Categories
Këshilla

Si ta hiqni erën e keqe të gojës, edhe kur keni larë dhëmbët dhe jeni të pastër?

Pikërisht kur nuk duhet, ndjen që diçka nuk shkon me frymëmarrjen tënde. Problem i madh, padiskutim. Edhe pse je i rregullt me larjen e dhëmbëve e gjithçka tjetër, aroma e pakëndshme e gojës është sërish aty. A ka ndonjë metodë tjetër që na ndihmon të shpëtojmë prej saj?

Mos lini asnjë vakt. Edhe pse dieta mund të mos ju duket e lidhur me freskinë e gojës, në fakt nëse ju lini një vakt pa konsumuar, stomaku fillon të punojë duke qënë bosh. Kjo shkakton çlirimin e lëngjëve gastrike të cilat mund të provokojnë aromën e rënduar të frymës.

Higjiena orale. Edhe pse mund të duket paksa banale, ky rregull duhet të ndiqet me rigorozitet. Larja e gojës mbas çdo vakti është e rëndësishme si për të shmangur aromën e pakëndshme, por edhe për tu kujdesur për shëndetin e dhëmbëve. Nëse ‘goditeni’ papritur, provoni të përdorni një sprucues frekues me efekt antibaktrerial.

Tharja e gojës. Kur goja nuk është e hidratuar sa duhet, fryma mund të bëhet e rëndë dhe e pakëndshme. Përpiquni të pini sa më shumë ujë gjatë ditës për ta evituar atë.

Majdanoz. Nëse gjendeni papritur në një situatë të tillë, provoni të përtypni disa gjethe të vogla majdanozi. Do t’ju kalojë për pak minuta. Mente. Do t’ju ndihmojë të ruani një frymëmarrje të freskët gjatë gjithë ditës.

Sherebelë. Edhe gjethet e sherebelës mund të përdoren për të njëjtin qëllim. Vitamina C. Ushqimi është më i rëndësishmi. Përpiquni të konsumoni ushqime të pasura me vitamin C për të patur gjithmonë një frymë të freskët dhe pa aromë të pakëndshme.

Categories
Shëndeti

Për ata që janë mbi 40 vjeç: Koksartroza, shkaqet, simptoma dhe trajtimi

Coxo arthroza’ ose artroza e artikulacionit kokso-femoral është një sëmundje degjenerative e cila futet në grupin e osteoartrozave. Koksartroza prek kërcin artikular të artikulacionit kokso-femoral dhe ka një evolucion të ngadaltë.

Shkaqet: Plakja natyrore e artikulacioneve, Mosha mbi 40 vjeç, Traumat dhe mikrotraumat e përsëritura, Mbipesha, Faktorët trashëgues & Çrregullimet lokale të artikulacionit kokso-femoral si nekroza avaskulare e kokës femorale, displazia e këtij artikulacioni, luksacionet, subluksacionet, etj.

Simptomat: Dhimbje e cila lokalizohet në pjesën e kofshës, në plikën inguinale apo regjionin trokanterik si dhe në pjesën gluteale. Kufizim të lëvizjeve në artikulacionin kokso-femoral. Kjo vjen si rezultat i degjenerimit të kërcit artikular dhe zvogëlimit të hapësirës artikulare. Personat me koksartrozë kanë vështirësi në mbledhjen e këmbës si dhe ta rrotullojnë atë nga brënda. Me kalimin e kohës mund të kërkojnë mjete ndihmëse për të lëvizur ose mund të mos lëvizin fare. Kontraktura muskulare. Duke qëndruar në pozicione që parandalojnë dhimbjet ato zhvillojnë kontraktura muskulore.

Në një radiografi të artikulacionit kokso-femoral do të shihni:
– zvogëlim të hapësirës artikulare – shtypje te kockës subkondrale – osteofite dhe geode

Trajtimi i koksartrozës është medikamentoz dhe me fizioterapi. Në fazat e rënda bëhet ndërhyrje kirurgjikale e cila konsiston në vendosjen e një proteze në këtë artikulacion. Medikamentet që rekomandohen janë anti-inflamatorët josteroidë dhe analgjezikët. Rekomandohen ushtrimet fizike por pa ngarkesë, noti si dhe biçikleta pasi ruajnë lëvizshmërinë dhe trofizimin e muskujve. Ndërsa sportet me sforcim të madh fizik duhen evituar sepse përshpejtojnë proceset degjenerative.ç

Categories
Lajme

Fillon me dridhje, më pas përkeqësohet! 4 mln njerëz vuajnë nga Parkinsoni

Parkinsoni është një sëmundje neurologjike dhe shenjat e dukshme të saj janë dridhjet, veçanërisht të gjymtyrëve. Me përparimin e sëmundjes, simptomat shtohen. Vështirësitë që shoqërojnë sëmundjen e parkinsonit janë dridhjet, bllokimi i muskujve, ngadalësimi i lëvizjeve, vështirësitë për të ruajtur balancën gjatë ecjes dhe humbja e kujtesës për rreth 20% të pacientëve.

