Categories
Këshilla Shëndeti

Më lejoni t’ju këshilloj: Këto janë 6 gabimet që po ngadalësojnë metabolizmin tuaj

Gabimet që bëni me metabolizmin tuaj janë të shumta, sepse njerëz jemi dhe nuk mund të jetë mendja kudo. Gjithsesi, janë disa gabime që nuk duhet t’ia falni vetes. Duhet të gjeni mënyrën dhe të mos i përsëritni më. Ose, të mos i përsëritni shumë shpesh.

Merrni shumë kalori – Në fillim merrni shumë kalori e pastaj i ndërprisni fare. E vërteta është se kjo mund ta bëjë më të vështirë humbjen e peshës dhe mirëmbajtjen e peshës. Balanca është çelësi!

Shmangni proteinat – Proteinat rrisin metabolizmin më shumë sesa yndyrnat apo karbohidratet. Marrja e sasisë së proteinave ndihmon në humbjen, por edhe ruajtjen e një peshe konstante.

Jeta sedentare – Të jesh inaktiv, do të thotë që po humb pak ose aspak kalori. Përpiquni të ecni sa më shumë dhe të rrisni në përgjithësi aktivitetin fizik.

Nuk po bëni gjumë mjaftueshëm – Madje nuk mjafton të plotësosh vetëm orët e gjumit. Ky gjumë duhet të jetë cilësor, sepse kështu do të ndihmojë edhe metabolizmin të ketë ritmin e duhur.

Konsumi i pijeve me sheqer – Fruktoza tek këto pije, ul funksionimin e metabolizmit dhe është shkaku numër 1 i dhjamit rreth belit tuaj apo në mëlçi.

Nuk i trajnoni muskujt – Trajnimi i masës muskulare përmirëson së tepërmi metabolizmin tuaj, teksa ju humbisni peshë dhe plakeni (pra rriteni në moshë).

Categories
Shëndeti

Si ta kuptoni nëse keni një metabolizëm të mirë në 6 pika

Nëse doni të keni një formë të përsosur fizike është e rëndësishme që metabolizmi të funksionojë mirë. A keni menduar ndonjëherë nëse juaji funksionon mirë? Më poshtë janë disa simptoma që nuk duhet të nënvlerësohen.

Shëndosheni dhe dobësoheni shumë shpejt ose shumë ngadalë? Ndonjëherë ndiheni të fryrë pa ndonjë arsye? Mund të varet nga metabolizmi. Metabolizmi është kompleksi i reaksioneve kimike që konvertojnë kaloritë në energji. Pra, nëse ky proces funksionon mirë është shumë e thjeshtë të kesh një formë të mirë fizike. Ja si të kuptoni nëse metabolizmi juaj është mirë ose nëse duhet të kontaktoni një mjek; nuk është diçka serioze, por të paktën mund të veproni për ta rikthyer në ekuilibër.

1.Keni gjithmonë dëshirë për sheqer ose niseshte.

Një dëshirë e fortë për këto ushqime është e barazvlefshme me kërkesën e organizmit për energji të plotë. Nëse keni dëshira të vështira për t’u kontrolluar, edhe pse hani dhe flini mjaftueshëm, ndoshta keni një metabolizëm disi të çekuilibruar.

2.Jeni gjithmonë të lodhur.

Shkaqet e lodhjes janë shumë: lodhja mund të shkaktohet nga shumë faktorë: stresi, ditë e zënë ose thjesht mungesa e gjumit. Mes këtyre shkaqeve, ka edhe procese metabolike shumë të ngadalta dhe trupi ka shumë vështirësi në procesin e konvertimit të ushqimit në energji.

3.Shëndosheni edhe pse hani në mënyrë të ekuilibruar.

Nëse kjo ndodh, bisedoni me mjekun e familjes. Një analizë e thjeshtë gjaku tregon nëse keni probleme me metabolizmin apo jo. Ka mijëra trajtime për t’i zgjidhur ato.

4.Keni lëkurë dhe flokë të thatë.

Përveçse shkaktohet nga hidratimi i dobët, thatësia e flokëve dhe e lëkurës është një simptomë e metabolizmit jofunksional. Trupi nuk arrin t’i mirëmbajë si duhet qelizat e flokëve dhe lëkurës.

5.Shpesh keni ftohtë.

Proceset metabolike duke krijuar energji, prodhojnë energji që ngroh trupin. Nëse ndjeni vazhdimisht të ftohtë, kjo ndoshta ndodh për shkak të metabolizmit të ngadaltë.

6.Keni shpesh ndryshime humori.

Ndryshimet e humorit mund të shkaktohen nga shumë arsye të ndryshme. Midis tyre është edhe metabolizmi i ngadalshëm. Nëse e keni këtë simptomë së bashku me të tjerat në këtë listë, përpiquni të hetoni njëherë metabolizmin tuaj së bashku me mjekun.

