Categories
Receta

Sugjerimi i ditës nga Anila: Makarona të ftohta me pjepër, guxoni në kuzhinë!

Për përgatitjen e makaronave të ftohta me pjepër nuk keni nevojë për ingredientë të gatshëm ,vetëm duhet prerë pjepri në formë kubi. Shtojmë edhe mocarelën.

PËRBËRËSIT: 400 gr ujë, 1 pjepër, 200 gr mocarela, kripë, vaj ulliri.  Presim imët mocarelën në kubikë. Pastrojmë edhe pjeprin duke hequr mirë farat brenda.

Më pas në një tas të madh përziejmë mocarelën dhe pjeprin . Gjatë kësaj kohe gatuajmë makaronat në ujë të zier me kripë. Përziejmë makaronat bashkë me mocarelën, pjeprin dhe pak vaj ulliri. Dhe ja ku është gati për t’u konsumuar!

Categories
Këshilla

Farat e pjeprit për rigjenerimin e veshkave, kura natyrale e dobishme

Me farat e pjeprit mund të bëhet një kurë e thjeshtë por shumë e mirë që promovon shëndetin e mirë të veshkave dhe lufton problemet shëndetësore. Duhen 1 kg fara pjepri dhe 5 litra ujë.

Farat e pjeprit hidhen në një tenxhere të madhe, shtohet uji dhe lihen që të zjejnë derisa lëngu të arrijë në 3 litra, ose pak më shumë se gjysma e sasisë së ujit të hedhur në fillim. Pasi lëngu është gati hiqet nga zjarri dhe lihet e mbuluar derisa të vaket, më pas kullohet dhe hidhet në shishe qelqi. Lëngu pihet nga një filxhan tre herë në ditë për 1 deri në 3 muaj rresht.

Farat e pjeprit janë të pasura me acide yndyrore, fibër, minerale, vitaminë E dhe proteina. Këto fara konsiderohen të pasura me antioksidantë që pastrojnë organizmin nga radikalet e lira. Përmbajtja e lartë e proteinës tek farat i bën ato të rekomandueshme për flokë dhe thonj të shëndetshëm.

Burim vitaminash dhe mineralesh – Farat e pjeprit përmbajnë sasi të konsiderueshme të vitaminës A dhe E. Këto vitamina që treten në yndyrë shërbejnë si antioksidantë dhe mbrojnë sytë e parandalojnë kancerin.

Shëndeti i sistemit tretës – Farat e pjeprit ndihmojnë në largimin e parazitëve nga zorrët. Me përmbajtjen e lartë të fibrës, këto fara besohet të përmirësojnë tretjen e ushqimeve.

Farat e pjeprit për zemrën – Farat e pjeprit përmbajnë sasi të konsiderueshme të acideve yndyrore omega-3 të cilat janë të dobishme për shëndetin e zemrës. Studimet kanë konfirmuar se antioksidantët dhe acidet yndyrore tek farat e pjeprit e mbrojnë zemrën nga stresi oksidues dhe çrregullime të tjera. Mineralet ndihmojnë në uljen e tensionit të gjakut.

Categories
Receta

Oriz me pjepër dhe proshutë, do ta bëjë sallatën tuaj super të shijshme!

Përbërësit: 300 g oriz i zier, 100 g djathë i butë pa kripë, 300 g pjepër, 200 g proshutë, 100 g rukola, manaferra, kripë, piper, vaj ulliri

Ziejmë orizin në ujë me kripë, e kullojmë dhe e shpëlajmë me ujë të ftohtë. E vendosim në tas dhe shtojmë djathin, proshutën, pjeprin të copëtuara. Shtojmë rukola, manaferra dhe e marinojmë të gjithë sallatën me kripë, piper dhe vaj ulliri. E vendosim të ftohet në frigorifer dhe e shijojmë të freskët.

Ju bëftë mirë!

Categories
Receta

Sallatë e freskët verore me pjepër, receta që duhet ta bëni që sot!

Sallatë e freskët verore me pjepër. Në këtë stinë të nxehtê vere kjo sallatë e freskët dhe fantastike do të ishte shumë e mirë për tê na mbajtur tê hidratuar. Janë disa lloj recetash:

Receta: 1 pjepër I vogel, 100 gr sallatë valeriana, ullinj të zinj , 200 gr djathë i bardhë, 300 gr rrepa te kuqe, vaj ulliri, mente, kripë.

Përgatitja: Për të përgatitur sallatën me pjepër vazhdoni me këtë të fundit. Priteni pjeprin e qêruar në kubikë të vegjël. Më pas prisni në feta të holla edhe rrepat pasi t’i lani dhe pastroni.

Në fletët e sallatës valeriana shtoni rrepat e kuqe, djathin e bardhë të prerë në kubikë, ullinjtë e prerë në feta e në fund pjeprin.

Shtoni kripën dhe vajin dhe përziejini mirë të gjithë përbërësit e sallatës dhe shtoni sipër pas mente për shije me të freskët. Mund tē behet dhe me pjeper e kastravec nje tjeter sallate.