Sipas Organizatës Botërore të Shëndetësisë, 4 milionë njerëz vuajnë nga sëmundja e Parkinsonit. Kjo shifër parashikohet të rritet, ndersa shumë vende të zhvilluara vazhdojnë të njoftojnë mbi rritjen e numrit të popullatës së moshuar.

Semundja fillon të shfaqet kryesisht tek njerëzit e moshës 60-65 vjeç. Ilaçet duket se bëjnë efekt në vitet e para të prekjes, por më vonë keto efekte dobësohen. Trajtimi i parkinsonit është treguar i suksesshëm tek 25% e pacientëve të cilët iu nënshtruan operacionit për stimulimin e thellë të trurit.

Elektrodat vendosen në një zonë të trurit të njohur me emrin subthalamic nuckleus që nxit veprimtarinë e tepruar të trurit. Elektrodat lidhen me një aparat të vendosur në gjoks. Në këtë mënyrë, elektrodat dergojnë një sinjal për qetësimin e dridhjeve dhe zhbllokimin e muskujve.

Categories
Këshilla

Nuk duhet shkencë për dhimbjen e kokës, zgjidhjen e keni në kuzhinë!

Për të shpëtuar nga dhimbja e kokës, para se të përdorni ndonjë ilaç, mund të provoni disa metoda natyrale që janë mjaft efektive. Pijet bimore janë të pasura me katekina, të cilat janë antioksidantë të fuqishëm dhe ndihmojnë në lehtësimin e simptomave të dhimbjes së kokës.

Kamomili – Kamomili rekomandohet për relaksim dhe qetësi. Është provuar se është i dobishëm për dhimbjet e kokës, shkaktuar nga tensioni dhe stresi.

Çaj xhenxhefili – Xhenxhefil është i njohur për të zbutur inflamacionin, si në zorrë dhe në sistemin nervor. Kështu që provoni të pini një çaj me xhenxhefil të freskët për të përfituar nga vetitë e tij të dobishme.

Çaj mente – Vaji i mentes ndihmon për migrenën dhe dhimbjet muskulore, ndërsa lehtëson simptomat e ftohjes. Përveç kësaj, gjethet e nenexhikut kanë përfitime antioksiduese dhe anti-inflamatore. Kështu që ia vlen të provoni një pije shumë aromatike me nenexhik, për të lehtësuar dhimbjen e kokës.

Çaji jeshil – Është një nga zgjedhjet më të shëndetshme pasi është jashtëzakonisht i pasur me antioksidantë të tillë si katekina, por me pak kafeinë. Vlen të zgjidhet sepse vepron kundër lodhjes dhe stresit, rrit funksionimin e trurit, përmirëson vigjilencën mendore dhe lehtëson dhimbjet e kokës.

Categories
Këshilla Shëndeti

Vuani nga psoriaza? Ka 3 trajtime natyrale dhe problemi zgjidhet

Psoriaza (psoriasis) është një sëmundje që shfaqet në lëkurë në formën e pllakave të skuqura të ngritura (pllakat psoriatike). Kjo sëmundje prek kryesisht njerëzit nga 11 deri në 45 vjeç. Mund të zhvillohet në çdo pjesë të trupit, kryesisht në gjunjë, në skalpin e kokës, duar, brryla dhe rrëzë pjesës së mbrapme të qafës.

Përveç trajtimit farmakologjik, ju mund ta qetësoni atë me anë të disa produkteve natyrale që i gjeni fare lehtë kudo.

1. Maskë me bazë avokadoje dhe lule kamomili: Acidet yndyrore të avokados arrijnë të hidratojnë lëkurën e prekur nga psoriaza. Kurse lulja e kamomilit ka veti anti-bakteriale dhe qetësuese. Kaloni në frulator tulin e një avokadoje të pjekur dhe 30 gramë lule kamomili. Më pas aplikoni maskën në lëkurë dhe mbajeni 30-40 minuta. 3.Uthulla e mollës

2. Xheli i aloe verës: Bima e aloe verës përmban kristalinë xhelatinoze që ka veti anti-inflamatore, qetësuese dhe hidratuese. Bashkoni 2 lugë xhel aloe vera dhe 1 luge vaj të arrës së kokosit. Punojini me dorë derisa të krijohet një masë homogjene. Më pas vendoseni në zonat ku është shfaqur psoriaza dhe mos e fshini deris atë përthithet plotësisht nga lëkura.

3. Vaj lini: Vaji i linit ka veti antiseptike dhe antibiotike të cilat janë shumë të dobishme për lëkurën. Për këtë recetë ju duhen 100 ml vaj ulliri dhe 100 ml vaj lini. Ngrohni paralelisht në banjomari të dy vajërat dhe më pas bashkojini. Masën hidheni në një kontenitor të errët pasi duhet të rri mbyllur për 1 javë. Pas një jave filtroni vajërat dhe aplikojeni mbi lëkurë. /Living