Categories
Këshilla

Lista: 6 ushqimet më të pasura me yndyrna të shëndetshme

Së bashku me karbohidratet dhe proteinat, yndyrat janë një makronutrient për të cilat trupi ka nevojë për një nivel optimal të funksionimit. Yndyrat janë jetike për shëndetin e njeriut pasi ato ndihmojnë në prodhimin e energjisë, formimin e qelizave, transportin e oksigjenit, koagulimin e gjakut si dhe gjenerimin e substancave të ngjashme me hormonet të quajtur prostaglandina, të cilat janë thelbësore në procese fiziologjike si inflamacioni, dhimbja dhe ethet.

Disa yndyrna janë të shëndetshme, siç janë për shembull yndyrat e pangopura që mund të merren nga bimët. Nga ana tjetër, disa yndyra janë të pashëndetshme, sidomos nëse konsumohen në sasi të larta siç janë yndyrat e ngopura me origjinë shtazore. Kur ato prekin enët e gjakut, ndikojnë në zhvillimin e patologjive si arteroskleroza, sëmundjet koronare të zemrës, goditjet dhe problemet e diabetit.

Njerëzit kanë nevojë për yndyra në dietën e tyre pasi ato janë thelbëosre për funksionin fiziologjik të trupit. Sipas një publikimi, të rritur e të shëndetshëm duhet të kosnumojnë 30% ose më pak të totalit të kalorive të tyre me bazë ushqimesh të pasura me yndyra. Gjithashtu 10% e 30 përqindëshit në fjalë duhet të derivojë nga ushqimet që përmbajnë yndyra të pangopura. Peshku, vaji i ullirit dhe vezët janë disa nga zgjedhjet më të mira nutricionale që përmbajnë yndyra të shëndetshme, sipas Authority Nutrition.

Peshku – Peshqit si salmoni, sardelet, skumbri, harenga dhe trofta janë shumë të pasura me acide yndyrore omega-3 të cilat ndihmojnë për një shëndet të mirë të zemrës dhe enëve të gjakut. Këto lloje peshku përmbajnë gjithashtu proteina me cilësi të lartë të cilat kontribuojnë në rritjen dhe riparimin e qelizave dhe indeve. Sipas publikimit, rezultatet e studimit kanë treguar se njerëzit që konsumonin peshk shfaqnin një rezik më të reduktuar të sëmundjeve të zemrës, demencës dhe depresionit; kështu kishin tendenca të ishin më të shëndetshëm se ata që nuk hanë peshk.

Vaji i ullirit – Përmban yndyra të cilat janë një pjesë vitale e dietës mesdhetare. Sipas publikimit, vaji i ullirit ekstra i virgjër përmban vitamina E dhe K, të cilat shërbejnë si antioksidantë dhe faktor koagulues. Përveç kësaj, vaji i ullirit përmban antioksidantë të fuqishëm të cilët ndihmojnë për të luftuar inflamacionin dhe mbrojnë densitetin e ulët të lipoproteinës ose oksidimin e kolesterolit të keq në gjak. Sipas hulumtimit, vaji i ullirit gjithashtu ka treguar se ndihmon në zvogëlimin e presionit të lartë të gjakut dhe për një shëndet më të mirë kardiovaskular.

Vezët – Vezët njihen si burim i madh proteinash, por gjithashtu janë të pasura me yndyra të shëndetshme. Një vezë përmban 212 mg kolesterol që do të thotë 71% e rekomandimit dtor. Gjithashtu, 62% e kalorive të vezëve vijnë nga yndyrat. Ndërsa vezët për shumë kohë janë parë si të pashëndetshme për shkak të kolesterolit të lartë dhe përmbajtjes së yndyrës, studimet e reja kanë treguar se kolesteroli i vezëve nuk ka ndikim tek kolesteroli në gjak. Përveç yndyrave të shëndetshme, vezët gjithashtu përmbajnë vitamina dhe minerale antioksidante si dhe kolinë, një nutrient që kontribuon në funksionin e trurit.

