Categories
Lajme

Cilat janë 4 ushqimet më të mira që ju ngopin pa shtuar asnjë kilogramë

Të cilësuar edhe si superushqime ato ndihmojnë në forcimin e metabolizmit, parandalojnë disa sëmundje, si të zemrës, kancerit dhe infarktin. Më poshtë po ju rendisim katër ushqimet më të shëndetshme për organizmin e njeriut:

Boronicat – Parandalojnë infeksionet në rrugët urinare, forcojnë metabolizmin dhe ulin rrezikun ndaj llojeve të ndryshme të kancerit.

Farat e kungullit – Përmbajnë proteina në nivele të larta, magnez, fibra dhe fosfor. Përmirësojnë gjumin, rritjen e qelizave dhe shëndetin e syve dhe të lëkurës.

Qershitë – Përmbajnë antioksidantë që përmirësojnë gjumin, ulin inflamacionin dhe përshpejtojnë procesin e rigjenerimit nga dëmtime të ndryshme.

Avokado – Ul rrezikun e sëmundjeve të zemrës si dhe mban nën kontroll kolesterolin.

Categories
Këshilla

Studimi e nxori në pah, lëngu i qershisë ka një veti të fshehur

Lëngu i qershisë mund ta zvogëlojë dhimbjen muskulore pas vrapimit, tregon një studim i ri i botuar në revistën “American College of Sports Medicine”. Në studim kanë marrë pjesë 60 persona të shëndoshë të moshave ndërmjet 18 dhe 50 vjeç.

Personat të cilët gjatë një jave, dy herë në ditë kanë pirë nga 3 dcl lëng qershie, kanë pasur shumë më pak dhimbje muskulore pas vrapimit në shtigje të gjata në krahasim me ata të cilët kanë pirë lloje tjera lëngjesh.

Edhe pse nuk dihet mekanizimi i vërtetë i këtij efekti pozitiv të qershisë, autorët e studimit mendojnë se qershia vepron ngjashëm sikurse barnat të cilët i marrin sportistët për të zvogëluar proceset inflamatore pas aktivitetit trupor.

Categories
Lajme

A e dini se cilat janë 9 ushqime me efekt ‘paracetamol’? Ndihmojnë për dhimbjet dhe inflamacionin

Çdo dhimbje e ka bazën tek inflamacioni dhe përgjigjet inflamatore. Inflamacioni kronik luan një rol të madh në sëmundjet e zemrës, artritin, astmën, kancerin dhe demencën. Duke mbajtur nën kontroll inflamacionin, do të jemi në gjendje të mbajmë nën kontroll dhimbjet dhe të pakësojmë shanset për të zhvilluar sëmundje të ndryshme.

E dini që disa ushqime mund ta rrisin inflamacionin? Sheqeri dhe mielli i bardhë janë ‘fajtorë të mëdhenj’. Lajm i mirë është që ka dhe ushqime që zvogëlojnë inflamacionin, inflamacionin kronik dhe luftojnë sëmundjet e lidhura me të. Lajm i shkëlqyer është se të gjitha këto ushqime kanë shije shumë të mirë dhe janë lehtësisht të integrueshme në dietën tonë.

Acidet yndyrore omega 3 – Ato gjenden në shumë burime dhe janë të njohura në luftimin e inflamacionit. Në fakt, studimet kanë treguar se vaji i ullirit ekstra i virgjër mund të ndalojë zhvillimin e artritit dhe të reduktojë ënjtjen e kyçeve. Treguesit e inflamacionit janë reduktuar ndërmjet 1/3 dhe ½.

Burimet më të mira ku mund të gjeni omega 3 janë peshqit e yndyrshëm si salmoni, toni, trofta, etj. Farat chia, arrat, vezët me omega-3 dhe frutat e tjera të thata janë gjithashtu të pasura me acide yndyrore omega 3. Ju mund të vëreni pakësim të dhimbjeve dhe shumë benefite të tjera.

