Categories
Lajme

Ky ushqim me bazë bimore është ideali për të forcuar rrënjën e flokëve!

Kuinoa është një ushqim me bazë bimore që i siguron trupit tonë fibra, proteina dhe si rrjedhojë na mban të plotësuar për një kohë të gjatë. Ajo konsiderohet si një drith dhe bën pjesë tek superushqimet.

Kuinoa ka një përdorim të madh nëpër sallata dhe përdoret edhe si zëvendësues i orizit. Përmbajta e lartë në proteina që ka kuinoa, ushqen rrënjët e flokëve, madje i mban të hidratuar për një kohë të gjatë.

Ato krijojnë një lloj filtri të padukshëm që e mbrojnë flokun nga ndotja dhe pluhuri i përditshëm me të cilin ndeshet. Uroj që ta provoni dhe më pas të shihni rezultatin. Sigurisht, duhet të jeni edhe paksa të duruar.