Categories
Shëndeti

Njihuni me vlerat shëndetësore të uthullës së shegës! Si ta përgatisni në shtëpi

Shega është një frut i mrekullueshëm që ofron shumë ushqyes dhe vlera për të gjithë dashamirësit e saj. Ajo konsiderohet thelbësore për një ushqim të shëndetshëm dhe është pjesë e recetave të ndryshme në mbarë Shqipërinë. Fruti pëveçse i freskët konsumohet në mënyra të ndryshme siç janë lëngu, shurupi apo çaji.

Po, nga shega mund të bëhet edhe uthull. Kjo uthull me ngjyrë të kuqe të ndezur karakterizohet nga ëmbëlsia frutore e ndërthurur me aciditetin e mprehtë, që së bashku shpalosin vlerat e mëposhtme:

Sistemi tretës – Uthulla e shegës është e pasur me acid acetik që ndihmon sistemin tretës duke rritur aftësinë e organizmit për të përthithur ushqyesit e dobishëm nga ushqimet që konsumojmë. Shtoni uthullën e shegës në sallatën tuaj të preferuar ose pijeni atë duke tretur një deri në 2 lugë gjelle uthull shege në një gotë me ujë dhe konsumojeni përpara ose gjatë vakteve.

Përthithja e kalciumit – Njerëzit që vuajnë nga intoleranca ndaj produkteve të bulmetit kanë nevojë për burime alternative të kalciumit siç janë: spinaqi, brokoli ose hudhra. Nëse shtoni një pikë uthulle të shegës në këto ushqime, trupi do të përthithë kalciumin më lehtë se zakonisht.

Kolesteroli dhe tensioni i gjakut – Studimet tregojnë se, uthulla e shegës mund të ulë kolesterolin dhe tensionin e gjakut. Në mënyrë indirekte, uthulla e shegës ndihmon në uljen e shanseve të shfaqjes së sëmundjeve të zemrës dhe goditjeve në tru.

Zhbllokon arteriet – Studimet thonë se uthulla e shegës mund të jetë një kurë për arteriet e bllokuara, hipertensionin dhe qelizat e dëmtuara.

Receta për përgatitjen e uthullës së shegës në kushtet e shtëpisë është mjaft e lehtë për t’u provuar. Do t’ju nevojiten katër kilogramë shegë nga të cilat mund të prodhoni një litër uthull shege, pas filtrimit dhe avullimit.

Përgatitja: Pasi keni shtrydhur kokrrat e shegës, hidheni lëngun në një enë qelqi. Mbajeni në frigorifer për dy ditë, gjatë së cilave, mbetjet e kokrrave do të bien në fund të enës. Këshillohet që kokrrat e shtypura mos t’i hidhni sepse ato janë burim fibrash dhe mund të konsumohen. Filtrojeni lëngun me kujdes dhe hidheni në një enë qelqi. Mbulojeni enën me një napë dhe izolojeni mirë me llastik. Enën ruajeni në një hapësirë të errët. Lereni lëngun të fermentohet për 30 ditë.

Më pas, filtrojeni për herë të dytë. Lëngu i përftuar duhet të fermentohet sërish për rreth 2 javë të tjera. Në fund të këtij procesi, duhet ta filtroni uthullën e përfituar për një herë të fundit. Ruajeni uthullën e filtruar në një shishe të veçantë dhe mbajeni në frigorifer. Në fillim shija do të jetë tepër e mprehtë dhe e athët, por më pas do të zbutet. Mund ta përdorni uthullën në recetat tuaja.

Categories
Lajme

Majdanoz, kastravec ose ananas: 3 kura natyrale për pastrimin e veshkave nga toksinat

Majdanozi është një nga bimët mjekësore më të mira për shëndetin e veshkave. Majdanozi i bën ato më të forta dhe parandalon formimin e gurëve. Kjo bimë e shëndetshme i pastron ato në mënyrë natyrale nga toksinat dhe të gjitha substancat e dëmshme që kërcënojnë shëndetin e veshkave.

Në këtë artikull do të mësoni më shumë për tri kura natyrale që ndihmojnë në pastrimin e veshkave nga toksinat dhe substancat e dëmshme.