Hudhrat – Hudhrat, qepët dhe preshtë përmbajnë një antioksidant, kuercetinën, e cila mund të largojë inflamacionin. Hudhra është sidomos shumë efektive. Mund të konsumoni rreth 4 thelpinj hudhre të gjallë, mund ta merrni në formë pluhuri ose suplementesh. Hudhra gjithashtu është e njohur në luftën kundra kancerit dhe redukton riskun e sëmundjeve të zemrës dhe demencën. Nuk gaboni kurrë nëse keni hudhra në tryezë.

Qershitë – Po kërkoni për një pije që nuk rrit inflamacionin, ashtu siç bëjnë zakonisht pijet me gaz? Provoni lëngun e qershive. Qershitë përmbajnë një antioksidant, antocianin, që njihet si anti-inflamator. Studimet tregojnë se qershitë janë po aq efektive sa medikamentet qetësues kundra inflamacionit. Edhe nga studimet për artritin, rezulton se një gotë lëng qershie në ditë përmirëson dhimbjen dhe ngurtësimin e kyçeve. Mos i prishni përfitimet shëndetësore të tij duke i shtuar sheqer dhe ëmbëlsues natyralë.

Çaji jeshil – Çaji jeshil është një super ushqim anti-inflamator. Është i dobishëm për çdo pjesë të trupit dhe duhet ta pini atë edhe kur nuk keni dhimbje. Çaji jeshil përmban antioksidantë që reduktojnë inflamacionin. Përmban gjithashtu benefite të dobishme në parandalimin e kancerit, shkrin yndyrat në bark, ndihmon kundra simptomave të alkoolit dhe lehtëson ato të depresionit.

Drithërat dhe bishtajat – Drithërat dhe bishtajat luftojnë inflamacionin, ndryshe nga ‘kushërinjtë’ e tyre, mielli dhe orizi i bardhë të cilët e rrisin atë. Ushqime si tërshëra, farat chia, orizi kaf, etj, zvogëlojnë nivelet e proteinës C-reacitve (CRP). Këto proteina janë ‘tregues’ për inflamacionin e lidhur me sëmundjet e zemrës, diabetin dhe artritin reumatoid.

Fibrat janë gjithashtu të rëndësishme për të pasur sistem të shëndetshëm të tretjes, për të luftuar sëmundjet e zemrës dhe për të ulur presionin e gjakut. Zgjidhini fibrat me kujdes dhe mos i përzieni me ushqime si gjalpi, apo djathi të cilat janë shkaktare të rritjes së inflamacionit.

Shafrani i Indisë – Shafrani është një erz e lashtë që gjen shumë përdorime në mjekësinë popullore kundra sëmundjeve anti-inflamatore. Ai është shumë i pasur në kurkumin, një antioksidant dhe anti-inflamator. Nëse nuk e merrni mjaftueshëm përmes ushqimeve, merrni suplemente të tij ose pini çaj me shafran. Shtoni një lugë çaji shafran në ujë të vluar dhe lëreni për 10 minuta të pushojë. Shtojini pak lëng limoni dhe pak piper të zi dhe pijeni.

Brokoli, lakrat e Brukselit dhe lakrat – Brokoli, lakrat e Brukselit dhe lakra mund të mos jenë ushqimet tuaja të preferuara, por janë vërtet të shëndetshme. Këto perime kruçifere janë të pasura në antioksidantë që mbrojnë qelizat nga radikalet e lira, përgjegjëse për zhvillimin e inflamacionit kronik. Është e lehtë t’i integroni këto perime në dietën tuaj. Dhe nëse ju pëlqejnë në versionin turshi, hani sa më shumë. Ekziston një lidhje e fortë mes ushqimeve të fermentuara dhe zvogëlimit të inflamacionit kronik. Ushqimet e fermentuara gjithashtu luftojnë depresionin duke ju bërë të ndiheni më mirë.

