Categories
Këshilla

Maska me tërshërë: Aplikoje dhe zhdukjen e shpejtë të akneve mund ta bësh vetë

Në një moment të caktuar të jetës, edhe pse e ke kaluar periudhën e adoleshencës, mund të gjendesh para pasqyrës me një puçërr në fytyrë që të prish qetësinë. Është krejtësisht normale që ende të përjetojmë çrregullime të tilla të lëkurës herë pas here. Të bezdisshme janë, të gjithë e dimë, por jo e pamundur për t’i eliminuar.

Kjo maskë fytyre që prezantohet më poshtë nuk është vetëm zgjidhja e shpejtë e zhdukjes së puçrrave, por shërben edhe për një pastrim dhe hidratim të mirë të lëkurës, madje të përgatit për të gjithë javën.

Maskë me tërshërë – Tërshëra nuk është vetëm një ushqim i mirë për mëngjes, por edhe për lëkurën e fytyrës gjithashtu. Ashtu siç mban të ngopur stomakun, tërshëra ushqen dhe pastron edhe lëkurën. Për më tepër, është edhe qetësuese, kështu që do të të ndihmojë në eliminimin e skuqjeve të lëkurës. Shtimi i mjaltit në këtë recetë është mjaft efikas, sepse mjalti vret bakteret që formojnë shpërthimin e lëkurës në puçrra.

Shënim: Kjo maskë përdoret shpesh sipas nevojës. Është shumë e butë për lëkurën, ushqyese, kështu që mund ta përdorësh edhe çdo ditë.

Çfarë të nevojitet: 1/2 filxhan me ujë të ngrohtë (jo i nxehtë), 1/3 filxhan tërshërë, 2 lugë gjelle kos i thjeshtë, 2 lugë gjelle mjaltë, 1 e bardhë veze

Përdorimi: Përziej ujin dhe tërshërën dhe lëri bashkë për dy deri në tri minuta. Shto kosin, mjaltin dhe të bardhën e vezës në përzierje. Aplikoje lehtësisht të gjithë masën në fytyrë dhe mbaje rreth 10 deri në 15 minuta. Pastroje maskën me ujë të ngrohtë. Për këtë hap, është jashtëzakonisht e rëndësishme të vendosësh një filtër në lavaman, në mënyrë që të mos e bllokosh.

Categories
Lajme

Lista, këto janë 7 ushqimet që ndihmojnë në pastrimin total të mushkërive

Përkujdesja për mushkëritë është një hap i shkëlqyer që mundëson mbrojtjen nga sëmundjet e ndryshme. Në këtë artikull do të mësoni për 7 ushqimet që pastrojnë dhe detoksifikojnë këtë organ të rëndësishëm.

Çaji jeshil – Pirja e një filxhani të ngrohtë me çaj jeshil rekomandohet përpara gjumit. Kjo do të ndihmojë të pastroni organizmin dhe mushkëritë nga toksinat, por edhe të ruajë shëndetin e sistemit tretës. Çaji jeshil kombinohet shumë mirë me xhenxhefilin, lëngun e limonit dhe mjaltin.

Lëngu i limonit – Eshtë shumë i pasur me antioksidantë dhe acid folik. Pini ujë me lëng limoni çdo mëngjes me stomak bosh.

Lëngu i boronicës së kuqe ose ananasit – Këto fruta janë të pasur me antioksidantë dhe lëngun e tyre mund ta pini çdo ditë në mes vakteve ose gjatë drekës. Nëse po përpiqeni të pastroni mushkëritë, atëherë shmangni pijet e gazuara dhe alkolike.

Lëngu i karotës – Karota është e pasur me beta karoten dhe vitaminat A, K, C dhe B. Lëngu i saj rrit nivelin e alkalinës në gjak. Studimet kanë konfirmuar se disa karrota në ditë ulin rrezikun e sëmundjeve të mushkërive.

Xhenxhefil – Eshtë një aleat kundër sëmundjeve të këqija. Ai lehtëson eliminimin e sekrecioneve bllokuese të mushkërive.

Ushqimet me antioksidantë – Spinaqi, frutat e pyllit, brokoli, peshku dhe rrushi janë ushqime të pasura me antioksidantë që forcojnë imunitetin, kapacitetin e mushkërive dhe frymëmarrjes.

