Categories
Shëndeti

Këto perime dhe fruta nuk duhet t’i mbani kurrë bashkë!

Ju ka ndodhur që, kur bëni pazar, karroca juaj të jetë e mbushur me shumë llojshmëri ushqimesh. Por a keni menduar ndonjëherë se pse frutat e juaja disa ditë më vonë, bëhen të buta e të lëngshme?

Frutat, të tilla si domate, banane dhe pjepra, prodhojnë gaz etilen, një përbërës që përshpejton prishjen. Kastravecët janë super të ndjeshme ndaj këtij përbërësi, kështu që ata kanë nevojë për vendin e tyre larg këtyre frutave që përmendëm më sipër.

Ndonjëherë frutat nuk duhen mbajtur së bashku dhe ky është rasti i mollëve dhe portokallieve. Frutat lëshojnë një gaz të quajtur etilen i cili do të çojë në shkatërrim më të shpejtë të prodhimeve, ruajini mollët në frigorifer nëse dëshironi të zgjasni më shumë, ndërsa portokallet e ruajtura në frigorifer (larg nga mollët) duhet të vendosen në një qese rrjetë në mënyrë që ajri të qarkullojë rreth tyre.

Bananet janë ato që kalben më shpejt nëse nuk i konsumoni brenda ditës. Ja një zgjidhje mbani disa në vendin që i shihni dhe i konsumoni dhe të tjerat në frigorifer për të vonuar procesin e pjekjes.

Mos i lini patatet dhe qepët të ngatërrohen me njëra tjetrën, patatet dhe qepët e skuqur janë një kombinim i këndshëm, por mos i mbani së bashku para se t’i gatuani ato, pasi qepët do të bëjnë që patatet të mos jeni më të mira.

Është mirë të ruani sende si patate dhe kunguj në një shportë të thurur në ajër në një vend të freskët dhe të errët për të ruajtur freskinë.

Categories
Shëndeti

Cameron Diaz na rrëfen se si duhet të ushqehemi për të patur trup perfekt

Aktorja Cameron Diaz (Cameron Diaz) ka një trup pas të cilit mund “të lësh kokën”, por ajo është e para që deklaron se i është dashur kohë dhe punë për të pasur format që ka.

cameron diaz“Dikur nuk tregoja kujdes për ushqimin që konsumoja. Haja ç’të doja dhe nuk ushtrohesha mjaftueshëm për të tretur gjithçka haja. S’e kufizoja veten në ngrënie. Mund të haja derr të pjekur për Krishtlindje dhe yndyrna plot ditën tjetër”.

Por tashmë ajo i është kthyer dietës së shëndetshme dhe ushtrimeve fizike dhe, siç thotë edhe vetë, trupi po shkon në format e duhura. Diaz thotë se gjenet janë të rëndësishme, por më e rëndësishme është ta duash trupin tënd. Përdorini energjitë për të menduar pozitivisht dhe jo negativisht.

Ja disa këshilla të aktores për ju: Mos e urreni trupin tuaj, kujdesuni për të dhe mbushuni me energji pozitive çdo ditë. Të hash keq, shton aknet në lëkurë, ndaj ushqehuni shëndetshëm për lëkurë më të pastër.

Konsumoni frutat dhe perimet e stinës, dhe jo ato jashtë sezonit. Nëse ju hahet “fast food”, blijeni aty ku mendoni se përbërësit cilësorë. Nëse ju pëlqen të konsumoni pijet e gazuara, mundohuni ta përgjysmoni sasinë e tyre dhe shtoni ujin. Do ta shihni ndryshimin shumë shpejt.

Mos lini pas dore ushtrimet fizike. Sado mirë të ushqeheni, pa aktivitet fizik trupi juaj s’do të jetë asnjëherë në formë. Filloni të gatuani vetë për të ngrënë më shëndetshëm.

Categories
Shëndeti

Pse nuk duhet t’i ruani frutat dhe perimet në qese plastike

Ju ka ndodhur që të blini fruta dhe perime të freskëta dhe pavarësisht se i mbani në frigorifer, prishen pas disa ditësh? Kjo ndodh pasi nuk i ruani ato siç duhet.

Shumë fruta, për shembull, prodhojnë etilen, i cili vepron si një hormon pjekjeje dhe përshpejton përkeqësimin e tyre. Perimet me gjethe jeshile nga ana tjetër duhet të “marrin frymë” në mënyrë që të mos prishen.

Një qese plastike pa hyrje ajri është mënyra më e keqe për të ruajtur perimet tuaja. Një këshillë tjetër është të mos i pastroni ushqimet derisa t’i përdorni.

