Categories
Këshilla

Anila Kalleshi ju tregon ushqimet që duhet të konsumoni në plazh

Temperaturat e larta në plazh e bëjnë tepër të vështirë për pushuesit zgjedhjen e ushqimit që duhet të konsumojnë. Infeksionet dhe sëmundje të tjera bëjnë që njerëzit të mundohen të gjejnë ushqime më të lehta dhe me më pak kalori.

Shalqiri dhe sallatat me djathë nuk duhet të mungojnë në tryezë. Gjithashtu konsumimi i bajameve dhe frutave si banania, pjeshka, portokalli janë tepër të shëndetshme.

Sallata jeshile e pasur me vitaminën K që luan një rol të rëndësishëm për shëndetin e kockave dhe të zemrës. Pamjaftueshmëria e vitaminës K në organizëm mund të shkaktojë trombozë, gjakderdhje dhe probleme serioze me kockat.

Shalqiri është fruti ideal i verës. 92% e peshës së tij është ujë. Ai është hidratuesi më i mirë këtë stinë. Hidratimi është i rëndësishëm për kujtesën dhe humorin. Shalqiri është i pasur me antioksidantë, vitaminat A dhe C por edhe likopen që ul rreziqet e diabetit, tensionit të gjakut, retinës dhe artritit.

Portokallet janë të pasura me vitaminë C, antioksidanti kryesor që tretet në ujë, për të cilin trupi ka kaq shumë nevojë. Vitamina C çarmatos radikalet e lira dhe parandalon dëmet në qeliza.

Bananet janë një burim shumë i mirë energjish, pikërisht çfarë ju duhet për të zhvilluar aktivitete fizike gjatë verës. Konsumi i gjysmë bananeje çdo 15 minuta gjatë një prove me kronometër në biçikletë do të ishte efikas njësoj si konsumi i një pije që u jepet aktualisht sportistëve.

Pjeshkët e freskëta janë burim i mirë i fosforit, i cili është jashtëzakonisht i rëndësishëm, sepse ndikon në shëndetin e eshtrave dhe dhëmbëve, rritjen dhe rigjenerimin e indeve dhe mirëmbajtjen e vlerave të ph në gjak

Një grusht bajamesh në ditë është ndihma më e mirë që mund t’i japësh organizmit. Bajamet parandalojnë problemet e zemrës dhe ndihmojnë për të ulur peshën.

Categories
Këshilla

Plazhi dhe vera, ja si ndikon uji i kripur në lëkurën tuaj

Zgjidhja më e mirë për të përballuar ditët e nxehta është padyshim afër detit apo pishinave të qytetit. Ndjesia e çlirimit që merrni nga uji i freskët teksa notoni apo futeni në ujë është e jashtëzakonshme.

Sidoqoftë përtej kënaqësisë së momentit sipas ekspertëve uji me klor i pishinës dhe ai me kripë i detit kanë ndikimin e tyre afatgjatë në lëkurë. Në këtë artikull ju shpjegojmë pikërisht si ndikojnë këto dy element në shëndetin e lëkurës tuaj.

Çfarë shkakton klori në lëkurë? Siç edhe mund t’a dini klori nuk hyn tek produktet që i bëjnë mirë lëkurës. Duke qënë një solucion antibakterial që përdoret me shumicë në pishina për të larguar bakteret e këqija është njëkohësisht i ashpër edhe me lëkurën. Sipas mjekëve dermatologë klori mund të jetë i vështirë për t’u larë dhe për t’u hequr edhe pasi laheni në dush me shampo.

Kjo vjen për shkak të përbërjes së tij të fortë kimike e cila shkakton tharje dhe irritim të lëkurës gjatë kohës që vepron në të. Gjithësesi klori nuk është gjithnjë i dëmshëm, irritimet e mëdha dhe të dukshme ndodhin kur në pishinë apo në ujë ka një sasi të madhe të tij.

