Categories
Shëndeti

Mjaltë me spec djegës: kombinim fantastik për shëndetin

A e keni provuar ndonjëherë mjaltin me spec djegës? Është i ëmbël dhe i zjarrtë. Ka një shije, e cila duket sikur të ka munguar gjithë jetën. Në lugën e parë, ëmbëlsia e mjaltit të zgjon qiellzën ndërkohë që pak çaste më vonë përjeton nxehtësinë e papërmbajtur të specit djegës. Thënë shkurt, një kombinim i jashtëzakonshëm.

Duke marrë në konsideratë faktin që specat qëndrojnë shumë pak në përqafimin e ëmbël të mjaltit të ngrohtë, djegësia që ata çlirojnë është befasuese dhe ndjellëse.

Ata që janë të dhënë pas mënyrave të shëndetshme të pastrimit të organizmit, do të gëzohen kur të mësojnë se mjalti me spec djegës është një metodë pastrimi shumë popullore e cila përpos të gjithave ndihmon në rënien në peshë.

Speci djegës është përdorur prej shumë kohësh kundër disa problemeve shëndetsore përfshirë këtu urthin, kllapinë, ethet, sëmundjet e stomakut, temperaturën, problemet me tretjen, fryrjet e stomakut, problemet me fytin, çrregullimet hormolane, të vjellat, bajamet dhe difterinë.

Detoksifikimi i organizmit nëpërmjet kësaj formule shpesh njihet si ‘dieta e lemonatës.’ Në këtë artikull do të mësoni për vlerat dhe efektet e kësaj metode pastruese për organizmin.

Në mënyrë që ta kuptoni këtë metodë, duhet të dini që përbërësit janë ushqime natyrale të jetës së përditshme, ndaj nuk përbëjnë ndonjë rrezik për trupin. Metoda e pastrimit ka të bëjë me ushqyerjen me lëngje.

Duhet të pini 1 lugë çaji mjaltë dhe spec djegës të tretur në një gotë ujë të ftohtë ose të vakët të paktën tetë herë në ditë. Disa njerëz përdorin edhe limonin për një shije më të mirë.

E gjithë metoda e pastrimit synon të çlirojë trupin nga kthetrat e radikaleve të lira që akumulohen në trup dhe rikthimin në normalitet të sistemit tretës. Nëse e pini limonatën në fjalë për tre deri në katër ditë, shëndeti juaj do të forcohet ndjeshëm. Sidoqoftë, është e udhës që të diskutoni për këtë çështje me mjekun dhe të mos ndërmerrni aktivitete fizike. Kura ka nevojë për pushim.

Si të përgatisni mjaltin me spec djegës? Përbërësit: 1 filxhan me mjaltë, 3 lugë çaji me speca djegës të grirë ose 5 speca të vegjël e të thatë të grirë.

Udhëzimet – Mjaltin dhe specat vendosini në një enë qelqi, të cilën duhet ta mbani futur në një tenxhere me ujë të valuar. Përziejini specat dhe mjaltin ndërkohë që ngrohen për disa minuta duke rritur ngadalë temperaturën. Por duhet të kujdeseni që nxehtësia të mos jetë shumë e madhe sepse shkatërron enzimat mirëbërëse të mjaltit.

Fikeni zjarrin dhe lëreni enën me mjaltë të qëndrojë për 10 minuta. Më pas kullojeni mjaltin në një kavanoz qelqi. Përveçse në formën e limonatës siç përmendëm më lart, mund ta përdorni këtë mjaltë në sallata, me djathë, mish, peshk ose perime. Nëse jeni prekur nga të ftohtit, hidhni pak prej tretësirës në çajin tuaj me limon ose mente.

Categories
Lajme

Xhenxhefil, mjaltë e kanellë: Kura 100% natyrale për dhimbjet muskulare

Dhimbjet muskulare dhe të gjymtyrëve janë të forta dhe aspak të këndshme. Fundja, asnjë dhimbje nuk është e tillë. Por në rastin e muskujve dhe gjymtyrëve, dhimbja është aq e mprehtë sa të drobit dhe të heq lirinë e lëvizjes. Dhimbjet muskulare shfaqen në çdo stinë, por gjatë dimrit janë më të shpeshta.

