Categories
Lajme

Dikur 19 vjeç ishte 144 kg dhe e urrente veten. Sot, zjarrfikës dhe model!

Përgatituni që të habiteni teksa do të lexoni se sa shumë kg mund të humbasë një person, nëse e vendos këtë gjë si qëllim në vetvete. Mund të diskutojmë sa të duam gjithë ditën, ama pamja e jashtme ka një rëndësi të jashtëzakonshme për të gjithë ne. Sado të na bindin që rëndësi kanë karakteri dhe vlerat tona të brendshme, sërish pamja e jashtme ka rëndësinë e vet.

Duke luftuar mbipeshën dhe pasiguritë që në moshë të re, Sam Rouen nga Sydney Australia ishte vazhdimisht i pakënaqur me peshën e tij.

Momenti kur ai vendosi të binte në peshë ishte në moshën 19-vjeçare, kur u peshua dhe pa se kishte shkuar 144 kg. Kjo gjë e motivoi atë të regjistrohej për të konkurruar në “The Biggest Loser”, një shfaqje ku garuesit mbipeshë konkurrojnë për të humbur përqindjen më të lartë të peshës trupore për një çmim në para.

Pavarësisht gjithë dyshimeve, Rouen ia doli mbanë të bëhej fituesi më i ri i shfaqjes. Fitorja ishte një lojë ndryshuese për të. “Unë i dëshmova vetes se mund të bëja atë që kisha menduar.” Mirëpo Rouen nuk ishte gati të qëndronte thjesht si një statistikë. Mbi 10 vjet më vonë, ai jo vetëm që ka mbajtur peshën, por gjithashtu ka arritur suksese të reja. Ai po habit gjithë ata që e njohin. Ka krijuar një fizik mjaft të mirë dhe është bërë zjarrfikës, madje u shfaq dy herë në kalendarin vjetor të zjarrfikësve të kompanisë së tij.

“Njëmbëdhjetë vjet më parë nga sot, unë qëndrova në një skenë dhe kuptova se isha zotuar për diçka. Ishte një nga herët e para në jetën time që e ndava mendjen për diçka, dhashë gjithçka dhe arrita atë që doja. Edhe sot më pëlqen të vrapoj dhe të stërvitem me vëllain tim. Luaj pak sport për të qëndruar në formë dhe gjithashtu stërvitem në palestër”. Sam Rouen.

Rouen shpreson që triumfi i tij personal të frymëzojë të tjerët të arrijnë atë çfarë dëshirojnë. Shpresoj që të gjithë të kenë mundësi të reflektojnë mbi veten e tyre dhe të kuptojnë se sa të mahnitshëm janë, çfarë mund të arrijnë dhe sa vlejnë.

Kjo është një histori suksesi se si një person ka arritur të bjerë kaq shumë në peshë. Edhe ju, nëse vuani nga i njëjti problem, mos e mendoni të paarritshme rënien në peshë. Është plotësisht e arritshme, nëse e ndani mendjen dhe ruani një regjim të rreptë dietetik. Mund t’ia dilni.

Categories
Këshilla

Claudia Schiffer, nga një vajzë pre e bûllîzmît, te një prej modeleve më të mira në botë

Claudia Schiffer e filloi karrierën në moshën 17 vjeçare në një disko, nga ku filloi udhëtimin drejt pasarelave të botës. Ajo ka qenë pjesë e më shumë se e 700 kopertina revistash në karrierën e saj të gjatë, ndërsa bukuroshja gjermane kishte treguar në të kaluarën se nuk konsiderohej gjithmonë tërheqëse dhe ajo ishte shpesh objekt talljeje për shkak të pamjes së saj të jashtme.

Në një revistë për “InStyle” ajo shprehu se: “Gjithmonë ulesha në rreshtin e pasmë në shkollë. Fëmijët e tjerë më ngacmonin gjatë gjithë kohës, sepse prapanica më dilte më shumë se vajzat e tjera. Përveç kësaj, unë isha shumë e hollë dhe më e gjatë se të tjerët. Mendova se ishte keq. Pastaj takova një zbulues talentesh që më tha se mund të isha modele. Atëherë kuptova se ‘defektet’ e mia janë në të vërtetë një avantazh në botën e modelimit.

Modelja e famshme ka thënë se ishte një adoleshente shumë e ngathët që skuqej vazhdimisht, shumë e ndrojtur dhe i mungonte vetëbesimi. “Moda është shpëtimtari im. Nëse nuk do të isha bërë modele, mendoj se do të isha ende një gjermane e ndrojtur, e cila nuk dinte të merrej me shumë gjëra elementare.

“Dhe po, unë padyshim do të isha e punësuar në një punë ku nuk jam në qendër të vëmendjes. Modelimi është bërë terapia ime, një punë që më mësoi se si të komunikoj, si të jem e relaksuar në shoqërinë e njerëzve të tjerë dhe si të bëj diçka të suksesshme”.

Ajo lindi në qytetin gjerman të Rheinberg më 25 gusht 1970. Si fëmijë, ëndërronte të bëhej avokate, si babai i saj, Heinz Schiffer, por fati kishte plane të tjera për të. Në moshën 17 vjeçare u zbulua nga Michael Levaton, pronari i një agjencie të njohur mode, i cili e bindi të fillojë modelimin.

Claudia kurrë nuk pranoi të fotografohej krejtësisht e zhveshur. Ajo ka zbukuruar kopertinat e  revistave të tilla, si “Rolling Stone”, “New York Times” e “People”. Ajo eci në pasarelë për herë të parë në krijimet e Karl Lagerfield. Pas kësaj shfaqjeje, ofertat nuk pushuan.

Vitet 90′ ishin të arta për shumë supermodele të kalibrit të saj, si Cindy Crawford, Christy Turlington, Naomi Campbell e Linda Evangelista. Këto bukuroshe të reja asokohe po fitonin shuma marramendëse parash, duke lënë pas yje të futbollit, filmit dhe skenës.

“Ishte një ndjenjë e mrekullueshme. Ishte një kohë e çmendur! Unë jetoja si një yll roku. Në çdo shfaqje mode, ruhesha nga truprojat… Jo vetëm unë, por edhe rrobat e mia, madje edhe të brendshmet – po, sutjenat dhe brekët! Sepse çdo herë që dilja në pistë dhe kur kthehesha, gjërat e mia nuk ishin aty, zhdukeshin! Kjo është arsyeja pse të brendshmet e mia duhej të kishin truproje personale”.

Ajo që e dallon Claudia-n nga të tjerat, është se ajo është mjaft e qetë dhe imune ndaj skandaleve të jetës private. Claudia është e martuar që nga viti 2002 me regjisorin britanik Matthew Vaughn, me të cilin tani ka edhe tre fëmijë. Familja e saj jeton në lagjen e famshme Notting Hill të Londrës.

Në të kaluarën, super ylli ka qenë në lidhje me magjistarin amerikan, David Copperfield, me të cilin ishte e fejuar. Çifti ishte në një lidhje për pesë vjet, nga 1994 në 1999, ndërsa fejesa zgjati vetëm dy vjet dhe ata u ndanë paqësisht, pa skandalet që shtypi shpresonte.

Në vitin 2019, modelja e famshme vendosi të zhvishej më shumë se zakonisht për versionin italian të revistës “Vogue”, mirëpo fotografitë i kishte realizuar vetë.