Lëngu i shëndetshëm i majdanozit për veshka të shëndetshme / Përbërësit: një tufë e vogël majdanoz, 3 gota me ujë

Përgatitja: Ngroheni ujin në një çajnik dhe përpara se të marrë valë hiqeni nga zjarri. Shtoni tufën e majdanozit dhe lëreni të rrijë në ujë për 15 minuta dhe më pas kullojeni. Këshillohet të pini dy-tre gota me çaj majdanozi çdo ditë sidomos pas çdo vakti. Mund ta pini për 30 ditë e ta përsërisni nëse është e nevojshme.

Lëng kastraveci dhe majdanozi

Veshkat punojnë fort që të pastrojnë gjakun, të eliminojnë kripën dhe elementë të tjerë të dëmshëm. Puna e tyre është shumë e vështirë, ndaj duhet t’u japim të gjithë ndihmën e mundshme. Sipas të dhënave, duke konsumuar majdanoz çdo ditë, ne ndihmojmë veshkat të pastrojnë organizmin nga toksinat.

Përbërësit: 1 kastravec, 1 tufë me majdanoz, 2 gota me ujë

Përgatitja: Përzieijini të gjithë përbërësit në një mikser deri sa lëngu të jetë kompakt dhe hollojeni sipas dëshirës. Më pas pini dy gota nga ky lëng, një në mëngjes esëll dhe një përpara se të bini për të fjetur. Pijeni për 20 deri 30 ditë.

Lëng ananasi dhe majdanozi për pastrimin e veshkave / Përbërësit: 3 feta ananasi, 2 tufa me majdanoz, 1 litër ujë

Përgatitja: Përziejini përbërësit në një mikser për 4 minuta. Lëngun mos e kulloni dhe pijeni të gjithin përgjatë gjithë ditës. Pijeni për 20-30 ditë.

Vlerat e tjera të majdanozit për shëndetin e organizmit: Majdanozi përmban minerale si kalçiumi, hekuri dhe sulfuri. Ai është një burim i shkëlqyer i vitaminës C dhe shumë vitaminave të tjera të dobishme. Konsumi i majdanozit ndihmon në forcimin e sistemit imunitar.

Categories
Lajme

Lakër, kastravec dhe qepë të njoma: Kjo është sallata e shijes dhe shëndetit

Sallata nuk është receta më e rëndësishme e tryezës, por është ajo që nuk mungon kurrë. E kur keni të bëni me një tryezë plot me të ftuar, përgatitja e sallatave të ndryshme mund të kthehet në një sifidë si për kombinimet ashtu edhe sasitë.

Receta që do t’ju sugjerojmë sot i përmbush të gjitha këto kushte. Mund ta përgatisni për një numër të madh personash, me shumë pak përbërës për të dhuruar shumë shije. Do të jetë një nga pjatat më të freskëta të tryezës që mund ta shoqëroni me si me mishin ashtu edhe me peshkun. E pasur me vitaminë C, antioksidantë dhe shumë fibra. Mësoni më poshtë mënyrën e saktë të përgatitjes së kësaj recete.

Përbërësit: 1 lakër e bardhë, 2 kastravecë të vegjël, 4-5 qepë të njoma, 1 limon, 1 hudhër, vaj ulliri

Përgatitja – Për të nisur me përgatitjen e kësaj recete filloni me pastrimin dhe grirjen e lëkrës së bardhë. Këtë process bëjeni siç bëni zakonisht dhe mundohuni që lakrën ta grini sa më hollë në mënyrë që të konsumohet lehtë. Më pas lani kastravecët dhe pritini në kubikë të vegjël duke ruajtur edhe lëkurën e tyre.

Në fund prisni qepët e njoma në rrathë deri ku mbaron kërcelli dhe bashkojini të gjithë përbërësit në një enë të thellë. Hidhni vaj, kripë dhe pak hudhër të shtypur për më shumë shije.

Shtrydhni lëngun e një limoni dhe kini parasysh ta përzieni mirë sallatën në mënyrë që shija të përhapet mirë dhe fijet e lakrës të zbuten. Pasi ta keni përfunduar, vendoseni në mes të tryezës tuaj për ta shijuar me gatime të ndryshme.

