Categories
Receta

RECETA: Pasta me spinaq dhe salmon, për një shije fantastike

Përbërësit: një pako makarona, 100-120 gr spinaq, 100 gr rikota, 100 gr salmon, lëng limoni, kripë dhe piper

Si ta përgatisni: Në fillim, në një tenxhere me ujë të valuar shtoni makaronat të ziejnë. Ndërkohë në një tigan me vaj ulliri skuqni spinaqin dhe me dy thelpi hudhra.

Më pas shtoni salmonin dhe rikotën. I përzieni mirë dhe më pas shtoni makaronat e ziera. Rregullojini me kripë e piper. Shtoni lëngun e limonit dhe trazojini mirë. Servirini të ngrohta.

Ju bëftë mirë! Uroj t’ju pëlqejnë. Receta u mor te NEPS.

Categories
Receta

Pasta bolonjeze me lulelakër për një shije fantastike (Receta e ditës)

Përbërësit: gjysmë kg kërpudha, ¼ filxhan plus 2 lugë vaj ulliri ekstra i virgjër, 4 lugë gjalpë pa kripë
1 qepë të madhe, 6 thelpinj hudhre, të prera hollë, 1 spec jeshil, 1 lugë rozmarinë e grirë hollë, ⅓ filxhan paste domate me përqendrim të dyfishtë, kripë, 1 pako rigatoni, 1 filxhan parmixhano të grirë hollë, 3 lugë majdanoz i grirë hollë, ½ limon

Kërpudhat i fusni në një procesor ushqimi derisa të copëtohen imët. Kalojeni në një tas të vogël. Fshini tasin e përpunuesit të ushqimit. Hidhni në procesor lulelakrën derisa të copëtohet, duke e transferuar në një tas mesatar.

Nxehni pak vaj ulliri dhe 2 lugë gjalpë në një tenxhere dhe shtoni kërpudhat dhe gatuajini, duke i trazuar herë pas here, derisa të marrin një ngjyrë të artë, 4-6 minuta. Shtoni qepët dhe 2 lugë vaj në tenxhere.

Gatuajini, duke e trazuar herë pas here, derisa qepa të bëhet shumë e butë dhe kafe e artë, 6-8 minuta. Shtoni hudhër, sheqer dhe rozmarinë dhe gatuajeni duke trazuar herë pas here, derisa hudhra të zbutet dhe përzierja të jetë shumë aromatike, rreth 3 minuta. Shtoni pastën e domateve dhe gatuajeni, duke e përzier vazhdimisht, derisa pasta të errësohet pak, rreth 2 minuta.

Lulelakrën gatuajeni, akoma duke e trazuar herë pas here, derisa lulelakra të gatuhet pak dhe të fillojë të ngjitet në fund të tenxheres, 6-8 minuta. Shtoni pak kripë, pastaj mbajeni të ngrohtë në nxehtësi të ulët. Ndërkohë, gatuajini makaronat në një tenxhere të madhe me ujë të kripur të vluar, duke i trazuar herë pas here, derisa të bëhet pothuajse al dente, rreth 1 minutë më pak se udhëzimet e paketimit.

Përdorni një lugë me vrima, transferoni makaronat në tenxhere me salcë. Shtoni 1 filxhan parmixhano ,2 lugë gjalpë dhe 1 filxhan lëng gatimi nga makaronat. Rrisni nxehtësinë dhe gatuajini, duke e trazuar herë pas here, derisa makaronat të jenë al dente dhe salca të ngjitet te makaronat, rreth 3 minuta. Hiqeni nga nxehtësia dhe përzieni majdanozin. Shijoni dhe rregulloni makaronat me krip, erëza dhe lëng limoni.

Ndani makaronat në pjata, sipër hidhni parmixhano. (NEPS)

Categories
Këshilla

Receta: Makarona të ftohta me shafran, kunguj dhe patëllxhan

Nëse jeni vegan ose keni miqtë që keni ftuar vegan për darkë dhe dëshironi diçka të shpejtë për të përgatitur makaronat e ftohta me shafran, kunguj dhe patëllxhan është shumë e thjeshtë për t’u përgatitur.