Bajamet – Sipas hulumtimit, 28 gramë bajame përmbajnë rreth 160 gr kalori, 6 gramë proteina dhe 14 gramë yndyra të pangopura. Këto fruta të thata gjithashtu sigurojnë për trupin sasi të larta të antioksidantit vitaminë E, së bashku me fibra distike dhe minerale si magnezi e fosfori. Bajamet gjithashtu përmbajnë fitokimikate si kuerecetina dhe kaempferoli, të cilat ndihmojnë në redukimin e riskut të kancerit dhe sëmundjeve të zemrës.

Avokado – I quajtur si ‘fruti i fertilitetit’ avokadoja është e pasur me më shumë se 75% yndyra, shumë të dobishme për shëndetin. Gjithashtu ky frut me origjinë meksikane siguron 8% të konsumit të përditshëm të rekomanduar të fibrave si dhe shumja nutrientë të tjerë vetëm në 1/5-ën e frutit.

Çokollata e zezë – Ndryshe nga homologia e saj jo e zezë, çokollata e zezë përmban 150 gr kalori dhe 9 gramë yndyra, tregues që sugjerojnë se trupi ka nevojë për 28 gramë çokollatë 60 ose 70% të zezë në dietën e tij. Përveç kësaj, çokollata e zezë përmban vitamina A, B dhe E, si dhe minerale si kaliumi, hekuri dhe kalciumi. Çokollata gjithashtu përmban një antioksidant të fuqishëm të quajtur theobromine e cila ndihmon në reduktimin e tensionit të lartë dhe inflamacionit.

Categories
Lajme

Shëndeti i veshkave nis në tryezë: Cilat janë ushqimet e duhura

Shëndeti i veshkave është thelbësor për mirëqenien tonë. Problemet me veshkat shkaktojnë sëmundje të tjera kardiovaskulare. Për fat të mirë ka disa ushqime që i mbajnë veshkat të shëndetshme, falë antioksidantëve që janë armiq të sëmundjeve kronike. Ndaj është shumë e rëndësishme që të ushqeheni me ushqime të pasura me antioksidantë, të cilat do t’i gjeni në listën e mëposhtme:

Specat e kuq – Specat e kuq përmbajnë pak kalium por shumë vitamina si C, B6, A, acid folik dhe fibër. Janë shumë të mira për shëndetin e veshkave. Specat e kuq përmbajnë likopen, një antioksidant që e mbron organizmin nga radikalet e lira. Specin e kuq mund ta konsumoni bashkë me peshkun ton, mishin e pulës ose në sallata.

Lakra – Kjo perime është e pasur me fitoushqyes që largojnë radikalet e lira nga organizmi dhe pakësojnë rrezikun e sëmundjeve kardiovaskulare. Sipas ekspertëve të AgroWeb.org, kjo perime përmban vitaminat K dhe C, fibër, vitaminat B6, dhe acid folik që i mban veshkat të shëndetshme.

Lulelakra – Kjo perime miqësore me veshkat është një burim i pasur me vitaminë C, folat dhe fibër. Ajo ka edhe disa përbërës të rëndësishëm për mëlçinë dhe neutralizon substancat toksike. Lulelakra konsumohet e gatuar me avull, e zier si edhe përfshihet në sallata.

Hudhra – Lufton inflamacionin dhe kolesterolin. Ajo përmban antioksidantë dhe parandalon mpiksjen e gjakut, duke i ardhur në ndihmë veshkave. Hudhra përdoret në shumë gatime si me me mish, perime, peshk dhe salcë domate.

Qepët – Qepët përmbajnë flavonoidë dhe kuercetinë që parandalojnë depozitimin e yndyrnave në enët e gjakut. Kuercetina është një antioksidant që mban larg sëmundjet e zemrës. Qepët janë shumë të mira për veshkat dhe kanë pak kalium. Ato përmbajnë krom që ndihmon në metabolizimin e yndyrnave, proteinave dhe karbohidrateve.

Mollët – Një mollë e vetme është burim i pasur fibre dhe substancash që luftojnë inflamacionin. Ajo largon kolesterolin e keq, shmang konstipacionin dhe sëmundjet e zemrës. Ky frut i bukur mund të konsumohet edhe si pije e shijshme.