A ka një kurë për dhimbjet muskulare dhe të gjymtyrëve? Mjekësia tradicionale favorizon përdorimin e medikamenteve dhe kremrave. Një kurë e tillë zbut dhimbjen dhe inflamacionin dhe rikthen lëvizshmërinë. Përse janë këto përbërës kaq efikasë?

Mjalti është eliksir i shëndetit. Vlerat e tij janë të pamohueshme dhe të larmishme. Ky përbërës largon dhimbjen e kyçeve, muskujve dhe gjymtyrëve bashkë me inflamacionin. Për më tepër, xhinxheroli arrin të parandalojë dëmet që shkaktojnë radikalet e lira. Ai është efikas në zbutjen e lëndimeve të fytit dhe në forcimin e sistemit imunitar.

Kanella është një erëz shumë e fuqishme kundër inflamacionit. Ajo lufton bakteret dhe mbron funksionet e trurit. Kanella është e pasur në minerale si: hekuri, mangani dhe kalciumi. Kjo erëz aromatike rekomandohet nga ekspertët për parandalimin e diabetit dhe uljen e sheqernave në gjak.

Kura me xhinxher, kanellë dhe mjaltë

Përbërësit: 1 lugë gjelle me xhenxhefil të grirë, 1 gotë me ujë, pak kanellë, 2 lugë çaji me mjaltë

Përgatitja: Ziejeni ujin dhe lëreni mënjanë. Shtoni xhenxhefilin dhe kanellën dhe mbulojeni enën me kapak. Pas 10-15 minutash shtoni mjaltin. Ju mund të konsumoni një lugë çaji nga ky lëng dy herë në ditë. Pijeni lëngun për disa ditë deri sa dhimbja të ikë dhe ju të jeni në gjendje të lëvizni lirshëm dhe pa probleme.

Categories
Këshilla

Uthull molle dhe mjaltë, ky kombinim bën mrekulli për pastrimin e mushkërive

Ndër ushqimet dhe pijet më të rekomanduara nga ekspertët për këtë problem veçohet mjalti, i cili është shumë efikas për pastrimin e mushkërive. Inflamacioni dhe akumulimi i sekrecioneve në mushkëri si pasojë e të ftohurës ose gripit mund të shkaktojë vështirësi në frymëmarrje dhe probleme me gjumin.

Bllokimi që shkaktohet në kraharor shoqërohet edhe me një kollë të fortë, nëpërmjet së cilës mushkëritë përpiqen të pastrohen. Gripi dhe e ftohura nuk janë të vetmit që shkaktojnë bllokim të kraharorit nga sekrecionet apo siç njihet, gëlbaza. Një gjë e tillë mund të ndodhë si pasojë e bronshitit, azmës, fibrozës cistike dhe alergjive.

Ju mund t’u vini në ndihmë mushkërive tuaja duke konsumuar lëngje të ngrohta të kockave, supa, çajra bimorë e të tjerë. Ndër ushqimet dhe pijet më të rekomanduara për këtë problem veçohet mjalti, i cili është shumë efikas për pastrimin e mushkërive. Një i rritur mund të konsumojë një lugë gjelle me mjaltë çdo 3 deri në 4 orë. Ushqime të tjera të dobishme janë hudhra, limoni, erëzat, shega dhe xhenxhefili.

Përbërësit: gjysëm luge çaji (2-3 gramë) me xhenxhefil pluhur, gjysëm luge çaji (2-3 gramë) me spec djegës pluhur, çerek filxhani çaji (100 ml) me uthull molle të pafiltruar, 3 lugë gjelle (15 ml) me mjaltë, çerek filxhani çaji (100 ml) me lëng të freskët limoni.

