Categories
Këshilla

Një frut fantastik për shëndetin, vetitë e dobishme të pjeshkave

Për qëllime mjekësore përdoren gjethet, lulet, frutat dhe farat e pjeshkës. Të gjitha pjesët e bimës përmbajnë acid cianhidrik. Ato kanë vlera të larta ushqysese dhe kuruese.

Përmbajnë rreth 10 % sheqer, acide organike, pektinë, vitaminë C dhe R me shumicë, sasi të pakta provitamine A, vitaminë B1, B2, PP, kripëra minerale, lëndë aromatike, etj.

Pjeshka këshillohet të përdoret gjatë tremujorit të parë të shtatzënisë sepse krijon një lëkurë të shëndetshme të fëmijës dhe në zhvillimin e tij, lulet e thara e të kthyera në formë pluhuri rekomandohen kundër kollit, dhimbjeve të barkut, kundër hemorragjive dhe hemorroideve.

Gjithashtu, në formë gargare përdoren për kurimin e bajameve dhe mishit të dhëmbëve që është acaruar. Lëngu i frutave me thelpinj të pjeshkës përdoret kundër sëmu ndjeve të zorrëve dhe të stomakut.

Categories
Këshilla

Ju tregoj 8 arsye se pse duhet të konsumoni pjeshkat

Ja pse duhet t’i konsumoni pjeshkat: Antioksidante e fuqishme:
Lëkura & tuli i pjeshkës është i pasur me antioksidantë si lutein, zeaxanthin, and beta-cryptoxanthin të cilët luf tojnë radikalet e lira

Forcon shikimin: E pasur me beta-karoten & antioksidantë. Mbron nga hypokalemia: Të pasura në kalium (lehtësues i proçeseve metabolike) i cili balancon elektrolitet në organizëm & relakson indet muskulore.

Forcon imunitetin: Përmban vitaminë C, zink & acid asorbik të cilat luftojnë gjendjet inflamatore Përkujdesje për lëkurën: Përmban antioksidantë, flavonoide, vitamina & minerale të cilat ndihmojnë në eksfolimin e qelizave të vdekura si dhe hidratimin & rigjallërimin e lëkurës

Ndihmon tretjen: Pasi është me bazë alkaline si dhe e pasur me fibra. Relakson sistemin nervor: E pasur në magnez, i cili ndihmon në uljen e nivelit të stresit & ankthit.

Ndihmon në parandalimin e osteoporozës: Përmban calcium, vitaminë C & fosfor të cilët ndihmojnë rimineralizimin e kockave.  Kujdes: Pjeshkët mund të shkaktojnë alergji ushqimore për shkak të pranisë në to të disa alergenëve të caktuar.

Categories
Lajme

Frutat me bërthamë kundër mbipeshës, diabetit dhe sëmundjeve të zemrës

Frutat me bërthamë, si pjeshkat, kumbullat dhe nektarinat përmbajnë përbërës bioaktivë, të cilët ndihmojnë në luf tën kundër mbipeshës, diabetit dhe sëmundjeve kardiovaskulare, kanë vërtetuar hulumtimet e shkencëtarëve amerikanë.

Studimet kanë treguar që përberêsit e tyre mund të përdoren në lu ftën kundër sindromës metabolike, e cila mund të çojë tek problemet serioze shëndetësore.

“Vitet e fundit mbipesha është bërë problem i madh i shoqërisë për shkak të problemeve shëndetësore që i shkakton. Në SHBA 30% e popullsisë ka peshë është mbipeshë, ndërsa ky numër rritet çdo vit”.

Frutat me bërthamë, si pjeshkat, kumbullat dhe nektarinat përmbajnë përbërës bioaktivë, të cilët ndihmojnë në luftën kundër trashjes, diabetit dhe sëmundjeve kardiovaskulare, kanë vërtetuar hulumtimet e shkencëtarëve amerikanë.

Studimet kanë treguar që komponimet nga këto pemë mund të përdoren në luftën kundër sindromës metabolike, e cila mund të çojë tek problemet serioze shëndetësore.

Categories
Këshilla

Pjeshka apo “mbretëresha e verës”, si ndikon te zemra, anemia, infeksionet, dhëmbët, aknet

Origjina e frutit të pjeshkës është Kina, por tani ajo rritet kudo në botë ku ka një klimë të ngrohtë. Është mjaft e zakonshme të gjeni pjeshkë në Evropë, veçanërisht në vendet rreth Mesdheut. Por pjeshkët kanë edhe shumë të mira dhe benefite për organizmin.

Pjeshkët dhe përbërja e tyre – 80 ose 90 % e pjeshkës është e përbërë nga uji. Ajo nuk përmban shumë kalori dhe mund të përdoret si një diuretik ose për pastrimin e trupit. Ka edhe ushqyes të dobishëm në pjeshke. Këto përfshijnë proteina, karbohidrate, beta-carotene, niseshte, yndyrë, fosfor, fibra, selen, natrium, yndyrë bimore, acide organike, kalcium, magnez, dhe kripëra minerale.

Pjeshkët si ushqim – Nutricionistët do të ju inkurajojmë që të përdorni pjeshkën shpesh në ushqimin tuaj. Një dietë e ekspertëve më herët ka dal në përfundim se duhet të pini lëng nga pjeshka rregullisht pa shtuar sheqer. Marrja e kompostos është gjithashtu një ide e mirë. Ju mund të bëni xhem ose diçka të ngjashme dhe të konsumoni atë gjatë gjithë vitit.

Pjeshkët për qëllime mjekësore – Përveç nga përfitimet ushqyese, pjeshkët gjithashtu kanë përfitime mjekësore.Ato mund të përdoren për disa qëllime mjekësore si trajtimin e akneve, sëmundjet reumatike, astma, infeksionet, anemia, këmbët e fryra, problemet e dhëmbëve, fryrje e lukthit, problemet  e zemrës, gjëndrrën tiroide, problemet vaskulare, fshikëzës apo të traktit urinar, sistemin imunitar të dobët, trashje, ankthi, humbja e kujtesës, dhe impotencën.