Categories
Lajme

Qumështi apo kosi, e dini cili është më i mirë për mëngjes?

Produktet e bulmetit janë një pjesë e rëndësishme e çdo regjimi të shëndetshëm ushqimor. Megjithatë, në disa aspekte, përzgjedhja e llojit të duhur të produkteve të bulmetit bën një ndryshim të ndjeshëm. Si të bëni përzgjedhjen e duhur mes qumështit dhe kosit për shëndetin e organizmit?

Pasuria e ushqyesve tek kosi dhe qumështi – Si qumështi, ashtu edhe kosi janë të shkëlqyer sa i përket pasurisë së kalçiumit, kaliumit dhe vitaminës D.

Qumështi – Qumështi përmban edhe tryptophan, vitaminat B2, B12, K dhe A. Ai është gjithashtu i pasur me proteinë por edhe fosfor. Shumica e këtyre ushqyesve gjenden më shumë tek qumështi i lopës. Qumështi në përgjithësi ndihmon në uljen e tensionit të gjakut por ai rekomandohet edhe në uljen e rrezikut të sëmundjeve kancerogjene, mbipeshës, diabetit dhe sëmundjeve të zemrës.

Kosi – Kosi i përmban me bujari të gjithë ushqyesit e lartpërmendur por edhe proteinë, zink, vitaminë B5 dhe probiotikë. Këta të fundit janë një prej ndryshimeve më madhore mes qumështit dhe kosit. Probiotikët janë të domosdoshëm për shëndetin e stomakut dhe tretjen. Kosi i shtëpisë i fermentuar me farë natyrale është i pasur me probiotikë por përmban edhe sasi më të larta të kalçiumit dhe kaliumit. Probiotikët në fjalë kurojnë problemet me aciditetin në stomak, ulçerën dhe zorrët.

Nga ana tjetër, kalçiumi tek kosi përthithet më mirë nga organizmi në krahasim me kalciumin që gjendet tek qumështi. Kjo ndodh falë prezencës së acidit laktik që shërben si ndërmjetës për përthithjen e kalçiumit. Një ndryshim tjetër mes qumështit dhe kosit është se ky i fundit tretet dhe pranohet më lehtë nga organizmi. Ka shumë njerëz në botë që kanë intolerancë ndaj laktozës, ndaj kosi është më i përshtatshëm për ta. Për më tepër, kosi është më i butë për organizmin e njerëzve që vuajnë nga fryrjet, aciditeti e të tjerë.

Cili rekomandohet për mëngjes? – Për shkak se tretet më lehtë dhe ka më shumë probiotikë, kosi është më i rekomandueshëm për mëngjes. Mund ta kombinoni me fara të ndryshme apo drithëra për më shumë energji gjatë ditës. Edhe qumështi mund të konsumohet pa problem, por duhet të keni parasysh se stomaku do më shumë kohë për ta asimiluar.

Categories
Lajme

Përfitimet shëndetësore të kurës me hurma arabie dhe qumësht

Është një ndër kurat më të lashta popullore përdorur mijëra vite më parë për t’u mbrojtur nga sëmundjet, për të mbajtur organizmin e fortë dhe mendjen e mprehtë. Hurmat e arabisë kanë vlera të larta shëruese por të kombinuara në një kurë me qumësht fuqia e tyre në mbrojtje të shëndetit bëhet e jashtëzakonshme.

Përfitimet shëndetësore të kurës me hurma arabie dhe qumësht: Hurmat e arabisë përbajnë disa lloje sheqernash të cilat nuk kanë nevojë të treten pasi përthithen menjëherë nga gjaku dhe transferohen tek muskujt dhe truri duke ndihmuar ndërkohë në uljen e nivelit të kolesterolit në gjak.

Të kombinuara me qumësht, ato i japin trupit energji duke ndihmuar në mirëfunksionimin e të gjitha organeve të trupit. Një gotë qumësht me hurma arabie çdo ditë i dhuron trupit të gjitha vlerat ushqyese si hekur, fosfor, kalium, zink, magnez, vitaminë A,D dhe C dhe mbron organizmin nga ushqimet e dëmshme apo të pa shëndetshme.