Veçanërisht kur pishina është plastike apo gome dhe kur vuani nga ndonjë sëmundje e lëkurës si ekzema. Këto kushte mund t’a bëjnë lëkurën më të predispozuar për t’u dëmtuar. tharë dhe irrituar nga klori.

Si ndikon uji me kripë në lëkurë? Kur laheni në det situata është komplet e ndryshme, pasi kripa nuk është e dëmshme për lëkurën. Uji i kripur ndihmon lëkurën edhe kur vuani nga ndonjë irritim, dëmtim apo problem siç janë aknet.

Kjo pasi uji i detit është i pasur me minerale që e ushqejnë dhe kurojnë lëkurën duke i dhënë rini dhe shëndet asaj. Gjithësesi një problem të vogël mund t’a shkaktojë edhe ky ujë, sidomos tek lëkurat e thata.

Kripa kur mbetet në lëkurë ka tendencën t’a thajë atë duke ju shkaktuar një ndjesi parehatie dhe kruajtje. Gjithashtu një lëkurë shumë e thatë ka tendencët të rudhet dhe plaket shumë më shpejt se të tjerat. Si ta parandaloni Në rastin e ujit me klor mundohuni që të lani trupin me ujë nga dushi të paktën 10 minuta pasi keni dalë nga pishina.

Gjithashtu para se të hyni lyeni lëkurën me ndonjë krem apo vaj shumë hidratues siç janë ato me vaj kokosi apo ulliri. Në rastin e ujit të detit me kripë, pasi të laheni sigurohuni që sërisht t’a hidratoni lëkurën me kremra apo vajra shumë hidratues.

Fillimisht sigurohuni t’a lani mirë trupin dhe fytyrën tuaj në mënyrë që me kripën të largohet edhe kremi i diellit që mund të keni përdorur. Për një lëkurë të shëndetëshme e sidomos në verë qëndroni afër dushit dhe kremrave hidratues.

Categories
Këshilla

Pesë mënyra për të mbrojtur flokët nga dielli

Ditët e gjata në plazh janë një ndër gjërat më të bukura të të gjithë stinës së verës. Bukurisë dhe qetësisë që ofron deti dhe dielli i nxehtë i këtyre ditëve, duhet ndonjëherë edhe t’ju mbrohemi.

Kjo pasi këta faktorë mund të jenë të dëmshëm si për lëkurën ashtu edhe për flokët tuaj. Ashpërsia e kripës, rrezet e forta të diellit dhe ndikimi i tyre tek flokët mund të kthehen në një problem nëse nuk trajtohen si duhet.

Vaj kokosi – Një ndër gjërat më të rëndësishme që mund të bëni për trupin dhe flokët në plash është hidratimi. Mënyrë tjetër e mirë për të mbajtur flokë të hidratuar është edhe vaji i kokosit.

Gjatë qëndrimit në diell apo në det, mundohuni të lyeni majat dhe pjesën më të thatë të flokëve me pak vaj. Kjo mënyrë do t’ju ndihmojë të keni gjithnjë flokë të butë dhe plot shkëlqim.

Lagini flokët – Kjo mënyrë është fare e lehtë, nëse jeni mësuar t’a lagni kokës kur futeni në det do t’ju duhet vetëm një veprim paraprak. Ekspertët këshillojnë që para se të futeni në det dhe t’i lagni flokët me ujë të kripur, t’i shpëlani ato përpara me ujë natyral.

Kjo do të ndihmojë që kripa të mos ngecë në flokët tuaj dhe t’i thajë e dëmtojë ato. Uji natyral, pa kripë do ti mbajë paraprakisht flokët të hidratuar duke i mbrojtur ato nga tharja e tepërt që vjen si pasojë e kripës dhe diellit.

Hidratohuni – Uji është po aq i mirë për flokët sa edhe për të gjithë organizmin. Kur të jeni në plazh apo gjatë ekspozimeve të gjata në diell kujdesuni të konsumoni shumë ujë.

Kjo është një ndër mënyrat më të thjeshta dhe të sigurta që çdokush mund t’a bëjë. Dielli, kripa dhe era kanë tendencën të thajnë flokët dhe lëkurën tuaj prandaj sa më shumë ujë aq më shumë shëndet për to.

