Categories
Këshilla

Vlerat e mustaqeve të misrit, dy mënyra për të përgatitur çajin prej tyre

Më poshtë do të gjeni listën e vlerave shëndetsore të mustaqeve të misrit që duhet t’i bëni pjesë të dietës suaj: 1. Trajtojnë infeksionet urinare. 2. Luajnë rol diuretik. 3. Parandalojnë formimin e gurëve në veshka.

4. Shmangin mpiksjen e gjakut. 5. Ulin tensionin e gjakut. 6. Ndihmojnë në rregullimin e nivelit të sheqernave në gjak. 7. Shërojnë problemet shëndetësore të shkaktuara nga inflamacioni. 8. Ndikojnë te kolesteroli. 9. Janë burim i vitaminës C. 10. Përdoren kundër obesitetit.

Si të përgatisni çajin e mustaqeve të misrit: Metoda e parë: Kjo është metoda më e përhapur dhe për të do t’ju nevojiten: Mustaqe të thata ose të njoma të misrit. Ujë.  Lëng limoni

1. Ziejeni ujin për pak kohë. 2. Hidhni mustaqet e misrit dhe lërini të ziejnë për disa minuta. 3. Lëngu do të ngjasojë me lëngun e një karameli të shkrirë ngjyrë kafe. 4. Kullojeni dhe shërbejeni të ftohtë ose të nxehtë. 5. Disa njerëz shtojnë lëng limoni për ta bërë çajin më të shijshëm dhe aromatik. 6. Çajin e mbetur mund ta mbani në frigorifer për pak ditë.

Metoda e dytë – Kjo metodë është ideale për ata që duan të përftojnë vlerat natyrale të mustaqeve të misrit. Për këtë metodë, ju nevojiten:
Mustaqe të thata të grira. Ujë. Mjaltë.

1. Kjo metodë nuk kërkon ujë të zier. 2. Hidhni pak ujë në një kavanoz qelqi me kapak. 3. Shtoni mustaqet e misrit në ujë. 4. Mbylleni kapakun dhe mbajeni kavanozin në një vend në diell për një ditë të plotë. 5. Në fund të ditës, futeni kavanozin brenda, kulloni ujin, shtoni mjaltë dhe përzijeni mirë. 6. Kavanozin mbajeni në frigorifer dhe shërbejeni të ftohtë.