Kjo kurë ndihmon në mbajtjen e enëve të gjakut të shëndetshme, sistemit nervor, veshkave, ndihmon konstipacionin, mbron kockat duke parandaluar dobësimin e tyre, forcon sistemin imuntar dhe ndihmon mëlçinë të pastrohet nga toksinat.

Për aneminë dhe zemrën: Qumështi dhe hurmat e arabisë ndihmojnë organizmin të luftojë aneminë. Kjo kurë përmirëson qarkullimin e gjakut dhe ndihmon në zhbllokimin e arterieve duke mbrojtur zemrën. Hurmat e arabisë bashkë me qumështin shndërrrohen në një agjent të fuqishëm kundër virozave, baktereve dhe infeksioneve ndërsa ndikojnë në forcimin e muskujve dhe kyçeve gjithashtu.

Përmirëson shikimin dhe dëgjimin: Thuhet se konsumimi i qumështit me hurma arabie përmirëson nivelin e shikimit duke forcuar në tërësi shëndetin e syve. Gjithashtu kjo kurë ndihmon në shëndetin e veshëve, forcon dëgjimin si dhe sistemin nervor në tërësi. Zvogëlon stresin dhe irritimet dhe dhuron qetësi shpirtërore dhe mendore: Falë vlerave të larta ushqyese, qumështi me hurma arabie ndihmon edhe në forcimin e dhëmbëve gjithashtu.

Categories
Lajme

Qumësht bizele: Çfarë është dhe si ta përgatisni në shtëpi

Për ata që abstenojnë nga produktet shtazore, qumështi i arrave është alternativa perfekte. Pranë tyre dhe një qumësht vegjetal më pak i njohur, nga bizelet.

Vitet e fundit, qumështi i ambalazhuar nga bizelet ka qenë në treg, megjithatë si me shumicën e qumështit vegjetal, nuk është e vështirë ta përgatisni atë në shtëpi. Dhe për shkak se është një zgjedhje që po fiton vazhdimisht terren mes atyre që ndjekin një dietë vegane, ne kërkuam karakteristikat e saj ushqyese, për të parë nëse më në fund ia vlen ta provoni.

Çfarë është qumështi i bizeles? – Kur e dëgjojmë këtë, mund të mendojmë për bizelet e freskëta të gjelbra që i bëjmë me vaj, por qumështi i bizeleve bëhet nga farat e bizeleve të thara, të qëruara dhe të copëtuara, të cilat duken si fasule. Krahas favës, përveç lathurit, fava bëhet edhe nga bizelet e thata. Për ta bërë atë, ata ndjekin të njëjtën procedurë si qumështi nga arrat, duke njomur farat në ujë.

Çfarë na ofron? – Në formën e tij pak të përpunuar dhe pa shtuar sheqer, qumështi i bizeleve është një zgjedhje ushqyese, me pak kalori për gotë. Produktet në treg shpeshherë pasurohen me vitamina A dhe D dhe kalcium. Ai është gjithashtu i lartë në hekur dhe proteina.

Një nga avantazhet e tij të mëdha është se mund të konsumohet nga një person që shmang produktet shtazore por në të njëjtën kohë ka alergji ndaj arrave, kështu që për shembull nuk mund të provojë qumështin e bajames.

Si të bëni qumësht bizele në shtëpi – Bërja e qumështit vegjetal në shtëpi është një proces shumë i lehtë dhe ne e rekomandojmë atë, pasi ndryshe nga shumë qumështe bimore që qarkullojnë, prodhimi me dorë nuk përmban sheqer. Për këdo që dëshiron ta provojë, ne kemi gjetur një recetë të thjeshtë:

Përbërësit: 1 filxhan fara bizele të thara dhe të qëruara, 2 lugë vaj luledielli të ëmbël ose vaj tjetër vegjetal, 2 hurma pa fara, 1 majë kripë, 1 lugë. ekstrakt i ëmbël i vaniljes

Procedura – Vendosni ujin e bizeles në një tas dhe lëreni për të paktën 8 orë. Kullojeni dhe ziejini me 3 gota ujë për 45-60 minuta. I kullojmë sërish bizelet dhe i hedhim në blender. Shtoni përbërësit e mbetur, 3,5 gota ujë dhe i rrahim mirë që të homogjenizohen. Kaloni përzierjen në një sitë dhe kullojeni në një tas të madh. Transferoni në një shishe dhe mbajeni qumështin në frigorifer deri në 4 ditë.