Categories
Lajme

Vaji i avokados bën mrekulli për organizmin, si ta përgatisni në shtëpi

Avokado përmban 18 nga 22 aminoacidet e nevojshme për trupin e njeriut. Një avokado përmban më shumë kalium se një banane dhe kaliumi është shumë i rëndësishëm për zemrën dhe jo vetëm. Vetëm gjysma e një avokadoje ofron sasinë më të lartë të fibrës që ofron një frut, 4.6 gramë. Përvec vlerave fantastike, avokado është një ndër frutat më të fotografuar edhe në Instagram. Për shembull, vetëm në vitin 2017, në këtë platformë janë publikuar plot 3 milionë fotografi avokadosh dhe gatimesh me të, në ditë.

Vaji i avokados, arma sekrete e Hollivudit – Prej avokados njeriu mund të përftojë edhe një vaj shumë të shëndetshëm me yndyrna të mira për trupin. Në aspekt vlerash, ky vaj konkuron fort me vajin e ullirit dhe sidomos për lëkurën është me të vërtetë fantastik. Vaji i avokados në formën e tij më të pastër, është plot e për plot me acidin oleik që penetron thellë në lëkurë dhe e ushqen atë. Për shembull nëse vaji i arrës së kokosit përmban 5-10 përqind acid oleik, vaji i avokados ofron 63% acid oleik, një sasi domethënëse që bën ndryshim në shëndetin e lëkurës, hidratimin dhe ushqyerjen e saj. Ky vaj është perfekt për lëkurat e ndjeshme sepse është i pasur me klorofil, që i jep lëkurës një shkëlqim të shëndetshëm rinor.

Vaji i avokados njihet si arma sekrete e Hollivudit, sepse shumë njerëz të famshëm janë fanatikë të këtij produkti që përmban sasitë maksimale të vitaminës E dhe acideve yndyrore Omega-3. Motrat e famshme Kardashian i thurin shumë shpesh lavde efekteve të mrekullueshme të vajit të avokados për shëndetin e lëkurës. Madje, Khloe Kardashian e ka përshkruar atë si një eliksir të bukurisë. Aktorja Lupita Nyongo, përfaqësuese e firmës Lancome, u shpreh së fundmi se pasi e kishte provuar vajin e avokados në lëkurë, dëshmoi magjinë e tij dhe vendosi ta përdorte në flokë dhe në fytyrë.

Si ta përgatisni vajin e avokados në shtëpi – Në qershor të këtij viti, autoritetet amerikane zbuluan se një pjesë e konsiderueshme e produkteve të tilla në treg ishin ose të prishura ose me përmbajtje të lartë të yndyrnave të tjera, pra gjithçka tjetër veç vaj avokadoje. Duke marrë shkas nga ky studim, ekspertët këshillojnë përgatitjen e vajit në kushtet e shtëpisë. Blini disa avokado në treg, pastrojini dhe tulin e tyre punojeni në mikser deri sa të formoni një pure të butë dhe kremoze.

Purenë hidheni në një tenxhere mesatare dhe lëreni të ziejë në temperaturë po mesatare. Kur ajo të marrë valë, do të vëreni në sipërfaqe një shtresë vaji. E gjithë pureja e avokados duhet të marrë një ngjyrë të errët dhe duhet ta përzieni vazhdimisht. Kur ngjyra të ndryshojë nga e gjelbra e çelët në kafe, atëherë uji ka avulluar plotësisht. Merreni të gjithë masën e kafenjtë dhe kullojeni njësoj si në rastin e salcës së kosit duke vendosur një enë poshtë napës ku të pikojë ngadalë vaji i avokados.

Vajin hidheni në një enë qelqi dhe e keni gati për konsum. Ju informojmë se nëse pini nga një lugë vaji rregullisht do ta furnizoni organizmin me plot 11 lloje të ndryshme vitaminash e 14 minerale thelbësore për trupin. Vaji mund të përfshihet në shumë ushqime dhe nuk tjetërson shijen e tyre.

