Categories
Lajme

Ushqime që përmirësojnë fertilitetin tek gratë (LISTA)

Për gratë që kanë vështirësi në konceptimin e një fëmije, është shumë e rëndësishme të konsultohen me një specialist të fertilitetit nëse nuk arrijnë dot të mbeten shtatzënë pas një viti përpjekjesh.

Ka shumë arsye pse konceptimi nuk ndodh dhe në disa raste duhet marrë parasysh konsumimi i sa më shumë ushqimeve që rrisin shanset për konceptim. Duke përfshirë ushqimet e mëposhtme në dietënt tuaj, mund ta keni më të lehtë të mbeteni shtatzënë.

Orizi kaf – I pasur me karbohidrate kompleks, orizi kaf ndihmon gratë për të pasur një ovulacion të rregullt. Një tjetër gjë pozitive është se orizi kaf i servirur rregullisht në tavolinë furnizon trupin me folate, një nutrient shumë i rëndësishëm edhe për zhvillimin e fetusit sepse lufton defektet e tubit neural.

Qumështi i plotë – Përveçse siguron kocka të forta, kalciumi i gjendur tek qumështi i plotë është optimal për shëndetin riprodhues. Shumë gra që kanë pasur probleme me konceptimin kanë dalë garant për efektivitetin e të pirit një gotë me qumësht çdo ditë. Kjo pije gjithashtu furnizon trupin me nurtientët e duhur gjatë shtatzënisë.

Vaji i ullirit – Falë faktit që është shumë i pasur me antioksidantë, vaji i ullirit ndihmon në përmirësimin e fertilitetit. Po si? Antioksidantët e gjendur në të luftojnë inflamacionin, një gjendje e lidhur me shumë probleme shëndetësore si obeziteti, diabeti, sëmundjet e zemrës, kancerin dhe probleme të tjera të fertilitetit.

Portokajtë – Si burrat dhe gratë mund të përfitojnë nga konsumimi i portokajve nëse dëshirojnë të kenë një bebe. Kjo për shkak se vitamina C e gjendur tek to ndihmon në përmirësimin e fertilitetit. Burime të tjera të shkëlqyera të nutrientit në fjalë përfshijnë specat, guavat, kivit, frutat e pyllit, papajat, domatet, lakrën kale, bokolin, lakrat e Brukselit.

Bananet – Të vlershme gjithë vitin, ngrënia e bananeve e përmirëson shëndetin riprodhues. Kjo është arsyeja pse këto fruta në fjalë, të cilat përmbajnë vitaminë B6, një nutrient që rregullon hormonet, duke e bërë më të lehtë konceptimin tek gratë. Edhe tek burrat bananet ndihmojnë në përmirësimin e cilësisë së spermës.

Vezët – Falë selenit të pranishëm në salmon, edhe vezët edhe sperma mund të jenë të mbrojtur nga dëmtimi që shkaktojnë radikalet e lira. Salmoni është gjithashtu i pasur me acide yndyrore omega-3 të cilat janë shumë të rëndësishme në rregullimin e hormoneve. Burime të tjera të acideve yndyrore omega 3 përfshijnë edhe peshq të tjerë si sardelet, toni, trofta, harenga, etj.

Fasulet e zeza – Veçanërisht nëse vuani nga probleme imunologjike ose sindroma ovariale e policisteve, të dyja shkaqe që e bëjnë të vështirë konceptimin, është një ide e mirë të përfshini fasulet e zeza në dietën tuaj. Kjo sepse përmbajtja e lartë në fibra ndihmon në rregullimin e niveleve të sheqerit në gjak dhe në shëndetin e fetusit.

Bajamet – Vitamina E është e njohur për ndihmesën që jep në përmirësimin e cilësisë së spermës tek meshkujt. Prandaj duke konsumuar një vakt të ndërmjetëm bajamesh, burrat marrin edhe vitaminën E. Burime të tjera ekselente të saj janë fistikët, arrat amerikane, tofu, spinaqi, avokadoja, farat e lulediellit.

Midhjet – Zinku i gjendur me shumicë tek midhjet ndihmon në përmirësimin e niveleve të testosteronit tek gratë. Ky mineral është esencial edhe për cilësinë e spermës. Gratë që po përpiqen të konceptojnë një fëmijë, duhet gjithashtu të konsumojnë midhje për të luftuar problemet me parregullsitë e ciklit menstrual.

Categories
Këshilla

Anila flet për midhjet: Ja nga çfarë ju mbrojnë!

Midhjet kur konsumohen krudo mund ta kenë guackën e mbyllur dhe plot me baltë. Lërini për disa minuta në një tas me ujë të ftohtë. Më pas me një furçë ose sfungjer pastrojini sipërfaqet e guackave që të hiqni çdo papastërti.

Nëse dëshironi t’i hapni të gjalla, fusni një thikë mes 2 shtresave dhe me lëvizje të kujdesshme hapini. Futeni thikën poshtë tulit dhe me shumë kujdes se mos e prishni, shkëputeni nga guacka.

Midhjet përmbajnë vitaminën B-12 që së bashku me acidin yndyror mbrojnë trurin dhe ruajnë kujtesën me kalimin e moshës. Ato janë të pasura edhe me minerale të tjera, për të cilat truri ka shumë nevojë. Midhjet lehtësojnë qarkullimin e shëndetshëm në organet e rëndësishme dhe muskujt duke forcuar enët e gjakut dhe përmirësuar rrjedhjen e tij.

Këshillohet të konsumoni midhje që të garantoni një sistem qarkullues të shëndetshëm. Në një racion prej 85 gramësh do të gjeni 340% të dozës së rekomanduar ditore të vitaminës B-12, një sasi domethënëse që bën ndryshim në organizëm.

Kjo vitaminë është aq e nevojshme për trurin, saqë mungesa e saj edhe në sasi tepër të vogla shkakton dobësi në përqendrim, probleme me kujtesën dhe humor të keq.

Categories
Receta

Receta e ditës – Supë me midhje dhe qumësht

Përbërësit: 1 kg midhje të pastruara, por me guaska, 2 gota lëng zarzavatesh ose verë të bardhë, 400 ml qumësht kokosi, 1 lugë kafeje salce Curry, 4 karrota, 2 cm xhenxhefil i freskët, 5 qepë të njoma, 2 degë selino, 2 thelpinj, hudhër, majdanoz i freskët, 60 g gjalpë, feta buke të zezë, kripë

Zarzavatet i qërojmë dhe i presim në kubikë të vegjël. Vendosim në sobë një tenxhere me pak gjalpë dhe skuqim aty zarzavatet bashkë me hudhrën dhe xhenxhefilin, të cilat i shtojmë pasi i kemi shtypur me shtypësin e hudhrave. Shtojmë më pas lëngun e valuar të perimeve ose verën, Curry-n dhe midhjet. Pas 10-15 minutash, guaska e midhjeve do të hapet dhe në këtë moment do të shtojmë qumështin e kokosit.

I lëmë të marrin valë së bashku me qumështin dhe pas pak minutash fikim sobën. I lëmë në tenxhere për disa minuta dhe më pas i shërbejmë me majdanoz të freskët dhe feta buke të thekura.