Cila është mënyra e duhur për t’i ruajtur? Lëreni hudhrën në temperaturën e dhomës në një enë të hapur për të lejuar rrjedhën e ajrit. Mos e qëroni para përdorimit. Mund ta mbani hudhrën me qepën, por qepët i mbani larg patateve dhe jashtë frigoriferit: lagështia dhe temperaturat e ulëta i zbusin ato.

Mbani patatet në një vend të freskët dhe të errët, por jashtë frigoriferit. I ftohti e kthen niseshten në sheqer, i cili ndikon si në shijen ashtu edhe në strukturën.

Vendosini patatet në një qese letre, por mbajini larg qepëve dhe frutave si mollët, të cilat çlirojnë etilen dhe nxisin mbirjen e tyre.

Categories
Shëndeti

Doni të hiqni dhjamin te pjesa e ijeve? Ky shkrim është për ju

Mbani një ditar ushqimor: kjo pjesë është e rëndësishme kur është fjala për të humbur peshë. Ju duhet të shkruani çdo ushqim që konsumoni në mënyrë që të mund të keni një ide mbi kaloritë që merrni çdo ditë.

Mos anashkaloni mëngjesin: sigurohuni që të hani një mëngjes të shëndetshëm, kështu do të keni rezistencë përgjatë gjithë ditës.

Mundohuni të konsumoni karbohidratet të cilat janë në formën e drithërave sa më shumë të jetë e mundur. Mund të provoni oriz kaf, tërshërë dhe drithëra të tjera.

Ulni konsumimin e sheqerit: nëse shikoni se trupi grumbullon yndyrë shtesë në zonën e ijeve, atëherë duhet të ulni konsumimin e sheqerit.

Hani fruta dhe perime: Frutat dhe perimet janë ushqyese dhe përmbajnë pak kalori. Ato ju mbajnë të ngopur për një kohë të gjatë. Një dietë e lartë në fibra ju ndihmon në procesin e humbjes së peshës.

Ushtrohuni (palestër ose vrap) 4 deri 5 ditë në javë: sigurohuni të bëni ushtrime të cilat ju ndihmojnë të digjni yndyrnat në formën e djersës.

Categories
Shëndeti

Anila Kalleshi: Lëngjet natyrale për çdo sëmundje, ja si t’i përgatisni

Ushqimi është miku kryesor i organizmit tuaj. Po kaq i rëndësishëm është edhe kur bëhet fjalë për kurimin e sëmundjeve të ndryshme me të cilat ju mund të përballeni. E ftohura, gripi, imuniteti i dobët, anemia e një sërë sëmundjesh të tjera mund të eleminohen gradualisht përmes mënyrave natyrale.

Sidomos kur bëhet fjalë për kombinimet e lëngjeve që mund t’i përgatisni në çdo kohë në shtëpi. Në këtë artikull jub tregojmë disa prej tyre të cilat do ju ndihmojnë të kaloni një dimër pa komplikime shëndeti.

Mollë jeshile, portokall dhe karotë – Ky lëng është perfekt për të luftuar sëmundjet dhe inflamacionet me të cilat përballeni këtë periudhë. Mollët jeshile dhe portokalli ju dhurojnë shumë vitaminë C ndërsa karotat vitaminë A që janë thelbësore për një imunitet të fortë.

Panxhar, xhenxhefil, karotë dhe mollë – Ky lëng është zgjidhja për të mbajtur larg gripin. Nëse nuk doni të përjetoni simptima gripi këtë sezon, bëni mirë të ktheni sytë nga ky kombinim. Duke qenë se përmban 3 perime të nëntokës, kombinimi i dytë që ju sugjerojmë është një paketë vlerash. Përmban kalium, vitaminë B-6,B-9, vitaminë A dhe C. Ndër të tjera do të mund të luftoni aneminë apo artirtin reumatoid duke konsumuar panxhar dhe xhenxhefil.

Lëng domatesh – Mund të duket e pazakontë për tu shijuar në këtë mënyrë, por lëngu i domatesh lufton infeksionet. Është i pasur me kalium, magnez dhe folate të cilat arrijnë të largojnë infeksionet inflamatore dhe qetëson trupin.

Kale, domate dhe selino – Kur ndiheni të përgjumur e të lodhur provoni të përzieni këtë kombinim. Kale, domatet dje selinoja përmbajnë një listë të gjatë mineralesh dhe vitaminash zë cilat ndihmojnë trupin të rigjenerohet. Gjithashtu ndihmojnë sistemin imunitar të forcohet.

