Categories
Histori

Çmenduri: Shkencëtarët kanë zbuluar si të kthejnë plastikën në akullore me vanilje

Edhe pse nuk mund të tingëllojë tërheqëse, shkencëtarët kanë zbuluar si të shndërrojnë plastikën e ricikluar në vanilje, që mund të përdoret në akullore. Shishet plastike aktualisht janë lloji i dytë më i zakonshëm i ndotjes plastike ndaj konsiderohet si material që përhap ndotje masive.

Në një përpjekje për ta luftuar këtë problematikë, shkencëtarët kanë zhvilluar një enzimë mutante që mund të shpërbëjë tereftalatin e polietilenit që gjendet në shishet plastike, në vanilinë që është përbërësi bazë i aromës së vaniljes dhe esencës së vaniljes.

Vanilina është një kimikat i njohur, që është pjesë e një tregu në rritje, jo vetëm si aromatizues i kërkuar, por edhe për përdorime më të gjera farmaceutike dhe herbicide.

Sipas ekspertëve, aftësia për të përdorur shishe të ricikluara si pjesë e zhvillimit të saj mund ta zvogëlojë shumë ndotjen plastike. A do të guxonit ju që ta merrnit?