Rigoni dhe nenexhiku – Përbërësit organikë të rigonit përmirësojnë frymëmarrjen dhe çlirojnë mushkëritë nga bllokimet prej sekrecioneve. Mund t’i përdorni si çaj si çdo çaj tjetër bimor. Ato ndihmojnë në pastrimin e rrugëve të frymëmarrjes nga bakteret. Nenexhiku qetëson muskujt e rrugëve të frymëmarrjes dhe të dyja bimët duhen bërë pjesë e regjimit tuaj ushqimor. Mbrojtja e mushkërive kërkon marrjen e ushqyesve të domosdoshëm dhe vitaminave jo vetëm nga ushqimi por edhe suplementët. Këshillat e fundit por jo nga rëndësia janë që të mos pini duhan, të qëndroni larg zonave ë ndotura dhe të pini sa më shumë lëngje të ngrohta.

Categories
Këshilla

Fruti që pastron trupin, toniku natyral me efekt fantastik për ju

Përveç freskimit, rrushi është gjithashtu i dobishëm si ilaç për pastrimin e gjakut, rregullimin e tretjes, heqjen e depozitave të yndyrës nga trupi, për trajtimin e proceseve inflamatore të organeve të tretjes, si dhe për eliminimin e vështirësive reumatizmale dhe alergjive të lëkurës.

Lëngu i freskët i rrushit është i pasur me vitamina A, B dhe C dhe minerale të ndryshme. Rrushi vepron si një tonik natyral për trupin, dhe është gjithashtu një ushqim shumë ushqyes. Ai përmban rreth 20 për qind sheqer, kështu që është një ushqim i pasur me energji.

Është gjithashtu një burim i rëndësishëm i bioflavonoideve, të cilat mbrojnë trupin nga radikalet e lira. Për shkak të antioksiduesve të ndryshëm, rrushi gjithashtu ka një efekt të fortë kundër baktereve, viruseve, inflamacionit dhe alergjive.

Rekomandohet kundër qarkullimit të dobët, dhe është gjithashtu e rëndësishme në ngadalësimin e plakjes, parandalimin e demencës dhe sëmundjeve degjenerative të syve.

Rrushi është i pasur me vitamina A, të gjitha vitaminat B përveç vitaminave B12, C dhe E, dhe ato gjithashtu përmbajnë minerale të tilla si natriumi, fosfori, kalciumi, kaliumi, hekuri, magnezi dhe flora, si dhe acid malik, tartarik dhe limoni.

Categories
Lajme

Për enë të pastra të gjakut mund të bëni këtë kurë super efikase

Arterioskleroza cilësohet si sëmundja gjatë të cilës muret e enëve të gjakut, si arteriet, ngurtësohen dhe bllokohen. Arterioskleroza cilësohet vde.kjeprurëse.

Kjo është arsyeja pse është e rëndësishme të mbani enët tuaja të gjakut tërësisht të pastra dhe elastike. Në këtë artikull do të mësoni për një kurë krejtësisht natyrale për pastrimin e enëve të gjakut, uljen e tensionit dhe nivelit të kolesterolit.

Përbërësit: 1 filxhan çaji me lëng xhenxhefili, 1 filxhan çaji me pure hudhre (3-4 katër kokë hudhra të ziera dhe të shtypura), 1 filxhan çaji me lëng limoni, 1 filxhan çaji me uthull molle, 2 filxhanë çaji me mjaltë

Përgatitja: Hidhini të gjithë përbërësit (përveç mjaltit) në një tenxhere dhe lërini të ziejnë në temperaturë mesatare për 30 minuta duke e përzier vazhdimisht. Hiqeni tenxheren nga zjarri dhe lëreni lëngun të ftohet plotësisht. Shtoni mjaltin dhe më pas të gjithë lëngun hidheni në një shishe qelqi të cilën duhet ta fusni në frigorifer.

Përdorimi: Këshillohet që të konsumoni një lugë gjelle nga ky lëng çdo mëngjes, drekë dhe darkë me stomak bosh. Kjo kurë mund të ruhet në frigorifer për deri në dy muaj.

Categories
Këshilla

Përdorni fillin dentar, gabimi i madh që duhet të shmangni

Pastrimi i dhëmbëve me fije dentare është një nga mënyrat më të mira dhe më të rekomanduara të pastrimit (pasi ke ngrënë 4-5 fruta dhe në ditë) ose edhe çdo natë duke lexuar një libër në shtrat.

Gjatë përdorimit të kësaj mënyre është e rëndësishme që të shmangim gabimet që mund të bëjmë. Sa herë i pastron dhëmbët në këtë mënyrë, mendon se çdo lloj peri mund të të ndihmojë dhe i jep mundësi vetes të provosh disa herë me të njëjtin pe, derisa papastërtitë të largohen? Kjo duket se është mënyra më e thjeshtë, apo jo? Dhe nuk ndalesh derisa të bindesh që gjithçka është pastruar.

