Categories
Lajme

Qumështi i bajames është i përkryer për shëndetin, ja dobitë për organizmin

Qumështi i bajames është një nga alternativat më të mira të qumështit me bazë bimore. Me një shije të ëmbël dhe të lehtë, ai i jep një mundësi personave që duan të bien nga pesha apo ata që vuajnë nga intoleranca ndaj laktozës. Por, sa ia vlen qumështi i bajames? Dhe çfarë ndodh në të vërtetë në trupin tuaj pasi konsumoni qumësht bajame?

Bazuar në fjalën e dietologëve, ju njeh më poshtë me anët pozitive dhe negative të këtij produkti. Edhe pse bajamet janë një burim i mirë i proteinave, kalorive, karbohidrateve dhe yndyrnave, gjatë përpunimit shumë prej tyre humbasin.

Qumështi i bajames është afërsisht 98% ujë dhe përmban shumë pak lëndë ushqyese. Mungesa e lëndëve ushqyese mund të bëjë që t’ju marrë uria më shpejt. Për këtë arsye, dietologët rekomandojnë shtimin e një burimi tjetër të proteinave dhe yndyrnave gjatë vaktit tuaj.

Qumëshi i bajames nuk përmban laktozë dhe kjo mund të jetë një alternativë e mirë për ata që kanë intolerancë ndaj laktozës. Njerëzit me intolerancë ndaj laktozës shpesh kanë probleme gastrointestinale, si fryrja e barkut dhe diarreja. Kalimi tek qumështi i bajames mund të ndihmojë.

Qumështi i bajames në dyqanet ushqimore është i pasuruar me vitamina të nevojshme si vitamina D dhe kalciumi.

Bajamet përmbajnë pak sheqer, por jo qumështi i tyre. Shumë varietete të qumështit të bajameve të blera në dyqan përmbajnë sheqerna të shtuara, të fshehura. Mënyra më e mirë për t’i shmangur është të zgjidhni varietete të pa ëmbëlsuara dhe pa aromë.

Categories
Lajme

7 ushqime që nuk duhet t’i konsumoni të pagatuara

Ka disa ushqime të cilat nuk duhet t’i konsumoni të papërpunuara ose të pagatuara dhe disa prej tyre mund t’ju befasojnë. Po ju njohim edhe me arsyet se pse nuk duhet t’i konsumoni të gjalla këto ushqime.

Patatet – Ngrënia e patateve të pagatuara, mund të shkaktojë fryrje dhe efekte të padëshirueshme gastrointestinale, sepse patatet përmbajnë niseshte, e cila është rezistente ndaj tretjes, thonë ekspertët.

Duhet të kini kujdes gjithashtu nëse patatet e gjalla kalojnë një kohë të gjatë në një zonë të ngrohtë ose të lagur, sepse ato mund të bëhen të gjelbërta dhe të krijojnë një toksinë të quajtur solaninë.

Nëse një patate ka njolla të gjelbërta, duhet të shmangni ngrënien e saj plotësisht, sepse solanina mund të shkaktojë simptoma të ngjashme me helmimin nga ushqimi.

Fasulet e kuqe – Fasulet e kuqe janë të mbushura me proteina, fibra dhe antioksidantë, por nëse i konsumoni të gjalla, mund të bëjnë kërdinë në stomakun tuaj. Ato përmbajnë një toksinë, e cila mund të shkaktojë shqetësime të pakëndshme gastrointestinale dhe simptoma të ngjashme me helmimin nga ushqimin. Sigurohuni që t’i zieni për të paktën dhjetë minuta para se t’i konsumoni.

Mishi – Mishi i viçit, mishi i derrit, mishi i pulës dhe gjeli i detit, janë të rrezikshëm për t’u ngrënë nëse janë të papërpunuar ose të papjekur. Mishi i papërpunuar mund të përmbajë baktere të rrezikshme si Salmonela, E. coli dhe baktere të tjera.

Salçiçet – Salçiçet e paketuara mund të jenë të ndotura me baktere të rrezikshme Listeria, të cilat mund të vriten vetëm duke i gatuar ato.