Përdorni vajra mbrojtës – Përdorimi i vajrave mbrojtës është thelbësor dhe shumë i rëndësishëm nëse doni të mbroni flokët tuaj. Njëjtë si me lëkurën ku në çdo rast rekomandohet hidratimi dhe përdorimi i kremrave mbrojtës.

Vajra mbrojtës apo kremra mund të gjeni lehtë në çdo farmaci. Përdorimi i tyre është shumë i rëndësishëm pasi kanë faktorë mbrojtës UV. Këta faktorë mbrojnë flokët tuaj nga rrezet e dëmshme të diellit.

Vendosni kapele – Vendosni gjithnjë kapele kur ekspozoheni në diell për kohë të gjata. Kapelet janë të mrekullueshme për të mbajtur flokët të mbrojtur dhe freski në të gjithë trupin.

Kjo alternativë nuk do të mbrojë vetëm flokët tuaj, por edhe skalpin nga tharja e tëpër, djegia apo skuqja. Sidomos në plazh, pasi dëmet e shkaktuara nga dielli janë të pariparueshme.

Ju mund të zgjidhni të përdorni çdo lloj kremi ose vaji që dëshironi, duke nisur që nga vaji i ullirit, koksoit, vaji jojoba apo vaji i bajameve. Një miks i këtyre do të ishtë gjithashtu ideal, pasi do t’ju ndihmojnë në luftën kundër këputjes së flokëve, rënies dhe thajes së tepër të tyre nga dielli.

Categories
Këshilla

Ushqimet që të ndihmojnë nga dielli i fortë i plazhit, ushqimet perfekte për ju

Kremi kundër diellit është kremi juaj dielli numër një. Pastaj janë vendet me hije, ekspozimi juaj i matur ndaj diellit, kapelës, ombrellës etj. Sidoqoftë, disa ushqime gjithashtu veprojnë si një mburojë kundër tij, duke ju ndihmuar të mbroheni nga një djegie e mundshme.

Për sa kohë që bëni dietën e duhur me përmbajtje antioksidante. Rritja e dietës tuaj me ushqime specifike është një nga mënyrat e shumta për të parandaluar djegien nga dielli.

Gjalpë – Nuk ndihmon drejtpërdrejt me djegien nga dielli, por yndyra e ngopur mund të ndihmojë në parandalimin e kancerit të lëkurës.

Cokollate – Çokollata është e pasur me flavonoide dhe mund të zvogëlojë ashpërsinë e djegies. Një studim zbuloi se 15% zvogëloi skuqjen nga djegia nga dielli pas gjashtë javësh, ndërsa 25% uli skuqjen pas 12 javësh.

Bajame dhe fara luledielli – Vitamina E gjendet në ushqime të tilla si bajamet dhe farat e lulediellit. Ndihmon në rindërtimin e qelizave, së bashku me vitaminën C. Ngrënia e këtyre ushqimeve mund të ndihmojë në minimizimin e djegies nga dielli nëse i hani ato para ekspozimit në diell.

Domate – “Likopeni” është antioksiduesi që i jep domate ngjyrën e kuqe dhe mund të ndihmojë në parandalimin e djegieve nga dielli. Gjithashtu rrit kolagjenin në lëkurë, duke ruajtur më elastikën dhe parandalon relaksimin. Nuk ju pëlqen domatja? Gjithashtu ka likopen edhe shalqini.

Karrota, speca të kuq, mango, pjepra, kajsi, patate të ëmbla – Këto ushqime të kuqe, portokalli dhe të verdhë përmbajnë beta-karotinë, një antioksidant që mund të ndihmojë në parandalimin e djegieve nga dielli.

Frutat agrume – Vitamina C, e gjetur me bollëk në frutat agrume si portokall, grejpfrut dhe limon, ndihmon në riparimin e dëmtimeve të bëra në qelizat tuaja nga dielli.