Categories
Lajme

Je 20 vjeç, por kjo nuk do të thotë se s’ke nevojë për këshilla mbi rrudhat

Vetëm se jeni ende në të 20-at tuaja, kjo s’do të thotë se mund të pini alkool pa masë, të flini 4 orë gjumë e më pas të pretendoni se faturat e “mëkateve” s’do të përkthehen ca vite më vonë në lëkurën tuaj. Askush s’e do këtë, prandaj bëni mirë ta shmangni. E kemi fjalën për rudhat, të cilat po, pjesërisht mund të filloni të parandaloni edhe pse jeni ende në të 20-at.

1- Gjej produkte të fytyrës (pudër, krem, hidratues etj) me formulë të përshtatshme me llojin e lëkurës.

2- Mos thyej rregullin themelor të kujdesit të lëkurës. Pavarësisht se çfarë ndodh, se sa e lodhur je apo se në çfarë ore vjen në shtëpi, mos harro të largosh make up-in nga fytyra.

3- Mos e tepro me produktet kundër rrudhave

4- Bëj herë pas here maska rigjeneruese.

5- Përdor krem për sytë. Lodhja shfaqet e gjitha tek to!

6- Konsumo ushqime të pasura me antioksidantë, fruta, fruta të thata, peshk, manaferra etj.

7- Pi shumë ujë.

8- Mbrohu nga dielli me anë të kremrave me faktorë të lartë mbrojteje.

9- Fli gjumë. Shprehja “Gjumi i bukurisë” nuk ekziston kot.

Categories
Lajme

Kjo dietë zbeh rrudhat dhe ju bën të humbni në peshë shumë shpejt

Një ndër problemet më të përhapura që gratë me kile të tepërta kanë është koha. Koha për të humbur kilet, por edhe koha që kalon dhe që bën të shfaqen rrudhat e para mbi lëkurë. Gratë janë në gjendje të bënë gjithçka për ta zgjidhur këtë problem, bëjnë ushtrime çdo ditë, nuk hanë ose i drejtohen edhe ndërhyrjeve kirurgjikale.

Industria e bukurisë ofron shumë mënyra për të humbur peshë dhe për të ngadalësuar procesin e plakjes. Sot këtu në Neps do ju prezantojmë me një dietë që quhet “Facelift”, ideuar nga Nikolas Perricone, një nutricioniste dhe dermatologe.

Ajo beson në teorinë se arsyeja për plakjen e parakohshme janë radikalet e lira që janë të pranishme në trupin tonë, të cilat në sasi të sakta ndihmojnë trupin të luftojë infeksionin. Megjithatë, rritja e numrit të radikalëve të lirë në trup mund të çojë në një sistem imunitar të dobët dhe shton rrudhat.

Një radikal i lirë është një molekulë e dëmtuar që ka humbur një nga 2 elektronet e saj. Zakonisht, shkaqet e dëmtimit të molekulave janë: mungesa e gjumit, të ngrënit shumë sheqer, pirja e duhanit, ekspozimi i tepruar ndaj dritës UV

Dieta “Facelift” supozohet të zvogëlojë numrin e rrudhave dhe të përmirësojë pamjen e lëkurës, flokëve dhe thonjve dhe si një bonus të çojë në një peshë më të ulët dhe një trup më të mirë.

Elementet kryesore të dietës:

Salmon (mundësisht i egër). Ky peshk është i pasur me proteina dhe acide yndyrore omega-3 që ushqejnë lëkurën, duke e bërë atë më të shkëlqyeshme dhe të freskët. Përveç kësaj, salmoni përmban antioksidantë që mbajnë të gjitha muskujt e tonifikuar duke përfshirë edhe muskujt e fytyrës për të parandaluar formimin e rrudhave.

Perimet e errëta-jeshile – Ato përmbajnë antioksidantë që neutralizojnë radikalet e lira dhe parandalojnë plakjen.

Fruta – Si fruta duhet të konsumoni më shumë mjedra, luleshtrydhe, pjepër, mollë dhe dardhë. Ato gjithashtu përmbajnë shumë antioksidantë dhe karbohidrate me një indeks të lartë glicemik. Nuk e bëjnë nivelin e sheqerit në gjak shumë të lartë.