Xhinxheri – Një tjetër bimë, xhinxheri është një anti-inflamator i fuqishëm. Ju mund ta shijoni si çaj, në ushqime të ndryshme ose në versionin e thatë. Një studim ka zbuluar se ekstrakti i xhinxherit ka ndihmuar 63% të pjesmarrësve me dhimbjet e gjunjëve dhe osteoartritin. 2 gramë xhinxher në ditë ju ndihmojnë në reduktimin e dhimbjes së muskujve. Nëse keni bërë shumë stërvitje, xhinxheri mund t’ju ndihmojë të ndiheni më mirë. Xhinxheri ndihmon gjithashtu në uljen e niveleve të sheqerit në gjak dhe kundra sëmundjeve të zemrës. Çaji i xhinxherit gjithashtu qetëson stomakun.

Brodot – Brodot e perimeve, peshkut, mishit, kockave e erëzve janë ‘të tmerrshme’ për të luftuar inflamacionin. Mund të keni dëgjuar diku që supa e pulës është ilaç për trupin dhe shpirtin, pasi është anti-virale, anti-inflamatore dhe antioksidante. Shtoni në të pak hudhra, pak lakër kale ose spinaq si dhe disa kërpudha për një vakt që lufton sëmundjet e lidhura me inflamacionin. Brodot ju ndihmojnë edhe pas një operacioni ose nëse dëshironi që trupi juaj të ndihet më mirë.

Categories
Këshilla

Ndikojnë te kàncèri dhe zemra, ja 5 arsye për të konsumuar qershi

Sipas mendimit të shumë ekspertëve qershitë janë “ilaç natyral nga pema” dhe lexoni më poshtë për arsyet shëndetësore që sezonin e tyre mos ta humbasni dhe të hani sa më shumë qershi. Sipas mendimit të shumë ekspertëve qershitë janë “ilaç natyral nga pema” dhe lexoni më poshtë për arsyet shëndetësore që sezonin e tyre mos ta humbasni dhe të hani sa më shumë qershi.

Mbrojnë zemrën – Këto fruta të kuqe që për shumë njerëz janë ëmbëlsirë e preferuar e verës, janë burime të pasura të zinkut, hekurit, kaliumit, manganit dhe bakrit. Kaliumi ka një efekt pozitiv në shëndetin e zemrës dhe është komponentë e rëndësishme e qelizave dhe lëngjeve të trupit që rregullojnë punën e zemrës dhe presionin e gjakut.

Vetitë anti-inflamatore – Në sajë të një efekti të fortë anti-inflamator, fruta e kuqe në përgjithësi paraqet aleatët më të mirë kundër dhimbjeve në kyçe. Të pasura me antioksidantë (polifenole, vitaminë C dhe E, beta karoten), ky fryt parandalon oksidimin e qelizave që i shoqëron proçeset inflamatore ashtuqë rekomandohet për njerëzit që vuajnë nga dhimbjet e kyçeve dhe artritit, apo kanë lëndime sportive. Sipas ekspertëve, 20 qershi në ditë ka efektin e më shumë se një tabletë aspirinë.

Qershitë stimulojnë tretjen – Përmes acideve të tyre mbrojtëse dhe sheqerit frutorë qershitë stimulojnë punën e lukthit, zorrëve dhe pankreasit dhe me këtë stimulojnë edhe tretjen. Përveç kësaj, qershitë nxjerrin ujin nga trupi dhe kështu lehtësojnë sistemin e zemrës dhe qarkullimit të gjakut dhe aktivizojnë mëlçinë dhe veshkat.

Gjithashtu, substancat antibakteriale në qershi pengojnë formimin e shtresave në dhëmbë dhe mund të parandalojnë kariesin dhe probleme me mishin e dhëmbëve si parodontoza. Gjithashtu, ky fryt pastron veshkat dhe kanalet e urinimit, sepse është një diuretik i shkëlqyer i cili ndihmon sekretimin e urinës.

Përveç kësaj, substancat bakteriologjike në qershi pengojnë formimin e shtresave në dhëmbë dhe kështu mund të parandalojnë krijimin e kariesit dhe problemet e mishit të dhëmbëve.

