Categories
Këshilla

6 pjata të shijshme që ju ndihmojnë të bini në peshë

Të gjithë duam të ushqehemi shëndetshëm, por s’e themi dot me plot gojën që gjërat më të shëndetshme janë ato që na shijojnë më shumë. Të gjesh receta që janë sa të shëndetshme, pa kalori dhe në të njëjtën kohë të shijshme, është relativisht e vështirë. Shtoji kësaj edhe çështjen e kalorive, për të mbajtur peshën nën kontroll.

Gjithsesi, si çdo gjë tjetër edhe pjatat që plotësojnë dy kushtet që duam ne, janë një informacion larg. Çfarë mund të gatuani ju duke nisur që sot? Gjithë pjatat më poshtë:

1. Salmon i pjekur me pesto. Shërbejeni kaq thjeshtë dhe do të ndiheni të ngopur në fund të vaktit!

2. Këtë sallatë! Ka më pak se 400 kalori, ka fruta, perime dhe është padyshim kaq e shijshme sa duket.

3. Kunguj të skuqur. Më pak se 50 kalori dhe ju e dini sa vlera ushqyese kanë, prandaj mos përtoni.

4. Karkaleca dhe shparaguj në tavë!

5. Lulelakër të pjekur dhe perime të tjera…

6. Sallatë mesdhetare, të cilën ne e njohim mirë sallatën e famshme me kastraveca, domate dhe çfarë të doni ju!

Burimet: Pop Sugar dhe Anabel

Categories
Lajme Shëndeti

Gabimet që pengojnë rënien në peshë – Çfarë duhet të bëni ndryshe

Humbja e kilogramëve të tepërt nuk ka të bëjë vetëm me vullnetin e hekurt. Ndonjëherë ky mision vështirësohet si pasojë e gabimeve të cilat ne i bëjmë pa vetëdije.

Ngrënia e mishit cdo ditë – Studimet kanë treguar se njerëzit që ushqehen me mish çdo ditë janë më të predispozuar të jenë të shëndoshë dhe mbipeshë. Njerëzit që hanë ushqime me bazë bimore nga ana tjetër janë më të prirur të kenë një peshë të shëndetshme trupore.

Mëngjesi dhe dreka në tryezën e punës – Të qenit të vetëdijshëm për atë që keni në pjatë është një hap shumë i rëndësishëm për rënien në peshë. Mos konsumoni vaktet tuaja ndërkohë që bëni punë apo shikoni televizor.

Ushqyerja në këmbë – Kaloritë merren njësoj si të hani ulur apo në këmbë. Mos u merrni me ushqime të shpejta e kafshata të vogla në dukje të padëmshme përpara se të shtroheni për të ngrënë. Uluni, hani dhe jini të kujdesshëm me racionet.

Pjata të mëdha – Përdorimi i enëve të mëdha të kuzhinës është i gabuar sepse tjetërson perceptimin e racioneve. Për pasojë, është më e lehtë ta teproni me të ngrënit.

Pijet me kalori – Pijet me kalori, të përpunuara dhe të ëmbëlsuara shtojnë kilogramë në peshën tuaj. Në vend të tyre zgjidhni ujë dhe çajra bimorë.

Shmangia e vakteve – Shmangia dhe kapërcimi i vakteve mund të duket sikur po hani më pak, por në të vërtetë jeni duke ngadalësuar metabolizmin. Ky i fundit është si zjarri, nëse nuk i hidhni dru, do të shuhet. Metabolizmi ka nevojë për ushqim çdo katër ose pesë orë.

Zgjidhni regjimin vegjetarian – Nëse bëhet siç duhet, një regjim i tillë mund të ulë kolesterolin, të ruajë shëndetin e zemrës dhe të shmangë kancerin. Por ngrënia e tepruar e arrorëve, farave dhe vajrave të tyre rrit gjithashtu numrin e kalorive dhe të kilogramëve në peshore.

Karbohidrate me shumicë – Periudha e tranzicionit nga një regjim gjithëpërfshirës në një regjim vegjetarian nxit nepsin për karbohidrate. Që të frenoheni nga ky neps sigurohuni që çdo vakt të përmbajë një proteinë bimore dhe yndyrna të shëndetshme.

Hiqni dorë nga ëmbëlsirat – Kur ia ndaloni të ëmblat vetes, në të vërtetë po përpiqeni të shmangni të paevitueshmen. E vërteta është se të gjithë bien pre e tundimit për të ëmblat, sidomos kur ia kanë ndaluar vetes për shumë kohë. Një gjë e tillë nënkupton që do të hani ëmbëlsira pa fre dhe do të merrni më shumë kalori.

Hani kur nuk keni uri – Dëshira për ushqim është shumë e madhe kur jeni të stresuar apo të mërzitur. E rëndësishme është që mos t’i vini veshin stresit por më mirë sinjaleve të trupit që tregojnë me të vërtetë nëse jeni të uritur.

Hani djathë në cdo vakt – Djathi është një burim i mirë proteine dhe kalçiumi por ai nuk duhet ngrënë në çdo vakt. Nëse e keni të vështirë të hiqni dorë prej tij, të paktën shoqërojeni me produkte bimore dhe zgjidhni ushqime pa yndyrë.

Zgjidhni ushqime që krijojnë varësi – Patatet e skuqura, të ëmblat, ushqimet me yndyrë krijojnë varësi. Shmangini sa më shumë që të mos shëndosheni.

Jo cdo gjë duhet të jetë pa yndyrë – Trupi ka nevojë për yndyrna, proteina dhe karbohidrate. Nëse mendoni se blerja e produkteve pa yndyrë do ju ndihmojë të dobësoheni, atëherë gaboheni rëndë. Trupi ka nevojë për yndyrë, ndaj zgjidhni yndyrna të shëndetshme.