Frutat e pyllit – Boronicat përmbajnë anthocianidinë, një antioksidant që largon toksinat dhe inflamacionin. Ato përmbajnë vitaminë C, fibër dhe mangan. Boronicat bëjnë mrekullira edhe për kockat. Mjedra përmban një acid që neutralizon radikalet e lira në organizëm. Luleshtrydhet janë të pasura me antioksidantë, vitaminë C, mangan, fibër por edhe shumë subtanca kundër inflamacionit, që garantojnë shëndetin e zemrës dhe veshkave.

E bardha e vezës – Përbën proteinën më të pastër dhe më cilësore që mund të gjendet në tokë. Ajo përmban amino acide të rëndësishme dhe pak fosfor që e bën fantastike për shëndetin e veshkave.

Peshku – Peshku është një burim i pasur proteinash. Rekomandohet që të konsumoni dy ose tre herë peshk në javë. Peshku përmban acidet yndyrore omega-3 që parandalon radikalet e lira dhe sëmundjet e zemrës. Peshku është i dobishëm kundër kolesterolit të keq dhe rritjes së nivelit të kolesterolit të mirë.

Vaji i ullirit – Vaji i ullirit përmban acid oleik që mbron organizmin kundër oksidimit. Për më tepër, polifenolët dhe antioksidantët luftojnë inflamacionin dhe mbajnë veshkat të shëndetshme. Nëse i kushtojmë trupit më shumë vëmendje se bukurisë së jashtme, do të ndihemi dhe do të dukemi më mirë se kurrë. Shëndeti i veshkave është thelbësor për një organizëm të shëndetshëm dhe jetë të qetë.

Categories
Receta

Spageti me ton peshku, hudhra dhe limon – Receta e ditës

Përbërësit: një pako spageti, 2 lugë gjelle vaj ulliri, 3 thelpi hudhër të copëtuar imët, 2 pako ton, 1 lugë gjelle, lëng limoni+ lëkura e tij, 2 lugë gjelle majdanoz i freskët i copëtuar, djathë parmixhano i grirë për servirje.

Si ta përgatisim: Në një tenxhere me ujë e kripë vendosni për të zierë si zakonisht spagetit. Ruani 1 gotë nga lëngu i tyre dhe më pas mund t’i kulloni. Ndërkohë në një tigan me pak vaj skuqni hudhrat për 30 sekonda.

Shtoni tonin e peshkut duke e thërrmuar me dorë. Shtoni lëkurën dhe lëngun e limonit, pak kripë, piper dhe i përzieni të gjitha bashkë për 1 minutë. Tani shtoni pastat, majdanozin e grirë dhe lëngun e pastave.

I përzieni mirë dhe pas 5 minutash i hiqni nga zjarri. I shërbeni të ngrohta nëpër pjata. Urojmë t’ju pëlqejë dhe ju bëftë mirë!

Për sugjerime të ndryshme që mund të keni, shkruani në hapësirën e komenteve. Do t’i lexoj me kujdes mendimet tuaja, edhe pse nuk duket kështu nganjëherë

Ndërkohë, për lajme të tjera lidhur me shëndetin, dietën dhe këshilla të ndryshme mbi trupin e njeriut, ju sugjeroj të më ndiqni në faqen time të Facebook-ut, Anila Kalleshi. Bashkë jemi mbi 400 mijë shqiptarë!

Categories
Këshilla Shëndeti

Nga djathi, deri te vezët dhe peshku: Sa gjatë mund t’i mbani ushqimet në frigorifer

Pjesa më e madhe e konsumatorëve mendojnë se ruajtja e disa ushqimeve në frigorifer, i bën ato më jetëgjatë. Ky është një perceptim i gabuar. Çdo ushqim, i gatuar ose jo preket nga mikrobet të cilat jo domosdoshmërisht e bëjnë ushqimin të ketë aromë apo shije të keqe. Por hunda nuk do ju gënjejë kurrë. Nëse nuhasni një aromë të çuditshme e të pakëndshme, atëherë mos e konsumoni.

