë të gjithë fytyrën njësoj dhe shtrihuni të pushoni diku, në mënyrë që të evitoni ndotjen e ambientit përreth apo rrobave me kos.

Këtë trajtim mbajeni mbi fytyrë për 5-10 minuta derisa të thahet e më pas shpëlani fytyrën me ujë të bollshëm.Ju rekomandojmë që këtë trajtim ta bëni të paktën 3-4 herë në javë për të larguar entjet, fryrjet dhe për t’i dhënë shumë hidratim fytyrës tuaj.

 

Categories
Këshilla

Si të bëni një maskë natyrale me kungull për fytyrën

“Kungulli ka shumë përfitime,” tha për Prevention Ava Shamban, një dermatologe e certifikuar me bazë në Kaliforni. “Kunguli përmban vitaminë A, C dhe E, të cilat hidratojnë, forcojnë dhe mbrojnë lëkurën.”

Përbërësit e recetës së saj: 2 filxhanë me kungull pure, 4 lugë gjelle me kos të thjeshtë, 1/3 filxhan me bajame të bluara imët, 4 lugë gjelle me mjaltë, ¼ lugë me vaj ulliri

Përgatitja: Përzieni të gjithë përbërësit derisa të krijohet një masë homogjene. Vendoseni në lëkurë të pastër dhe lëreni të veprojë për afro 10 minuta. Pjesën tjetër të maskës mund ta vendosni në frigorifer.

Categories
Këshilla

Kjo është maska më e famshme e momentit, por a është vërtet efektive?

Të kujdesesh për fytyrën nuk nënkupton të paguani shifra të çmendura për trajtime estetike, maska apo kremëra të ndryshëm. Ndonjëherë zgjidhja e shumë problemeve është parasyve tanë, por thjesht ju duhet një guidë e duhur.

Sot do ju njohim me një maskë çudibërëse, më saktë një trend i fundit dhe shumë i përhapur në Instagram, ku përbërësi kryesor është patatja. Patatja ka në përmbajtjen e saj vitaminë C, karbohidrate dhe niseshte vegjetale, të gjitha këta përbërës janë shumë të ushqyeshëm për lëkurën dhe janë arma më e fortë kundër shenjave të akneve.

Merrni një patate të vogël dhe priteni në feta të holla 3cm, fërkoni me to fytyrën dhe më pas përhapni fetat në të gjithë fytyrën. Lidhini me fasho duke lënë të lirë hapësirën tek goja, hunda dhe sytë dhe lëreni të veprojë gjatë tërë natës. Ose nëse ju bezdisin fetat e patates, grijeni në rende të gjallë dhe masën e përftuar vendoseni në lëkurë. Të nesërmen në mëngjes lani fytyrën me ujë të ftohtë. Do të habiteni me rezultatin.

Përveç vitaminës C, patatja përmban kalium, bakër dhe squfur, të cilët arrijnë të depërtojnë thellë në lëkurë duke eleminuar toksinat dhe papastërtitë e ndryshme dhe duke reduktuar shenjat nga aknet. /Living