Categories
Lajme

“Fakti që Bora u fut në shtëpi tregon sa e donte Donaldin”, Semi komenton puthjen e famshme

Semi Jaupaj në mbrëmjen e fundit të Post Big Brother VIP tha se Bora Zemani dha një sinjal të madh në momentin që pranoi ta takonte Donaldin.

Ajo u shpreh se përmes takimit ajo i shprehu dashurinë aktorit. Sipas saj, Donaldi nuk kishte nevojë për sinjal tjetër sepse ndjenja ishte e dukshme.

“Sinjali më i madh ishte që erdhi dhe fakti që erdhi pavarësisht se jo për atë, por pranoi ta takonte tregonte shumë. S’besoj se duhet të kishte sinjal më të madh për të treguar dashurinë që kishte. Se Bora nuk bënte gjë publike”, tha Semi.

Kujtojmë se marrëdhënia mes Borës dhe Donaldit është një ndër më të komentuarat në BBV, ndërsa ai më pas u përfshi në një lidhje dashurie me Beatriks Ramosajn.

Pas daljes nga shtëpia më e famshme në Shqipëri, Donald dhe Beatrix nuk janë parë bashkë, duke krijuar dyshime se ata nuk janë më bashkë.

Të gjithë fansat në Instagram presin ribashkimin e aktorit vlonjat me moderatoren e “Përputhen”, por kjo duket shumë e vështirë që të ndodhë, pas ngjarjeve në BBV.

Categories
Lajme

Puthja me Edi Ramën del me video, Sonila Meço bën sikur nuk e mban mend

Sonila Meço ishte e ftuar në emisionin “Ëndërrtjerrësit” ku kujtoi fillimet e saj në ekran duke nisur nga edicioni i lajmeve tek prezantimi i programeve sportive dhe takimi me Edi Ramën.

Teksa transmetohej puthja me Ramën, Meço tha: “Atë puthje nuk e mbaja mend”. Domosdo, tani ajo është rreshtuar në anën e demokratëve dhe është e detyruar ta harrojë puthjen me kryeministrin aktual të Shqipërisë.

Ndërsa raportimin për ngjarjen e 9 janarit e cilëson si moment të bukur, pavarësisht se ishte ngjarje e trishtë pasi disa shqiptarë humbën jetën në ujërat e detit Jon teksa udhëtonin me gomone.

“Topi në atë kohë ishte institucion i jashtëzakonshëm. Ne ishim njerëzit e Topit. Më kujtohen posterat tanë Alban ishin mbi Akademinë e Arteve. Ne e bënim bashkë ringun elektoral dhe Dritan Hoxha, gjithmonë novator në ide, pra posterat në Akademinë e Arteve”

“Unë do të them ditën që mbaj mend, 9 janarin, që ka qenë ngjarja e trishtë. Atëherë për herë kuptova që i përkas këtij profesioni. Natyrisht është ngjarje shumë e trishtë, por profesionalisht do e cilësoja moment të bukur”, tha Meço.

Së fundmi Top Channel po organizon një emision shumë domethënës për historinë 20-vjeçare të këtij televizioni. Logoja e Topit mbetet numri 1 në Shqipëri, pavarësisht se themeluesi i kësaj medieje nuk jeton më.

Categories
Lajme

David Beckham kritikohet keq: Puthi në buzë vajzën e tij 10-vjeçare

David Beckham ka rindezur një debat, pasi postoi një foto në të cilën i jep një puthje në buzë të vajzës së tij 10-vjeçare. “Babi dhe Princesha Leia patën një shëtitje të bukur këtë mëngjes”, ka shkruar Beckham në dy foto të tij dhe vajzës Harper.

Pavarësisht se kishte një shprehje disi humoristike në foto, e cila sugjeron se Beckham ishte i vetëdijshëm se cila do të ishte përgjigja ndaj puthjes, shumë individë ndanë shqetësimin e tyre në lidhje me atë çfarë shohin.

“Pse e puth vajzën në buzë? Është e çuditshme dhe e papërshtatshme,” komentoi një person, ndërsa një tjetër tha: “Edhe pse është shumë gjest i ëmbël, ju lutemi mos e puthni vajzën tuaj në buzë”.

Dikush tjetër tha: “Mjaft me puthjet në buzë!” Sipas një kritiku tjetër, Beckham duhet ta “tregojë dashurinë e tij” duke “puthur në ballë, faqe, etj”, por jo në buzë, sepse vajza e tij “nuk është më bebe dhe puthjet në buzë janë të papranueshme”.

Në përgjigje të kritikave për prindërimin e Beckham, shumë dolën në mbrojtje të babait të katër fëmijëve, me disa që vunë në dukje se ata shpesh i puthin anëtarët e familjes së tyre në buzë.

Kjo nuk është hera e parë që Beckham është përfshirë në polemika për zgjedhjen e tij për të puthur vajzën në buzë. Në vitin 2017, Beckham nxiti reagim ndaj një fotoje të tij duke puthur vajzën e tij atëherë pesëvjeçare gjatë një bisede në Facebook Live, ku ai vuri në dukje se ishte kritikuar shpesh për këtë sjellje, dhe theksoi se e bënte gjithnjë me fëmijët e tij.

Megjithatë, kritikat nuk e kanë penguar Beckham-in. Sipas ekspertëve të zhvillimit të fëmijëve, sjellja nuk është diçka që duhet etiketuar “e papërshtatshme”.

