Categories
Këshilla

Lamtumirë celulit, ndihma vjen nga Anila Kalleshi / Zbulojeni si ta largoni nga trupi

Indi adipose është një tip special indesh e përbërë nga qeliza adipocite të cilat formojnë disa toptha. Këto qeliza akumulojnë trigliceridet dhe lirojnë acidet yndyrore dhe glicerolin. Këto qeliza pësojnë disa ndryshime morfologjike të cilat çojnë më pas në formimin e adipocitit final.

Ngjyra e këtyre indeve është e bardhë, si e pa ngjyrë, e errët ose multikolor. Yndyra e depozituar në inde është në dy forma; e para ka lidhje me mënyrën e ushqimit të organizmit, ndërsa e dyta nuk varet shumë nga kjo sepse edhe tek njerëz të dobët nuk arrin të zhduket tërësisht.

Celuliti është një degradim inflamator i indeve adipose të lëkurës, e karakterizuar nga ndryshimi i strukturës së indeve nga mosfunksionimi i qarkullimit të gjakut dhe linfës.

Klinikisht pamja e lëkurës është si me gropa dhe me ngjyrë si lëkura e portokallit me fryrje që duken me sy të lirë. Origjina e celulitit varet nga disa shkaqe si: predispozicioni familjar, konstrukti i trupit, faktorët hormonalë, faktorët vaskularë etj.