Qumështi – Qumështi i papërpunuar, që vjen direkt nga lopa, mund të përmbajë baktere të dëmshme si E. coli dhe Salmonela. Sipas ekspertëve të shëndetit, qumështi i papërpunuar ka 150 herë më shumë mundësi të shkaktojë sëmundje ushqimore sesa produktet e tjera të qumështit.

Mielli – Në vitet e fundit, studiuesit e identifikuan miellin e papërpunuar si një rrezik të mundshëm për shëndetin. Gjatë udhëtimit të tij nga kërcelli i grurit në raftin e supermarketit, mielli mund të ketë rënë në kontakt me patogjenë të tillë si E. coli, i cili mund të dëbohet vetëm duke u gatuar.

Farat e frutave – Edhe pse shumica e njerëzve nuk i hanë ato, farat e mollëve, pjeshkëve dhe të kajsive, përmbajnë një kimikat që mund të shndërrohet në cianid organik, i cili mund t’ju helmojë.

Categories
Lajme Shëndeti

Qumështi sjell 3 probleme nëse e konsumoni më shumë seç duhet

Edhe pse është një burim i shkëlqyer i lëndëve ushqyese, ai vjen me disa të meta nëse e konsumoni më shumë seç duhet.

Duke u bazuar në shumë studime, ju njohim më poshtë me mënyrat se si mund të reagojë trupi juaj ndaj konsumit të tepërt të qumështit.

Mund të keni probleme me tretjen – Një pjesë e mirë e të rriturve kanë intolerancë ndaj laktozës. Intoleranca ndaj laktozës ndodh kur trupi prodhon më pak laktazë (enzimë që konverton laktozën në glukozë dhe galaktozë).

Nëse individët me intolerancë ndaj laktozës konsumojnë produkte qumështi që përmbajnë laktozë, ata mund të përjetojnë dhimbje barku, fryrje barku, fryrje stomaku, të përziera dhe diarre.

Mund të rëndoni shëndetin e zemrës – Sipas një studimi, konsumi në sasi të mëdha i qumështit, lidhej me një rrezik të shtuar të sëmundjeve kardiovaskulare dhe kancerit tek gratë. Studiuesit zbuluan se gratë që pinin tre gota qumësht ose më shumë çdo ditë, kishin një rrezik gati të dyfishuar të sëmundjeve kardiovaskulare, krahasuar me gratë që pinin më pak se një gotë në ditë.

Mund t’ju shkurtojë jetëgjatësinë – Në të njëjtin studim u vu re se konsumi i tepërt i qumështit lidhej gjithashtu me një rrezik të shtuar të vdekjes tek burrat dhe gratë. Gratë që konsumuan tre ose më shumë gota qumësht në ditë, dyfishuan këtë rrezik në krahasim me gratë që pinë më pak se një gotë në ditë. Ndërsa për burrat, ky rrezik u rrit me rreth 10 % kur ata konsumuan tre ose më shumë gota qumësht çdo ditë.

Do të mbështesni rritjen e muskujve – Proteinat ndihmojnë në ruajtjen e masës së muskujve dhe qumështi ka 8 gr proteina për racion. Sipas një studimi, kur vullnetarët pinë 1 gotë qumësht pas ushtrimeve, trupat e tyre ishin më të aftë të merrnin dy aminoacide, fenilalaninë dhe treoninë, të cilat janë përfaqësuese të sintezës të proteinave të muskujve.

Ju do të përmirësoni shëndetin e kockave – Një gotë qumësht përmban 20% të kalciumit bioaktiv, një mineral thelbësor për rritjen dhe shëndetin e kockave. Me bioaktiv, nënkuptojmë që trupi juaj mund të thithë më shumë kalcium nga qumështi sesa nga burime të tjera të kalciumit. Studimet tregojnë se qumështi është i pasur me kalcium, i cili është i dobishëm për rritjen e skeletit dhe fortësinë e kockave.

Categories
Shëndeti

Qumështi i gomaricës, eliksiri i bukurisë së përjetshme dhe i shëndetit

Babai i mjekësisë, Hipokrati, ishte i pari që në Antikitet e rekomandoi qumështin e gomaricës për të luftuar sëmundje të ndryshme. Paraardhësit tanë gjithashtu e kanë përdorur këtë qumështi për të trajtuar të gjitha llojet e alergjive, astmën, ekzemën etj.