Majoneza: Nëse ushqimet me majonezë, ose vetë kavanozi i hapur është lënë në ambient të hapur për më shumë se 8 orë, atëherë ato nuk janë të sigurta për konsum.

Gjalpi: Gjalpi mund të prishet lehtë si nga nxehtësia, ajri apo drita. Nëse e fusni në frigorifer direkt pas blerjes, ai është i sigurt për konsum deri në 2-3 javë. Nëse do ta ruani në ngrirje, mbështilleni me qese plastike dhe mund ta ruani për 9 muaj.

Qumështi: Bakteret shumohen ndjeshëm tek qumështi, ndaj nëse ai ka aromë dhe shije të keqe hidheni menjëherë. Në frigorifer, qumështi zgjat për 2 javë ndërsa në ngrirje për 2-3 muaj.

Djathi: Djathërat e fortë qëndrojnë gjatë por nëse zënë myk atëherë mos i konsumoni. Këtu përjashtohet djathi francez i quajtur me myk. Djathërat më të butë mund të zgjasin për disa muaj. Djathi kremoz është i konsumueshëm për 2-3 javë, ndërsa gjiza dhe djathi i butë janë të ngrënshëm për 10 ditë.

Mishi: Nëse ruhet në frigorifer, mishi i gatuar i pulës ose viçit mund të jetë i ngrënshëm deri në 4-5 ditë. Mishi i freskët dhe i pagatuar mund të ruhet në frigorifer për 3-5 ditë. Nëse e ruani në ngrirje mund të jetë i sigurt për disa muaj. Mishi i grirë mund të rezistojë deri në 2 ditë në frigorifer, ndërsa në ngrirje mund të zgjasë 3 ose 4 muaj. Mishi i derrit reziston deri në 5 ditë në frigorifer ndërsa në ngrirje mund të qëndrojë deri në 6 muaj. Mishi i pulës duhet konsumuar maksimumi dy ditë pas blerjes. Ose duhet ruajtur në ngrirje. E njëjta gjë vlen edhe për mishin e gjelit të detit. Ndërkohë mishrat e paketuar që blihen në market mund të zgjasin deri në 2 javë nëse nuk e hapni paketimin. Në ngrirje ato rezistojnë deri në 2 muaj, por cilësia ulet.

Vezët: Vezët mund t’i mbani në frigorifer për 3-5 javë, ndërkohë që gatimet me vezë mund të rezistojnë nga 3 deri në 5 ditë në frigorifer.

Peshku: Peshku duhet mbajtur në akull. Nëse nuk e gatuani menjëherë pas blerjes atëherë mund ta mbështillni me qese plastike dhe ta mbani në frigorifer për 2 ditë.

Frutat dhe perimet: Çdo aromë apo shije e keqe që ju ngacmon përpara konsumit të një fruti apo perimeje, sinjalizon nevojën për të mos e konsumuar. Frutat dhe perimet duhen larë mirë përpara konsumit dhe të thahen me një pecetë të pastër.

Categories
Lajme

Pyetja e ditës: a duhet pirë lëngu i konservave të peshkut?

Produktet e konservuara na lejojnë të shijojmë ushqimet sezonale gjatë gjithë vitit. Përmes konservimit, cilësitë nutricionale të ushqimeve ruhen, duke siguruar një higjienë të mirë. Sidoqoftë, ekziston gjithmonë pyetja nëse duhet të konsumoni apo jo lëngun e ushqimeve të konservuara. Në disa raste, ky lëng përmban doza të mira të mikronutrientëve të dobishëm.

Gjithashtu, përmbajnë adititvë dhe sasi të mëdha të kripës, që është mirë ta evitosh. Po në rastin e konservave të peshkut a mund të pihet lëngu?

Në rastin e peshkut, lëngu (zakonisht vaj) ka si qëllim të garantojë konservimin e duhur të produktit. Meqenëse vitaminat e tretshme në yndyra shpërbëhen në vaj, këshillohet që ta konsumoni atë për të shmangur humbjen e lëndëve ushqyese. Mungesa e vitaminës D është e njohur në popullatë. Vlerat e ulëta të kësaj substance janë të lidhura me një risk të sëmundjeve kardiovaskulare sipas disa studimeve shkencore.