Vetëm në një gotë do të përfitoni vitaminë A, K, C, kalium, magnez dhe vitaminat B. Kështu që këtë dimër mos harroni të nxirrni nga rafti shtrydhsen tuaj të frutave për të përgatitur medikamentet natyrale prej frutave e perimeve.

Categories
Lajme

Këto janë perimet që duhet të konsumoni gjatë muajit shkurt

Nëse ka një sezon kur fermerët shqiptarë ulin ritmin e shfrenuar të punëve të vitit, ky është pikërisht sezoni i dimrit. Por ka disa produkte që i gjejmë sot në treg e që janë të stinës; karota, sallata jeshile, lakra, lulelakra, brokoli, spinaqi apo ndonjë rrepë apo rrepka të vogla. Stina e dimrit mund të jetë e ashpër, por me ushqimin e duhur përballohet gjithçka. Ja se cilat janë perimet më të mira të këtij muaji:

Karotat – Karota njihet për vetitë e saj të dobishme kundër plakjes, kancerit, infeksioneve, sëmundjeve të zemrës e shumë të tjera. Shtoni karotat në ushqimin dimëror duke i konsumuar ato me supa, sallata dhe gatime të ndryshme e shumë të shijshme. Përveç cilësisë, çmimi është më i mirë.

Panxhari i kuq – Është i ëmbël, i shijshëm dhe ajo ngjyra e kuqe kthehet në domosdoshmëri për çdo tryezë. Një pjatë me panxhar të rikthen energjinë dhe ul tensionin. Panxharët e kuq janë të dobishëm dhe të shëndetshëm, madje njihen si afrodiziakë dhe i japin trurit mjaft energji.

Lakra – Lakra është një perime mjaft e shëndetshme për njeriun. Ajo është plot me vitamina, minerale, fibra, antioksidantë që sipas studimeve reduktojnë rreziqet nga kanceri.

Lulelakra – Lulelakra është e pasur në fibra dhe ujë. Për këtë arsye ajo lufton sëmundjet e lidhura me aparatin tretës. Ajo ndihmon dhe në parandalimin e sëmundjeve kardiovaskulare, diabetit dhe obezitetit. Një tjetër përbërës i lulelakrës, kolina, ndihmon në forcimin e memories, të muskujve si dhe ndihmon me problemet e gjumit.

Brokoli – Vitamina K që brokoli përmban është thelbësore për funksionimin e proteinave që ndikojnë në koagulimin e gjakut. Vitamina C ndikon në krijimin e kolagjenit, lëndës që formon indet trupore, kockat dhe ndihmon në shërimin e shpejtë të të prerave apo plagëve, shkruan AgroWeb.

Brokoli përmban edhe fibra, të cilat ndihmojnë sistemin tretës dhe ndikojnë në uljen e sasisë së kolesterolit në gjak. Ndërkohë që acidi folik që brokoli përmban është i nevojshëm për prodhimin e qelizave të reja në trup.

Spinaqi – Spinaqi njihet për vlerat e tij ushqyese dhe është parë gjithnjë si një bimë me aftësi të jashtëzakonshme për të të kthyer energjinë, që rrit vitalitetin dhe përmirëson cilësinë e gjakut.

Por, ka disa arsye pse spinaqi arrin të prodhojë rezultate të tilla. E para është se është i pasur me hekur, i cili luan një rol kryesor në funksionimin e qelizave të kuqe të gjakut, që ndihmojnë në transportin e oksigjenit në trup, në prodhimin e energjisë dhe në sintezën e ADN-së.

Categories
Shëndeti

Shqiptarë, ma dëgjoni këtë këshillë: Perimet duhen ngrënë në mëngjes

Mëngjesi i mirë është gjysma e punës, ndaj edhe perimet duhen ngrënë në mëngjes. Të dhënat shkencore provojnë që nëse shtoni perimet në mëngjes, do të keni plotësuar shumicën e rekomandimeve për një shëndet më të mirë.

A do të donit ta nisnit ditën plot ankth dhe stres? Me siguri jo! Po të marrim në konsideratë faktin që një përqindje mjaft e ulët e shqiptarëve hanë shumë pak perime, atëherë duhet të gjejmë motivimin e duhur që të shtojmë dozat e ushqimeve të shëndetshme.