Përbërësit: 250 gr kunguj, 350 g patëllxhan, 1 qepë, 0.1 g shafran pluhur, 500 g makarona, 1 gotë uji, vaj ulliri, kripë.  Pastrojmë kungujt, patëllxhanët dhe qepën i presim të gjitha dhe i përziejmë në një tiganë të madh së bashku me vaj ulliri.

Filloni gatuani me zjarr të lartë duke përzier shpesh për 5 minuta,hidhni dhe kripën bashkë me ujin dhe gatuajeni dhe për 10 minuta të tjera. Pasi të jetë gati lëreni të ftohet.

Zieni ujë të bollshëm me kripë dhe shtoni shafranin. Në të njëjtin vend do të përgatiten dhe makaronat. Më pas kullojini me ujë të ftohtë. Në fund i përzieni të gjitha bashkë ,shtoni pak vaj ulliri. Vendoseni në frigorifer deri në momentin që do ta konsumoni.

Categories
Receta

Receta e ditës – Pasta me qepë të karamelizuara dhe patëllxhanë

Përbërësit: 1 patëllxhan i prerë në kubik, 2 lugë gjelle vaj ulliri, 1 qepë e prerë në feta, 1 pako pasta (modeli sipas dëshirës), 6 thelpi hudhra të grimcuara, 2 filxhanë me salcë domatesh të freskëta, 1 lugë gjelle verë e kuqe, pak spec i kuq pluhur, disa gjethe borziloku, kripë, piper

Parangrohni furrën në 200 gradë. Merrni një tavë dhe shtroni në të një letër kuzhine. Sipër vendosni patëllxhanin, duke e spërkatur me vaj ulliri, kripë dhe piper. E fusni në furrë për 25 minuta. Ndërkohë në një tigan me vaj ulliri skuqni qepën ngadalë derisa ta shikoni që të jetë karamelizuar.

Ndërkohë zieni pastat në mënyrë aldente, sipas udhëzimeve në paketim. Shtoni hudhrat tek qepët dhe verën e kuqe. Tani shtoni pastat dhe patëllxhanët. I përzieni mirë dhe gradualisht e plotësoni me salcën e domateve dhe borzilok. Mos harroni specin e kuq pluhur. Pastat janë gati për t’u shijuar!

Categories
Receta

RECETA: Pasta të ftohta me avokado dhe domate

Përbërësit: 400 gr makarona, 1 avokado, 2 domate të mëdha të qëruara dhe të prera në kubikë, vaj ulliri, kripë, piper, majdanoz, djathë parmixhano i grirë.

Vëmë makaronat të ziejnë me ujë të valuar dhe kripë. Kur makaronat duan edhe fare pak që të ziejnë, në një tas të madh hedhim domatet dhe tulin e avokados, pasi i kemi qëruar lëkurën dhe i kemi hequr bërthamën.

Shtojmë kripë, piper dhe vaj ulliri pjesë-pjesë derisa të përftojmë një masë kremoze. I përziejmë me pirun dhe lëmë tasin mënjanë. Makaronat e ziera i kullojmë dhe i hedhim në tasin ku kemin përgatitur salcën. I përziejmë me kujdes me lugë druri dhe i shërbejmë menjëherë me djathë Parmigiano të grirë dhe majdanoz.

Categories
Receta

Receta: Pasta fantastike, linguini me karkaleca, limon dhe hudhër

Makarona të shpejta dhe të shijshme, me një aromë dhe shije mjaft të pasur. Uroj ti provoni! Produktet kryesore: 375 g Linguini, 460 g Karkaleca mesatar, 5 Hudhra të mëdhaja, 1 Limon, 3 lugë gjelle Vaj ulliri, 2 lugë gjelle Gjalp, Piper djegës i prerë, Majdanoz i frekët.

Vendosni në zjarr një tenxhere me ujë, kripë dhe pak vaj ulliri dhe kur uji të vloj shtoni në të makaronat të ziejnë. Ndërkohë vendosni një tigan në zjarr ku do të shtoni vajin e ullirit dhe gjalpin.