Categories
Lajme

Kura natyrale me hurma arabie dhe qumësht – Përfitimet shëndetësore

Është një ndër kurat më të lashta popullore përdorur mijëra vite më parë për t’u mbrojtur nga sëmundjet, për të mbajtur organizmin e fortë dhe mendjen e mprehtë. Hurmat e arabisë kanë vlera të larta shëruese por të kombinuara në një kurë me qumësht fuqia e tyre në mbrojtje të shëndetit bëhet e jashtëzakonshme.

Përfitimet shëndetësore të kurës me hurma arabie dhe qumësht:

Hurmat e arabisë përbajnë disa lloje sheqernash të cilat nuk kanë nevojë të treten pasi përthithen menjëherë nga gjaku dhe transferohen tek muskujt dhe truri duke ndihmuar ndërkohë në uljen e nivelit të kolesterolit në gjak. Të kombinuara me qumësht, ato i japin trupit energji duke ndihmuar në mirëfunksionimin e të gjitha organeve të trupit. Një gotë qumësht me hurma arabie çdo ditë i dhuron trupit të gjitha vlerat ushqyese si hekur, fosfor, kalium, zink, magnez, vitaminë A,D dhe C dhe mbron organizmin nga ushqimet e dëmshme apo të pa shëndetshme.

Kjo kurë ndihmon në mbajtjen e enëve të gjakut të shëndetshme, sistemit nervor, veshkave, ndihmon konstipacionin, mbron kockat duke parandaluar dobësimin e tyre, forcon sistemin imuntar dhe ndihmon mëlçinë të pastrohet nga toksinat. Për aneminë dhe zemrën: Qumështi dhe hurmat e arabisë ndihmojnë organizmin të luftojë aneminë. Kjo kurë përmirëson qarkullimin e gjakut dhe ndihmon në zhbllokimin e arterieve duke mbrojtur zemrën. Hurmat e arabisë bashkë me qumështin shndërrrohen në një agjent të fuqishëm kundër virozave, baktereve dhe infeksioneve ndërsa ndikojnë në forcimin e muskujve dhe kyçeve gjithashtu.

Përmirëson shikimin dhe dëgjimin: Thuhet se konsumimi i qumështit me hurma arabie përmirëson nivelin e shikimit duke forcuar në tërësi shëndetin e syve. Gjithashtu kjo kurë ndihmon në shëndetin e veshëve, forcon dëgjimin si dhe sistemin nervor në tërësi.

Zvogëlon stresin dhe irritimet dhe dhuron qetësi shpirtërore dhe mendore: Falë vlerave të larta ushqyese, qumështi me hurma arabie ndihmon edhe në forcimin e dhëmbëve gjithashtu.

Categories
Receta

Kura 30 ditore: Piper i zi dhe qumësht për tiroiden, një zgjidhje e përkryer

Çrregullimet e gjëndrës së tiroides lidhen me mos balancimin e duhur të proceseve të metabolizmit në organizmin tonë. Këto probleme ndikojnë ose në strukturën e tiroides ose në funksionimin e duhur të saj. Gjëndra e tiroides luan rol kryesor në prodhimin e tiroksinës. Një hormon shumë i rëndësishëm për tretjen, funksionimin e muskujve dhe të zemrës si dhe për zhvillimin e qelizave të trurit dhe kockave.

