Categories
Receta

RECETA: Njoki të bëra vetë me spinaq, panxhar dhe shafran

Përbërësit: 600 gr patate, 150 gr miell 0, 1 e verdhë veze, kripë, 200 gr spinaq, 200 gr panxhar i kuq i zierë më parë, 2 bustina shafran, 1 degë sherbele, djathë parmixhano i grirë, 4 lugë gjellë bukë e thekur e grirë, arrë moskat, 60 gr gjalpë

Kur uji të ketë marrë valë, hedhim patatet në tenxhere dhe i lëmë të ziejnë derisa të shpohen lehtë me pirun. I qërojmë, i hedhim në një tas, i shtypim mirë me pirun dhe më pas me dorë.

Shtojmë të verdhën e vezës, miellin e pak kripë. E lëmë mënjanë. Spinaqin e zier (vetëm me lagështinë që ka nga larja e tij) e shtrydhim mirë nga uji dhe më pas e grijmë në blender. E hedhim më pas në një tigan që nuk ngjit dhe e thajmë nga lagështia për 5 minuta me flake të ulët. Panxharin e grijmë në blender derisa të bëhet si pure. Brumin për njoki që kemi përgatitur më parë me patate dhe pasi e kemi bërë gati me miell dhe vezën e ndajmë në tre tasa.

Në tasin e pare hedhim spinaqin, e përziejmë mirë sa të bëhen si brumë homogjen. Në tasin e dytë hedhim panxharin, e përziejmë mirë edhe këtë me brumin. Në tasin e tretë hedhim shafranin dhe e përziejmë edhe këtë me brumin. I vëmë në një tavë të lyer me miell deri në momentin që do t’i gatuajmë. Marrim pak brumë nga secili tas, I japim formë të rrumbullakët dhe i vendosim në një tavë të madhe të spërkatur me miell.

Ziejmë ujë me kripë në një tenxhere. Kur të ketë marrë valë, hedhim njokit dhe, kur ato të dalin në sipërfaqen e ujit, janë gati. Koha e zierjes është afërsisht 4 minuta. Vëmë në zjarr një tigan me gjalpin, bukën e thekur të grirë dhe degën e sherbelës. Kur buka të ketë marrë pak ngjyrë e heqim dhe e hedhim mbi njokit së bashku me djathin e grirë. I shërbejmë menjëherë!

Categories
Receta

Njoki lulelakre – si bëhet një recetë krejt e thjeshtë për darkë

Përbërësit: 2 patate të mëdha, 1/2 filxhan miell pa gluten, plus më shumë për pluhurosje, 1 lulelakër mesatarare, 1/4 filaxhan me parmixhan të grirë, 1 e verdhë veze, kripë, piper, majdanoz i grirë, 2 lugë kaperi

Ngroheni furrën në gradë C. Ndani patatet dhe vendosini në një fletë pjekjeje. Piqni me kujdes për 45 minuta dhe kur patatet të jenë aq të ftohta sa të merren i kalojmë në një tas të madh. Shtoni miellin dhe shtypeni me një pirun derisa të mbeten vetëm disa copa patate. Bëni një pus në mes të përzierjes dhe vendoseni tasin mënjanë. Ndërkohë, mbushni një tenxhere të mesme me 2 gishta ujë.

Vendosni një enë me avull në tenxhere dhe shtoni lulelakrën,derisa të zbutet shumë dhe të prishet kur shpohet me pirun, 12 deri në 14 minuta. Kullojeni lulelakrën dhe përdorni peshqirë të pastër kuzhine për t’ju thare ujin. Shtoni lulelakër një grirës ushqimi së bashku me parmixhanon, të verdhën e vezës, 1 lugë çaji kripë dhe pak piper të zi dhe e trazojmë deri sa të bëhet pure.

Hidhni purenë në enën përzierjes së patates dhe përdorni një pirun për të përzier butësisht patatet dhe lulelakrën derisa të bashkohen dhe të formohet një brumë i butë. (Mos e përzieni shumë brumin, ose njokit do të jenë të buta.) Më pas bëni me pak miell tavolinën e kuzhinës dhe përzieni brumin duke formuar një shirit të gjatë të cilin e presim më pas në copa të vogla.Më pas shtypim butësisht njokit me një pirun për të bërë brazda.

Shkrini 1 lugë gjalpë në një tas të vogël në mikrovalë. Lyeni njokitë me gjalpë. Piqni njokit derisa të gatuhen dhe shkrini 4 lugë gjalpë të mbetura në një tigan të madh në nxehtësi mesatare derisa të fillojnë të formohen copa kafe, 5 deri në 6 minuta. Hiqeni nga zjarri, shtoni kaperi dhe përzieni derisa të kombinohen mirë. Hidhni njokët në gjalpë kafe dhe spërkatni me majdanozin. Shërbejeni menjëherë me një sallatë anash.