Më pas shtoni hudhrat e prera dhe piperin djegës dhe gatuajini për pak sekonda. Shtoni ne tigan karkalecat, pak kripë dhe lërini në zjarr derisa ato të jenë gatuar plotësisht.

Pasi karkalecat të jenë gati shtoni në tigan makaronat dhe përziejini. Largoni tiganin nga zjarri dhe shtoni në të lëngun e limon, majdanozin e freskët të prerë dhe përziejini. Shërbejini të ngrohta.

Categories
Receta

Pasta të ftohta me pjepër, djathra dhe erëza – Receta e ditës

Keni menduar t’i integroni ndonjëherë frutat në një pjatë të parë? Ndoshta keni provuar mollët, portokajt, dardhët, por ndoshta jo pjeprin në një pjatë pastash. Sot është momenti i duhur për t’u dhënë shije pastave të ftohta me pjepër, djathë e erëza: një pjatë e parë e shijshme dhe e freskët, perfekte për verën.

Përbërësit: 320 gr pasta pene, 100 gr djathë primosale, 12 fije bar qepe, 80 gr djathë gorgonxola, gjysmë pjepri, 6 gjethe menteje, 40 gr stika pisha, 4 dega majdanoz, 2 dega trumëz, vaj ulliri e.v, kripë, piper

Përgatitja: Pastroni gjysmën e pjeprit dhe prisni tulin në kubikë, përziejini në një enë me 80 gr gorgonzola të tërrmuar, 100 gr djathë primosale të prerë në kubikë, stikat e pjekura të pishës. Lani, thani bimët aromatike (2 dega trumëz, 3-4 degë majdanoz, 5-6 gjethe menteje), copëtoni fijet e barit të qepës direkt në enë, shtoni përbërësit e tjerë të servirjes dhe përziejini.

Zjeni pastat në ujë të vluar me kripë dhe kullojini kur të jenë ‘al dente’, ftohini në ujë të ftohtë dhe bashkojini me 4 lugë vaj ulliri. Shtojini tek masa e përgatitur, shtoni pak piper të sapobluar, përziejii dhe lërini të pushojnë për 20 minuta para se ta servirni në pjata individuale. / NEPS /

Categories
Receta

Receta: Shija në pjatën tuaj, pasta me pomodorini dhe kaperi

Një pjatë e thjeshtë pasta me pomodorini dhe kaperi me një nuancë erëzash bën për një darkë super të kënaqshme

Perberesit: 200 gramë Makarona, 8-9 domate qershi, 1 lugë gjelle kaperi, 2 gota ujë, 2 thelpinj hudhre, parmixhano. Vaj ulliri. Majdanoz
gjalp, kripë, piper.

Pergatitje: Gatuani makaronat në një tenxhere me ujë të kripur. Prisni thelpinjtë e hudhrës dhe skuqini në një tigan me pak vaj ulliri. Pritini domatet qershi në copa të vogla dhe skuqini për disa minuta. Shtoni dhe kaper.

Shtoni një gotë tjetër ujë dhe gatuajeni për disa minuta. Shtoni kripë, piper dhe përziejeni mirë. Shtoni makarona të gatuara, copëtoni majdanoz, gjalpë dhe parmixhano të grire. Përziejini mirë.

Categories
Këshilla

Merr fund dilema, makaronat të ndihmojnë të humbasësh kg, apo të shëndoshin!

Hapi i parë që marrin njerëzit që duan të humbasin kilogramët e tepërt, është kufizimi apo heqja dorë nga karbohidratet, të cilat ndër të tjera i gjejmë edhe tek makaronat. Sa i përket këtyre të fundit, një studim thotë se ngrënia e makaronave, si pjesë e një regjimi të shëndetshëm ushqimor mund t’ju ndihmojë të humbisni nga pesha.

Studimi i publikuar në revistën BMJ Open, thotë se njerëzit që konsumojnë makarona, si pjesë e një regjimi me ushqime me nivel të ulët glicemie, mund të humbasin disa kilogramë të tepërt.