Në raste të tjera, lëngu i konservimit të peshkut përbëhet nga një solucion me ujë dhe kripë, i quajtur shëllirë. Në këtë rast, konsumi i tij mund të mos jetë aq i dobishëm pasi do të çonte në rritjen e niveleve të kripës në trup.

Konsumi i dozave të larta të kripës është i lidhur me një risk të lartë të hipertensionit, siç konfirmojnë studimet. Është një detaj që duhet marrë në konsideratë para se të pini lëngun me kripë në rastin e konservimit të peshkut.

Categories
Këshilla Shëndeti

8 ushqime që janë të dëshme për organizmin, përfshirë edhe lëngun e frutave pa kontroll

Dietat e pabalancuara në ditët e sotme po ndikojnë keq te njerëzit më shumë se pirja e duhanit. Mungesa e lëndëve ushqyese të rëndësishme mund të dëmtojë shëndetin tuaj. Disa produkte, të cilat i përfshijmë në dietën tonë si të ashtuquajturat cilësi të dobishme, mund të jenë gjithashtu problematike për trupin tonë. Midis tyre janë lëngjet e frutave të freskëta, që duken të shëndetshme në krahasim me pijet e tjera, por në të vërtetë mund t’ju sjellin një hap më afër diabetit.

Këtu gjeni një listë me produkte të tjera mund t’ju vrasin ngadalë, ashtu si pirja e duhanit:

Lëngu i freskët i frutave – Frutat konsiderohen thelbësore për ushqimin tuaj dhe lëngjet e freskëta janë një mënyrë e thjeshtë për t’i shtuar ato në racionin tuaj të përditshëm. Sidoqoftë, në formë të lëngshme, frutat humbin shumicën e elementeve të tyre të shëndetshëm, si fibrat, të cilat luajnë një rol të rëndësishëm në parandalimin e diabetit, sëmundjeve të zemrës dhe mbipeshes. Për më tepër, konsumi i pakontrolluar i lëngjeve mund të shkaktojë probleme shëndetësore për shkak të sasisë së sheqerit që ato përmbajnë. Rekomandohet të hani njëfrut të plotë në vend që të pini lëng. Një frut është i mjaftueshëm për t’ju plotësuar dhe për të kënaqur dëshirën tuaj për diçka të ëmbël, ndërsa për të bërë një gotë me lëng zakonisht kërkon disa fruta njëherësh.

Granola – Edhe pse janë të pasura me lëndë ushqyese, disa granola janë gjithashtu të pasura me sheqer të shtuar. Më të njohurat përmbajnë nga 15 deri në 30 g sheqer për çdo porcion. Një granola e përsosur duhet të ketë të paktën 3 g fibra, 5 g proteina dhe më pak se 10 g sheqer.

Sushi – N vetvete nuk është e dëmshme. Sidoqoftë, janë përbërësit dhe aditivët e ndryshëm në sushi që shkaktojnë problemin kryesor. Shumë sushi në ditët e sotme përmbajnë majonezë, krem djathi, salca dhe produkte të tjera të diskutueshme të cilat të gjitha bashkë ju japin shumë kalori.

Peshku i supermarketit – Peshku i egër është një burim i pasur i acideve yndyrore të shëndetshme Omega-3, të cilat mund të zvogëlojnë rrezikun e sëmundjeve të zemrës dhe goditjes në tru. Por përmbajtja e tij varet shumë nga ajo që hanë peshqit. Fatkeqësisht, peshqit që blejmë në supermarkete zakonisht nuk vijnë nga oqeani, por nga rezervati. Prandaj, jo vetëm që atyre u mungojnë ushqyes të shëndetshëm, por ato përmbajnë gjithashtu aditivë kimikë që fermerët i përdorin për t’i bërë ato të rriten më shpejt. Mundohuni të gjeni një burim të besueshëm të peshkut të freskët në qytetin tuaj.

Ushqimet pa yndyrë – Në shekullin e kaluar, një dietë pa yndyrë ishte një bum. Tani ekspertët rekomandojnë të zgjedhin produkte të qumështit që janë të pasura me proteina dhe yndyrna të shëndetshme, si gjizë ose kos grek, të cilat nuk përmbajnë asnjë sheqer të përpunuar.