Ollwyn Moran, terapist i zhvillimit neurologjik dhe CEO i Cognikids tha për The Independent: “Të tregosh dashuri ndaj fëmijës është shumë e rëndësishme. Ka shumë studime shkencore që nxjerrin në pah rëndësinë e kësaj. “Për më tepër, ajo që më shqetëson më shumë është fakti që kjo sjellje sekualizohet. Pse?!”

Psikologia e fëmijëve Dr Fiona Martin gjithashtu ka rënë dakord, pasi ajo më parë tha se shfaqja e prindërimit është “e bukur” dhe se “çdo gjë që promovon lidhjen emocionale është e mirë”.

Categories
Lajme

7 rreziqe që i kanosen një foshnje nga puthja – shumicën nuk i dini

Në momentin që shohim një foshnjë të vogël gjithçka që duam është ta puthim dhe përqafojmë (flasim në periudha normale, jo pandemie). Të gjithë e njohim mirë këtë ndjesi. Megjithëse e bëjmë thjesht nga dashuria, një veprim i tillë mund të jetë shumë i dëmshëm për fëmijën. Është zbuluar se puthja e një foshnje në buzë ose në zonën afër gojës mund të rezultojë e rrezikshme për një të porsalindur. Megjithatë, nuk është vetëm puthja e foshnjës afër buzëve që mund të paraqes një problem. Puthjet në duar ose në pjesë të tjera të trupit, të cilat më pas do të vijnë në kontakt me gojën e fëmijës, janë po aq shqetësuese.

Një nga pikat kryesore që duhet të merrni në konsideratë është të mos lejoni askënd të puthë fëmijën tuaj në zonën afër gojës, veçanërisht gjatë tre muajve të parë të lindjes. Pse? Arsyet i gjeni më poshtë.

1. Plagët e buzëve

Fëmija juaj mund të rrezikohet kur puthet nga një i rritur që ka plagë në buzë, të njohura si flluska temperature ose herpes oral. Prandaj, puthja e foshnjës (madje edhe në pjesët e tjera të trupit të tyre, si duart) duhet të shmanget plotësisht nëse personi ka një plagë të tillë.

2. Sëmundjet e frymëmarrjes

Ekzistojnë sëmundje të frymënarrjes (veç Covid-19) që janë ngjitëse dhe nëse dikush i infektuar afrohet dhe puth fëmijën, virusi do të kalojë tek ai. Te bebet, tubat e ajrit për frymëmarrje janë të një madhësie të vogël dhe shumë të hollë, kështu që inflamacioni i shkaktuar nga infeksioni mund të rezultojë i rrezikshëm.

3. Alergjitë ushqimore

Shumë fëmijë dhe të rritur përballen me alergji që vijnë nga ushqime ose produkte të caktuara. Njerëzit mund të mos jenë në dijeni të glutenit të pranishëm në buzëkuqin e tyre, i cili mund të jetë i dëmshëm për një fëmijë që ka sëmundje celiake. Është mirë të tregoheni të kujdesshëm, sepse nuk mund të jeni kurrë të sigurt se çfarë ushqimesh mund të ketë konsumuar personi që puth fëmijën tuaj, dhe pjesë të këtyre ushqimeve mund të kenë mbetur akoma në gojën e tij.

4. Rreziku i ekspozimit ndaj kimikateve toksike

Produktet e kujdesit për lëkurën dihet që përmbajnë kimikate që ndihmojnë burrat dhe gratë të duken të rinj dhe të freskët. Produkte të tilla mund të përmbajnë paraben, formaldehid, ngjyra artificiale dhe shumë më tepër. Prandaj, është e këshillueshme që njerëzit që përdorin produkte të tilla të shmangin puthjet ndaj fëmijëve. Në këtë mënyrë, ju mund të mbroni fëmijën tuaj nga ekspozimi ndaj kimikateve të tilla toksike.

5. ‘Sëmundja e puthjes’

‘Sëmundja e puthjes’ është një nofkë që i jepet termit ‘mononukleozë’, një infeksion i cili kalon përmes pështymës, shpesh përmes puthjes. Edhe pse dihet që ndodh më shpesh në mesin e adoleshentëve dhe të rriturve, mund të prekë edhe foshnjat. Kjo është ngjitëse dhe mund të kalojë te fëmijët dhe të rriturit e tjerë shumë lehtë.

6. Kavitete

Të gjithë jemi të vetëdijshëm për faktin se mosmbajtja e higjienës orale mund të çojë në kavitete të dhëmbëve. Një fakt më pak i njohur është se puthjet që i jepen një foshnje mund të çojnë gjithashtu në kavitete të dhëmbëve të fëmijës. Bakteret e quajtura streptokok mutans të pranishme në pështymën e dikujt, kur i kalohen fëmijës, mund të çojnë në kavitete të dhëmbëve të tij të vegjël. Dikush mund të kalojë pa dashje mikrobet te fëmija përmes një puthjeje ose gjatë ndarjes së ushqimit me fëmijën. Për të qenë të sigurt, duhet të siguroheni që të mos spërkatni pështymë ndërsa fryni në ushqimin e fëmijës për ta ftohur.

7. Sistemi imun i dobësuar

Bebet janë më të prekshme ndaj sëmundjeve gjatë disa muajve të parë kur bakteret e tyre në zorrë janë akoma në fazën e zhvillimit. Për këtë arsye, çdo fëmijë ose i rritur që është në kontakt me foshnjën duhet të ketë larë mirë duart dhe të mos ketë ndonjë shenjë sëmundjeje. Mund të ketë raste kur një i rritur ose fëmijë, pa dijeni për sëmundjen, puth foshnjën. Në muajt e parë, trupi i tyre ka imunitet të papërfillshëm dhe është shumë i ndjeshëm ndaj mikrobeve. / Anabel