Categories
Këshilla

Si ta kuptojmë dhe si të veprojmë kur fëmija ka parazitë?

Lëkura e kokës që kruhet vazhdimisht, skuqje dhe acarim veçanërisht tek rrënjët e flokëve rreth fytyrës dhe pas veshëve. Vënie re e parazitëve që lëvizin nëpër flokë ose e vezëve të parazitëve (thërrizave). Për të gjetur shenjat e parazitëve të kokës duhet të ekzaminoni pjesën e mbrapme të qafës dhe rreth veshëve me një lente zmadhuese në një vend me shumë dritë. Ju mund të mos i shikoni gjithmonë parazitët e rritur të kokës pasi ato lëvizin shpejt.

Thërrizat janë të vogla, me formë vezake, dhe ngjiten tek njëra pjesë e rrënjës së flokëve tek lëkura e kokës ose 2.5cm nga lëkura e kokës. Nëse ato janë ngjyrë kafe ose të zezë nuk kanë çelur akoma. Lëkurat e bardha të hapura që bien kollaj kur floku shkundet janë lëkura të vdekura ose zbokth.

Si duhet të trajtohen parazitët e kokës?

1- Përdorni një shampo ose lëng të marrë në farmaci që është posaçërisht për parazitët e kokës. 2- Ndiq udhëzimet me përpikmëri, duke përfshirë trajtimet pasuese, pra si të veproni pasi keni aplikuar shampon. Shumica përmbajnë një krëhër thërrizash të posaçëm. Mos tejkaloni dozën e rekomanduar.

3- Mund të merrni ne konsideratë një prerje më të shkurtër flokësh nëse fëmija juaj ka flokë të dendur dhe të gjatë (për të bërë krehjen më të lehtë), por mos e rruani (zero, pra me brisk) kokën e fëmijës tuaj vetëm nëse fëmija është djalë dhe e pëlqen atë stil flokësh pasi fëmija mund të ndihet keq nga ana psikologjike.

4- Shumica e produkteve janë efektivë në mbytjen e parazitëve të rritur të kokës, gjithësesi ato nuk i mbysin të gjitha vezët. Krehja është hapi më i rëndësishëm. Kriheni të gjithë flokun e lagur çdo ditë derisa të mos gjeni më vezë. Sigurohuni të krihni përsëri për të egzaminuar për parazitë koke ose thërriza pas trajtimit të vazhduar.

Categories
Lajme

Parazitët e zorrëve te fëmijët, simptomat dhe diagnoza

Kur flasim për parazitozë, kemi të bëjmë me një sëmundje të shkaktuar nga parazitët e zorrëve apo larvat e tyre. Sëmundja përhapet përmes infektimit, shumë herë pa e vërejtur atë, por kjo shkakton një çrregullim në trup. Larvat e parazitëve të zorrëve mund të depërtojnë në inde, duke krijuar kështu vatrat e infeksionit, sepse sistemi imunitar i trajton ato si trupa të huaja.

Parazitët e zorrëve futen në organizëm nga goja, me anë të ujit apo ushqimeve të kontaminuara. Infeksionet nga parazitët e traktit gastrointestinal janë në përhapje të vazhdueshme mbase edhe për shkak të menyrës së gabuar të ushqyerjes dhe përdorimit të tepruar të ilaçeve. Zakonisht infeksionet nga parazitet janë më të përhapura te femijet, keshtu që për të pasur me pak parazitoza duhet të tregohet kujdes me higjenën e duarve, sepse fëmijët duke luajtur me dheun e kontaminuar nga vezët e krimbave të përhapura me feçet mund t’i vendosin ato në gojë dhe keshtu iu jep mundësi krimbave të zhvillohen në organizmin e fëmijës.

Simptomat – Shpesh shfaqet me diarre, dhimbje të barkut dhe temperaturë. Mund të shoqërohet gjithashtu me dispepsi, kapsllëk dhe bllokim zorrësh, fryerje barku, kruajtje anale, të përziera dhe të vjella. Për shkak të reagimit imun shfaqen reaksionet alergjike, të cilat mund të ndodhin si rezultat i veprimtarisë së parazitëve të zorrëve apo të formave të tjera të parazitit.

Diagnoza – Diagnoza e parazitëve të zorrëve është shpesh e vështirë, sepse simptomat e këtyre çrregullimeve janë shumë të ndryshueshme dhe ngjajnë me ato të sëmundjeve të tjera. Ekzaminimi i feçeve për parazite zbulon praninë e parazitit.