Rendi që duhet të hani ushqimin është: Së pari proteina, pastaj karbohidrate. Ka dy variante të kësaj diete të famshme: 3-ditore dhe 28-ditore. Dr. Perricone pretendon se nëse hani salmon të paktën 2 herë në ditë gjatë dietës 3-ditore, do të ndjeheni dhe dukeni shumë më mirë. Përveç kësaj, kjo dietë afatshkurtër do t’ju ndihmojë të përgatisni trupin dhe mendjen tuaj për variantin më të gjatë dhe të kuptoni sesa i përshtatet nevojave tuaja.

Menu 3-ditore diete:

Mëngjesi: 3 vezë të fërguara dhe 1 vezë të zier dhe (ose) 110-160 gram salmon (peshku mund të zëvendësohet me zog ose tofu); 1/2 filxhan bollgur, 1/2 tas me manaferra dhe një copë pjepër; 1-2 gota uji.

Dreka: 100-150 gram salmon ose ton; një sallatë e bërë me perime të errëta jeshile me vaj ulliri dhe lëng limoni; 1 kivi ose një fetë limoni dhe një gjysmë filxhan manaferash; 1-2 gota uji.

Darka: 100-150 gram salmon; një sallatë e bërë me perime të errëta jeshile me vaj ulliri dhe lëng limoni; 1/2 tas me perime të ziera (brokoli, spinaq, asparagu; një copë pjepër dhe 1/2 filxhan manaferash; 1-2 gota uji.

Para gjumit, mund të hani: 1 mollë; 50 gram mish pule; 150 gram kos natyral; një grusht lajthi, arra, apo bajame.

Categories
Këshilla

Nuk janë agrumet! Një perime ka funksion të trefishtë kundër rrudhave

Të gjithë e dimë se frutat dhe perimet duhet të konsumohen çdo ditë për të qenë të shëndetshëm. Por dihet gjithashtu se jo të gjitha frutat dhe perimet janë krijuar për të qenë të barabarta në efektin e tyre kundër akneve, rrudhave dhe plakjes së lëkurës.

Sigurisht, është shumë mirë t’i konsumojmë frutat dhe perimet sa më shumë të jetë e mundur për të përfituar vlera shëndetësore, por ekziston vetëm një perime që ju duhet ta përfshini patjetër në përditshmëri, nëse doni një lëkurë të pastër dhe gjithmonë të re.

Kur bëhet fjalë për ushqimin e mirë dhe lëkurën e shëndetshme, është mirë që të reduktohen bulmeti dhe sheqernat, sepse, siç dihet, shkaktojnë akne. Në të njëjtën kohë, ka disa ushqime që kanë më shumë ose më pak gjasa të shkaktojnë puçrra në lëkura më të ndjeshme.

Por në përgjithësi, disa rregulla të përgjithshme për të ndjekur janë që ushqimet që janë të pasura me fibra, me antioksidantë dhe vitaminë C mund të ndihmojnë në një lëkurë gjithmonë të re.

Vitamina C është thelbësore që trupi juaj të prodhojë kolagjen, i cili jo vetëm forcon lëkurën, por mund të ndihmojë edhe në riparimin e saj. Antioksidantët janë të mrekullueshëm për të luftuar dëmtimin e radikaleve të lira dhe fibrat ndihmojnë në ngadalësimin e tretjes, duke lejuar që lëndët ushqyese të përthithen nga organizmi, bakteret e shëndetshme të lulëzojnë në zorrë dhe të ekuilibrojnë nivelet e IGF-1 për të përmirësuar funksionin e hormoneve, që mund të përkthehen në lëkurë më të pastër.

Dhe kur është fjala për ushqime të pasura me vitaminë C, mendimi i parë që mund t’u vijë të gjithëve është “agrumet!” Por shumë njerëz nuk e dinë që një perime e pasur me vitaminë C më shumë se agrumet është speci. Spacat janë të pasur me një sasi të vitaminës C pothuajse tri herë më shumë sesa një portokall, për të mos përmendur pastaj sasinë e pafundme të fibrave dhe antioksidantëve.

Nëse po kërkoni t’i shtoni dietës suaj një ushqim për të mirën e lëkurës, por edhe për shëndetin e organeve të tjera specat janë rekomandimi kryesor. Shtojini në omëleta ose sallata, shijojini në supa, të mbushur, ose edhe të pjekur në furrë për darkë. Shtoni speca në dietën tuaj, të paktën një herë në ditë, për të siguruar nevojat ushqyese të vitaminës C, si dhe të rritni fibrat dhe antioksidantët që shpesh mungojnë në dietat standarde.