Categories
Shëndeti

Pse mosha e tretë ka më shumë gjasa të marrë sëmundje infektive

Teksa plakemi, kapaciteti i përgjigjes imune reduktohet, duke kontribuar në rritjen e rrezikut për infeksione dhe lloje të ndryshme të kan.cerit. Ndërkohë që disa njerëz gëzojnë një shëndet të mirë edhe teksa plaken, konkluzionet e shumë studimeve tregojnë që, krahasuar me të rinjtë, mosha e tretë kanë më shumë gjasa të marrin sëmundje infektive, madje në disa raste u shkaktojnë dhe vdekjen.

Infeksionet respiratore, influenca si dhe pneumonia janë shkaqet kryesore të vdekjeve te njerëzit mbi 65 vjec kudo në botë. Askush s’e di me siguri pse kjo ndodh, por disa shkencëtarë observojnë që rritja e rrezikut lidhet me reduktimin e qelizave T, pra ka më pak rruaza për të luftuar ineksionet. Një reduktim në përgjigjen imune ndaj infeksioneve është demostruar nga përgjigja e të moshuarve ndaj vaksinave.

Për shembull, studimet në vaksinat e gripit kanë treguar që te njerëzit mbi 65 vjec, vaksina është më pak efektive krahasuar me fëmijët e shëndetshëm (mbi moshën 2 vjec). Por përpos reduktimit në efikasitet, vaksinat për gripin dhe pneumoninë kanë reduktuar shkallën e sëmundjes dhe vdekjes në të moshuarit krahasuar me jo-vaksinimin.

Ka një lidhje ndërmjet ushqyerjes dhe imunitetit te të moshuarit. Një formë e kequshqyerjes që njihet ndryshe edhe si “kequshqyerja mikronutriente”. Kjo e fundit ndodh kur një person është deficent ndaj disa vitaminave esenciale ose mineraleve gjurmë që merret nga një formë e dietës ose suplementeve.

Të moshuarit kanë si tendencë të hanë më pak dhe shpesh të kenë më pak shumëllojshmëri në dietat e tyre. Një tjetër pyetje e rëndësishme është nëse suplementet dietike mund të ndihmojnë të moshuarit të mbajnë një sistem të shëndetshëm imunitar. Disa suplemente dietike mund të jenë beneficiale për të moshuarit, madje edhe disa ndryshime të vogla mund të kenë përmirësime goxha.