Të pastrosh dhëmbët me pe, në fakt, duket vërtet si gjëja më e thjeshtë, por edhe këtu ka diçka që bëhet gabim. Nga studimet, është vënë re se tërheqja e fijes së perit disa herë para-mbrapa, përdorimi i shpeshtë i saj, por edhe pastrimi me çdo lloj peri, përveç atij dentar, mund të kthehen në rrezik serioz për shëndetin oral.

Jo vetëm sepse mund të dëmtosh pllakat dhe smaltin e dhëmbëve, por gjithashtu mund të dëmtosh mishrat dhe të ndikosh në shtimin e hapësirave midis dhëmbëve duke i larguar ata nga njëri-tjetri.

Kështu, filli dentar është një mënyrë që duhet të bëhet kujdes gjatë përdorimit të tij dhe sigurohu që në hapësirën mes dhëmbëve të mos ushtrosh forcë dhe të përdorësh fillin e duhur dentar. Pasi i ke pastruar, një gargarë me ujë e kripë do të të ndihmojë për t’i mbajtur dhëmbët e pastër. Ose edhe pak sodë buke për t’u dhënë më shumë bardhësi atyre.

Categories
Lajme

Sa vjet i duhen trupit që të pastrohet pas lënies së duhanit?

Konsumimi i duhanit shkakton një nga çdo katër vdekje nga sëmundjet kardiovaskulare në Shtetet e Bashkuara. Hulumtuesit analizuan historinë e pirjes së duhanit të 8,700 pjesëmarrësve dhe zbuluan se 70 për qind e sëmundjes kardiovaskulare si goditja në tru, sulmi në zemër dhe tek duhanpirësit aktual ose të mëparshëm ndodhën midis atyre që kishin tymosur një pako në ditë për 20 vjet.

E krejt këtë dëmtim mund ta shmangni duke hequr dorë nga cigarja, por a e keni menduar ndonjëherë se sa kohë i duhet trupit që të pastrohet nga duhanpirja? Duhet plot 16 vjet.

“Këto rezultate nënvizojnë përfitimet nga braktisja e pirjes së duhanit brenda pesë vjetësh, që është 38 për qind rrezik më të ulët për një atak në zemër, goditje ose forma të tjera të rrezikut të sëmundjeve kardiovaskulare në krahasim me njerëzit që vazhdojnë të pinë duhan. Ne gjithashtu gjetëm se rreziku i sëmundjeve kardiovaskulare mbetet i lartë deri në 16 vjet për ish duhanpirësit në krahasim me njerëzit që kurrë nuk kanë pirë duhan “, tha Dr. Meredith Duncan në Universitetit Vanderbilt në Nashville, Tennessee, dhe autori i studimit.

Ndërkohë që sulmet në zemër mund të ndodhin në çdo moshë, rreziku rritet ndjeshëm kur të plakeni dhe mosha mesatare për një sulm në zemër për herë të parë është 66 për burrat dhe 70 për gratë.

Një shumë e duhanpirësve që janë të moshës së mesme thonë se është “tepër vonë për të lënë”, por jo, transmeton klankosova. Edhe nëse jeni në moshën 50 vjeçare, prapëseprapë ju mund të ndryshoni efektet e pirjes së duhanit në kohën kur bëheni më të pambrojtur ndaj sëmundjeve të zemrës.

Brenda dy javësh nga linja e duhanit, qarkullimi i gjakut në dhëmbët dhe mishrat e dhëmbëve është i ngjashëm me atë që nuk pi duhan, funksioni i mushkërive është përmirësuar dhe rreziku i infarktit fillon të bjerë

Categories
Lajme Shëndeti

Mjaftojnë disa lule kamomili, si të bëni qumësht natyral për fytyrën

E dinit që kamomili nuk është vetëm një lule me veti të mëdha kurative dhe medicinale, por ka edhe veti të fuqishme kozmetike? Bëhet fjalë për një përbërës perfekt për përgatitjen e një qumështi pastrues të bërë vetë.

Mjaftojnë vetëm disa lule kamomili për të përftuar një qumësht pastrues natyral dhe me kosto të ulët krahasuar me ato që gjenden në treg dhe që janë të një cilësie të lartë:

Përbërësit: 150 ml qumësht (i skremuar), një lugë kafeje me lule kamomili të thata, një lugë gjelle gjethe menteje, një lugë mjaltë

Përgatitja: Hidhni në një tenxhere të vogël ujë dhe vendoseni të ziejë. Merrni qumështin, lulet e kamomilit, gjethet e mentes dhe vendosini në një enë qelqi në mënyrë që të përgatisni një banjëmari.

