Categories
Lajme

RECETA: Musaka me lakra dhe presh, si ta përgatisim

Përbërësit: 1 lakër e madhe, 1 qepë, 2 presh, 2 karrota, 400 gr mish të bluar, 1 filxhan oriz, 4 vezë, 1 gotë qumësht, erëza, piper

Përgatitja: Grijmë lakrën në pjesë të imta dhe e skuqim në vaj. I shtojmë erëza dhe piper. Ndërkohë vemë orizin të ziejë. Në një enë tjetër skuqim qepën dhe preshin e grirë në formë katrore. Hedhim karotën e prerë në rende dhe pas disa minutash i shtojmë mishin e bluar.

Kur mishi të jetë skuqur i shtojmë orizin e zier, erëzat dhe piperin. Në një tepsi vemë gjysmën e lakrës, sipër i vendosim fetat e mishit, vemë një tjetër shtresë lakrash pastaj u hidhet përzierja e vezëve dhe e qumështit. Me pirun duhet të shpohet në disa vende, në mënyrë që përzierja të depërtojë nëpër tërë masën dhe të piqet në 220 gradë. Shërbehet me kos ose ajkë.

Categories
Receta

Receta: Musaka greke me perime të stinës

E keni provuar musakanë greke me perime? Nëse jo, ju sugjeroj ta provoni patjetër.

PËRBËRËSIT: 2 qepë, 3-5 patate, 2-3 patëllxhanë, 2 kunguj të njomë, 3 domate, 400 g mish të grirë, kripë, piper, vaj ulliri, kanellë, trumzë, arrë moskat, 100 g miell, 100 g gjalpë, 700 ml qumësht, 50 g djathë kaçkavall për beshamelin dhe 50 të tjera për t’ia hedhur sipër.

PËRGATITJA: Grijmë fillimisht qepën. Më pas presim patatet në rrathë. U hedhim, kripë, piper, trumzë, vaj ulliri, i përziejmë dhe i pjekim në furrë për 15 minuta. Presim në formë rrethore patëllxhanët dhe kungujt dhe i kaurdisim me vaj. Më pas i marinojmë më piper e trumzë dhe ua shtojmë patateve.

I lëmë të piqen bashkë dhe për 15 minuta të tjera. Në një tigan skuqim qepën e grirë imët me pak vaj ulliri, dhe shtojmë 1-2 thelpinj hudhër, piper, një lugë kanellë, një lugë miell dhe i kaurdisim derisa qepa të karamelizohet. Shtojmë domatet e qëruara dhe të grira dhe kaurdisim sërish 3-4 minuta.

Në fund shtojmë mishin dhe i gatuajmë bashkë për rreth 7-8 minuta. Ndërkohë përgatisim beshamelin siç bëjmë gjithmonë: ne tenxhere hedhim gjalpë, skuqim miellin, shtojmë qumështin pak e nga pak duke e përzier gjithë kohës me rrahësin e vezëve. Në fund i hedhim pak kripë, arrë moskat dhe kaçkavallin e grirë, 1/3 e beshamelit ia hedhim mishit dhe e përziejmë. Nxjerrim perimet nga furra, hedhim mishin sipër, më pas beshamelin dhe kaçkavall të grirë. E pjekim për 35-40 min.

Kujdes! Pasi piqet lëreni të pushojë rreth një orë. Ju bëftë mirë!