Categories
Receta

Receta: Role levreku me perime, sfidoni veten me kete gatim!

Role levreku me perime nese sot keni vendosur te gatuani lehteshem dhe shendetshem. Perberesit: 1 spec jeshil, 1 spec i kuq, vaji i Ullirit, ½ karrota, ½ e kungullit, 1 fileto peshku, kripë dhe piper.

Pergatitja: Fillimisht marinoni fileton e peshkut me pak kripë dhe piper. Në një tigan me vaj ulliri skuqni specat dhe kungullin.

Pastaj vendosini në fileto peshku dhe rrotulloni qe te skuqet nga te dyja anet. Vendoseni në një tavë të vogël dhe sipër saj shtoni pak vaj ulliri.

Vendoseni në furrë për 30 minuta në një temperaturë prej 180 gradë Celsius. Pasi të jetë gati, shërbejeni atë dhe shijoni vaktin tuaj!

Categories
Receta

Receta: Role me kunguj të mbushur me gjizë dhe djathë

Perberesit: 2-3 kunguj jeshil (ne varesi te madhesise se taves), 250 gr gjize pa kripe (ose riccota), 100 gr djathe i bardhë lope, 2 thelpinj hudhër. Pak djathe parmesan (opsionale), Borzilok i fresket, kripe, piper, Salcë domate ose domate të freskëta

Pregatitja: Kungujt e lare i presim per se gjati ne feta të holla. I spërkasim me pak vaj ulliri, kripë dhe piper. Pregatisim mbushjen duke trazuar bashkë djathin, gjizen dhe borzilokun e grire holle dhe hudhrën e shtypur. Rregullojmë shijen me kripë dhe piper. (Shtojme djath parmesan sipas dëshirës).

Në tavë shtrojmë një shtresë me salcë domate ose domate të freskëta të prera në copa.  Marrim fetën e kungullit dhe e lyejmë me mbushjen e pregatitur. E shtrojmë në gjithë gjatësinë e kungullit, njësojë si lyhet feta e bukës.

Më pas e mbledhim në formë roleje. I rradhisim ne tavë. I sperkasim siper me djath parmesan dhe kripe sipas deshires. I pjekim per 25 minuta ne temperature 200⁰C.