Lëreni përbërjen në banjëmari për gati gjysmë ore në mënyrë të tillë që qumështi t’i përthithë mirë të gjithë elementet ushqyes të mentes e kamomilit dhe herë pas here, përziejini. Më pas, kulloni përbëjren me një sitë të imët dhe lëreni të ftohet. Shtoni një lugë mjaltë, përziejeni dhe qumështi juaj pastrues është gati, i realizuar në shtëpi me përbërës natyralë.

Ai mund të ruhet në frigorifer deri në 3-4 ditë, pasi është i realizuar me përbërës natyralë dhe nuk përmban konservues.

Categories
Këshilla

Ndoshta nuk e dinit, ja si të pastroni xhamat e syzeve dhe njollat e vogla me…patate

Patatet janë një nga ushqimet më të shijshme. Kjo është një nga arsyet pse ne i duam kaq shumë. Por, patatet nuk janë vetëm të shijshme, ato gjithashtu mund të përdoren për të pastruar.

1. Syzet

Nëse mbani syze, e dini sesa e bezdisshme është kur ato mjegullohen, sidomos kur vini maskën antiCovid. Fatmirësisht është e lehtë të shmanget. Mjafton të fërkoni një patate të gjallë në brendësi të syzeve tuaja. Niseshteja në patate i bën syzet të mos mjegullohen.

2. Ndryshku

Të heqësh qafe ndryshkun nuk është e lehtë. Por, tani ka një zgjidhje. Ju mund të pastroni thikat dhe gërshërët e ndryshkura duke përdorur pataten. Prisni një patate në gjysmë dhe sipër vendosini pak sapun enësh ose sodë buke. Fërkojeni atë në ndryshke derisa të zhduket plotësisht. Shpëlajeni mirë me ujë dhe lëreni të thahet.

3. Pastrimi i copëza të xhamave

Kur një qelq thyhet është shumë e vështirë të mblidhni copat e xhamave në dysheme. Një pjesë e tyre janë aq të vogla sa nuk mund të shihen me sy të lirë. Prandaj, një patate ju vjen shumë mirë në ndihmë. Priteni atë në gjysmë dhe fërkoni anën e hapur në tokë, ku ka rënë xhami i thyer. Sigurohuni të mbani doreza mbrojtëse.

4. Lustrim argjendi

Uji përmban shumë niseshte që mund të ndihmojë në heqjen e njollave të bezdisshme në sendet tuaja të argjendta. Vendosni argjendin në ujë me patatet për të paktën një orë. Më pas nxirreni dhe do të shikoni si do të shkëlqejë.

5. Njollat ​​e vogla

Fatkeqësisht, patatet nuk janë në gjendje të largojnë njollat gjigante të verës nga këmisha juaj e bardhë, por bën punë për njollat e vogla. Merrni një gjysmë patate të gjallë, dhe me lëngun e saj në vendin ku është prerë, lyeni njollën. Ju duhet ta përsërisni disa herë këtë proces derisa njolla të largohet.

Categories
Shëndeti

Dentistët ndoshta nuk e dinë as vetë, ka një mënyrë të thjeshtë të pastroni gurëzat si me magji

Gurëzat janë një shtresë e verdhë në dhëmbët tuaj që dëm tojnë buzëqeshjen tuaj. Nëse duam të kemi gojën të pastër dhe që nuk ka sëmundje ne duhet të heqim dorë nga veset e duhanit dhe alkoolit. Përveç kësaj është e nevojshme të mbajmë një higjienë të mirë orale.

Është e zakonshme të shkosh tek dentisti për t’i dhënë fund këtij problem pasi ata janë ekspertë në këtë, por megjithatë shumë herë nuk guxojnë t’i tregojnë pacientit të vërtetën.

Përveç kësaj, ka të ngjarë që ata të dinë metoda që ne nuk i njohim dhe nuk do t’i bënim pa ndihmën e tyre. Megjithatë, ka diçka që ne të gjithë mund të bëjmë në shtëpinë tonë për t’i dhënë fund gurëzave.

Përbërësit:

Një lugë gjelle pastë dhëmbësh, 2 lugë peroksid hidrogjeni, 2 lugë sode buke, 2 lugë ujë.

Përgatitja:

Merrni një enë qelqi me një kapak dhe derdhni të gjithë përbërësit. Përziejini mirë duke përdorur një lugë druri derisa ato të bashkohen për të krijuar kremin. Vendoseni masën e përftuar në furçën tuaj të dhëmbëve dhe lajini ata për 5 minuta. Këtë metodë bëjeni 3 herë në javë derisa gurëzat të zhduken.