Categories
Lajme

Çaji me gjethe ulliri, ilaçi që mban larg kollën e thatë dhe ndihmon për diabetin

Edhe pse moti po tregohet shumë miqësor në këto ditë të para tetori, duke na falur ditë të ngrohta me diell, dimri është shumë afër dhe bashkë më të nis edhe sezoni i çajit. Sot ju propozojmë një çaj të padëgjuar e panjohur më parë për shumëkënd, por një minierë e vërtetë vlerash ushqyese: çaji me gjethe ulliri. Ky çaj njihet ndryshe si sekreti i jetëgjatësisë së mesdhetarëve dhe është një ndër pijet më të lashta në historinë e njerëzimit. Sipas fakteve të ndryshme, babai i mjekësisë Hipokrati e pinte gjithmonë këtë çaj para se të flinte.

Por cilat janë disa nga përfitimet e tij? Çaji me gjethe ulliri është një aleat i mirë kundër kollës së thatë, gripit, infeksioneve virale të mushkërive, tuberkulozit, meningjitit, hepatitit B, dhe bronkopneumonisë. Ai është gjithashtu një ndër trajtimet më efektive në raste se vuani nga infeksionet kronike të traktit urinar.

Përbërësit aktivë dhe esencialë të gjetheve të ullinjve fuqizojnë sistemin imunitar, rrisin energjinë dhe luftojnë mikrobet e parazitët. Një efekt surprizë i këtij çaji është të ekuilibrojë nivelin e sheqerit në gjak, ndaj këshillohet të konsumohet më së shumti nga diabetikët.Gjethet kanë veti rrudhëse, tonike dhe kundër temperaturës së lartë.

PËRGATITJA: Në një enë shtoni rreth 200-300 ml ujë dhe vendoseni në zjarr. Pasi të ketë vluar shtoni 20 deri 25 gjethe të thara të ullirit. Uji së bashku me gjethet duhet të vlojë sërish për 4-5 minuta dhe më pas hiqeni nga zjarri dhe lëreni të ftohet. Living ju këshillon që çajin ta pini të ngrohtë pasi të shtoni lëng limoni ose mjaltë organik. Kujdes me sasinë që doni të pini, mjekët rekomandojnë jo më shumë se 3 gota në ditë.

Categories
Lajme

Si të përgatisni në shtëpi vaj bajamesh

Vaji i bajames është një produkt mrekullibërës jo vetëm për lëkurën, por edhe për zemrën. Vaji i bajames është një ndër vajrat esencialë më të pasur me ushqyes, vitamina dhe minerale. Ky vaj nxirret nga dy lloje bajamesh, por vaji më i mirë është ai i bajames së ëmbël.

Ky vaj ul kolesterolin, ushqen lëkurën e thatë dhe ndihmon kundër sëmundjeve kardiovaskulare dhe diabetit. Ai përdoret jo vetëm për bukurinë por edhe për gatim në shtëpi. Në këtë artikull, do të mësoni se si të përgatisni vajin e bajames në kushtet e shtëpisë.

Përbërësit: 2 filxhanë çaji me bajame të papjekura, 1-2 lugë çaji me vaj ulliri

Përgatitja – Bajamet duhet të jenë të freskëta. Pastrojeni mikserin dhe sigurohuni që ai të jetë i thatë. Hidhini bajamet në mikser dhe përziejini në një shpejtësi të ulët. Më pas ndaleni përzierjen dhe pastrojeni mbetjet e bajameve që kanë arritur në pjesën e sipërme të mikserit.

Vazhdoni me përzierjen kësaj here me shpejtësi të lartë deri sa të formohet një pastë kremoze. Më pas shtoni një lugë çaji me vaj ulliri dhe në varësi të masës së formuar mund të shtoni edhe një lugë tjetër.

Masën e formuar futeni në një kavanoz qelqi dhe mbajeni në temperaturë ambienti për rreth dy javë. Gjatë kësaj periudhe vaji i bajames do të jetë çliruar plotësisht nga bajamet. Masën kremoze vendoseni në një napë të pastër ose në një kullesë të imët dhe lëreni të kullojë.