Përgatitja: Zieni së bashku uthullën dhe lëngun e limonit. Sapo të marrë valë hiqeni nga zjarri, shtoni mjaltin, xhenxhefilin dhe specin djegës. Përziejini mirë së bashku deri sa të përfitoni një lëng me një përmbajtje uniforme të cilin duhet ta hidhni në një shishe qelqi.

Konsumoni një lugë gjelle dy herë në ditë për 2-3 ditë me rradhë. Njerëzit që kanë probleme me fjetjen si pasojë e bllokimit të mushkërive nga sekrecionet e trasha rekomandohen të përdorin dy jastekë. Koka duhet mbajtur ngritur që të pengojë kollën dhe problemet me frymëmarrjen. Ju duhet të shoni tek mjeku nëse sekrecionet zgjasin më shumë se tre ditë, përkeqësohen ose kanë ngjyrë jeshile apo të verdhë.

Categories
Receta Shëndeti

Eliksiri i mjaltit i bërë vetë; si përgatitet për shëndet të mirë e të qëndrueshëm

Edhe pse shumë i ëmbël dhe i shijshëm, mjalti është një ‘helm’ për bakteret e këqija. Ai përbëhet nga nektari i luleve dhe është një alternativë e shkëlqyer ndaj sheqerit të rafinuar si dhe një medikament natyral për probleme si alergjitë, sistemi i dobët imunitar, infeksionet, plagët, etj.

Kur sezoni i ftohtë afrohet, shumë njerëz vuajnë nga i ftohti, kolla dhe infeksione të tjera të traktit respirator, prandaj eliksiri me mjaltë ka një super popullaritet. Mjalti konsiderohet edhe si antibiotiku më i ëmbël në planet!

Përveç se trajton infeksionet, mjalti gjithashtu mund të parandalojë shfaqjen e infeksioneve. Gjithashtu ka fuqi të mëdha për forcimin e sistemit imunitar. Me fjalë të tjera, eliksiri i mjaltit është mënyrë më e ëmbël për përballuar infeksionet e natyrave të ndryshme, që nga ato të rrugëve të frymëmarrjes, plagëve, alergjive, etj.

Duke i shtuar erëzën tuaj të preferuar këtij eliksiri të bërë vetë, ju do të krijoni një kurë natyrale me veti shëruese që nëna Natyrë e sjell si dhuratë. Ja një recetë e thjeshtë e këtij eliksiri të bërë vetë:

Përbërësit: 1 kupë mjaltë (preferohet mjaltë lokal), 1 lugë gjelle erëza të thata sipas dësirës ( mund të përdorni edhe dy lugë gjelle erëza të freskëta nëse dëshironi).

Përgatitja: Zjeni ujë në një tenxhere dhe sipër vendosini një tenxhere tjetër (efekti banjëmari). Vendoseni sobën në nxehtësi minimale. Vendosni mjaltin në banjëmari. Shtoni erëzat sipas dëshirës. Mbuloni banjëmrarinë. Lëreni të ziejë për një orë. Hiqeni nga soba dhe lëreni të ftohet. Pasi të ftohet, kullojeni përmes një site të imët dhe vendoseni në një kavanoz.

Categories
Receta

RECETA: Karota të pjekura me uthull molle dhe mjaltë

Karota të qëruara dhe të prera për së gjati, kripë dhe piper i zi i freskët, 3 lugë gjelle vaj ulliri, 3 lugë gjelle mjaltë, 1 1/2 lugë gjelle uthull molle, 2 1/2 lugë gjelle majdanoz të freskët, 1 lugë gjelle gjethe trumzë të freskëta

Nxehni furrën në 200 gradë. Vendosni karotat në një fletë pjekje mbi tavë dhe hidhuni vaj ulliri, kripë dhe piper. Futini karrotat në pjekje në furrën e parangrohur 20 minuta, pastaj hiqeni nga furra.

Në një tas të vogël përzieni së bashku mjaltin dhe uthullën mollës dhe hidheni përzierjen tek karrotat. Piqini edhe 10-20 minuta më gjatë dhe pastaj nxirrini nga furra. Shërbejni të ngrohta dhe pak majdanoz dhe trumzë për garniturë.

