Categories
Këshilla

7-15 pika propolis blete në ditë dhe… harrojini virozat e stinës!

Për të shmangur virozat e stinës ndërkohë që netët ftohen, duhet të dini se zgjedhja e dietës së duhur ka një efekt i fuqishëm. Për sot po postoj disa këshilla nga Zef Gjeta, i cili ka folur së fundmi për emisionin “Abc-ja e mëngjesit” pikërisht për temën e virozave.

Ai tha se është e rëndësishme ndjekja e regjimit të duhur ushqimor por rekomandoi gjithashtu konsumin e qumështit dhe propolisit të bletës.

“Kur kemi etje, të pimë më pak se një gotë ujë, të bëjmë pak pauzë deri në gjysmë ore dhe më pas të pimë pjesën tjetër. Përveç çajrave, një element tjetër që tashmë përdoret është dhe qumështi i bletës. Nuk duhet përdorur nën moshën 2 vjeç dhe as për njerëzit që vuajnë nga sëmundje kancerogjene pa këshillën e mjekut. Për fëmijët rekomandohet një shiringë 10 cc. Përdoret për të rritur imunitetin, por doza tek të rriturit duhet të jetë trefish.

Duhet të përdorim dhe propolisin e bletës. përdoret për ta pirë, shëron dhe mbron mishrat e dhëmbëve por nga ana tjetër mbron dhe gjithë pjesën otorinolaringologjisë. Është i mirë dhe për plagët dhe infeksionet e jashtme në lëkurë. Duhen 5-7 pika për fëmijët deri në tre vakte ndërsa tek të rriturit 7-15 pika gjithashtu deri në tre vakte në ditë.”, tha Gjeta.

Categories
Këshilla

Si të bëni vetë pomadën propolis, efektet janë çudibërëse

Propolisi ka një efekt të provuar në një numër sëmundjesh të lëkurës, duke ndihmuar njerëzit që vuajnë nga dermatiti, kallot dhe ekzema Propolisi quhet me të drejtë një “antibiotik natyral”, është një artikull perfekt që ushqen dhe shëron trupin e njeriut.

Në të njëjtën kohë, lehtëson dhimbjen gjatë lëndimeve të ndryshme të lëkurës dhe ndihmon në shërimin e shpejtë të plag ëve. Propolisi konsiderohet se shëron infeksionet stafilokoke dhe sëmu ndjet e kërpudhave (thonjtë). Është jashtëzakonisht efektiv për ulc erat, dje giet dhe pickimet.

Si të bëni pomadë? Vendosni 80-90 gramë vazelinë në një enë me smalt ose qeramike, të cilën mund ta blini në farmaci. Ngroheni në avull në mënyrë që uji të vlojë pak. Kur vazelina shkrihet, shtoni gradualisht 10-20 g propolis të bluar.

Tundeni për 10-15 minuta derisa përbërësit të bashkohen. Kulloni përmes një filtri garze në një kavanoz, mbylleni menjëherë dhe lëreni të ftohet. Kallot – Lyeni me një shtresë të trashë pomade propolisi dhe fiksojeni me flaster. Lëreni të qëndrojë gjatë natës.

Sëmu ndjet kërpudhore të lëkurës – Vendosni vaj propolisi në zonën e sëm urë disa herë në ditë. Dje giet – Njomni garzën në vaj të propolisit, vendoseni sipër djegies. Psoriaza – Merrni 15 pika propolisi tri herë në ditë. Në të njëjtën kohë, lyejeni zonën e sëmurë me vaj propolisi.

Hemorroidet – Pomadën e propolisit përdoreni sipërfaqësisht, ndërsa brenda – pikat e propolisit. Aknet, ulcerat, dermatiti, ekzema – Lubrifikoni zonat e prekura disa herë në ditë me pomadë propolisi.

Këshillë: Ky informacion nuk zëvendëson këshillat e mjekut ose ofruesit të kujdesit shëndetësor dhe nuk marrim përgjegjësi për ndërveprimet ose efektet negative.

 

Categories
Lajme

Kur thua ‘propolis’, i ke thënë të gjitha për shëndetin tënd oral

Benefitet e propolisit për shëndetin oral njihen tashmë. Falë kompozimit të tij të veçantë farmakologjik që përfshin flavonoidet, acidet fenolike e të tjera—ai përdoret prej vitesh për të mbrojtur dhëmbët dhe gingivat.

Preparatet me bazë propolisi gjejnë përdorim të gjerë në fushën stomatologjike. Në përgjithësi shfrytëzohen për vetitë antimikrobiale, antivirale, analgjezike dhe anti-inflamatore.

Jo të gjithë e dinë që propolisi përdoret për të parandaluar kariesin dhe sëmundjet paradontale. Ja cilat janë disa nga përfitimet e tij kryesore në këë fushë:

-Parandalon kariesin dentar
-Parandalon humbjen e kockës
-Veprim anti-inflamator
-Aktivitet anti-viral

Nëse keni ndonjë sugjerim se ku mund ta blejmë në Tiranë apo ndonjë qytet tjetër, na iluminoni. Duam vende sa më të sigurta, patjetër.