Categories
Lajme

Qiqrat e Shqipërisë sonë të bukur, këto janë vlerat unike që na japin për shëndetin

Qiqrat janë një burim i mirë i proteinave, folateve, fibrave, hekurit dhe fosforit. Disa hulumtime sugjerojnë se përfshirja e tyre në regjimin ushqimor mund të parandalojë zhvillimin e disa sëmundjeve kronike, si diabeti e obeziteti. Ato janë të disponueshme të thata ose të konservuara.

E pasur me minerale dhe vitamina, këto bishtajore rigjenerojnë sistemin nervor dhe janë të domosdoshme për të qenë energjik dhe të shkëlqyer në punë. Shumë të përshtatshme për t’ju mbajtur gjallë në rastet kur keni ngarkesë në punë ose ndiheni të dobët. Janë më të tretshme se të gjitha bishtajoret sepse stimulojnë lëngjet e stomakut dhe të pankreasit. Ato janë të dobishme për studentët në sajë të përmbajtjes së vitaminës B dhe acidit fosforik.

Gjithashtu qiqrat përmbajnë vitaminë A dhe C, fibra, kalcium dhe hekur. Të pasura me saponin, kanë efekt anti-kolesterol dhe janë të rekomandueshme për ata që vuajnë nga hipertensioni, zemra, dhe qarkullimi i gjakut. Një ndër aspektet më të rëndësishme të këtyre bishtajoreve është përmbajtja e acideve yndyrore të pangopura, shumë të dobishme për shëndetin tonë.

Ashtu si të gjitha bishtajoret, qiqrat, para se të konsumohen duhet të ziejnë për disa orë. Përdoren në supa dhe pasta por edhe vetëm duke i shtuar ndonjë bimë ose erëz aromatike. Qiqrat kanë një sasi të konsiderueshme kripërash minerale, vitamina dhe oligoelementë.

Këto vlera ushqyese shpjegojnë dhe veprimin e tyre forcues dhe plot energji për të mirën e sistemit nervor. Qiqrat janë konsideruar gjithmonë si “mishi i varfër” për përmbajtjen e lartë të proteinave, asimilohen menjëherë nga organizmi dhe nuk kanë efekte anësore si mishi.

Ato janë të pasura me acid folik dhe karbohidrate. Në sajë të përmbajtjes së lartë të fibrave, janë mbrojtëse për sistemin e tretjes. Studimet e fundit kanë treguar se qiqrat janë parandalues kundër disa lloje tumoresh.

Kur i blini të thata, kujdesuni që të kontrolloni nëse ka gurë të vegjël apo mbejtje të tjera, më pas i vendosni në një kullesë dhe i shpëlani me ujë të bollshëm. Për të përshpejtuar kohën e gatimit, mund t’i vendosni në ujë paraprakisht përreth 3 orë, ose përgjatë natës. Për 1 kupë qiqra të thata, duhen rreth 3 kupa ujë.

Kur i blini të konservuara, i vendosni në një kullesë dhe i shpëlani me ujë të bollshëm. Kjo do të heqi rreth 40% të sodiumit. Këto lloj qiqrash nuk kanë nevojë të gatuhen, por janë një shtojcë e mirë për pjatat e gatuara. Në ndryshim nga shumë perime të konservuara, qiqrat ruajnë shumicën e vlerave të tyre ushqyese.

Categories
Këshilla

Nëse nuk e keni bërë më parë, provojeni tani. Zbuloni çfarë i bën trupit 1 filxhan qiqra në ditë

Qiqrat janë një nga bishtajoret më të hershme të kultivuara, që datojnë që nga periudha B neolitike para-qeramikës. Ato janë një burim i pasur i fibrave, përmbajnë yndyra të shëndetshme, karbohidrate, dhe shumë vitamina dhe minerale të tjera. Qiqrat janë gjithashtu të pasura me proteina, kështu që mund të jenë një zëvendësues i mishit për veganët dhe vegjetarianët.

Më poshtë janë listuar 10 mënyra se si trupi juaj mund të përfitojë nga qiqrat dhe kjo mund t’ju bëjë që të dëshironi t’i përfshini ato në dietën tuaj!

1. Humbje peshe

Proteinat dhe fibrat tek qiqrat mund të ngadalësojnë tretjen dhe t’ju japin një ndjenjë të ngopjes. Ato gjithashtu ndihmojnë në uljen e oreksit dhe marrjes së ushqimit që mund të çojë në humbje peshe.

2. Kocka më të shëndetshme

Qiqrat janë një burim i mirë i manganit, kalciumit, hekurit, magnezit, zinkut dhe vitaminave K dhe A. Të gjitha këto janë të rëndësishme për rritjen e kockave, mineralizimin e kockave dhe prodhimin e kolagjenit.

3. Lëkura më e mirë

Vitaminat C, E dhe K të pranishme tek qiqrat janë të rëndësishme për shëndetin e lëkurës. Ato ndihmojnë në shërimin e plagëve, eliminojnë rrudhat, parandalojnë tharjen e lëkurës dhe mbrojnë nga dëmtimi i diellit.

4. Ulin nivelet e sheqerit në gjak

Qiqrat janë të pasura me fibra dhe proteina. Ato ndihmojnë në parandalimin e niveleve të sheqerit në gjak që të rriten shumë shpejt pas ngrënies, e cila është gjithashtu e rëndësishme për menaxhimin e diabetit. Disa minerale, si magnezi dhe zinku, mund të zvogëlojnë rrezikun e diabetit të tipit 2.

5. Tretje më e mirë

Fibrat dietike gjithashtu ndihmojnë në përmirësimin e tretjes, zvogëlimin e rreziqeve të sindromës së zorrës së irrituar dhe parandalimin e kapsllëkut.

6. Ulja e presionit të gjakut dhe përmirësimi i shëndetit të zemrës

Magnezi dhe kaliumi mund të ndihmojnë në parandalimin e presionit të lartë të gjakut. Kjo mund të minimizojë mundësinë për të pësuar një goditje në tru ose sulm në zemër. Fibrat e tretshme zvogëlojnë nivelet e kolesterolit lipoprotein me densitet të ulët (ose kolesterolit “të keq”, i cili është gjithashtu i mirë për shëndetin e zemrës.

7. Ndikon në rritjen e flokëve

Proteinat, vitaminat A dhe B dhe ushqyesit e tjerë të pranishëm në qiqrat mund të ndihmojnë në parandalimin e rënies së flokëve dhe nxisin rritjen e flokëve.

8. Shëndeti i përmirësuar i syve

Qiqrat përmbajnë pararendës të vitaminës A, β-karoten. Ka një efekt anti-inflamator dhe ndihmon në zvogëlimin e rrezikut të sëmundjeve të lidhura me sytë dhe i parandalon ato.

9. Përmirësimi i funksionit të trurit

Kolina, e cila gjendet tek qiqrat, është e lidhur me rritjen e performancës njohëse, duke përfshirë kujtesën dhe përpunimin më të mirë.

10. Mbrojtja nga kanceri

Qiqrat mund të ndihmojnë në uljen e rrezikut të disa llojeve të kancerit. Prodhimi i butratit, i cili ka potencialin për të zvogëluar inflamacionin në qelizat e zorrës së trashë, mund të ndihmojë në uljen e rrezikut të kancerit të zorrës së trashë. Qiqrat përmbajnë edhe saponina, të cilat ndihmojnë në frenimin e rritjes së tumorit. Disa vitamina dhe minerale të tjera, si vitaminat B, mund të ndihmojnë në uljen e rrezikut të kancerit të gjirit dhe mushkërive.