Cerealet në supermarket – Drithërat janë konsideruar gjithmonë si një zgjidhje e thjeshtë për një mëngjes të shëndetshëm dhe ushqyes. Sidoqoftë, jo të gjitha llojet e drithërave ofrojnë të njëjtën sasi përfitimesh. Shumica e tyre janë bërë nga kokrra të rafinuara. Gjatë këtij përpunimi, drithërat humbasin një sasi të konsiderueshme të fibrave dhe lëndëve ushqyese të tjera që ju ndihmojnë të qëndroni të ngopur. Për të mos përmendur sasinë e sheqerit të shtuar në drithëra për t’i bërë ato të shijojnë më mirë dhe të jenë më tërheqës për fëmijët. Rritja e konsumit të sheqerit mund të rezultojë në diabet, sëmundje të zemrës dhe mbipeshë. Në vend të drithërave, shikoni për alternativa të tërshërës ose kokrra integrale të cilat përmbajnë fibra të mjaftueshme për t’ju mbajtur të plotësuar dhe energjikë.

Buka e bardhë – Ky është një produkt tjetër i bërë nga kokrra të rafinuara që i mungojnë ushqyesit dhe fibrat e shëndetshme. Ndërsa fibrat kontribuojnë në një peshë të shëndetshme, presion të mirë të gjakut dhe një rrezik më të ulët të diabetit dhe sëmundjeve kardiovaskulare, fakti që buka e bardhë nuk e ka atë mund të jetë arsyeja pse përballesh me të gjitha këto probleme.

Soja – Shumica e farave të sojës janë modifikuar gjenetikisht, që do të thotë se vështirë të merrni prej tyre lëndët ushqyese të premtuara. Një problem tjetër me sojën është përqendrimi i lartë i tij i izoflavoneve, ose estrogjeneve bimore, që rrisin nivelin e tyre në trupin tuaj dhe prishin ciklin tuaj menstrual. Për të njëjtën arsye, marrja e sojës zakonisht lidhet me një aktivitet të rritur të hormoneve tiroide, e cila mund të çojë në humbje të papritur të peshës, djersitje dhe ënjtje të qafës tuaj.

Categories
Këshilla

Konsumoni peshkun yndyror, e bën lëkurën të ndritshme dhe rinore!

Kur bëhet fjalë për ta mbajtur lëkurën të ndritshme dhe rinore, nuk duhet të ndiqni vetëm një rutinë të rregullt pastrimi apo të përdorni krem mbrojtës nga dielli. Ushqyerja gjithashtu mund të luajë një rol të madh. Një grup ushqimesh që mund të japin një lëkurë të shëndetshme janë peshqit me vaj si salmoni, sardelet dhe toni.

Peshku yndyror, përveç proteinave, është i pasur me acide yndyrore omega-3 dhe vitaminë E, antioksidantë të fuqishëm dhe anti-inflamatorë që ndihmojnë në zvogëlimin e skuqjes që lidhet me aknet. Përveç kësaj, këta peshq janë të pasur me zink, i cili është jetik për prodhimin e qelizave të reja në lëkurë dhe folikulat e flokëve.

Të gjitha këto punojnë së bashku për të luftuar shenjat e plakjes dhe për ta mbajtur lëkurën tuaj elastike dhe të lëmuar. Herën tjetër kur të mendoni se çfarë të hani për drekë apo darkë, merrni parasysh zgjedhjen e peshkut yndyror. Mundësitë janë të pafundme dhe lëkura juaj do t’ju ​​falënderojë.

Categories
Lajme

Mësojmë së bashku: Si të gatuajmë supë peshku me perime

Përbërësit: lëng peshku 1.5 litra, patate 2-3 kokrra, karrota 3-4 copë, mashurka 8-10 copë, selino, vaj 3-4 lugë gjelle, domate 2 kokrra, kripë, Piper, dafinë, majdanoz

Patatet, karotat, mashurkat dhe selinoja, pastrohen e priten në copa kubike. Në tenxhere me vaj kavardiset qepa e grirë hollë, pastaj shtohen karrota, selino, mashurka, pak miell dhe pasi kavadisen shtohen domate të freskëta të cilave u është pastruar lëkura.

