Categories
Këshilla

Keni dëgjuar për mollat e sheqerit? Sa shumë shërbejnë për shëndetin tuaj!

Molla e sheqerit ose ndryshe Annona cherimola, është një frut i gjelbër, në formë të rrumbullakët, me lëkurë me luspa dhe me një shije të ëmbël. Mendohet se origjinën e ka në malet Ande të Amerikës së Jugut dhe rritet në zona tropikale me lartësi të mëdha.

Molla e sheqerit ka një shije të ëmbël të ngjashme me frutat e tjera tropikale, të tilla si bananet dhe ananasi. Shpesh ajo konsumohet me lugë dhe shërbehet e ftohtë në formën e kremit. E pasur me fibra, vitamina dhe minerale, ky frut unik mund të rrisë imunitetin, të luftojë inflamacionin dhe të përmirsojë shëndetin e syve dhe të zemrës.

Në këtë artikull ju njohim me 8 përfitimet befasuese të mollës së sheqerit. E pasur me antioksidantë – Molla e sheqerit është e pasur me antioksidantë, të tillë si vitamina C dhe karotenoidet, të cilët luftojnë radikalet e lira që mund të kontribuojnë në zhvillimin e shumë sëmundjeve. Kërkimet tregojnë se ushqimet e pasura me karotenoide mund të përmirësojnë shëndetin e syve, të zvogëlojnë rrezikun e sëmundjeve të zemrës dhe të disa lloje të kancerit.

Mund të përmirësojë humorin tuaj – Molla e sheqerit është një burim i shkëlqyeshëm i vitaminës B6. Vitamina B6 luan një rol të rëndësishëm në krijimin e neurotransmetuesve, përfshirë serotoninën dhe dopaminën, të cilat ndihmojnë në rregullimin e humorit tuaj. Në fakt, nivelet e ulëta të vitaminës B6 në gjak janë të lidhura me depresionin, veçanërisht tek të rriturit.

Mund të përmirësojë shikimin -Ky frut është i pasur me luteinë, një nga antioksidantët kryesorë që mbrojnë shikimin duke luftuar radikalet e lira. Luteina gjithashtu mund t’ju mbrojë nga sëmundje të tjera të syve, përfshirë kataraktin, që shkakton dobësi dhe humbje të shikimit.

Mund të parandalojë presionin e lartë të gjakut – Molla e sheqerit është e pasur me lëndë ushqyese që ndihmojnë në rregullimin e presionit të gjakut, siç janë kaliumi dhe magnezi. Kaliumi dhe magnezi nxisin zgjerimin e enëve të gjakut dhe si rrjedhojë uljen e presionit të gjakut.

Mund të përmirësojë tretjen – Fibrat mbështesin lëvizjet e shëndetshme të zorrëve dhe ndihmojnë në shtimin e baktereve të mira në zorrë. Molla e sheqerit duke qenë e pasur me fibra dhe mund të përmirësojë tretjen dhe të mbrojë sistemin tretës nga sëmundje të ndryshme.

Ndihmon në eliminimin e qelizave të dëmshme – Ky frut tropikal është i pasur me antioksidantë flavonoidë, të cilët kanë treguar se mund të parandalojnë rritjen e qelizave tumoriale. Në disa studime të kryera, ku qelizat kancerogjene u trajtuan me flavovonoidë, u vu re se këto qeliza të dëmshme ndaluan së rrituri. Për më tepër, studimet sugjerojnë që individët që konsumojnë ushqime të pasura me flavonoide kanë një rrezik më të ulët për të zhvilliuar kancer, si për shembull atë të stomakut dhe zorrës së trashë.

Mund të luftojë inflamacionin – Inflamacioni kronik është i lidhur me disa sëmundje të rrezikshme, përfshirë sëmundjet e zemrës dhe kancerin. Molla e sheqerit ka përbërje të shumta anti-inflamatore, të tilla si acidi kaurenoik, katekina dhe epikatekina. Ulja e niveleve të inflamacionit kronik mund të zvogëlojë rrezikun e shumë sëmundjeve.

Mund të rrisë imunitetin tuaj – Ashtu si frutat e tjera tropikale, ky frut është i pasur me vitaminë C, një lëndë ushqyese që rrit imunitetin duke luftuar infeksionet dhe sëmundjet Konsumimi i ushqime të pasura me këtë vitamin, është një mënyrë e thjeshtë për të mbrojtur shëndetin dhe për të forcuar imunitetin tuaj.