Ky produkt ka gjetur gjithashtu përdorim të gjerë edhe në fushën e kozmetikës. A po kthehet konsumimi i këtij qumështi në trend? Mesa duket po. Por, çfarë duhet të dimë mbi qumështin e gomaricës? Le t’i hedhim një sy disa informacioneve mbi të.

Është përdorur që në lashtësi – Është e dokumentuar nga Hipokrati, babai i mjekësisë, se qumështi i gomaricës ka efekte pozitive në trupin e njeriut. Ai është përdorur edhe në Romën e Lashtë dhe në Francë deri në shekullin e XX.

Nga ana e vlerave ushqyese, është ndryshe nga qumështi i lopës- Në krahasim me qumështin e kafshëve të tjera, qumështi i gomaricës është ai që ngjason më shumë me atë të njeriut, kjo e bazuar në nivelin e ph (pehashit) dhe në përbërjen e vlerave ushqyese që ka. Ai gjithashtu përmban më pak yndyra se qumështi i lopës dhe ka më shumë acide yndyrore omega-3 se ai.

Është vërtetuar se substancat natyrale të qumështit të gomaricës rrisin imunitetin, që mund të jetë shumë e dobishme për p A po kthehet konsumimi i këtij qumështi në trend? Mesa duket po. Por, çfarë duhet të dimë mbi qumështin e gomaricës? Le t’i hedhim një sy disa informacioneve mbi të.

Personat që vuajnë nga astma, ekzema apo psoriasis. Është vërtetuar edhe se edhe pse ai përmban sasi të lartë laktoze, kur fermentohet dhe kthehet në kos ai është i shëndetshëm dhe këshillohet të konsumohet nga personat që janë intolerant ndaj laktozës apo qumështit të lopës.

Edhe tani janë të shumtë njerëzit që e pinë atë – Sipas një raportimi të bërë në 2011 nga BBC, më shumë se 50% e qumështit të prodhuar në fermat në Itali shitej për prodhim pediatrik për fëmijët që ishin intolerant ndaj qumështit të lopës.

Njerëzit që e kanë provuar thonë se ai është pa aromë dhe duket pak a shumë si qumështi i lopës. Është një ndër përbërësit kryesor të produkteve kozmetike. Shumë njerëz që kanë vuajtur nga ekzema thonë se kanë pasur përmirësime të ndjeshme pasi kanë filluar të përdorin sapunin e bërë nga qumështi i gomaricës. Ai është përdorur edhe nga Kleopatra si një ndër ritualet e saj më të rëndësishme për kujdesin ndaj vetes. Ajo e përdorte qumështin e gomaricës në banjat e bukurisë në mënyrë që lëkura e saj të ishte e freskët dhe të dukej më e re.

Categories
Këshilla

Po bën një gabim! Kurrë mos e vendos qumështin në derën e frigoriferit

Temperatura në frigorifer mund të jetë e paqëndrueshme me kalimin e kohës, dhe gjithashtu ndryshon nga vendi në vend, gjë që ndikon në cilësinë dhe jetëgjatësinë e ushqimit tuaj.

Cili është vendi me ndryshimet më të mëdha të temperaturës? Dyert e frigoriferëve, dhe mund të shkaktojnë prishjen e ushqimeve, veçanërisht të qumështit, i cili zakonisht vendoset në derë.

Megjithëse kutia apo shishja e qumështit mund të përshtatet në mënyrë të përsosur në derën e frigoriferit, temperatura mund ta prishë ata para se ju ta konsumoni.

Bakteret potencialisht të dëmshme rriten në temperatura më të ngrohta. Sa më gjatë që qumështi të ekspozohet në nxehtësinë e kuzhinës, aq më shpejt bakteret do të rriten në lëndën e tij.

Prandaj, qumështi nuk duhet të ruhet kurrë në derën e frigoriferit, por duhet të mbahet në pjesën e pasme, në një raft afër mesit ose në fund.