Lëngu i peshkut i përgatitur më parë dhe i kulluar, i hidhet përzierjes dhe lihet të marrë valë. Shtohen patatet dhe lihen të ziejnë rreth 10-15 minuta, derisa të jenë gati.Gjatë zierjes hidhet një fletë dafine. Supa rregullohet me kripë, piper e majdanoz. Gjatë vendosjes në pjatë hidhen copa tul peshku të zier. (NEPS)

Categories
Receta

Si të përgatisni supën e peshkut më mirë se një shef kuzhine

Për supën e peshkut në këtë recetë do të përdoret peshku merlucit ose i gjelit, i cili është një nga peshqit që lëshon një aromë shumë të mirë për supën.

Përbërësit (për 4-5 persona): 3 peshq merluc ose gjel, qepë, 2 patate të mëdha, 2 karota të mëdha, 1 selino, filxhan çaji oriz, majdanoz, vezë, limone, kripë, piper.

Përgatitja: Peshqit të pastruar e larë mirë ashtu siç janë i ziejmë në një tenxhere me pak kripë, piper, degë nga selinoja, karrota, patatet dhe vaj ulliri. Pasi përbërësit ziejnë sëbashku, lëngu kullohet ku do ripërdoret prapë patatja, karrota, selinoja ndërsa qepa ka lëshuar aromën dhe nuk do të ripërdoret përsëri. Peshku pastrohet duke marr mishin e tij, coptohet në pjesë të imëta, patatet dhe karrotat priten kubik.

Po ashtu edhe selinon e presim kubik dhe bashkë me orizin dhe lëngun e peshkut dhe perimet i vendosim të ziejnë përsëri. Shtojmë vaj ulliri, dhe i lejmë të ziejnë sa orizi është gati. Në fund i presim me vezë dhe limonë. Shtojmë majdanoz të freskët në fund për shije.

Categories
Lajme

Ushqimi që mund t’iu marrë jetën, njerëzit nuk heqin dorë prej tij

Gati çdo vit, Ministria egjiptiane e Shëndetësisë jep këtë paralajmërim: Qëndroni larg feseekh! Pavarësisht udhëzimeve, egjiptianëve u pëlqen të konsumojnë feseekh, një peshk të fermentuar, receta e të cilit daton mijëra vjet më parë. Ky peshk nëse nuk përgatitet siç duhet, mund të çojë në helmim, dhe në raste të rralla edhe në vd ekje.

Në tregun e Peshkut të Kripur dhe Havjarit, “Shaheen”, dyqanet e famshme që shesin këtë lloj peshku, i shohin paralajmërimet e Ministrisë, në fakt, si një reklamë pozitive.

Rreth 100 vjet më parë, patriarku i familjes më të madhe tregtare, Mohamed Shaheen, erdhi në Kajro dhe filloi të shiste feseekh duke krijuar dhe dyqane peshku, të specializuar për të fermentuar këto peshq.

Mirëpo, së fundmi, shumë dyqane të paspecializuar janë shtuar dhe po rrezikojnë shëndetin e konsumatorëve. Në vitin 1991, 18 njerëz vdi qën nga ngrënia e feseekh, të shitura në këto dyqane të pacertifikuara.

Konsumimi i feseekh daton që nga koha faraonike, kur çdo pranverë lumi Nil që tërhiqej linte pas gjurmët e peshqve të kalbur. Edhe sot, egjiptianët tradicionalisht hanë feseekh gjatë festës pranverore Shem el-Nissim, për të përkujtuar këtë pjesë të trashëgimisë së tyre.

Receta në vetvete është në dukje e thjeshtë: peshku thahet në diell dhe më pas vendoset në kazanët e mëdhenj prej druri të mbushur me ujë të kripur, për 45 ditë. Nëse nuk përgatitet me kripë të mjaftueshme, baktere të shumta, mund të lulëzojnë dhe më pas të shkaktojnë helm ime apo dhe vde kjen.