Categories
Shëndeti

8 rreziqet shëndetësore që na vijnë nga pilulat e dobësimit

Pilulat e dobësimit janë një tundim i vërtet për të gjithë ata që kanë dëshirë të humbasin peshë. Nuk ka pilula magjike që mund t’ju dobësojnë. Ato kanë aftësi më tepër t’ju dëmtojnë juve.

Prandaj në këtë artikull, ju rendisim më poshtë 8 rreziqe shëndetësore që ju vijnë nga përdorimi i këtyre pilulave:

Mëlçi e dëmtuar – Shumë njerëz luftojnë për humbjen e peshës në të gjithë botën, por dieta dhe ushtrimet shpesh nuk janë të mjaftueshme për disa prej tyre, kështu që ata kërkojnë shtesa dietike siç janë pilulat. Shumë njerëz injorojnë efektet anësore të këqija që disa nga këto pilula mund të kenë si dëmtimi i mëlçisë.

Probleme me veshkat – Veshkat janë një tjetër viktimë e këtyre pilulave për humbje peshe. Këto pilula ndikojnë në mos-funksionimin normal të tyre.

Pagjumësi ose përgjumje – Të qenit i përgjumuar ose pagjumësia është një tjetër efekt anësor i mundshëm i pilulave dietike. Shumë prej tyre përmbajnë stimulues që mund t’ju mbajnë të zgjuar natën, veçanërisht nëse tashmë keni marrë stimulues të tjerë si kafeja.

Presioni i lartë i gjakut – Një pilulë dietike e njohur si Ephedra mund të shkaktojë një numër efektesh anësore. Presioni i lartë i gjakut është një prej tyre, sipas ‘Klinikës Mayo’. Për fat të mirë, është i ndaluar nga FDA.

Diarre – Disa pilula që përmbajnë yndyrë mund të shkaktojnë diarre. Dhe të kesh diarre për një periudhë të gjatë kohore mund të jetë shumë e rrezikshme, sepse i gjithë uji që humbni shkakton dehidratim dhe humbje të elektroliteve. Nëse vazhdon për më shumë se disa ditë, është më mirë të telefononi mjekun tuaj.

Gjakderdhje – Disa ilaçe për humbje peshe mund të shkaktojnë isheminë e zorrës së trashë, e njohur edhe si gjakderdhje rektale. ‘Phentermine” është një nga ato ilaçet që vjen me këtë efekt anësor edhe pse është miratuar për përdorim afatshkurtër për të humbur peshë. Eshtë e rëndësishme të mos merrni më shumë sesa doza e rekomanduar dhe të mos e zgjasni periudhën e kohës që e merrni.

Përshpejton rrahjet e zemrës – Pilulat dietike kanë një efekt të ngjashëm me amfetaminën që rrit së tepërmi rrahjet e zemrës suaj. Nëse keni probleme me zemrën që nuk i dini, pilulat dietike do t’jua zbulojnë ato.

Dhimbje koke – Dhimbjet e kokës të shpeshta janë gjithashtu një efekt anësor i marrjes së pilulave dietike. (NEPS)

Categories
Këshilla

Arsyet që ju marrin gjumin, shmangini për një natë të rehatshme

Nëse një makth i tmerrshëm nuk është fajtor për privimin e gjumit, mund të jetë për shkak të stresit të tepërt, temperaturës së dhomës së gjumit apo edhe gotës së verës që keni pirë para se të flini.

Sipas neurologut Dr. Jose Colon, është normale të zgjohesh katër deri në gjashtë herë gjatë natës. Këto janë pesë shkaqet e zakonshme që iu “vjedhin” gjumin dhe çfarë duhet të bëni për të trajtuar problemin.

Urinimi gjatë natës – Shmangni marrjen e tepërt të lëngjeve të paktën gjysmë ore para gjumit dhe nëse problemi vazhdon përpiquni të hani diçka të kripur para se të flini, pasi kripa do të ndihmojë drejtimin e lëngjeve në qeliza në vend të fshikëzës.

Nxehtësia – Temperatura e dhomës, pizhamet që vishni, çarçafët dhe batanijet ndikojnë në termorregullimin e trupit. Gjeni temperaturën ideale për të shijuar një gjumë të qetë.

Ekspozimi ndaj dritës – Nëse jeni mësuar duke hedhur një vështrim në mediat sociale para gjumit, ndoshta është koha ta largoni këtë zakon. Rrezatimi i pajisjeve elektronike parandalon prodhimin e melatoninës, hormonit që nxit relaksimin në mënyrë që të biem në gjumë.