Vlerat e perimeve për mëngjes – Ngrënia e perimeve në mëngjes është mjaft e thjeshtë, e lehtë dhe e shijshme. Vende të ndryshme të botës i kanë perimet pjesë të pandarë të mëngjesit. Francezët për shembull hanë rregullisht kastravecë, domate dhe ullinj në mëngjes. Në Spanjë, hanë sallatë perimesh në mëngjes. Më poshtë do të gjeni disa receta të cilat do t’ju vijnë në ndihmë për të ngrënë sa më shumë perime në mëngjes

Brokoli me vezë të skuqur – Në fillim zjejmë për 10 minuta brokolit e ndara në lule të vogla. Më pas në tigan hedhim dy lugë gjelle me vaj ulliri, e lëmë pak të nxehet dhe më pas hedhim vezët sy. U hedhim pak kripë dhe i lëmë të skuqen pak apo shumë sipas preferencës.

Krepa me miell misri me spinaq dhe djathë të bardhë – Brumin e krepave e përgatisni me miell misri në vend të miellit të grurit. Për mbushjen e nje krepe, në një tigan hidhni një grusht me spinaq. Lëreni në zjarr sa të avullojë uji, hidhini pak kripë, vaj ulliri dhe thërrime djathi dhe mbushni krepën.

Omletë me spinaq dhe avokado – Grini një grusht me spinaq, gjysmë avokado të prerë në kubikë. Hidhni në një tas dy vezë, pak kripë dhe rrihini fortë. Më pas shtoni spinaqin dhe avokadon dhe përzjejini bashkë. Vendosni një tigan në zjarr. Hidhni pak vaj ulliri dhe shtroni omletën në tigan. Lëreni të skuqet mirë nga njëra anë dhe më pas kthejeni nga ana tjetër.

Vezë dhe spinaq – Grini një grusht me spinaq. Vendosni një tigan në zjarr. Hidhni spinaqin e grirë hollë dhe lëreni sa të avullojë uji, hidhini më pas pak vaj ulliri, kripë dhe hidhni vezët sy që të skuqen.

Lulelakër të skuqur me vezë – Në fillim zjejmë për 10 minuta lulelakrat e ndara në lule të vogla. Më pas në tigan hedhim dy lugë gjelle me vaj ulliri, e lëmë pak të nxehet dhe më pas hedhim lulelakrat dhe vezët sy. U hedhim pak kripë dhe i lëmë të skuqen pak apo shumë sipas preferencës. Ju mund të përzieni të gjithë perimet që ju pëlqejnë dhe të angazhoheni në krijime të reja në kuzhinë.

Categories
Lajme

A duhet t’i hamë frutat dhe perimet e ngrira?

Është shumë e rëndësishme t’i japim trupit tonë të gjitha lëndët e nevojshme ushqyese, në çdo vakt tonin. Perimet dhe frutat janë padyshim shumë të rëndësishme në këtë aspekt.

Dhe ndryshe nga sa mund të keni menduar më parë bazuar tek ajo që keni lexuar apo ndjekur në televizion, edhe frutat apo perimet e ngrira janë tepër të rekomandueshme në gatimet tuaja. Po, padiskutim që po. Pa merak.

Ato janë të ushqyeshme për ne, pasi studimet kanë zbuluar që vitaminat “mbyllen” tek to, kur ato ngrijnë. Për dallim nga frutat dhe perimet e freskëta që janë transportuar nga fusha në dyqan gjatë disa ditëve ose javëve, frutat dhe perimet e ngrira kanë përmbajtjen nutriconale të produkteve të freskëta dhe të sapo mbledhura.

Një përfitim tjetër është jetëgjatësia e produkteve të ngrira në krahasim me ushqimet e freskëta që mund të prishen, që do të thotë se mund të zvogëloni dhe shpërdorimin e ushqimit në të njëjtën kohë.

Nëse keni ndonjë merak apo pyetje lidhur me ushqimin dhe dietat, mos ngurroni të shkruani. Mjafton një koment në Facebook ose ndonjë mesazh i detajuar në hapësirën inbox në faqen time zyrtare.

Categories
Lajme

Lista: Perimet që mund t’i mbillni në dimër lehtësisht në shtëpi

Perimet e dimrit janë një mënyrë ideale për tu marrë me kopshtari, pavarësisht temperaturave të ftohta. Mbjellja e perimeve të caktuara në këtë stinë është plot fitim jo vetëm për shëndetin tuaj por edhe kohën e lirë. Në këtë artikull, do të mësoni për perimet më të mira që mund të mbillni në dimër.