Vajin mund ta përdorni jo vetëm për të trajtuar lëkurën dhe flokët por edhe për masazhe. Mbetjet e bajameve mund t’i përdorni në gatime të ndryshme. Në aplikimin në lëkurë, mjafton një gjysmë luge çaji me të cilën mund të masazhoni fytyrën dhe ta lini atë të përthithet.

Categories
Lajme

Aloe vera dhe vaji i kokosit – Si ta përgatisni kurën për të zbutur lëkurën dhe për larguar skuqjen

Lëkura e mirë dhe e butë tregon për një shëndet të mirë të të gjithë organizmit. Për ta pasur atë gjatë gjithë jetës mund të themi se gjenetika luan një rol të rëndësishëm, por edhe faktorë të tjerë siç është përkujdesja ndaj saj apo faktorët e jashtëm atmosferikë e stili i jetesës.

Në përkujdesjen ndaj lëkurës është folur shumë, por sot ju tregojmë një nga mënyrat më të shëndetshme të trajtimit të saj fare lehtë në shtëpitë tuaja. Do ju duhen vetëm dy përbërs të cilët janë aloe vera dhe vaji i kokosit. Kjo mënyrë e përgatitjes së tyre si një trajtim fytyre do ju ndihmojë të largoni djegiet nga dielli, papastërtitë dhe do ta lërë fytyrën të butë e të hidratuar.

Përbërësit: 65 gr xhel aloe vera, 30 ml vaj kokosi, vaj esencial limoni apo portokalli sipas dëshirës

Përgatitja – Për të nisur me përgatitjen dhe aplikimine këtij trajtimi si fillim sigurohuni që lëkura juaj është e pastër. Lajeni atë mirë me ujë të vakët duke përfshirë në këtë proces edhe qafën. Më pas vazhdoni me përgatjten e trajtimit, duke përzier në një enë qelqi xhelin e aloe verës dhe vajin e kokosit derisa të formohet një masë kompakte dhe e lëngëshme.

Sipas dëshirës mund të shtoni edhe pak vaj esencial limoni apo portokalli për aromë më të mirë dhe për më shumë veti përtharëse të trajtimit mbi lëkurë. Të gjithë masën aplikojeni me duar duke masazhuar mbi fytyrë dhe qafë me lëvizje të buta rrethore. Lëreni të veprojë përgjatë natës dhe në mëngjes shpëlajeni me ujë të vakët. Këtë trajtim mund ta kryeni një her në javë ose sa herë që shikoni se fytyra juaj është e skuqur, e ashpër dhe e lodhur.

Categories
Lajme

Si ta përgatisim qumështin e bajameve në kushte shtëpie

Në këtë artikull nuk do të flasim për qumështin e zakonshëm që vjen nga kafshët, por për atë bimorin që vjen nga bajamet. Qumështi është nisja e ditës për shumicën e njerëzve, dikush e preferon të freskët siç është, të tjerë në kafë, me biskota apo mënyra të tjera.

Në mes të gjithë këtij popullariteti që ky prodhim ka, po aq të shumëta janë edhe alternativat e përzgjedhjes së tij.

Përbërësit: 500 ml ujë, 100 gr bajame

Përgatitja – Për të nisur me përgatitjen e kësaj recete lini bajamet në një enë me ujë të freskët në frigorifer për të paktën 12 orë. Pasi të ketë kaluar kjo kohë, kullojini me kujdes dhe vendosini në një tjetër enë me 500 ml ujë të pijshëm. Përziejini pak me duar dhe pak nga pak kalojini në një grirës frutash dhe grijini ato pë rtë përfituar qumështin. Hidheni në një shishe dhe ruajeni në frigorifer.

Mënyra e dytë – Një mënyrë tjetër është ajo e përdorimit të mikserit normal që keni në shtëpi. Shtoni në të 100 gr bajame dhe 500 ml ujë të nxehtë dhe filloni me përzierjen derisa të dy përbërësit të kenë formuar qumështin e bardhë të bajameve.

Më pas lëreni të ftohetpër të paktën 2 orë dhe kullojeni me anë të një nape para se ta hidhni në shishe. Në këtë mënyrë do të mblidhni të gjithë tulin që ka mbetur nga bajamet gjatë përzierjes si dhe lëkurën e tyre. Pasi ta hidhni në shishe, ruajeni në frigorifer siç bëni zakonisht me qumështin.