Alkooli – Konsumi i alkoolit duhet të jetë disa orë larg kohës kur shtriheni për të fjetur, në mënyrë që trupi të ketë kohën e nevojshme për ta metabolizuar.

Stresi – Qoftë për shkak të ngarkesës së punës apo problemeve financiare, stresi dhe mendimet negative ndikojnë tek gjumi. Ka shumë mënyra për ta trajtuar stresin, duke nisur nga një dush relaksues tek joga apo psikoterapia.

Categories
Këshilla

Si e mposhti Jennifer Aniston pagjumësinë, këshillat që jep aktorja e famshme

Ballafaqimi me pagjumësinë është i vështirë për këdo, por ne vetëm mund ta imagjinojmë se është edhe më zhgënjyese nëse siguron jetesën duke qëndruar para kamerave gjatë gjithë ditës.

Për fat të mirë për Jennifer Aniston, ajo ishte në gjendje të gjente një mënyrë për të fjetur pasi luftonte pagjumësinë – dhe ndau metodat e saj të thjeshta me ne të tjerët.

Aktorja e talentuar diskutoi problemet e saj të gjumit me Ariana Huffington në vitin 2016. Huffington filloi duke përmbledhur një intervistë të mëparshme që Aniston kishte me Dr. Oz. “Më pëlqen si e shprehët, që truri juaj është ‘komiteti në kokën time’, dhe se ‘nëse zgjohem në tre të mëngjesit, filloj të bëj biseda dhe ato nuk do të heshtin dhe atëherë nuk mund të kthehem në gjumë’”.

Sipas saj, “një këshillë kryesore” për të fjetur është të mbaj telefonin “të paktën pesë metra larg” nga shtrati i saj. “Kjo më ndihmoi jashtëzakonisht”, pohoi Aniston. Ajo është gjithashtu një fanse e të bërit joga dhe meditim para se të futet brenda, edhe nëse vetëm për pesë minuta. Por largimi i teknologjisë është ajo në të cilën ajo mbështetet vërtet.

Huffington gjithashtu përmendi përfitimet qetësuese të një banjë të ngrohtë, por Aniston bëri shaka se ajo “nuk është nga ato vajza që e duan një banjë”.

Categories
Këshilla

Ja pse duhet të pini ujë me limon në vend të kafesë në mëngjes

Pavarësisht përfitimeve shëndetësore, kafeja shkakton presion të lartë të gjakut ndërsa kur përmban sheqer shkakton luhatje të papritura të sheqerit në gjak. Prandaj, në vend të kafesë, një zgjedhje e mirë për ta nisur ditën është dhe uji me limon.

Limoni është i pasur me lëndë ushqyese – Të dyja pijet forcojnë metabolizmin, rrisin nivelet e energjisë, ndihmojnë tretjen dhe parandalojnë diabetin e tipit 2. Limoni, megjithatë, është i pasur me vitamina dhe minerale që nuk gjenden në kafe. Në veçanti, është i pasur me vitaminë C dhe kalium që forcon sistemin imunitar dhe zvogëlon efektet e stresit.

Kafeja shkakton nervozizëm – Është e pasur me antioksidantë, lehtëson simptomat e depresionit, zvogëlon rrezikun e diabetit të tipit 2 dhe rrit nivelet e energjisë, por sasitë e mëdha ktë kafeinës shkaktojnë nervozizëm dhe mund të çojnë në një gjendje të njohur si çrregullim i ankthit të kafeinës . Nga ana tjetër, uji i limonit përmban vetëm 25mg kafeinë për 250ml. Prandaj, duke pirë ujë me limon në vend të kafesë, do të keni energji pa rrezikun e stresit të tepruar.

Problemet e tretjes – Kafeina ka një efekt laksativ sepse çliron hormonin gastrin në stomak, duke përshpejtuar funksionin e zorrës së trashë. Doza të mëdha kafeje shkaktojnë ulçerë në stomak. Uji me limon nga ana tjetër, ndihmon në tretjen e ushqimit si ditën ashtu edhe natën.

Pagjumësia – Mëlçia është aktive gjatë natës, kur trupi rigjeneron qelizat. Meqenëse kafeja përmban katër herë kafeinë nuk është ide e mirë ta konsumoni pasdite ose në mbrëmje, pasi shkakton pagjumësi dhe zgjime të shpeshta.