Categories
Dieta Shëndeti

4 arsye kryesore që do t’ju bindin të nisni një dietë në çift

“Mjaft më, nga sot dietë”. Sa herë e keni thënë dhe keni hequr dorë vetëm pak më pas? U ka nodhur të gjithëve dhe nuk ka asgjë për t’u turpëruar, sepse fillimi i një regjimi ushqimor hipokalorik nuk është aspak i thjeshtë dhe pothuajse asnjëherë s’ka të bëjë me urinë ose me të qenit llupës. Shumë më shpesh, prek akordet psikologjike të cilat janë të vështira për t’u menaxhuar.

Nëse qëllimi juaj pra, është të riktheheni në formë, por misioni duket më i vështirë nga sa pritej, mos u dekurajoni: është normale. Sidoqoftë, ekziston një mënyrë për t’u përpjekur që ta bëni udhëtimin tuaj më të lehtë: E keni menduar ndonjëherë të përfshini edhe një person tjetër?

Idale do të ishte ta bënit me partnerin tuaj, por mund të zgjidhni edhe nënën, babanë, motrën, miqtë, për sa kohë të dy ju keni dëshirë të ndërmerrni këtë sfidë.

Përfitimet e një diete në çift

Studime të ndryshme kanë zbuluar se ndjekia e një diete në çift ka avantazhe të mëdha. Ka pasur shumë raste kur partnerët mbështesin njëri-tjetrin në një regjim ushqimor të caktuar, si për shembull burra që suportojnë gratë e tyre shtatzëna dhe rezultatet kanë qenë shumë të mirë. Mund të keni arsye pa fund për të nisur një dietë së bashku, por ajo që duhet të dini është se ndjekia e një regjimi dietik në çift ndihmon të mos bini nën tundimet që keni për shembull, kur personi me të cilin ndani tryezën ha një picë, ndërsa ju keni vetëm një pjatë sallatë përpara.

1. Ruan aspektin e bashkëndarjes

Një nga vështirësitë më të mëdha në mbajtjen e një diete ushqimore, është pajtimi me konceptin e bashkëndarjes. Sa herë keni dalë për darkë me miqtë për të kaluar një mbrëmje me shoqërinë, madje edhe nëse s’ju hahet? Kjo ndodh sepse kulturalisht, ushqimi shoqërohet edhe me miqtë, argëtimin, në krahasim me dietën e cila përjetohet si një moment i vetmuar dhe i trishtuar. Sipas ekspertëve, ndarja e saj me një person mund ta heqë këtë barrë dhe t’i shndërrojë vështirësitë në pika të forta që përveçse janë të dobishme për procesin e dobësimit, mund të rrisin edhe harmoninë në çift.

2. Ndihmon në kapërcimin e problemeve praktike

Ndjekia e një diete në çift, përveç të qenit e dobishme nga pikëpamja nutricionale, është e tillë edhe nga pikëpamja praktike, sepse lehtëson ngarkesat, duke filluar me blerjet, të cilat mund të bëhen së bashku dhe me më pak shanse për gabime fatale. Në fakt, nëse ndiqni një regjim ushqimor të njëjtë është shumë e lehtë të mos vendosni tundimet e rrezikshme në karrocën e supermarketit.

E njëjta gjë vlen edhe për përgatitjen e pjatave. Të shohësh kuzhinën si një pikë takimi dhe të gatuash bashkë si një moment për të ndarë të njëjtat gjëra, gjallëron sfidat e vogla kulinare dhe mund të jetë një ndihmë e madhe. Përveç kësaj, përpilimi i menusë së vakteve gjithashtu duke marrë parasysh edhe nevojat e tjetrit, do ta bëjë këtë ‘detyrë’ të duket më pak e vështirë dhe mund t’ju joshë të filloni të bëni edhe aktivitet fizik së bashku. Është një hap që ndjek një regjim ushqimor të shëndetshëm.

3. Një dietë është gjithmonë një zgjedhje personale

Një dietë në çift mund të ndihmojë në kapërcimin e momenteve të krizave, por motivet për të ndjekur një regjim të tillë duhet të jenë gjithmonë individuale. Personi që e ndërmerr atë, duhet të jetë i bindur për vete dhe më pas të përfshijë dhe dikë tjetër. Shpesh bëhet për t’i bërë qejfin partnerit, por kur dikush nuk vepron për të përmbushur një nevojë personale, shanset e suksesit zvogëlohen në mënyrë drastike.

4. Mbështesni veten pa garuar

Edhe kur kjo zgjedhje është e vetëdijshme, nuk duhet të gaboni të mendoni se duhet të ndiqni hapat me të njëjtin ritëm sepse çdo njeri ka nevoja dhe problematika të ndryshme. Edhe pse ushqimet janë të ngjashme, porcionet sigurisht do të jenë të ndryshme sepse meshkujt kanë nivele më të larta të testoteronit dhe më shumë masë muskulare.

Kjo rezulton në një metabolizëm më të shpejt se gratë, të cilat hunbin peshë më pak edhe për shkak të ndryshimeve hormonale mujore, prandaj për ta bërë këtë, duet të hanë shumë më pak. Pikërisht për këtë arsye, është thelbësore të mbani mend që të mos e ktheni dietën në një sfidë sepse rezultatet mund të mos jenë të njëjta, ose të arrihen në të njëjtën kohë, pavarësisht nga angazhimi.