Veprimtaria e tiroides rregullohet përmes një mekanizmi që përfshin dhe trurin. Kur hormoni i tiroides është në një nivel të ulët, hipotalamusi që ndodhet në tru lëshon një sinjal që nxit çlirimin e tiroksinës në gjak. Sipas të dhënave është vënë re një rritje e përqindjes së popullsisë së prekur nga ky çrregullim.

Duke qenë se funksionimi i tiroides varet nga shumë faktorë të tjerë të organizmit, dhe trajtimi i saj është shumë delikat. Një nga metodat natyrale për trajtimin e saj, është dhe kura me qumësht, piper të zi dhe xhinxher. Piperi i zi njihet për përmbajtjen e magnezit, hekurit dhe vitaminës K që ndihmojnë në qarkullimin dhe rigjenerimin e qelizave të gjakut. Nga ana tjetër xhinxheri është i famshëm për agjentët anti-informator që luftojnë prekjen e organizmit nga baktere të dëmshme. Kjo kurë trajton rastet e hipotiroides (funksioni i ulët i gjëndrës së tiroides, gjendje që karakterizohet me prodhim të ulët të hormoneve nga kjo gjendër). Hipotiroidja ka si simptoma lodhjen kronike, depresionin, stresin, kollë të mjaftueshme. Kjo sëmundje zbulohet përmes analizave të gjakut dhe tiroides.

Përbërësit: 100 g piper i zi kokërr, 100 g xhinxher i tharë, qumësht

Përgatitja: Në një grirëse vendosim piperin dhe xhinxherin dhe i lëmë të bluhen. Në momentin që është formuar një pluhur homogjen, përbërja është gati. Mjafton që një lugë çaji nga ky pluhur ta përzieni në një gotë qumësht dhe përbërja natyrale është gati.

Kura duhet të konsumohet dy herë në ditë, një herë para se të flini dhe njëherë në mëngjes me stomakun bosh. Në mënyrë që të shikoni rezultate në balancimin e funksionimit të tiroides, duhet që këtë kurë ta vazhdoni për 30 ditë dhe ta përsërisni edhe për 30 ditë të tjera. Këshillohet që nëse doni të përgatisni më shumë nga ky pluhur, mjafton vetëm që masat e piperit të zi dhe xhinxherit të jenë të barabarta.

Categories
Lajme

Përse qumështi nuk duhet kombinuar kurrë me fruta?

Roli i qumështit në shëndetin e njeriut është shumë i rëndësishëm. Këtë e kemi mësuar që në fëmijëri dhe shkenca e ka provuar. Ai është plot vlerë për imunitetin dhe për të gjithë trupin nga koka tek këmbët.

Pirja çdo ditë e qumështit ofron këto përfitime: Ndihmon për rënien nga pesha. Ofron shumë proteina të domosdoshme për organizmin. Ndihmon në ruajtjen e masës muskulare. Ofron sasi të bollshme të kalçiumit, një mineral i dobishëm për kockat dhe jo vetëm. Ndihmon kundër diabetit dhe sëmundjeve të zemrës

Qumështi është pak delikat në kombinime për një arsye të vetme: ai shkakton probleme me tretjen. Me kalimin e moshës, sistemi tretës dobësohet dhe qumështi shkakton fryrje të mëdha që zgjasin për gjithë ditën. Nga ana tjetër, qumështi i pasterizuar dhe i përpunuar përmban baktere (të mira e të këqija) që prishin ekuilibrat në mikrobiomën e stomakut.

Një nga kombinimet më të zakonshme të qumështit është ai me fruta të ndryshme në përgatitjen e lëngjeve të ndryshme. Qumështi synon ta bëjë lëngun e frutave dhe perimeve më homogjen, por përfshirja e tij është e gabuar.

Pse qumështi nuk duhet kombinuar me fruta? – 3000 vjet më parë në Indi lindi mjekësia më e famshme popullore e njohur si Ayurveda. Kjo praktikë holistike bazohet në besimin se shëndeti dhe mirëqenia e njeriut janë në varësi të një ekuilibri delikat mes mendjes, trupit dhe shpirtit. Qëllimi i kësaj mjekësie është të përmirësojë shëndetin e njeriut në mënyrë sa më natyrale.

