Categories
Këshilla

E keni bërë gabim gjithmonë: Dhëmbët nuk duhen larë menjëherë pas ngrënies

Larja e dhëmbëve menjëherë pasi keni ngrënë bukë nuk është gjëja më e mirë që mund të bëni.

Edhe pse ky veprim konsderohet nga ju, mënyra më e mirë dhe më e shpejtë për të larguar mbeturinat nga goja juaj, në fakt është i gabuar. Shumica e ushqimeve që ne hamë kanë natyrë acidike ( të tilla si limoni, domatet, lëngu i portokallit etj).

Përdorimi i furçes menjëherë mbi dhëmbët, mund të shpejtojë efektin e acidit në smaltin tuaj dhe shkakton gërryerjen e tij. Gjithmonë prisni rreth 30 minuta, para se të përdorni furçën e dhëmbëve.