Mbrojnë nga kan ceri – Antioksidantë si luteini, “zea-ksanthine’ dhe beta karotini mund t’i gjeni edhe në qershitë e ëmbla, por megjithatë ka më shumë në vishnje. Këto komponime veprojnë si pastrues të radikaleve të lira dhe komponimeve tjera të dëmshme që luajnë rol të rëndësishëm në plakje, zhvillimin e kancerit dhe sëmundjeve të ndryshme.

Qershitë ndikojnë pozitivisht edhe në koncentrim, ekuilibër dhe koordinim të lëvizjeve. Në të njëjtën kohë ulin presionin e gjakut, kurse fibrat dietetike të përfshira në to zvogëlojnë rrezikun e kan cerit të zorrës së trashë.

Kundër rrudhave dhe plakjes – Qershitë i rekomandohen njerëzve që vuajnë nga astma dhe alergjitë, si dhe ata që duan të kenë lëkurë të bukur, sepse qershitë përshpejtojnë prodhimin e kolagjenit.

Ky frut, në fakt, përmbanë antocianidine, të cilat forcojnë indet lidhëse dhe pengojnë formimin e rrudhave duke shkatërruar enzimat e dëmshme të cilat e bëjnë lëkurën më të vjetër dhe të rrudhur. Qershia është gjithashtu një shërues natyral për celulitin sepse mund të parandalojë krijimin e tij.

 

Categories
Këshilla

Të gjithë 40-vjeçarët që kanë nevojë për dobësim, këshillat që ju duhen

Dietë në moshën 40 vjeçare? Ja disa shembuj praktik per t’u dobësuar:
Pas të 40-ave, në fakt, është më e lehtë të akumulohen disa kg pasi metabolizmi ynë ka tendencën të ngadalësohet, trupi i nënshtrohet ndryshimeve hormonale dhe djegia e yndyrave bëhet gjithmonë e më e vështirë.

Në këtë gjë shpesh ndikojnë të tjetë faktorë që kontribuojnë në lëvizjen në krah të gabuar të gjilpërës të peshores siç janë: një stil jo korrekt dhe shume sedentar i jeteses, pak ushtrime fizike, ose një ushqyerje jo e kujdesshme. Si mund të heqesh kalorite e tepërta dhe të modifikosh këtë zakon jo të drejtë?

Zvogëloni porcionet – Femrat dhe meshkujt kanë të nevojshme një sasi të ndryshme kalorish ditore. Por duke jetuar së bashku shpesh herë tendenca është të uniformizohen sasitë, ora si burri ashtuedhe gruaja në shtëpi konsumojmë të njëjtin volum ushqimi, duke rritur kështu rrezikun e akumulimit të kg të tepërta pa e menduar.

Një këshillë e vlefshme do të ishte zvogëlimi gradualisht i porcioneve, duke ngrene pak dhe gjithçka në sasi të moderuar. Per të patur në kontroll sensin e bollëkut është mire te konsumoni perime te gjalla ose te ziera ndoshta perpara se te filloni pjaten kryesore. Proteinat, djatherat dhe bishtajoret janë të domosdoshme per te humbur peshe, dhe duhet te jene gjithmone ne tavoline, por duke qene te kujdesshem me masën.

Bëni lëvizje – Pas të 40-ave është shumë e rëndësishme të bësh lëvizje. Ushtrimet fizike ndihmojne te rrisesh metabolizmin, të forcosh muskulaturen, te zvogelosh perimetrin dhe mos te akumulosh dhjame.

Ne alternative me palestren per te qendruar ne forme e te dobesohesh duhet te besh not, te ecesh me hap te shpejte, te ngasesh bicikleten.  Gjysem ore aktivitet aerobik i moderuar dhe konstant çdo ditëmund te jete I mjaftueshem per te garantuar benefite te dukshme në organizëm.

Konsumoni vakte të ndërmjetme – Per t’i rezistuar tentativave e mos te arrish tek vakti tjeter pa nje uri të çmendur një mënyrë shumë e mirë eshte te konsumoni vakte të ndërmjetme të vogla gjatë ditës. Çdo 4-5 ore, është mire të konsumoni fruta te fresketa, nje copë te vogel djathë grana, ndonjë fete proshute magro, nje kos natyral ose nje biskote intergrale.