Qumështi nuk duhet kombinuar me fruta të ëmbla apo me aciditet të lartë. Kur qumështi kombinohet me frutat e ëmbla, ai ndikon negativisht tek tretja e frurit dhe nxit fermentimin e sheqerit në stomak. Kur qumështi kombinohet me frutat me aciditet të lartë, ai thartohet dhe shkakton aciditet akoma më të lartë në stomak. Kombinimi më i sigurtë për shëndetin është ai i qumështit me mango, avokado, rrush të thatë, fiq të thatë dhe hurma arabie.

Categories
Lajme

A vuan nga aciditeti i lartë në stomak? Lista me ushqimet që duhen ngrënë dhe ato që duhen shmangur

Nëse keni rritje të aciditetit gastrik ose sëmundje të refluksit gastroesophageal (GERD), mund të nevojitet te shmangni ushqime dhe pije të caktuara. Ja çfarë duhet të pini për të ndihmuar në uljen e simptomave:

1.Çajërat bimorë ndihmojnë në përmirësimin e tretjes dhe qetësojnë shumë probleme të stomakut, siç janë gazrat dhe te vjellat. Provoni çaj bimor pa kafeinë si kamomili, jamballi,koper, lule basani sherbejne për të qetësuar simptomat GERD. Jamballi ndihmon në rritjen e veshjes së mukozës së ezofagut, e cila ndihmon në qetësimin e efekteve të aciditetit në stomak.

2.Qumështi mund të qetësojë sfinkterin e poshtëm të ezofagut, i cili mund të uli simptomat e refluksit. Por te disa te tjere i rrit keto simptoma. Nese qumështi i lopës ju qetëson, zgjidhni ato që janë me yndyrë më të ulët.

3.Qumështi me bazë bimore. Për njerëzit që janë intolerantë ndaj laktozës ose thjesht përjetojnë një rritje të simptomave të aciditetit nga qumështi, qumështet me bazë bimore janë një zgjidhje e mirë. Sot, ekzistojnë një shumëllojshmëri e këtyre produkteve në dispozicion, duke përfshirë: qumësht soje, qumësht bajameje, qumështi i lirit, qumësht arrë kokosi.

Për shembull, qumështi i bajames ka një përbërje alkaline, e cila mund të ndihmojë në neutralizimin e aciditetit të stomakut dhe në lehtësimin e simptomave të refluksit të acidit. Qumështi i sojës përmban më pak yndyrë sesa shumica e produkteve të qumështit, duke e bërë atë një zgjedhje më të sigurt për njerëzit me GERD.

4.Lëng frutash si lëng karote, lëng aloe vera, lëngu i lakrës, smothie me panxhar, shalqi, spinaq, kastravec, spinaq, kale ose dardhë. Për shkak se ushqimet me bazë domate mund të shkaktojnë simptoma të refluksit, shmangia e lëngut të domates gjithashtu mund të zvogëlojë simptomat GERD.

5.Uji, sepse ndonjëherë zgjidhjet më të thjeshta kanë më shumë kuptim. PH i shumicës së ujit është neutral, ose 7.0, i cili mund të ndihmojë në rritjen e pH që është acid në ezofag. Por mbani mend se edhe uji i tepërt mund të prishë ekuilibrin mineral në trupin tuaj, gjë që do të rritë gjasat për rritje te acidit.

Çfarë duhet të shmangni? Disa pije mund të përkeqësojnë simptomat e refluksit dhe duhet të shmangen. Shembuj përfshijnë lëngje frutash si limoni, portokalli, mandarina, limoni, rrushi, pije si kafe dhe pije të gazuara, alkooli.

Categories
Lajme

Qumështi i gomaricës, eliksiri i bukurisë së përjetshme! Eshtë çudibërës për shëndetin

Babai i mjekësisë, Hipokrati, ishte i pari që në Antikitet e rekomandoi qumështin e gomaricës për të luftuar sëmundje të ndryshme. Paraardhësit tanë gjithashtu e kanë përdorur këtë qumështi për të trajtuar të gjitha llojet e alergjive, astmën, ekzemën etj.