Categories
Lajme

7 befasitë pozitive që i ndodhin trupit nëse konsumoni mjaltë para gjumit

Shumica prej nesh e dinë se mjalti mund të përdoret për të luftuar gripin dhe për t’i dhënë shkëlqim lëkurës sonë, por a e dinit se shkencëtarët e quajnë atë një super- ushqim për shkak të vlerave të pafundme që ka?

Nëse konsumoni vetëm një lugë mjaltë para se të flini, do të befasoheni nga mrekullitë që do të filloni të shihni në trupin tuaj. Më poshtë Neps.al ju rendit disa prej tyre:

Mjalti ju ndihmon për një gjumë të mirë, pa mankthe. Ul presionin e gjakut. Përmirëson ndjeshëm sistemin tuaj imunitar. Trupi juaj do të fillojë ta djegë më shpejt dhjamin, pasi keni konsumuar mjaltë

Gripi për ju do të jetë një ëndërr e keqe. Për lëkurën tuaj, mjalti do të funksionojë si një krem anti-rrudhë. Do jeni më pak të predispozuar për t’u prekur nga depresioni

Categories
Lajme Receta

Mjaltë me petale trëndafilash, si ta përgatisim për shëndetin tonë

Ëmbëlsia e mjaltit dhe aroma e trëndafilave nuk mund të krahasohen me asgjë tjetër. Nuk kanë të ngjashëm apo zëvendësues e të dy për qëllime të ndryshme janë pjesë e jetos tonë të përditëshme. Mendoni pak sa interesant dhe i shijshëm do të ishte kombinimi i këtyre dy përberësve.

Mjalti në vetvete një kurë e vërtetë për organizmin ndërsa trëndfilat janë një bimë e mrekullueshme për t’u konsumuar. Kombinimi i mjaltit me trëndafila ndihmon kundër çlirimit të stresit, ankthit dhe rigjallërimin e të gjithë organizmit. Mësoni në vijim të këtij artikulli se si të përgatisni lehtë në shtëpitë tuaja këtë delikatesë të shëndetshme.

Përbërësit: 6 trëndafina të natyralë me aromë (trëndafila të egër apo Persian), 500 ml mjaltë

Përgatitja – Për të nisur me përgatitjen e kësaj recete si fillim mblidhni trëndafila të freskëta e të ngrënëshëm. Pastrojini ata nga gjethet, insektet e vogla dhe ndani petalet një nga një për të vazhduar me përgatitjen. Ndërkohë vini mjaltin të ngrohet derisa të përfitoni një masë të hollë në formë shurupi. Bëni kujdes të mos e ngrohni më shumë se 35 gradë celcius mjaltin tuaj në mënyrë që të mos humbasë karakteristikat dhe vlerat.

Zgjidhni një kavanoz hermetik e të serilizuar dhe mbusheni atë me gjethet e trëndëfilit duke i shtypur ato me kujdes në mënyrë që të lëshojnë esencë dhe aromë. Më pas menjëherë shtoni gjysmën mjatit të ngrohtë dhe përzieni në mënyrë që të çlironi bulëzat e ajrit. Përfunoni duke shtuar më pas edhe pjesën tjetër të mjaltit dhe përzieni sërish.

Kavanozin mbylleni hermetikisht me lëreni mjaltin në një vend të thatë e të errët për të paktën 3 ditë deri në 1 javë. Nëse jetoni në një vend me temperature të larta, mund ta ruani edhe në frigorifer. Më pas konsumojeni siç është bashkë me petalet e trëndëfilit për shumë shije dhe shëndet.

Categories
Këshilla

Mjaltë, kanellë dhe xhenxhefil, përzierja fantastike që ndikon te kanceri

Me këtë pije magjike, ju mund të shijoni shumë përfitime shëndetësore. Në fakt, mund të jetë aq e fuqishme sa të ndihmoj në trajtimin e çmendurisë e madje edhe kan cerit. Këto të dhëna janë gjetur në shumë studime. Pija ka prejardhjen nga India.