Categories
Receta

Pasta të ftohta me pjepër, djathra dhe erëza – Receta e ditës

Keni menduar t’i integroni ndonjëherë frutat në një pjatë të parë? Ndoshta keni provuar mollët, portokajt, dardhët, por ndoshta jo pjeprin në një pjatë pastash. Sot është momenti i duhur për t’u dhënë shije pastave të ftohta me pjepër, djathë e erëza: një pjatë e parë e shijshme dhe e freskët, perfekte për verën.

Përbërësit: 320 gr pasta pene, 100 gr djathë primosale, 12 fije bar qepe, 80 gr djathë gorgonxola, gjysmë pjepri, 6 gjethe menteje, 40 gr stika pisha, 4 dega majdanoz, 2 dega trumëz, vaj ulliri e.v, kripë, piper

Përgatitja: Pastroni gjysmën e pjeprit dhe prisni tulin në kubikë, përziejini në një enë me 80 gr gorgonzola të tërrmuar, 100 gr djathë primosale të prerë në kubikë, stikat e pjekura të pishës. Lani, thani bimët aromatike (2 dega trumëz, 3-4 degë majdanoz, 5-6 gjethe menteje), copëtoni fijet e barit të qepës direkt në enë, shtoni përbërësit e tjerë të servirjes dhe përziejini.

Zjeni pastat në ujë të vluar me kripë dhe kullojini kur të jenë ‘al dente’, ftohini në ujë të ftohtë dhe bashkojini me 4 lugë vaj ulliri. Shtojini tek masa e përgatitur, shtoni pak piper të sapobluar, përziejii dhe lërini të pushojnë për 20 minuta para se ta servirni në pjata individuale. / NEPS /

Categories
Këshilla

Përdorini farat e pjeprit për shëndetin tuaj, ja mënyrat e duhura

Pjepri është një nga frutat më të shijshme të verës dhe jo vetëm. Tuli i pjeprit është mjaft freskues dhe i ëmbël dhe me të nuk ke të ngopur. Brendësia e tij është e mbushur me fara të qullëta të cilat në shumicën e kohës përfundojnë në koshin e plehrave.

Farat e pjeprit janë të mbushura me ushqyese dhe kur thahen mund të konsumohen si një ushqim i shpejtë dhe shoqërues i pijeve të ndryshme. Farat nuk kanë aromë, por shija e tyre të kujton ëmbëlsinë e arrave.

Farat e thata përdoren në pjekje, sallata, konfeta dhe pije. Farat e pjeprit janë të pasur me acide yndyrore, fibër, minerale, vitaminë E dhe proteina. Këto fara konsiderohen të pasura me antioksidantë që pastrojnë organizmin nga radikalet e lira.

Përmbajtja e lartë e proteinës tek farat i bën ato të rekomandueshme për flokë dhe thonj të shëndetshëm. Farat e pjeprit përmbajnë sasi të konsiderueshme të vitaminës A dhe E.

Këto vitamina që treten në yndyrë shërbejnë si antioksidantë dhe mbrojnë sytë e parandalojnë kancerin. Sipas të dhënave farat e pjeprit janë gjithashtu një burim i mirë i kaliumit, magnezit dhe fosforit.

Këto minerale ndihmojnë në rregullimin e tensionit të gjakut, forcimin e kockave dhe mbajtjen larg të diabetit. Farat e pjeprit ndihmojnë në largimin e parazitëve nga zorrët. Me përmbajtjen e lartë të fibrës, këto fara besohet të përmirësojnë tretjen e ushqimeve.

Farat e pjeprit përmbajnë sasi të konsiderueshme të acideve yndyrore omega-3 të cilat janë të dobishme për shëndetin e zemrës. Studimet kanë konfirmuar se antioksidantët dhe acidet yndyrore tek farat e pjeprit e mbrojnë zemrën nga stresi oksidues dhe çrregullime të tjera.

Mineralet ndihmojnë në uljen e tensionit të gjakut. Farat e thata të pjeprit mund të shërbejnë si një ushqim i shëndetshëm për ata që duan të bien në peshë. Këto fara ndihmojnë në eliminimin e lëngjeve të akumuluara në trup dhe rregullimin e tensionit të gjakut.

Nëse farat i grini në një mikser dhe formoni me to një pastë të mirëfilltë të cilën më pas e aplikoni në pjesën e ballit, do të vëreni se do të jeni më pak të stresuar dhe do të keni më pak dhembje koke.

Vitamina E tek farat e pjeprit mbron veshkat nga radikalet e lira. Këto fara rekomandohen të përdoren për të mbrojtur shëndetin e veshkave. Farat mund t’i hani të freskëta duke i përfshirë në sallata perimesh apo frutash. Ato mund t’i thani ose t’i përfshini në lëngje dhe supa sepse ofrojnë trashësinë dhe ëmbëlsinë e duhur.