Categories
Lajme

Shurupi me limon dhe xhenxhefil, 100% efikas për shkrirjen e dhjamit rreth barkut

Jeni duke luftuar me peshën e tepërt dhe dhjamin e akumuluar rreth belit? Atëherë kjo kurë natyrale, e lehtë për t’u përgatitur, do t’ju ndihmojë të holloni belin dhe humbni kilogramët e tepërt pa shumë mundim. Provoni këtë shurup me limon dhe xhenxhefil për të shkrirë dhjamin.

Përbërësit: 130 gramë rrikë, 4 lugë gjelle mjaltë, 3 limona, 2 lugë gjelle kanellë, 2 cm rrënjë xhenxhefil

Përgatitja: Qëroni dhe ndani rrikën dhe xhenxhefilin në copa të vogla. Më pas i shtrydhni. Pastaj prini limonët dhe i shtoni në përzierje. Shtrydheni mirë përzierjen dhe shtoni 2 lugë çaji kanellë dhe 4 lugë çaji mjaltë. I përzieni mirë dhe e ruani në kavanoz.

Përdorimi: Merrni 1 lugë gjelle nga ky shurup në mëngjes dhe mbrëmje. Pija duhet të konsumohet për të paktën 3 javë me stomakun bosh.

Categories
Lajme

Ujë me Aloe Vera sjell plot përfitime, si ta përgatisim në shtëpi

Uji me Aloe Vera ofron përfitime mbresëlënëse ushqyese dhe shëndetësore. Ai përftohet nga bima e mrekullive, e cila është përdorur prej shekujsh për vetitë e saj mjekësore. Një gotë me 250 ml me ujë aloe vera përmban midis 50 dhe 60 kalori.

Ju gjithashtu do të merrni rreth 50% të vlerës së përditshme për vitaminë C. Kjo ndihmon në mbrojtjen e trupit nga infeksioni, ruan shëndetin e eshtrave dhe dhëmbëve tuaj, si edhe ndihmon në shërimin e plagëve. Aloe Vera përmban vitaminë B-12, folatë, kolinë, bakër dhe kalium gjithashtu. Uji me Aloe vera përmban tetë sheqerna natyralë që formojnë tetë sakaridet esenciale, sipas studiuesve të çertifikuar.

Këto nuk janë të ëmbël, as nuk krijojnë një ndryshim të menjëhershëm të sheqerit në gjak, siç ndodh me substanca si saharoza apo sheqeri i zakonshëm. Aloe vera siç tregojnë kërkimet, përmban 20 nga 22 aminoacidet që i nevojiten organizmit për funksionimin e duhur dhe shtatë nga tetë aminoacidet që konsiderohen jetësore për shëndetin.

Përfitimet mbrojtëse shëndetësore – Uji me Aloe vera ka veti anti-inflamatore në sistemin e tretjes dhe përdoret për të ndihmuar në trajtimin e kapsllëkut dhe urthit.

Uji me Aloe Vera lehtëson shqetësimet e stomakut dhe rivendos tretjen normale pavarësisht nga shkaku themelor i shqetësimit. Është antimikrobik dhe anti-inflamator. Uji me Aloe Vera parandalon mikrobet nga përqendrimi në stomak dhe në zorrë. Mbron organet nga veprimi i toksinave dhe alergeneve. Pirja e 200ml e ujit Aloe vera 2-3 herë në ditë për një javë është një nga mënyrat më efektive për të hequr problemet tuaja të tretjes.

Si ta përgatisni? – Ju mund të shtoni një deri në dy lugë çaji aloe vera në një gotë me 200 ml ujë. Mund të shtoni disa pika lëng limoni dhe një lugë çaji me mjaltë për shije të mrekullueshme. Këshillohet se nëse dëshironi të bëni sasi të mëdha, prini gjethet e Aloe Vera dhe hiqni skajet e tyre. Pastroni lëkurën nga të dy anët për të marrë xhelin transparent. Grijeni masën e xhelit në mikser dhe ruajeni në kavanoza qelqi për deri në një javë në frigorifer. /Agroweb