Embelsirat, te skuqurat ose ushqimet e paketuara kane sasi te teperta kalorish dhe sheqererash dhe duhet te konsumohen rradhe ose te eleminohen per te mos rrezikuar ne rritjen e sasive kalorike.


Kujdesuni me ushqimin – Kujdesi me ushqimin eshte shumë i rëndësishëm nëse kerkoni të dobësoheni pas moshës 40 vjeçare. Tërshëra për shembull është një aleat i shkëlqyer pasi limiton absorbimin intestinal te kolesterolit dhe acideve biliare.

Qershitë frutat me pak kalori janë të pasur me antioksidantë, ndihmojnë në shqetësimet e artikulacioneve dhe janë shumë të këshilluara si një vakt i ndërmjetëm. Bajamet përmirësojnë nivelin e sheqerit në gjak dhe në të njëjtën kohë reduktojnë kolesterolin. Peshku blu i varfër me yndyra, ju ndihmon te dobesoheni në sajë të pëmbajtjes të lartë me Omega 3.

Categories
Këshilla

Receta: Si të bëni çajin e gjetheve të qershisë, vetitë e tij janë unike dhe të shumta!

Qershitë kanë një ngjyrë të kuqe deri në vishnje kur ato piqen. Ky frut është goxha i njohur si një burim i shumë vlerave ushqyese. Në shumë raste qershia përdoret në formën e një çaji bimor.

Disa nga vlerat që përmban lëngu i gjetheve të qershisë janë vetitë e tij si antioksidant, përmbajtja e vitaminës A, vitaminës C si dhe minerale. Më poshtë do të gjeni disa nga vlerat e lëngut të gjethve të qershisë.

Detoksifikues – Trupi i njeriut përmban shumë helme të mbetura nga shpërbërja e ushqimeve apo produkteve të ndryshme. Këto toksina duhen të pastrohen në mënyrë që trupi të jetë i shëndetshëm dhe të shmangen sëmundje të ndryshme.

Një mënyrë e detoksifikimit është konsumimi i çajrave bimor. Përbërësit natyral që gjenden në çajin e gejtheve të qershisë bëjnë që procesi i detoksifikimit të ndodhi sa më natyrshëm.

Trajton çekuilibrimet e acidit urik – Ky çaj mund të përdoret dhe si një “ilaç” për trajtimin e acidit urik. Pasi kjo pije përmban antho-cianin e cila shërben për të ulur nivelin e inflamacionit të kyçeve. Njerëzit që vuajnë nga dhembja e nyejve, kockave kanë si shkaktarë kryesor një mosbalancim të acidit urik në organizëm.

Qetëson dhimbjet – Një tjetër dobi e çajit të gjetheve të qershisë është lehtësimi i dhimbjeve. Nëse ndjeni dhimbje të trupit, përpiquni të pini sa më shumë nga ky çaj. Do të shihni që dhimbja do të lehtësohet gradualisht. Gjithashtu mbetet një metodë natyrale, që mund të praktikohet nga kushdo, pa pasur efekte anësore.

Një gjumë pa probleme – Kjo pije është e përshtatshme për dikë që ka problem me gjumin. Kjo ndodh sepse në këtë çaj gjendet melatonina, e cila ndihmon në një gjumë të rehatshëm. Substanca e përmendur, gjithashtu është efikase për nxitjen e trurit.

Për një lëkurë të bukur – Nëse doni që të keni një lëkurë të shëndetshme, por doni që të jetë diçka jo me shumë kosto, mund të pini këtë çaj bimor. Antioksidantët që ka fryti i qershisë e ndihmojnë lëkurën tuaj të jetë me e re.

Lëngu ose çaji i gjetheve të qershisë parandalon dhe problemet e lëkurës, siç janë lëkura e thatë, kruajtje ose sëmundje të tjera. Në fakt, nëse konsumoni qershi çdo mëngjes parandaloni dhe plakjen e lëkurës.