Përbërësit: 1/2 e lugës së gjellës xhenxhefil. 1/2 e lugës së gjellës kanellë. 1/6 e lugës së gjellës shafran të Indisë. 1/2 e filxhanit të çajit qumësht. Pak mjaltë.

Përgatitja – Përzieni të gjithë përbërësit së bashku dhe shtojini 1/2 e një litri ujë të vluar. Qumështi i nxehtë gjithashtu duhet t’i hidhet tani. Menjëherë pas përgatitjes kujdesuni që të konsumoni pijen, duke mos e ndarë në disa pjesë për gjithë ditën.

Categories
Këshilla

Pija perfekte që ndikon te çmenduria dhe kan ceri

Me këtë pije magjike, ju mund të shijoni shumë përfitime shëndetësore. Në fakt, mund të jetë aq e fuqishme sa të ndihmoj në trajtimin e çmendurisë e madje edhe kan cerit. Këto të dhëna janë gjetur në shumë studime. Pija ka prejardhjen nga India.

Përbërësit: 1/2 e lugës së gjellës xhenxhefil. 1/2 e lugës së gjellës kanellë. 1/6 e lugës së gjellës shafran të Indisë. 1/2 e filxhanit të çajit qumësht. Pak mjaltë.

Përgatitja – Përzieni të gjithë përbërësit së bashku dhe shtojini 1/2 e një litri ujë të vluar. Qumështi i nxehtë gjithashtu duhet t’i hidhet tani. Menjëherë pas përgatitjes kujdesuni që të konsumoni pijen, duke mos e ndarë në disa pjesë për gjithë ditën.

Categories
Lajme

Mjaltë, kos dhe vezë – kjo është maska ideale për shëndetin e flokëve (si përgatitet)

Shëndeti i flokëve kërkon përkujdesje të vazhdueshme dhe ushqyerje të shëndetshme. Disa prej ushqimeve më të mira për shëndetin e flokut nga jashtë brenda janë veza, kosi dhe mjalti.

Mjalti – Mjalti ndihmon në ushqyerjen dhe zbutjen e flokut. Sa më i butë të jetë floku, aq më e vështirë do të jetë këputja e tij. Kjo e fundit ngadalëson rritjen e flokut. Mjalti është i pasur me antioksidantë të cilët mbrojnë shëndetin e flokut dhe skalpit. Për më tepër, mjalti ka efekt pastrues të flokëve.

Kosi – Acidi laktik tek kosi ndihmon në hidratimin e flokut. Për më tepër, gjatë shpëlarjes, kosi ndihmon në pastrimin e flokut prej qelizave të vdekura. Kosi ka vlera mjekësore dhe kozmetike që ndikojnë në shëndetin e rrënjëve, majave dhe skalpit. Vitamina B12 ndihmon në rritjen e flokut dhe parandalojnë rënien e tij.

Veza – Ushqyesit që gjenden tek veza janë të njëjtët që gjenden tek një flok i shëndetshëm dhe plot shkëlqim. E verdha e vezës ndihmon kundër rënies së flokut, flokëve të brishtë dhe për rritjen e tyre.

Për këtë maskë ju nevojiten: 2 vezë, 1 lugë gjelle me mjaltë, 2 lugë gjelle me kos.

Përgatitja e maskës – Rrihini vezët në një enë të thellë qelqi. Shtoni një lugë gjelle mjaltë dhe dy lugë gjelle me kos. Përziejini përbërësit mirë deri sa të formohet një masë kremoze dhe e butë. Maskën aplikojeni në skalpin e kokës dhe në të gjithë gjatësinë e flokut.

Atë duhet ta mbani për 20 minuta dhe më pas kokën duhet ta lani me ujë të ftohtë ose të vakët. Uji i nxehtë e mpik vezën dhe do ta keni të vështirë ta lani nga flokët. Kjo maskë do ketë një efekt zbutës për flokun. Ajo është perfekte për flokët që janë me yndyrë në zonën e rrënjës dhe të thatë në maja.