Categories
Këshilla

Baza ushqimore për gratë shtatzanë, çfarë duhet të kenë parasysh

Gratë shtatëzëna duhet të kenë një kujdes të veçantë sidomos me ushqimin. Mineralet janë substancat pasive në ushqimin tonë, shumë të nevojshme për rritje dhe zhvillim të organizmit: për rritjen e qelizave, zhvillimin e skeletit dhe prodhimin e energjisë. Gjatë shtatzënisë dhe dhënies me gji femijes, nena duhet te rrise konsumimin e mineraleve. Po cilat janë mineralet që duhen marrë nëpërmjet ushqimit?

Hekuri: Në mënyrë që të mundësohet rritja e indeve gjatë shtatzënisë, duhet të rritet numri i rruazave të kuqe të gjakut, të cilat i ushqejnë këto inde. Shtatezënat prodhojnë 45 % më shumë gjak, i cili pompohet përmes placentës gjer tek embrioni. Gjaku mbart lendet ushqyese dhe oksigjenin tek foshnja juaj, ndërsa hekuri mbart oksigjenin përmes gjakut. Nga burimet tuaja të hekurit, një e treta do të mbartet në foshnjën tuaj, në mënyrë që ti formohet gjaku dhe të akumulojë burime hekuri, të cilat do të përdoren në periudhën e parë të jetës.

Magnezi: Mundëson funksionimin normal të zemrës dhe enëve të gjakut, rrit rezistencën ndaj infeksioneve dhe ndihmon në mbrojtjen nga stresi. Është i nevojshëm për funksionimin e nervave dhe muskujve.Doza ditore qe duhet te marre nje grua shtatezene është rreth 450 mg. Magnezin është mire që ta konsumoni se bashku me vitaminën C, A dhe kalcium, sepse atëherë perthithet më së miri, por shmangni konsumimin gjatë ushqimit sepse shkakton thartirë në lukth dhe pengon tretjen. Duhet shmangur konsumimin afatgjatë të magnezit në formë tabletash, sidomos shtatzënat te cilat kane probleme të zemrës dhe veshkave.

Kalciumi: Kalciumi është mineral, i cili në organizëm ka rol të shumëfishtë: i nevojshëm për formimin normal të eshtrave dhe dhëmbëve të foshnjave si dhe për prodhimin e qumështit. Për absorbimin dhe rregullimin e kalciumit është e nevojshme vitamina D.


Zinku: Zinku ndihmon në sintezën e proteinave. Doza ditore e preferuar është 15 mg. Zink ka në mish, vezë, mëlçi, fruta deti, guaca deti, fara gruri dhe në drithëra.
Bakri: Bakri e ndihmon organizmin të absorbojë hekurin dhe të përmirësojë punën e metabolizmit.

Natriumi: Natriumi është elektrolit – një nga mineralet që janë të nevojshme për rregullimin e lëngjeve në organizëm. Ka rol të rëndësishëm në mirëmbajtjen e baraspeshës acid-bazë në gjak, ndërsa pa të, materiet ushqyese nuk do të mund të kalonin përmes qelizave të membranave. Gjatë shtatzënisë dhe periudhës së dhënies me gji nevoja për natrium rritet, por këtë nevojë mund ta kënaqni me ushqim normal. Doza e preferuar ditore e natriumit është rreth 2,4 mg.