Një super antioksidant – Antioksidantët janë shumë të nevojshëm për organizmin. Duke konsumuar ushqime dhe pije të pasur me antioksidantë, është një mënyrë për t’i përftuar në trup.

Një nga pijet është dhe çaji bimor i gjetheve të qershisë. Pakëson dhimbjet e muskujve – Nëse vuani nga dhembjet e muskujve, apo keni një bllokim të tyre pas palestrës, mund të konsumoni këtë bimë. Çaji i gjetheve të qershisë ka disa përbërës natyror që lehtësojnë dhimbjet.

Si të përgatisni lëngun e gjetheve të qershisë: Zieni 250 ml ujë dhe më pas hidhni një lugë çaji me gjethe të thata qershish. Ziejini së bashku për 3-5 minuta, kullojeni dhe shtoni ëmbëlsuesin e preferuar.

Rekomandohet të konsumohet një herë në ditë. Kini kujdes! Lëngu i gjetheve të qershisë e ndihmon organizmin nëse merret në doza të caktuara. Nëse e tejkaloni konsumimin e tij, mund të çoni në akumulimin e substancave të ndryshme të cilat mund të jenë të dëmshme.

Categories
Këshilla

Ja si ndikojnë qershitë te zemra, nervat, zorrët, lëkura, sytë dhe sistemin muskulor

Mbretëresha e verës është padyshim qershia: një frut i vogël me një formë të rrumbullakosur, e tultë, lëkurë të kuqe dhe një shije veçanërisht të sheqerosur.

Duke folur botanikisht, qershia i përket familjes Rosaceae, e cila gjithashtu përfshin fruta të tjerë si pjeshkë, kumbulla dhe kajsi. Qershitë ndahen në dy kategori të gjera: qershi të ëmbla (Prunus avium), që janë ato më të zakonshmet me një lëkurë të kuqe dhe qershitë që janë të hidhura.

Pavarësisht nga madhësia, qershitë përfaqësojnë një burim të mirëqenies. Zemra: Falë pranisë së antioksidantëve të fuqishëm, qershitë një ilaç i vërtetë për shëndetin e zemrës.

Lëndët ushqyese dhe mineralet prej të cilave janë bërë përfaqësojnë kardiombrojtës efektivë, pasi ato lejojnë të mbajnë rrahjet e zemrës të qëndrueshme, me një ulje të dukshme të atakut kardiak.

Ato ndihmojnë në uljen e niveleve të presionit të gjakut. Sistemi imunitar: falë përqendrimit të lartë të vitaminës C, karotenoideve dhe flavonoideve, qershitë janë një mbrojtës i shkëlqyeshëm kundër infeksioneve bakteriale, infeksioneve virale, etheve dhe ftohjeve.

Zorrët: fibrat dietike të pranishme në to parandalojnë dukuritë e kapsllëkut, acidet përkundrazi favorizojnë tretjen dhe vitaminat lejojnë thithjen korrekte të lëndëve ushqyese.

Sistemi nervor: flavonoidet dhe karotenoidet përmirësojnë aktivitetin e trurit dhe në veçanti kujtesën.
Lëkura: prania e vitaminave A dhe C në qershi është një maskë natyrore bukurie për lëkurën, stimulon prodhimin e kolagjenit, jo për asgjë tjetër në treg janë veçanërisht të njohura kremrat e trupit bazuar në qershi.

Sytë: Antioksidantët, me të cilët qershitë janë të pasura, luajnë një rol të rëndësishëm në shëndetin e syve, duke i mbrojtur ato nga procesi i plakjes, infeksioneve dhe thatësisë.

Sistemi muskulor: i pasur me fibra, magnez dhe vitaminë C, ato janë një kurë e shkëlqyeshme për shërimin e muskujve pas ushtrimeve intensive. Nuk është rastësi që suplementet dhe lëngjet me bazë qershie po bëhen gjithnjë e më të popullarizuara.

Ndihmojnë në mbajtjen konstante të niveleve të kolesterolit në gjak, sheqeri prej të cilit janë bërë përmban levulozë, e cila nuk ka kundërindikacione të veçanta, prandaj janë një frut veçanërisht i përshtatshëm për ata që vuajnë nga diabeti.