Makaronat kanë një nivel të ulët të glicemisë, që do të thotë se rrit nivelet e sheqerit në gjak në një nivel më të ngadaltë se buka e bardhë, e cila është një karbohidrat i përpunuar.

Për më tepër, sipas studimit, ngrënia e makaronave si pjesë e një regjimi të tillë, nuk kontribuon në shtimin në peshë apo në shtimin e depozitave dhjamore.

Karbohidratet dhe ndikimi tek pesha -Sipas ekspertëve të ushqyerjes së shëndetshme, nocioni që njerëzit duhet të ulin sasinë e karbohidrateve apo të heqin dorë prej tyre, është i gabuar.

Ata thonë se nëse njerëzit duan të humbasin nga pesha, ata duhet të fokusohen më shumë tek ushqyerja e personalizuar sipas nevojave të organizmit, por edhe tek aktiviteti fizik me objektiv për djegien e kalorive.

Makaronat, veçanërisht kur janë të freskëta janë të pasura në përmbajtjen e fibrave, të cilat jo vetëm kënaqin urinë por njëkohësisht nga ndihmojmë të çlirojmë energji më lehtë.

Një nga përbërësit më të shëndetshëm të makaronave janë karbohidratet (fibra dietike dhe sheqerna), të cilat janë një katalizator i vërtetë në përcjelljen e energjisë në metabolizëm.

Konkretisht 10 % e makaronave ka në përbërjen e tyre karbohidrate ndërsa 6 % e përmbajtjes së makaronave janë proteina. Ushqimet e pasura me proteinë – Thjerrëzat, gjiza, bizelet, spinaqi, peshku ton, kosi, vezët, mishi i pulës dhe mishrat pa dhjamë janë përgjithësisht të pasur me proteinë.

Proteina ndihmon në ruajtjen e masës muskulare gjatë shkrirjes së depozitave dhjamore. Ajo të ngop dhe mbi të gjitha të ndihmon të djegësh më shumë kalori. Kjo ndodh sepse ushqimet me proteinë kërkojnë më shumë energji për tu përpunuar.

 

Ushqimet me fibër – Dardha, drithërat e plota, kokoshkat, orizi kaf, qiqrrat janë ndër ushqimet më të pasura me fibër. Rënia nga pesha nuk ka përse të shoqërohet gjithë kohës me ndjesinë e vazhdueshme të urisë.

Ushqimet e pasura me fibër ju ndihmojnë të ndiheni të ngopur për shumë kohë por edhe të digjni kalori. Për më tepër, ato janë të pasura me shumë vitamina dhe minerale.

Ushqimet me pak kalori – Selinoja, frutat e pyllit, barishtet, shpargu, lulelakra, panxhari, brokoli, kastraveci dhe qitro janë ndër ushqimet që kanë natyralisht më pak kalori. Përzgjedhja e këtyre ushqimeve do ju ndihmojë jo vetëm të merrni ushqyesit e duhur por edhe do ju japë më pak kalori.

 

Categories
Receta

Receta e veçantë: Pasta me presh dhe kërpudha

Pasta me presh dhe kerpudha paksa te cuditshme por teper te shijeshme dhe te vecanta.

Perberesit: 140 gramë pasta, 120 gram presh, 2 thelpinj hudhre, 3 kërpudha, 1 gotë krem pana, parmixhano i grire, majdanoz, vaj ulliri, kripë, piper.

Pritini presh dhe kërpudha në copa të vogla. Prisni hudhrën dhe majdanozin imët. Gatuani makaronat në një tenxhere me ujë të kripur. Skuqni hudhrën në një tigan me vaj ulliri. Shtoni presh dhe kërpudha. Shtoni pak ujë, kripë, piper dhe panen dhe përziejini së bashku mirë.

Shtoni makarona të gatuara, majdanoz dhe parmixhano të gire dhe sherbejini. Janë shumë të mira dhe do t’u lënë shije shumë të mirë. Do të ndiheni të ngopur.