Qepët – Janë ndër ushqimet më të përdorura në kuzhinë por edhe në mjekësinë popullore. Qepët, qepujkat dhe hudhrat mund t’i mbillni që në fillim të dimrit dhe do të jenë gati verën tjetër. Qepët e njoma janë gjithashtu një perime që mund ta mbillni në dimër por ta keni gati në pranverë.

Qepët njihen si antibiotikë të fortë natyralë, sepse janë të pasur me sulfur. Falë kësaj substance dhe jo vetëm, qepët kanë aftësinë të eliminojnë radikalet e lira dhe të luftojnë shumë sëmundje kronike. Qepët përdoren gjërësisht edhe kundër kollës, të ftohurës, bronshitit, infeksioneve dhe për forcimin e imunitetit.

Spinaqi – Eshtë një nga barishtet më të kërkuara dhe më të përdorura nga konsumatorët. Për vetë kërkesën e madhe të tregut gjatë gjithë periudhave të vitit, spinaqi ka filluar të kultivohet edhe në mjediset e mbrojtura. Atë mund ta rrisni lehtë në shtëpi. Ai mund të mbillet në fund të vjeshtës dhe të nxjerrë prodhimin e parë në verë. Kur të jetë gati, sigurohuni që të hiqni lulet.

Karotat – Janë ndër perimet më të shëndetshme e të shijshme, me të cilat mund të kombinosh një larmishmëri recetash, nga supat e gjellët tek kekët e ëmbëlsirat. Por teksa mundoheni të zgjidhni më të freskëtat në treg përse të mos i mbillni vet në shtëpinë tuaj.

Në varësi të llojit, ju mund t’i mbillni karrotat që në fillim të nëntorit e deri në korrik. Ato mund t’i mbillni në vazo dhe t’i mbani në shtëpi. Këtu do të mësoni për mënyrën e thjeshtë se si mbillen karrotat në shtëpi.

Categories
Lajme

Vitamina C në masën e duhur, ky është sekreti pse shqiptarët kanë më shumë humor se nordikët

Njerëzit që vuajnë nga mungesa e vitaminës C, zakonisht nordikët ose gjermanët, ndihen më të lodhur dhe rrezikohen më shumë nga depresioni. Studimet shpjegojnë se kjo vitaminë luan një rol thelbësor tek humori i njeriut. Kjo vitaminë ul nivelet e ankthit dhe pakëson gjasat e shfaqjes së depresionit

Vitamina C dhe shëndeti mendor – Një nga termat përshkrues të vitaminës C është acidi askorbik. Mungesa e tij shkakton dëmtime nervore dhe çrregullim bipolar. Një studim i Universitetit të Nashvill në Tenesi të Shteteve të Bashkuara zbuloi gjithashtu që mungesa e kësaj vitamine shkakton sjellje depressive tek njeriu por edhe rrit dëshirën për sheqer. Për më tepër, mungesa e vitaminës C shkakton rënie të niveleve të dopaminës dhe serotoninës në tru. Këto të fundit rrisin nivelet e ankthit dhe depresionit.

Burimet më të pasura – Vitamina C është një substancë delikate që shkatërrohet nga ajri dhe nxehtësia. Për pasojë ajo nuk gjendet tek ushqimet e përpunuara, ato të shpejta, mishi dhe produktet e bulmetit. Konsumi i perimeve dhe frutave të mëposhtme do t’ju ofrojë sasi të bollshme të vitaminës C. Frutat Frutat më të pasura me vitaminë C janë portokallet, qitro, mandarinat, pjepri, kivi dhe luleshtrydhet.

Perimet dhe barishtet – Vitamina C gjendet me shumicë tek barishtet si spinaqi, barishtet e egra, lulerradhiqja, sallata e ujit, barishtet e panxharit. Brokoli, lulelakra, lakrat e vogla, specat, lakra e kuqe, domatet dhe lëngu i tyre janë burime shumë të pasura të vitaminës C.

Kujdes me gatimin – Siç e thamë më lart, vitamina C shkatërrohet nga nxehtësia dhe ajri. Për përthithjen me të madhe të kësaj vitamine, ushqimet duhen ngrënë të freskëta ose të gatuara pak. Lëngu i portokallit humbet shumë vitaminë C gjatë ekspozimit në ajër.

Ushqimet që gatuhen shpejt me avull ose kavërdisen do të ruajnë më shumë vitaminë C se ushqimet që gatuhen për një kohë të gjatë në temperatura të larta. Ushqimet që zihen në ujë do ta lëshojnë vitaminën C në lëng por temperatura e lartë dhe koha e gatimit do të shkaktojnë një eliminim të plotë të saj.