Ky produkt ka gjetur gjithashtu përdorim të gjerë edhe në fushën e kozmetikës. A po kthehet konsumimi i këtij qumështi në trend? Mesa duket po. Por, çfarë duhet të dimë mbi qumështin e gomaricës? Le t’i hedhim një sy disa informacioneve mbi të.

Është përdorur që në lashtësi – Është e dokumentuar nga Hipokrati, babai i mjekësisë, se qumështi i gomaricës ka efekte pozitive në trupin e njeriut. Ai është përdorur edhe në Romën e Lashtë dhe në Francë deri në shekullin e XX.

Nga ana e vlerave ushqyese, është ndryshe nga qumështi i lopës- Në krahasim me qumështin e kafshëve të tjera, qumështi i gomaricës është ai që ngjason më shumë me atë të njeriut, kjo e bazuar në nivelin e ph (pehashit) dhe në përbërjen e vlerave ushqyese që ka. Ai gjithashtu përmban më pak yndyra se qumështi i lopës dhe ka më shumë acide yndyrore omega-3 se ai.

Është vërtetuar se substancat natyrale të qumështit të gomaricës rrisin imunitetin, që mund të jetë shumë e dobishme për p A po kthehet konsumimi i këtij qumështi në trend? Mesa duket po. Por, çfarë duhet të dimë mbi qumështin e gomaricës? Le t’i hedhim një sy disa informacioneve mbi të.

Është vërtetuar edhe se edhe pse ai përmban sasi të lartë laktoze, kur fermentohet dhe kthehet në kos ai është i shëndetshëm dhe këshillohet të konsumohet nga personat që janë intolerant ndaj laktozës apo qumështit të lopës.

Edhe tani janë të shumtë njerëzit që e pinë atë – Sipas një raportimi të bërë në 2011 nga BBC, më shumë se 50% e qumështit të prodhuar në fermat në Itali shitej për prodhim pediatrik për fëmijët që ishin intolerant ndaj qumështit të lopës.

Njerëzit që e kanë provuar thonë se ai është pa aromë dhe duket pak a shumë si qumështi i lopës. Është një ndër përbërësit kryesor të produkteve kozmetike. Shumë njerëz që kanë vuajtur nga ekzema thonë se kanë pasur përmirësime të ndjeshme pasi kanë filluar të përdorin sapunin e bërë nga qumështi i gomaricës. Ai është përdorur edhe nga Kleopatra si një ndër ritualet e saj më të rëndësishme për kujdesin ndaj vetes. Ajo e përdorte qumështin e gomaricës në banjat e bukurisë në mënyrë që lëkura e saj të ishte e freskët dhe të dukej më e re.

Categories
Lajme

Qumështi i bajameve ka përfitime shëndetësore: Diabeti, zemra dhe muskujt

Qumështi i bajameve ka përfitime mjaft të dobishme shëndetësore, madje edhe më shumë se qumështi i zakonshëm. Ai është një alternativë shumë e mirë për ata që janë intolerantë ndaj laktozës dhe alergjikë ndaj sojës. Përfitimet e qumështit të bajames janë të shumta, sidomos për ata që kërkojnë të humbin peshë. Ai ka një vlerë të ulët kalorike dhe njëkohësisht është i pasur me vitamina, fibra dhe kalcium, të cilat i bëjnë shumë mirë shëndetit të kockave.

Ashtu si produktet konvencionale të qumështit, qumështi i bajameve ka lëndë ushqyese të fortifikuara. Një gotë qumësht bajamesh në ditë të jep: 10% vitaminë A, 25% vitaminë D, 50% vitaminë E.

Këto vitamina e bëjnë atë aq të ushqyeshëm në krahasim më sasinë e kalorive që mbart. Vitamina A dhe E veprojnë si antioksidantë, rrisin imunitetin, mbrojnë qelizat e trupit dhe indet nga dëmtimi. Vitamina A luan rol të rëndësishëm në përmirësimin e shikimit.

