Categories
Lajme

Dieta paleolite është hiti i ri i yjeve të Hollywood-it!

Dieta paleolite, e cila përkrah mënyrën e të ushqyerit të njerëzve të hershëm, është hiti i ri mes yjeve holivudiane, ndërsa shumica e njerëzve e adhurojnë, sepse nuk kërkon numërim të mërzitshëm të kalorive dhe porcioneve. Harrojeni dietën e Dukanovës ose Atkinsonit – hiti i ri është dieta nga paleoliti! Një numër i yjeve të njohura të Hollivudit, ia dedikojnë linjën perfekt mënyrës së tillë të të ushqyerit, ndërsa një nga ata të cilët betohen në efektin e njerëzve të lashtë është edhe këngëtari Tom Jones, i cili me ndihmën e saj ka humbur më shumë se 13 kilogramë.

Një pasuese besnike e dietës së paleolitit është Elizabeth Hurley, e cila për një javë të tërë ka “gdhendur” barkun e saj deri në perfeksion. Ekspertët pohojnë se dieta paleolite jo vetëm që sjell linjën perfekte, por edhe shëndet më të mirë dhe forcon nxitjen seksuale.

Për çka në fakt bëhet fjalë? Dieta e paleolitit bazohet në ushqimin të cilin para mijëra vitesh e kanë ngrënë njerëzit e shpellave. Kjo do të thotë se dieta bazohet në pemë dhe perime, fara, mish, peshk dhe fruta të egra. Me fjalë të tjera, lejohet krejt ajo që njerëzit e paleolitit kanë ngrënë. Ekspertët tregojnë se fjala është për dietën e cila më së miri i përgjigjet organizmit të njeriut, sepse nuk lejon konsumimin e karbohidrateve të rafinuara dhe produkteve të pashëndetshme të mishit.

Dieta e paleolitit nuk është inovacion modern. Është krijuar nga gastoenterologu Walter L. Voegtlin, në vitin 1975 mirëpo vetëm në kohët e fundit është bërë hit. Voegtlin qysh atëherë ka theksuar se gjenet njerëzore kanë ndryshuar në minimum që prej 10.000 vjetësh dhe se ushqimi nga koha paleolite edhe tash është i pranueshëm për organizmin e njeriut. Dieta e paleolitit ndryshon nga të tjerat, sepse nuk kërkon numërim të mërzitshëm të kalorive dhe nuk kufizon sasinë e ushqimit. Është e dobishme edhe për atë se vazhdimisht mirëmban linjën. Ndoshta pikërisht për këtë drejt saj janë drejtuar një numër i yjeve holivudiane, si Metan Fox.

Mirëpo, ka edhe të tillë të cilët kundërshtojnë ashpër dietën paleolite. Thonë se në atë kohë njerëzit kanë jetuar shumë pak dhe konsiderojnë se të paktën pjesërisht për këtë është shkak ushqimi. Ata thonë edhe se përbërja e ushqimit gjatë mijëra vjetësh ka ndryshuar dhe se për shembull frutat e pemëve nuk e kanë vlerën ushqyese që kanë pasur para 10.000 vjetësh. Sido që të jetë, shumica do t’i drejtohen kësaj diete sepse është më pak rigoroze krahasuar me dietat e tjera. Promovimin e saj nuk do ta vështirësojë as fakti se shumë yje botërore me dëshirë e kanë pranuar. Duke qenë se përkrah ushqimin e shëndetshëm nuk do të jetë përzgjedhje e keqe e ushqimit, prandaj kushdo që dëshiron le ta provojë.