Ata kanë një indeks të lartë të ngopjes dhe një vlerë të ulët kalorifike, të shkëlqyeshëm për ata që kanë nevojë të humbin peshë. Ato përmbajnë vitaminë K, e cila është e dobishme për mpiksjen e duhur të gjakut.

Categories
Receta

Kek me qershi dhe ricotta, një recetë ndryshe për familjen

Qershitë janë me bollëk në këtë periudhë dhe përveç shijes së ëmbël na japin dhe receta me bollëk. Ricotta në këtë recetë zëvendëson vajin dhe gjalpin. Për ta bërë këtë tortë akoma më të shijshme, kompletojeni me copëza çokollate, cobza bajamesh ose fëstëkë të thërrmuar.

Përbërësit: 500 gr qershi të freskëta, 250 gr ricotta, 3 vezë, 250 gr miell, 1 bustinë maja, kanellë, sheqer pluhur

Përgatitja: Lani me kujdes qershitë dhe pritini në mes duke u hequr bërthamat. Vendosini në një tas me ujë të ftohtë. Ndërkohë rrihni të verdhat e vezëve derisa të përftoni një masë kremoze. Rrihni më pas të bardhat në formë marenge me pak sheqer pluhur. Në një tas, me ndihmën e një rrahësi elektrik bashkoni rikotën, të verdhat e vezëve, miellin, majanë e kanellën.

Categories
Këshilla

Pesë “sekretet” e qershisë, pse duhet t’i konsumoni

Një nga frutat më të shijshëm të verës, qershitë kanë veti që i bëjnë ato mjaft të rëndëssishme për dietën tonë. Ato zvogëlojnë inflamacionin, përmirësojnë gjumin, përmirësojnë shëndetin e zemrës dhe përshpejtojnë shërimin pas stërvitjes, duke promovuar shëndetin dhe mirëqenien e përgjithshme.

Ato janë plot lëndë ushqyese – Qershitë përmbajnë shumë lëndë ushqyese, fibra, vitamina dhe minerale. Vitamina C është e rëndësishme për forcimin e sistemit imunitar dhe lëkurës, ndërsa kaliumi është thelbësor për muskujt, funksionin nervor dhe rregullimin e presionit të gjakut.

Janë të pasura me antioksidantë dhe përbërës anti-inflamator – Përqendrimi i lartë i përbërjeve bimore në qershi mund të jetë përgjegjës për përfitimet e shumta shëndetësore të këtij fruti. Në veçanti, përmbajtja e tyre e lartë antioksiduese ndihmon në luftimin e stresit oksidativ. Janë të pasura gjithashtu me polifenole, që ndihmojnë në luftimin e dëmtimit të qelizave, zvogëlojnë inflamacionin dhe promovojnë shëndetin e përgjithshëm.

Përmirësojnë rikuperimin pas stërvitjes – Studimet tregojnë se përbërjet anti-inflamatore dhe antioksiduese të qershive mund të lehtësojnë dhimbjen e muskujve, dëmtimin dhe inflamacionin e shkaktuar nga ushtrimet. Në veçanti, qershitë shpejtojnë rikuperimin e muskujve, zvogëlojnë dhimbjen dhe parandalojnë humbjen e forcës.

Përfitoni për shëndetin e zemrës – Qershitë mund të jenë një mënyrë e shijshme për të mbrojtur zemrën pasi shumë studime kanë treguar se dietat me karbohidrate të larta lidhen me një rrezik të zvogëluar të sëmundjeve të zemrës.

Qershitë janë veçanërisht të dobishme në këtë drejtim, pasi janë të pasura me lëndë ushqyese dhe përbërje që dihen se promovojnë shëndetin e zemrës, përfshirë polifenolët e kaliumit dhe antioksidantëve.
Përmirësoni cilësinë e gjumit – Qershitë përmbajnë melatonin, një substancë që ndihmon në rregullimin e ciklit të gjumit.