Qumështi i bajameve është i pasur me kalcium, i cili luan një rol të rëndësishëm në ndërtimin dhe mirëmbajtjen e eshtrave dhe dhëmbëve dhe redukton rrezikun e shfaqjes së osteoporozës.

Përfitimet shëndetësore:

Ndihmon personat me diabet: Qumështi i bajameve është i mrekullueshëm për personat që kanë diabet dhe duan një aleat të mirë për të përmirësuar sasinë e sheqerit në gjak. Ky qumësht ka në përbërje sasi shumë të ulët sheqernash të thjeshta, gjë që i jep një natyrë të ulët glicemike, që do të thotë se e tret plotësisht trupi dhe e konverton në energji.

Zemër e shëndetshme: Sasia e ulët e natriumit, mungesa e kolesterolit dhe prania e kaliumit ndihmon të mbajë nivelet e gjakut në gjendje normale dhe ruan gjendjen e zemrës.

Parandalon sëmundjen e alcajmerit: Siç e përmendëm dhe më sipër qumështi i bajameve është i mbushur me vitamina D, i cili përmirëson funksionin e qelizave dhe imunitetin. Për shkak të këtyre përbërësve është provuar se ky qumësht mund të ulë rrezikun e sëmundjes së alcajmerit.

Rrit fuqinë muskulare: Qumështi i bajameve ndihmon në rritjen e fuqisë muskulare dhe është i përkryer për ndërtuesit e trupit. Ai ndihmon në përmirësimin e muskujve për shkak të pranisë së riboflavinës dhe hekurit.

Categories
Këshilla

Rrudhat e qafës: provoni avokadon, lëngun e patates dhe… Aloe Verën

Rrudhat e qafës mund të shkaktojnë parehati dhe probleme në paraqitjen e jashtme të një gruaje. Metodat për zbutjen e këtyre rrudhave janë të panumërta, por kurat e mëposhtme që sjellim krejt natyrale dhe pa efekte anësore. 7 kura natyrale për rrudhat e qafës:

Avokado – Avokadot kanë aftësi shtrënguese dhe zbardhuese për lëkurën. Përveçse do të zbusë rrudhat, avokado do ta bëjë lëkurën të pastër dhe të butë. Përzieni avokadon me mjaltë dhe qumësht dhe maskën vendoseni në fytyrë dhe qafë.

Masazhet vajore – Çdo natë masazhojeni qafën me vaj të arrës së kokosit ose vaj ulliri. Aplikimi i rregullt i këtyre vajrave do të zbusë ndjeshëm praninë e rrudhave dhe do ta ushqejë këtë zonë.

Kura me kos – Lyejeni qafën me kos rregullisht. Kosi është i pasur me antioksidantë dhe ka aftësi anti-bakteriale falë të cilave do të korrë sukses në zbutjen e rrudhave në mbi një javë.

E bardha e vezës – Rriheni të bardhën e vezës dhe aplikojeni më një pambuk në të gjithë zonën e qafës. Lëreni maskën për 15-20 minuta dhe do të vëreni ndryshime në paraqitjen e rruhave në qafë.

Kura me xhelin e aloe verës – Xheli i aloe veras është shumë efikas kundër rrudhave dhe mund të japë rezultate të mrekullueshme. Po të aplikoni në qafë xhelin e kësaj bime rregullisht, do të habiteni nga rezultatet.

Kura me lëngun e patates – Lëngu i patateve është mik i lëkurës. Përdorni lëng të freskët dhe vendoseni në lëkurën e qafës. Mbajeni maskën për 20 minuta dhe më pas shpëlajeni. Nëse keni njolla në qafë, shtoni edhe pak lëng limoni.

Kura me qumësht – Qumështu ka efekt ushqyes për lëkurën. Atë mund ta përzieni me pak mjaltë dhe të lyeni qafën rregullisht jo vetëm për të hequr rrudhat por edhe për të pasur një lëkurë të butë e rinore