Categories
Këshilla

Përdorime të limonit që nuk i dinit, mund t’i praktikoni

Limoni ofron shumë përfitime për trupin tonë. Është i pasur me vitaminë C, flavonoide të cilat kanë veprimtari antioksiduese dhe shumë më tepër lëndë ushqyese. Limoni është shumë i dobishëm në jetën tonë të përditshme, që nga pastrimi i shtëpisë deri tek rutina e bukurisë.

Pastron yndyrën nga enët – Uji i nxehtë dhe detergjenti i enëve ndonjëherë nuk janë të mjaftueshme për të hequr yndyrën nga enët. Shtrydhni dy limona në sfungjer dhe shtoni pak detergjent. Fërkoni enët me këtë përzierje dhe yndyra do të largohet më shpejt dhe më lehtë.

Pastron mikrovalën – Ka dy mënyra për të pastruar mikorvalën në mënyrë efektive. E para, është të vendosni një filxhan ujë dhe lëng limoni në mikrovalë dhe ta ngrohni për dy minuta. Më pas, pastrojeni me një sfungjer. Dhe mënyra e dytë është të vendosni pak lëng limoni dhe detergjent enësh në një sfungjer dhe pastrojeni me këtë përzierje.

Bëni pastrues shtëpiak – Ju ka mbaruar detergjenti apo dezinfektuesi? Bëjeni tuajin me limon dhe përbërës të tjerë që tashmë i kemi në shtëpi.
Kujdesuni për lëkurën me limon – Limoni lufton aknet, i jep shkëlqim lëkurës dhe ka veti antibakteriale. Një mënyrë për ta përfshirë në rutinën tuaj të bukurisë është të bëni një pastrim shtëpiak me limon dhe mjaltë.

Categories
Këshilla

Aloe Vera, mënyrat e përdorimit gjatë verës. Efekte, fantastike!

Xheli i mrekullueshëm që mbush gjethet e bimës së aloe vera është plot me vitamina të cilat mund të trajtojnë një sërë problemesh të organizmit.

Ushqim për lëkurën – Xheli i gjetheve të aloe veras ofron një alternativë natyrale për ushqyerjen e lëkurës me vitamina. Megjithatë, nëse e përdorni shpesh ajo mund ta irritojë lëkurën dhe ta përthajë atë. Këshillohet që një herë në ditë është mjaftueshëm.

Zbutje e flokëve – Xhelin e aloe verës mund ta përdorni edhe për të zbutur flokët. Pas larjes, lyejeni flokun me xhelin e brendshëm të gjetheve dhe mbajeni për pesë minuta. Shpëlajeni me ujë të ngrohtë dhe do të zbuloni që floku juaj është i butë dhe i shkrifët. Aloe vera u jep flokëve shumë ushqyes të dobishëm për rritjen e tyre.

Aknet – Aloe vera ndihmon kundër akneve duke eliminuar inflamacionin, skuqjen dhe bakteret. Xhelin mund ta përdorni si maskë, megjithatë nëse keni fytyrë të ndjeshme duhet të bëni një test paraprak duke vendosur pak xhel në zonën e parakrahut. Nëse lëkura irritohet, mbase jeni alergjikë ndaj xhelit.

Zbokthi – Përdorimi i rregullt i xhelit të aloe veras në flokë është shumë efikas në eliminimin e zbokthit. Dermatologët rekomandojnë përdorimin e xhelit në mënyrë të rregullt duke e aplikuar atë direkt në zonën e skalpit.

Kundër të djegurave – Xheli i aloe verës është shumë efikas kundër të djegurës së gradës së parë dhe asaj të dytë. Efikasiteti i xhelit është shumë herë më i lartë se kremërat industrialë.

Heqja e makiazhit – Kombinimi i lëngut të aloe verës me vajin ekstra të virgjër të ullirit është një alternativë natyrale e heqjes së makiazhit. Ky kombinim është i butë për lëkurën, nuk e irriton atë dhe e rigjallëron.

Të djegurat nga dielli – Xheli i aloe veras është shumë freskues për lëkurën. Ai qetëson dhe zbut lëkurën e djegur nga dielli por edhe e ushqen në thellësi.
Pickimet e insekteve – Pickimet e mushkonjave janë të sikletshme. Nëse e lyeni zonën me xhelin e bimës jo vetëm që nuk do të keni kruarje por as enjtje.