Categories
Këshilla

Dush me ujë të ngrohtë, apo të ftohtë? Disa gjëra që duhet të keni parasysh

Uji i nxehtë ka ndikim të drejtpërdrejtë mbi muskuj, i çliron dhe i lehtëson ata. Nëse ke dhimbje koke gjatë një dite të lodhshme, aq më mirë. Lëre ujin e ngrohtë të bjerë mbi trup si një minimasazh mbi shpatulla, qafë dhe në shpinë.

Studimet e fundit kanë treguar se dushi i nxehtë mund mund të të largojë edhe gjendjen e ankthit, kështu që kushdo që ka një punë stresuese, këshilla më e mirë është një dush i nxehtë në mbrëmje, pavarësisht se temperaturat jashtë mund të jenë të larta.

Po ashtu, dushi i nxehtë largon edhe simptomat e etheve në rastet e virozave të ndryshme që kalon trupi gjatë kësaj periudhe Covid-i.

Dushi me ujë të ftohtë — aq sa i besueshëm është për këtë periudhë — është po kaq i shëndetshëm për trupin. Ta lësh veten nën ujë të ftohtë, qoftë edhe për 5 minuta, mund të ndihmojë trupin “të shkundet” dhe të zgjohet. Kjo mënyrë do të ndryshojë temperaturën e trupit për pak, por në të njëjtën kohë të zhduk edhe lodhjen si me dorë.

Dushi me ujë të ftohtë, të paktën për tri minuta një herë apo dy herë në ditë është i rekomanduar nga studiuesit si një kurë kundër depresionit. Por sigurohu që më parë të kesh bërë një kontroll te doktori.

Categories
Lajme

Arsyeja se pse dobësoheni më shumë në verë!

Studimet tregojnë përse gjatë muajve të verës dobësohemi më shpejt se gjatë stinëve të tjera. Duket pikërisht kështu, dielli ndihmon të humbasim peshë: drita në gjatësinë e valës blu, drita shumë intensive gjatë ditës,duke depërtuar në lëkurë arrin qelizat yndyrore sipërfaqësore dhe i bën ato të “shkrihen”.

Pikat e lipideve në fakt bëhen më të vogla dhe nxirren më lehtë përmes membranës qelizore. Në dimër, prania e ulët e dritës do të favorizonte efektin e kundërt dhe për këtë arsye akumulimin e yndyrës. Sipas autorit të këtij studimi, Peter Light, studiues në Institutin e Diabetit në Kanada, qelizat e yndyrës do të punonin si një lloj ore biologjike, e cila i tregon trupit se sa yndyrë digjet sipas sezonit.

Ndryshe nga gjitarët, njeriu ka dhjamë pothuajse kudo në trup, nën lëkurë: në rrjedhën e evolucionit mund të ketë shërbyer si një sensor i jashtëm i dritës, i dobishëm për akumulimin e peshës dhe energjisë në dimër, kur ishte më e vështirë për të gjetur ushqim dhe i përdorin këto rezerva në verë, duke humbur peshë.

Por, përveç shpjegimit që japin ekspertët, duhet të keni kujdes nga dielli, mos të ekspozoheni për orare të gjata pasi dëmtoni kështu shëndetin dhe rrezikoheni nga djegia. Nuk duhet të qëndroni në diell me mendimin se sa më shumë të qëndroni aq më shumë kilogramë do të humbisni, sepse ende nuk është e qartë nëse është intensiteti apo kohëzgjatja e dritës ajo që aktivizon mekanizmin e “shkrirjes” së yndyrës.

Categories
Këshilla

Si të freskoheni thjeshtë në këto ditë të nxehta

Shqipëria u godit nga vala e parë e nxehtësisë e këtij viti, dhe temperaturat mund të shkojnë deri në 42 gradë celcius. Është e rëndësishme të dini se si të freskoheni shpejt, pasi nuk jemi gjithmonë në gjendje të jemi në dhoma me ajër të kondicionuar kur është nxehtë. Ndaj, më poshtë ua sjellim disa mënyra të shpejta dhe shumë efektive:

Vendosni akull në pika të caktuara në trup – Nxirrni disa kube akulli nga ngrirja dhe vendosini në pikat në trupin tuaj ku venat janë më afër sipërfaqes së lëkurës tuaj. Këto janë kyçet e duarve, qafën, gjoksin.

Pini ujë kokosi – Uji është më i rëndësishëm në verë kur duhet të hidratoheni, veçanërisht nëse jeni në diell gjithë ditën. Akoma, uji i kokosit mund të jetë një mundësi edhe më e dhimbshme se ajo e zakonshme kur duhet të qetësoheni shpejt. Ai përmban më shumë vitamina, minerale dhe elektrolite dhe do t’ju freskojë në mënyrë më efikase pasi të qëndroni në diell.

Çaj mente – Bëni çaj mente, por jo të nxehtë. Kur e zhytni qesen në ujë të ftohtë do të merrni të njëjtin efekt si kur e zhytni në të nxehtë. Peperminti dihet që freskon, sepse gjethet e saj janë të pasura me mentol natyral, dhe do të shuajë etjen, do ta bëjë frymëmarrjen më të lehtë dhe do të na zgjojë.

Marrja e rregullt e lëngjeve do të parandalojë dehidratimin që çon në një rritje të temperaturës së trupit. Ju do të merrni pijen e përsosur të verës kur njomni një qese me çaj mente në një gotë me ujë akulli.

Vendosni shishe me ujë të ngrirë para ventilatorit – Një hile e mirë është të vendosni shishe me ujë të ngrirë para ventilator, pasi kjo do të spërkasë pika të vogla të ftohta dhe do t’ju qetësojë.

Provoni “metodën egjiptiane” – Çarçafët e lagur do t’ju qetësojnë pothuajse menjëherë nëse shkoni të flini ose thjesht dëshironi të shtriheni pak pasi të qëndroni në diell.

Ulni perdet – Dhomat me diell nxehen shumë shpejt dhe janë më të ngrohtat gjatë ditës. Për të parandaluar këtë duhet të ulni perdet.

Vish pizhame pambuku – Pizhamet prej pambuku janë provuar se ndihmojnë njerëzit të bien në një gjumë të thellë, cilësor dhe të flenë më shpejt në muajt e verës, sepse lejojnë ajrin të rrjedhë. Dhe ndërsa mëndafshi, sateni dhe poliesteri janë ideal për netët më të ftohta, çarçafët e hollë pambuku janë të shkëlqyeshëm për verën.